Pikëpamjet e liderit suprem (takimi me popullit revolucionar të Kumit)
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i43387-pikëpamjet_e_liderit_suprem_(takimi_me_popullit_revolucionar_të_kumit)
Me mijëra qytetarë të qytetit Kum në përvjetorin e kryengritjes së 19 Dej-it, kanë zhvilluar një takim me liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit. Ajetullah Khamenei në këtë takim ka theksuar nevojën e njohjes së armikut dhe rezistencën përballë armikut dhe ka shpjeguar faktorët e forcimit të vendit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2017 05:33 Europe/Tirane

Me mijëra qytetarë të qytetit Kum në përvjetorin e kryengritjes së 19 Dej-it, kanë zhvilluar një takim me liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit. Ajetullah Khamenei në këtë takim ka theksuar nevojën e njohjes së armikut dhe rezistencën përballë armikut dhe ka shpjeguar faktorët e forcimit të vendit.

Data 19 Dej e vitit 1356 (9 janar 1978), në memorien historike të popullit të Iranit është shënuar si pikë kthese në rezistencën islamike të populli iranian. Mbreti Muhamed Reza i cili ishte tmerruar nga rritja për çdo ditë e më tepër e famës së personalitetit të Imam Khomeinit (ra), në mes të muajt Dej të po atij viti, urdhëroi të botohet një artikull ofendues në gazetën "Etelaat" kundër personalitetit të Imam Khomeinit. Pas publikimit të këtij artikulli, banorët e qytetit Kum organizuan një protestë të madhe. Ushtria mbretërore në përleshje me qytetarët protestues, vrau dhe plagosi shumë prej tyre. Pas kësaj ngjarje të përgjakshme, edhe banorët e qyteteve të tjera përkujtuan të dyzetat e martirizimit të dëshmorëve të Kumit dhe këto ceremoni rezultuan me martirizimin e një numri tjetër të qytetarëve iranianë dhe përsëri u organizuan ceremoni për të përkujtuar martirizimin e këtyre martirëve edhe në qytetet e tjera. Zinxhiri i ceremonive përkujtimore të të dyzetave të martirëve, shtoi edhe më shumë vetëdijen dhe motivin e popullit iranian dhe tregoi imazhin e egër të regjimit servil Pahlavi në qytete të ndryshme të Iranit. Në fund ky zgjim gjithëpopullor rezultoi me fitoren e popullit iranian gjatë një viti tjetër. Në këtë mënyrë data 19 Dej u shndërrua në një kthesë të madhe në historinë e luftës së popullit të Iranit. Për çdo vit banorët e qytetit Kum në përvjetorin e kësaj ngjarje zhvillojnë një takim me liderin e Revolucionit Islamik të Iranit dhe përkujtojnë këtë ngjarje të rëndësishme. Këtë vit, gjithashtu, me rastin e përvjetorit të kësaj ngjarje, me mijëra banorë të qytetit Kum kanë zhvilluar një takim me liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.

 

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke kujtuar ngjarjen e 19 Dej-it, e quajti atë një ngjarje të madhe dhe me ndikim e cila arriti të vetëdijesojë popullin iranian për ta mbështetur rilindjen islame. Ajetullah Khamenei tha se një prej karakteristikave të kësaj ngjarje, ishte ndodhja e saj me kohë dhe shtoi: "Populli i Kumit në atë periudhë kohore, kanë vepruar me kohë. Veprimi kur të kryhet në kohën e duhur, gjithmonë është efikas ose shtohet më tepër ndikimi i tij. Veçoria e banorëve të Kumit ishte kjo që menjëherë e kuptuan çështjen dhe e njohën menjëherë armikun dhe iu përgjigjen e tij në kohën e duhur. Nëse një veprim i tillë do të bëhej me vonesë, padyshim se nuk do të kishte një ndikim të tillë". Ajetullah Khamenei me këtë rast vuri në dukje kryengritjen historike të Tavabinëve kundër pushtetit Emevit pas martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), si një shembull i veprimit i kryer me vonesë dhe si pasojë nuk pati ndikimin e duhur. Ai shtoi se shkak për të vepruar në kohën e duhur, është "njohja e drejtë e detyrës".

Foto: Takimi i liderit suprem me qytetarët e Kumit

Ajetullah Khamenei, Revolucionin Islamik të Iranit e quajti një lëvizje e madhe për tu çliruar nga prapambetja dhe varësia dhe theksoi se sistemi i Republikës Islamike të Iranit me ndihmën e mësimeve islame, arriti ta shpëtojë popullin iranian nga këto dy poshtërime. Ata të cilët varësinë dhe prapambetjen e Iranit e shohin në favor të tyre, aktualisht janë kundër këtij Revolucioni dhe po vazhdojnë armiqësinë e tyre. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu tha se kusht për zhdukjen e kësaj armiqësie është zhgënjimi i armikut ose reformimi i tij dhe shtoi: "Reformimi i superfuqive është një gjë shumë e largët, sepse kjo është armiqësi. Ajo çfarë duhet të mësojmë ne është kjo që gjithmonë të veprojmë me kohë dhe kjo mund të realizohet vetëm duke e njohur armikun, të njohim animet e veprimeve të armikut, të arrijmë deri te një vigjilencë saqë çdo veprim që bënë armiku, menjëherë të kuptojmë se çfarë qëllimi ndjek ai me atë veprim. Nëse ai veprim na sulmon neve, të marrim menjëherë masa përkatëse, të rezistojmë dhe qëndrojmë përballë tij. Kjo është detyra jonë!".

Lideri i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim të fjalës së tij në këtë takim ka theksuar se armiqtë kryesorë të Revolucionit Islamik dhe të Iranit të pavarur dhe të përparuar, janë Amerika, Anglia dhe kapitalistët ndërkombëtarë dhe sionistët dhe shtoi: "Përveç këtyre ekziston edhe një armik tjetër dhe ai armik është në brendësinë tonë. Ai armik i brendshëm përbëhet nga disa faktorë si mungesa e motivit, pesimizmi, zhgënjimi, të qenurit jo aktiv, përtacia e të ngjashme me këto. Kur themi armiku i jashtëm, kjo nuk do të thotë se në brendësinë tonë nuk ekziston kurrfarë mangësie, sepse politikat e gabuara, sjelljet e këqija, mosmarrëveshjet e ndryshme të panevojshme, përtacia, mosveprimi, shkurtpamësia etj., të gjitha janë armiq të brendshëm". Ajetullah Khamenei në vazhdim vuri në dukje edhe letrën e Xhon Kerrit, shefit të DASH, për qeverinë e re të Amerikës në të cilën e porosit për masa të ashpra ndaj Iranit dhe theksoi se ekzistenca e armikut të jashtëm është një realitet i pamohueshëm dhe buzëqeshjet e armikut nuk duhet të bëhen pengesë për njohjen e armikut të vërtetë.

Foto: Takimi i liderit suprem me qytetarët e Kumit

Ajetullah Khamenei në këtë takim gjithashtu vuri në dukje edhe kthimin përsëri të Anglisë në rajonin e Gjirit Persik dhe vazhdimin e politikave përçarëse të këtij vendi dhe tha: "Çarqet angleze janë duke hartuar programe dhe duke marrë vendime në lidhje me vendet e rajonit dhe Iranin, ndërsa një prej qëllimeve të tyre është ndarja territoriale e Irakut, Sirisë, Jemenit dhe Libisë. Anglezët sipas mendimit të tyre, janë duke hartuar programe dhe komplote të reja për periudhën pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, ndërsa njëkohësisht me këtë, janë duke armatosur dhe trajnuar grupe lokale në rajon në mënyrë që t'i inkurajojnë ato për të sulmuar sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iranit". Ajetullah Khamenei në këtë kuadër tha se njohja e armikut, qëllimet e armikut dhe metodat e armiqësisë së tij, është e domosdoshme për të gjitha shtresat e shoqërisë duke përfshirë funksionarët e institucioneve shtetërore, universitarët, të rinjtë dhe punëtorët. Qëllimi i armikut është gjunjëzimi i popullit të Iranit.

 

Ajetullah Khamenei theksoi se e vetmja rrugë për tu përballur me armiqësitë e arrogancës botërore, është forcimi i vendit. Hartimi i programeve për të shtuar forcën e vendit, është detyrë e të gjithë funksionarëve shtetërorë, politikanëve, shkollave fetare, universiteteve dhe faktorëve të tjerë kulturorë dhe politikë. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim shpjegoi edhe disa prej faktorëve që forcojnë vendin si besimi, vetëdijesimi fetar, zhvillimi i shpejtë shkencor dhe zgjidhja e problemeve ekonomike të cilët i quajti faktorë më të rëndësishëm në këtë drejtim. Duke folur për rolin e besimit në lëvizjet historike të Iranit si në lëvizjen Tanbaku, lëvizjen e Kushtetutës, lëvizjen e kombëtarizimit të naftës dhe në fund lëvizjen e Revolucionit Islamik të Iranit ku theksoi: "Që nga 140 vite më parë e deri më tani, çdo lëvizje që është bërë në këtë vend dhe që ka patur ndikim të madh, faktori besimi fetar ka thënë fjalën e parë në atë lëvizje. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit vuri në dukje edhe rolin e djallëzor të Amerikës dhe Anglisë për të reduktuar rolin e klerikëve dhe për të krijuar përçarje mes qytetarëve dhe klerikëve dhe theksoi se në çdo periudhë të lëvizjeve në të cilën është reduktuar roli i besimit fetar të njerëzve dhe prania e klerikëve, ajo lëvizje ka dështuar. "Motivi fetar dhe motivi i besimit është faktor i forcës i cili duhet të ruhet. Aktualisht nga të gjitha anët po luftohet kundër motivit fetar të popullit me qëllim që së pari të shkatërrojnë besimin tek të rinjtë dhe pastaj në shtresat e tjera të shoqërisë me pretekste të ndryshme. Ky është një veprim që sot po kryhet nga armiku".

 

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit tha se faktori i dytë për forcimin e vendit është njohja fetare dhe theksoi se njohja fetare nuk do të thotë feja e ndarë nga politika sepse ajo është e gjallë në të gjitha sferat e jetës individuale dhe shoqërore. Ky është pikërisht ai lloj i të menduarit islamik politik të cilin e ka zbatuar në praktikë Imam Khomeini (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit. Islami politik gjithnjë është objektiv i sulmeve të Amerikës dhe Anglisë. Kjo është për arsye se veprimi i parë që ka bërë Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. pas shpërnguljes në Medine, ka qenë formimi i shtetit... Ndarja e fesë nga shteti do të thotë që feja të qëndrojë në një qoshe dhe vetëm të këshillojë, ndërsa pushtetarët të veprojnë çfarë të dëshirojnë kundër fesë. Kjo është feja jo politike. Armiku i fesë ka frikë nga ajo fe e cila ka qeveri, ka shtet, ka ushtri, ekonomi, ka sistem financiar dhe struktura të ndryshme administrative. Armiku frikësohet nga një fe e tillë.

Ajetullah Khamenei faktor tjetër për forcimin e vendit e konsideroi zhvillimin e shpejtë shkencor dhe theksoi se lëvizja shkencore nuk duhet të ndalet dhe as nuk duhet të ngadalësohet. "Zhgënjimi i të rinjve me talent dhe shpërngulja e tyre jashtë vendit, është një tjetër plan komplotist i armiqve për të penguar zhvillimin shkencor të Iranit. Mirëpo pavarësisht përpjekjeve të disa faktorëve që kanë shitur vetën tek armiku dhe që veprojnë në nivel të universiteteve dhe jashtë universiteteve me qëllim që të zhgënjejnë të rinjtë, të rinjtë iranianë kanë vazhduar punën dhe aktivitetin e tyre me qëndrueshmëri edhe më të fortë. Armiqtë nuk e njohin akoma popullin iranian, mirëpo ne duhet t'i njohim komplotet e armiqve",- tha Ajetullah Khamenei.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit faktor tjetër për forcimin e vendit e prezantoi zhvillimin ekonomik dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe theksoi: "Një prej qëllimeve të vendosjes së sanksioneve të padrejta kundër Iranit është ky që populli të përballet me probleme të ndryshme ekonomike dhe jetësore dhe të krijohen rrethanat për ndarjen e popullit nga sistemi i Republikës Islamike. Prandaj e vetmja rrugë për tu përballur me sanksionet është rritja dhe forcimi i ekonomisë së vendit, do të thotë i ekonomisë rezistente dhe mënjanimi i varësisë ekonomike të vendit për naftën. Ruajtja e dinjitetit kombëtar është faktor tjetër për forcimin e vendit dhe kjo do të thotë që funksionarët shtetërorë të mbrojnë dinjitetin kombëtar në negociatat ndërkombëtare dhe të mos dorëzohen përpara politikës së dhunshme". Ajetullah Khamenei gjithashtu theksoi se njohja e armikut dhe e qëllimeve të tij së bashku me programet armiqësore të tij, si dhe njohja e faktorëve që forcojnë vendin, do të bëhet shkak për fitoren e popullit iranian kundër armiqve".

Ajetullah Khamenei në fund të këtij takimi theksoi nevojën për forcimin dhe mbrojtjen e autoritetit të institucioneve shtetërore të cilat forcojnë sistemin e Republikës Islamike në Iran si institucioni juridik, Garda Revolucionare, Këshilli i Rojave, Parlamenti Islamik dhe Këshilli Ekzekutiv (Qeveria). Ai tha: "Ne nëse do të kemi një strukturë të fortë të sigurisë, një strukturë ushtarake popullore të fortë, një lëvizje të madhe popullor të quajtur "Basixh", një institucion të klerikëve vigjilentë ndaj zhvillimeve dhe nevojave të kohës, një sistem juridik të fuqishëm dhe një qeveri të saktë në programet dhe politikat e saj, atëherë lëvizja e popullit iranian do të jetë e suksesshme. Këto institucione duhet t'i mbështesim vazhdimisht dhe duhet të mundohemi të plotësojmë atë që nuk e kemi!".