Revolucioni Islamik nga pikëpamja e mendimtarëve
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i43789-revolucioni_islamik_nga_pikëpamja_e_mendimtarëve
Revolucioni Islamik i Iranit ishte një prej ngjarjeve më të mëdha të shekullit 20. Një prej elementëve më të rëndësishme të Revolucionit Islamik të Iranit, ishte pjesëmarrja e gjerë dhe e të gjitha shtresave të popullit iranian në protestat kundër ish-regjimit tiran të mbretit. Karakteristika e dytë që e dallon Revolucionin Islamik të Iranit nga revolucionet e tjera, është natyra e tij fetare.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 31, 2017 08:47 Europe/Tirane

Revolucioni Islamik i Iranit ishte një prej ngjarjeve më të mëdha të shekullit 20. Një prej elementëve më të rëndësishme të Revolucionit Islamik të Iranit, ishte pjesëmarrja e gjerë dhe e të gjitha shtresave të popullit iranian në protestat kundër ish-regjimit tiran të mbretit. Karakteristika e dytë që e dallon Revolucionin Islamik të Iranit nga revolucionet e tjera, është natyra e tij fetare.

Me rastin e 38 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit gjatë një programi të shkurtë serial, do të mundohemi të prezantojmë këtë Revolucion nga pikëpamja e mendimtarëve perëndimorë.

Revolucioni Islamik nga pikëpamja e mendimtarëve

Tre iranologë të dalluar të quajtur Peter Avory, iranolog anglez, Gavin R.G. Hambly, profesor i historisë në Universitetin e Teksasit dhe Charles P. Melville, profesor i historisë së Iranit në Fakultetin e Studimeve për Lindjen e Mesme dhe të Azisë në Universitetin e Kembrixhit, në një libër me titull "Historia e Iranit në periudhën Pahlavite" (Nga mbreti Reza deri në Revolucionin Islamik), në lidhje me karakteristikat e Revolucionit Islamik, i veçojnë dy karakteristika më kryesore do të thotë karakteristikën e të qenurit popullor dhe të të qenurit fetar. Në një pjesë tjetër të librit "Historia e Iranit në periudhën Pahlavite" (Nga mbreti Reza deri në Revolucionin Islamik), thuhet:

"Në Revolucionin Islamik të vitit 1979, dy karakteristika kanë qenë më të dalluara se të tjerat: njëra ishte pjesëmarrja e gjerë e popullit në këtë lëvizje që ishte e paparë në revolucionet e tjera të shekullit 20; dhe tjetra natyra fetare-islamike e këtij Revolucioni që sundonte nga aspekti ideologjik, i organizimit dhe lidershipit. Praktikisht çdo qytet i madh e i vogël në Iran ishte mobilizuar kundër regjimit mbretëror Pahlavi ndërsa burrat dhe gratë të gati të gjitha shtresave të shoqërisë së Iranit kishin deklaruar dëshirën e tyre për rrëzimin e regjimit mbretëror dhe për t'i dhënë fund asaj që ata e quanin hegjemoni të huaj".

Charles P. Melville dhe Peter Avory

Të tre iranologët perëndimorë në këtë libër në mënyrë të veçantë kanë vë në dukje edhe dallimin e Revolucionit Islamik me Revolucionin e Kushtetutës dhe Lëvizjen për Kombëtarizimin e Naftës pas Luftës së Dytë Botërore. Në pjesën tjetër të këtij libri thuhet:

"Padyshim se shembujt e parë të rebelimit dhe protestave kundër regjimit dhe hegjemonisë së huaj në Iran, si Revolucioni i Kushtetutës në dekadën e parë të shekullit 20 dhe lëvizja revolucionare për kombëtarizimin e industrisë së naftës, asnjëra nuk arriti të mobilizojë popullin iranian deri në këtë masë kaq të gjerë. Këto lëvizje të para ishin lëvizje të llojit të një koalicioni mes klerikëve dhe grupeve jo fetare dhe nacionaliste që ishin bashkuar mes vete në bazë të përmasave të ndryshme. Ndërkohë përkundër kësaj, Revolucioni Islamik i vitit 1979, në natyrën e vet ishte plotësisht islamik dhe pjesëmarrja e grupeve jo fetare në këtë Revolucion ishte e një rëndësie të vogël".

Autorët e librit "Historia e Iranit në periudhën Pahlavite" (Nga mbreti Reza deri në Revolucionin Islamik), në lidhje me natyrën islamike të këtij Revolucioni shkruajnë:

"Sloganet që hidheshin nga turmat e mëdha të njerëzve, shumica ishin islame; arma e revolucionarëve përveç në dy ditët e fundit, ishte namazi dhe martirizimi, si dhe ditët fetare sidomos muaji Muharram që çuan përpara lëvizjen revolucionare. Më e rëndësishme nga kjo, xhamitë ishin njësitet organizative të Revolucionit..."