Gazetari iranian që u martirizua në qytetin Alepo të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i36679-gazetari_iranian_që_u_martirizua_në_qytetin_alepo_të_sirisë
Sipas statistikave të UNESCO-s në 10 vitet e kaluara më shumë se 827 gazetarë kanë humbur jetën në krye të detyrës. Vendet ku janë vrarë pjesa më e madhe e gazetarëve janë Siria, Iraku, Jemeni dhe Libia.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 28, 2016 08:35 Europe/Tirane

Sipas statistikave të UNESCO-s në 10 vitet e kaluara më shumë se 827 gazetarë kanë humbur jetën në krye të detyrës. Vendet ku janë vrarë pjesa më e madhe e gazetarëve janë Siria, Iraku, Jemeni dhe Libia.

Mohsen Khazai është gazetari i radiotelevizionit shtetëror iranian që u martirizua në krye të detyrës në qytetin Alepo të Sirisë. Ai së bashku me ekipin e radiotelevizionit shtetëror iranian ishte duke dhënë reportazh mbi fushën e betejës në Alepo dhe mbi avancimin e forcave siriane në perëndim të këtij qyteti. Në këtë kohë terroristët sulmojnë me predha, që shkaktuan vdekjen e tij. Në këtë ngjarje gazetari Khazai u vra në kokë ndërsa kameramani që e shoqëronte u plagos nga krahu dhe ndodhet në spital.

M

Mohsen Khazai gazetar i IRIB në Siri

Mohsen Khazai ka lindur në vitin 1972 dhe në vitin 1995, nisi punën në RTV të Republikës Islamike të Iranit IRIB. Kulmin e punës së tij ai e arriti në kohën kur në juglindje të Iranit ishte aktiv grupi Xhundul’shejtan dhe ky gazetar zbuloi aktivitetin kriminal të këtij grupi. Martir Mohsen Khazai, pas një pune të suksesshme në klubin e gazetarëve të rinj në provincën Sistan Baluçistan, ka shërbyer edhe në disa qytete të tjera të Iranit. Pas shumë vitesh punë profesionale në gazetari, me dashuri për të mbrojtur mauzoleun e hazretit Zejnab (sa) shkoi në Siri dhe më 12 nëntor u martirizua në qytetin Alepo në kohën kur po jepte reportazh. Shumë funksionarë politikë, ushtarakë dhe figura të njohura kulturore të Republikës Islamike të Iranit kanë shprehur ngushëllimet për vdekjen e këtij gazetari.

Martir Mohsen Khazai


Kreu i radiotelevizionit shtetëror iranian IRIB me anë të një mesazhi shprehu ngushëllimet për kolegët dhe për familjarët e martirit Khazai të cilin e kanë quajtur tregues dhe zbulues të vuajtjeve të popullit sirian dhe të qytetit Alepo për shkak të hegjemonizmit, terrorizmit, takfrizimat, devijimit dhe injorancës. Më herët edhe Hadi Bagbani një tjetër gazetar dhe reporter iranian në gusht të vitit 2013 u martirizua pas një sulmi të grupit terrorist Fronti Nusra në periferi të Damaskut.

Hadi Bagbani, gazetar dhe reporter i IRIB

Në raportin më të fundit të UNESCO-s thuhet se në nivel botëror humb jetën 1 në cdo 4.5 gazetar.  Sipas statistikave të UNESCO-s në 10 vitet e kaluara më shumë se 827 gazetarë kanë humbur jetën në krye të detyrës. Vendet ku janë vrarë pjesa më e madhe e gazetarëve janë Siria, Iraku, Jemeni dhe Libia. Vendet e Amerikës Latine pas vendeve arabe konsiderohen vendet me rrezikshmëri më të lartë për punën e gazetarëve. 59% e gazetarëve që kanë humbur jetën në krye të detyrës, janë vrarë gjatë dy viteve të fundit. Në këtë periudhë kohore 78 nga 213 gazetarë, janë vrarë në vendet arabe. Në këtë raport gjithashtu thuhet se numri i gazetarëve të vrarë në perëndim të Evropës dhe në Amerikën e veriut nga 9 që ishte në vitin 2014 është shtuar në 11 në vitin 2015. Në këto vende gazetarët vendas përballen me rrezikshmëri më të lartë sesa gazetarët e huaj dhe 90% e gazetarëve që kanë humbur jetën janë vendas. Mirëpo edhe numri i gazetarëve të huaj që humbin jetën në krye të detyrës është shtuar shumë në vitin 2014 duke arritur në 17 persona. Mesatarja e numrit të gazetarëve që kanë humbur jetën vitin e kaluar ka qenë 4 persona. Numri i gazetarëve meshkuj që kanë humbur jetën është 10 herë më i lartë sesa numri i femrave. Në dy vitet e kaluara janë vrarë 195 gazetarë meshkuj dhe 18 femra.

Gazetar


Në një raport tjetër thuhet se nga viti 2014 e deri në vitin 2015 dhe njëkohësisht me pushtimin e Mosulit nga ISIS në Irak, janë vrarë dhe plagosur 34 gazetarë. Organizata e gazetarëve pa kufi, njoftoi se gjatë kësaj periudhe janë marrë peng 48 gazetarë, shumica e të cilëve në Mosul. Ndërsa sipas komitetit mbështetës të gazetarëve, 29% e gazetarëve të vrarë, përpara se sa të vriteshin janë marrë peng dhe 41 % prej tyre janë kërcënuar ndërsa 7% janë torturuar. Në këtë fushë komiteti mbështetës i gazetarisë në Nju Jork ka publikuar një raport ku thuhet se 28 prej këtyre gazetarëve janë vrarë nga grupet ekstremiste islamiste. Numri më i madh i gazetarëve është vrarë në Siri dhe viti më i përgjakshëm për gazetarët në këtë vend ka qenë viti 2015.

Martir Mohsen Khazai

Sipas raportit të komitetit mbrojtës të gazetarisë, nga 69 gazetarë të vrarë në vitin 2015, 28 prej tyre përpara se sa të vriteshin kanë marrë mesazhe kërcënuese. Të gjithë këta gazetarë kanë ndjekur çështje të ndjeshme dhe me rrezikshmëri të lartë dhe shumë prej tyre kanë punuar në zonat dhe rajonet e rrezikshme të luftës. Me keqardhje duhet thënë se megjithëse numri i gazetarëve të vrarë në Siri në vitin 2015 ka qenë më i ulët sesa disa vite më parë, megjithatë Siria me 13 gazetarë të vrarë mban numrin më të lartë të gazetarëve të vrarë në rang botëror.