Muhamedi s.a.v.s., një diell që nuk perëndon
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i36688-muhamedi_s.a.v.s._një_diell_që_nuk_perëndon
Padyshim se jeta dhe vepra e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe dy kujtimet e mbetura nga ai, do të thotë Kur'ani i shenjtë dhe Ehli Bejti (a.s.), do ta ndriçojnë rrugën e umetit islam në këtë kohë me plotë mashtrime.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 28, 2016 08:46 Europe/Tirane

Padyshim se jeta dhe vepra e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe dy kujtimet e mbetura nga ai, do të thotë Kur'ani i shenjtë dhe Ehli Bejti (a.s.), do ta ndriçojnë rrugën e umetit islam në këtë kohë me plotë mashtrime.

Për çdo ditë me miliona myslimanë në vende të ndryshme të botës, në namaz dëshmojnë profecinë e Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe lidhin besën me idealet e tij të ngritura, mirëpo nëse kjo besëlidhje nuk bëhet me vigjilencë dhe vetëdije të plotë, atëherë umeti islam përsëri do të jetë i zhytur në trazira dhe komplote.

Foto: Muhamedi i dërguari i Zotit

Kanë kaluar shumë shekuj nga prania e një njeriu të madh në mesin e njerëzve, ekzistenca e të cilit ishte mëshirë hyjnore për shpirtrat e etur. Sot është përvjetori i vdekjes së të dërguarit të fundit të Zotit, Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Ai i cili i ofroi njerëzimit mësimet më të larta dhe e bëri Islamin fe të zgjedhur për të gjitha kohërat dhe për të gjitha gjeneratat. Me të vërtetë Hazreti Muhamed s.a.v.s. lindi në Meke sikur një diell që i jep dritë tërë botës, sikur një diell që nuk ka perëndim.

 

Sot kujtojmë emrin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. në. Kohën kur neglizhenca dhe armiqësia ka nxirë zemrat e një grupi të ashtuquajtur mysliman dhe injoranca ka mbyllur mendjet e tyre. Ky grup përbëhet nga njerëzit të cilët në emër të Zotit dhe të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., po kryejnë krimet më të egra dhe po krenohen me ato. Kjo është në kohën kur misioni hyjnor i Hazretit Muhamed s.a.v.s. ka shuar zjarrin e luftës dhe vëllavrasjes dhe nën hijen e Islamit të gjithë u bënë vëllezër dhe të mëshirshëm ndaj njëri tjetrit. Aktualisht një grup i myslimanëve të mashtruar janë kthyer në periudhën e injorancës! Të menduarit në jetën dhe veprën e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe në mësimet kur'anore në një atmosferë larg armiqësisë dhe urrejtjes dhe arrogancës, është një çështje e domosdoshme. Edhe pse Profeti s.a.v.s. tani nuk është në mesin tonë, mirëpo mësimet dhe udhëzimet e tij janë të gjalla në gjeneratat e njerëzimit dhe gjatë të gjitha periudhave kohore. Padyshim se jeta dhe vepra e tij që është transmetuar në gjeneratat pasardhëse dhe të dy kujtimet të mbetura nga ai, do të thotë Kur'ani i shenjtë dhe Ehli Bejti (s.a.), do të ndriçojnë rrugën e umetit islam në këtë kohë me plotë mashtrime. Për çdo ditë me miliona myslimanë në vende të ndryshme të botës, në namaz dëshmojnë profecinë e Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe lidhin besën me idealet e tij të ngritura, mirëpo nëse kjo besëlidhje nuk bëhet me vigjilencë dhe vetëdije të plotë, atëherë umeti islam përsëri do të jetë i zhytur në trazira dhe komplote.

 

Në përvjetorin e vdekjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. e lusim Zotin e madhëruar që me dritën e vigjilencës të ndriçojë zemrat e atyre që kanë harruar Islamin e vërtetë. Duke shpreh ngushëllimet tona me rastin e përvjetorit të vdekjes së Hazretit Muhamed s.a.v.s. për të gjithë myslimanët e botës dhe për të gjithë dashamirësit e rrugës së drejtë dhe të vërtetës, për disa çaste do të hedhim një vështrime mbi disa fraza të jetës dhe veprës së Profetit të nderuar të Islamit. Shpresojmë që me këtë kujtim të vogël, do ta bëjmë një hap të vogël në rrugën e ripërtëritjes së mësimeve të pastra hyjnore. Sëpari po lexojmë një ajet Kur'anor dhe po dërgojmë përshëndetjet tona të ngrohta për Hazretin Muhamed s.a.v.s.:  "Me të vërtetë Zoti dhe engjëjt dërgojnë përshëndetje për Profetin. O ju që keni besuar! Dërgoni përshëndetje për atë dhe dorëzojuni plotësisht urdhrave të tij." (Sure Ahzab, ajeti 56).

 

Gjatë historisë shumë pak njerëz njohim që jeta dhe vepra e tyre dhe karakteristikat e tyre të jenë transmetuar në detaje ashtu siç janë shënuar dhe transmetuar ato të Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Zoti i madhëruar në Kur'anin e shenjtë me fjalët më të bukura dhe me fjalitë më të plota e ka lavdëruar dhe e ka prezantuar Hazretin Muhamed s.a.v.s.. Zoti i madhëruar në ajetin 4 të sures Kalem me fjalinë "Me të vërtetë, ti ke një moral të madhërishëm dhe sjellje të dalluara", ka plotësuar lavdërimin e Tij ndaj Hazretit Muhamed s.a.v.s..

Përpjekja 23 vjeçare e Hazretit Muhamed s.a.v.s. për t'i udhëzuar njerëzit është një çështje shumë mahnitëse dhe duhet të mendohet rreth saj. Kjo periudhë përfshinë vitet kur Hazreti Muhamed s.a.v.s. çdo rast e ka konsideruar të çmuar dhe kurrë nuk është ndalur nga udhëzimi i njerëzve me dritën hyjnore. Historia e dëshmon këtë të vërtetë se përhapja e shpejtë e Islamit ka ndodhur në kohën kur Hazreti Muzhamed s.a.v.s. në fillim të shpalljes nuk ka patur kurrfarë force ushtarake dhe as kushte të mëdha materiale, ndërkohë që edhe disa të afërm të tij kanë treguar një armiqësi të madhe ndaj tij. Prandaj secili që pranonte Islamin, përballej më shumë vështirësi dhe me shumë vuajtje. Pavarësisht të gjitha këtyre presioneve dhe vështirësive, numri i besimtarëve myslimanë shtohej për çdo ditë e më tepër. Nga pikëpamja e mendimtarëve dhe historianëve, madhëria e fesë të cilën e shpalli Muhamedi s.a.v.s. qëndron në dy gjëra. Njëra është Kur'ani i cili lexohet gjithmonë me një argument të fortë; dhe faktori tjetër është personaliteti i dalluar dhe me ndikim i Profetit Muhamed s.a.v.s.

 

Dituria e binjakëzuar me moralin, qeverisja në përputhje me drejtësinë dhe madhëria sëbashku me modestinë, ishin karakteristikat më të dalluara të Profetit Muhamed s.a.v.s.. Nëse do të ishte nevoja që Islami të përhapet me forcën e shpatës dhe shtizës duke imponuar bindjet islame për njerëzit, padyshim se Profeti s.a.v.s. do të ishte njeriu i parë që do të kishte ndjekur këtë rrugë. Mirëpo, ai qëllimet e tij për përhapjen e Islamit i ka ndjekur me maturi, logjikë, argumentim dhe sjellje të mirë. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. edhe në luftërat që i imponoheshin atij për ta mbrojtur ekzistencën e Islamit, nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër përveçse të tregonte një rezistencë trimërore me qëllim që të krijohet rruga e udhëzimit dhe e shpëtimit për njerëzit. Hazreti Muhamed s.a.v.s. në raste kur ekzistonte mundësia u jepte siguri edhe atyre personave që ishin kundërshtarët më të përbetuar të Islamit, në mënyrë të që jetojnë nën hijen e shtetit islam. Kriteri i parë dhe faktori motivues në shoqërinë islame të cilën e themeloi Hazreti Muhamedi s.a.v.s., ishte besimi i cili buronte nga zemra dhe mendja e njerëzve dhe i nxiste ata që të ecin në rrugën e drejtë. Ky besim i sinqertë, forconte edhe moralin e vëllazërisë dhe barazisë në mesin e myslimanëve. Në këtë mënyrë nën hijen e besimit dhe të profecisë së Hazretit Muhamed s.a.v.s. u shuan konfliktet mes fiseve dhe grupeve të ndryshme dhe njerëzit bashkoheshin duke bërë besëlidhje vëllazërore. Ekzistenca e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. ishte sikur një erë e freskët pranverore që jepte aromë në të gjithë qytetin e Medinës, e cila shumë shpejtë u përhap në rrethinën e Medinës dhe pastaj Islami mori kështjellën e Mekës.

Sjellja e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. me turmat e njerëzve duke përfshirë të pasur e të varfër, gjithmonë bazohej në dashuri dhe mëshirë. Hazreti Muhamed s.a.v.s. edhe idhujtarë dhe jobesimtarët i shikonte sikur të sëmurë të cilët kanë nevojë për një infermier të dashur për kurimin e sëmundjes së tyre ose për një mjek i cili e njeh dhimbjen e tyre dhe me medikamentet e tij shëron sëmundjen e tyre. Për këtë arsye ai kishte lidhje të sinqerta dhe me dashuri me njerëzit. Prandaj, në kohën kur Muadh bin Xhebel e dërgojë për predikimin e fesë islame në Jemen, i tha atij: "O Muadh! Mos u sill në mënyrë të rreptë me njerëzit, por mundohu tu lehtësosh jetën e tyre. Lajmëroji ata dhe mos i keqtrajto njerëzit, për arsye se në predikimin e fesë moskeqtrajtimi i njerëzve është çelës i suksesit".

Në jetën dhe veprën e Hazretit Muhamed s.a.v.s. parmi më kryesor ishte argumentimi dhe kultivimi i vullnetit të njerëzve për të menduar dhe logjikuar me arsye të shëndoshë. Në mesazhet e para të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., i jepet rëndësi diturisë dhe shkencës. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. i ftonte njerëzit që të jenë robër të Zotit duke menduar dhe logjikuar. Imam Aliu (a.s.) në lidhje me këtë ka thënë: "Profeti s.a.v.s. e ndezi një dritë nëpërmjet të cilës kërkuesi e gjen dritën e vetëdijesimit dhe të diturisë. Ai, përpara njerëzve të humbur është sikur një diell i shndritshëm i cili ndriçon zemrat e zhytura në valët e dilemave dhe humbjes".

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. respektonte mendimet e të tjerëve. Natyrisht se në këtë rast, respektimi i mendimeve dhe i bindjeve të të tjerëve do të thotë respektimi i lirisë dhe i të drejtës së tyre për të zgjedhur, por nuk do të thotë pranimi i mendimeve dhe bindjeve të tyre. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në paktin e shkruar me të krishterët në vitin e dytë hixhri kameri, ka thënë: "Unë zotohem që të mos ndryshojë priftin dhe klerin tuaj fetarë, të mos dëbojë personat të cilët janë larguar nga kjo jetë dhe janë izoluar në manastire, të mos ndalojë udhëtarin nga udhëtimi i tij, të mos shkatërrojë shtëpitë dhe faltoret tuaja, të mos plaçkiti kishat tuaja për ndërtimin e xhamive. Çdo mysliman që nuk respekton këtë zotim, ka thyer besëlidhjen e tij me Zotin  Të krishterët janë plotësisht të lirë në kryerjen e ritualeve të tyre fetare".

Në këtë mënyrë Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. kurrë nuk pengonte besimtarët e feve të tjera që të kryejnë ritualet e tyre fetare, përveç në rastet kur rituale të tilla rezultonin në idhujtari dhe mosbesim. Prandaj të krishterët dhe henrenjtë ishin të lirë në kryerjen e ritualeve të tyre fetare dhe asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar Islamin me dhunë.

Morali i mirë, sjellja e bukur, solidariteti me gjendjen e njerëzve, ndihma ndaj të varfërve dhe bonjakëve, largimi nga egoizmi dhe arroganca, ishin faktorë që e bënë të dashur Profetin për të gjithë njerëzit. Ai vishej në mënyrë modeste dhe hante ushqim modestë. Një prej karakteristikave të Profetit s.a.v.s. ishte kjo që ai i pranonte kritikat. Ai nuk gabonte, por kurrë nuk shqetësohej nga dëgjimi i mendimi i të tjerëve. Profeti s.a.v.s. gjithnjë pranonte kritikat dhe protestat. Ai në disa raste ishte aq shumë tolerantë saqë disa persona e jepnin vetes guxim që të konsideronin gabim mendimet e tij. Të gjitha këta faktorë tregojnë respektimin e parimit të lirisë dhe pranimin e fesë në mënyrë të lirë dhe me vetëdije. Mahatma Ghandi në librin e tij "India e re" në lidhje me personalitetin e Hazretit Muhamed s.a.v.s. thotë: "Është interesant ta dini se njeriu më i mirë i cili sot pa kurrfarë interesi është bërë i dashur për të gjitha zemrat e njerëzve, është Muhamedi. Unë jam bindur se nuk ishte shpata e cila i ka detyruar njerëzit të pranojnë Islamin. Muhamedi jetonte në mënyrë modeste. Ai ishte i devotshëm sikur profetët e tjerë. Ai ishte besnik i madh dhe kishte tolerancë të madhe ndaj miqve dhe ndjekësve të tij. Unë kur kam lexuar vëllimin e dytë një libri në lidhje me jetën e Profetit të Islamit, shpreha keqardhje pse nuk mund të dijë më shumë në lidhje me jetën e këtij Profeti".

Foto: Mahatma Ghandi

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. është një diell i udhëzimit për ta ndriçuar rrugën e lumturisë së njerëzimit përgjatë gjithë historisë. Kanë kaluar shumë vite që nga vdekja e Profetit s.a.v.s., mirëpo akoma në rajone të ndryshme të botës ekziston aroma e dashurisë së tij. Atëherë kur të gjithë ishin zhytur në gjumin e injorancës dhe zemra e tyre ishte mbushur me të këqija, ai ngriti zërin e zgjimit dhe çlirimit nga poshtërimi dhe nënshtrimi ndaj tiranëve dhe ka bërë përpjekje për udhëzimin e njerëzve. Ai ka duruar vuajtje të shumta, por kurrë nuk u ndalë. Akoma është drita e tij që ndriçon ekzistencën. I dërguari i Zotit s.a.v.s. ndërroi jetë dhe u largua nga umeti islam në kohën kur ishte i shqetësuar shumë për të ardhmen e këtij umeti. Përgjatë gjithë periudhës së misionit të tij hyjnor, vazhdimisht ka udhëzuar shokët e tij dhe i ka dhënë këshilla përkatëse atyre për ta mbrojtur umetin nga devijimi i rrugës së drejtë. Ai ka porositur që për të mos humbur rrugën, umeti islam duhet t'i ndjek Kur'anin e shenjtë dhe Ehli Bejtin (a.s.) dhe ka theksuar se myslimanët kurrë nuk duhet të largohen nga këto dy trashëgimi të çmuara, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrihet lumturia.