Revolucioni islamik, revolucion i pashoq
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i43969-revolucioni_islamik_revolucion_i_pashoq
Në këtë emision do të njihemi me gjendjen e burgjeve në kohën e regjimit Pahlavi, sipas dëshmive të vetë të të burgosurve.
(last modified 2026-03-01T06:27:53+00:00 )
Shkurt 02, 2017 08:42 Europe/Tirane

Në këtë emision do të njihemi me gjendjen e burgjeve në kohën e regjimit Pahlavi, sipas dëshmive të vetë të të burgosurve.

Revolucioni islamik, revolucion i pashoq

Revolucioni Islamik, pa u varur në asnjë prej fuqive perëndimore dhe lindore, fitoi më 22 Bahman të vitit 1357 H.Sh që përkon me 11 shkurtin e vitit 1979. Fitorja e tij, prishi programet politike të dy poleve ekzistuese të kohës botë. Revolucioni islamik ishte një revolucion i ri që ngjalli interesimin e shumë politikanëve dhe opinionin publik të botës. Kur kanë kaluar 38 vjet nga jeta plot ngjarje e revolucionit islamik, ekzistojnë shumë gjëra dhe çështje të pathëna mbi mënyrën e fitores së revolucionit islamik dhe mënyrën e krijimit të shtetit duke u bazuar në këtë revolucion. Një prej karakteristikave të rëndësishme dhe të veçanta të revolucionit është karakteri i tij fetar, gjë e cila e dallon atë me revolucionet e tjera në botë. Lideri i këtij revolucioni ishte një klerik i lartë fetar. Thirrjet dhe sloganet e revolucionit janë liri, pavarësi dhe ringjallje e vlerave fetare. Ata persona që u mblodhën përreth imam Khomeinit (ra), ose ishin studentë të shkollave fetare, ose kishin prirje të larta fetare. Nga ana tjetër ata persona të cilët iu bashkuan revolucionit pa aspirata dhe prirje fetare, pas fitores së revolucionit shumë shpejt treguan dobësinë e tyre dhe u distancuan nga forcat fetare të revolucionit dhe iu kundërvunë shtetit të sapoformuar të Republikës Islamike të Iranit. Sigurisht që të tilla rryma kanë ekzistuar edhe përpara fitores së revolucionit islamik. Në burgjet e regjimit despotik mbretëror të Shahut, forcat fetare u ndanë nga forcat jo fetare. Sigurisht që ata kishin kontakte, si dhe kryenin biseda dhe diskutime me njëri-tjetrin. Pika e përbashkët e tyre ishte përballja dhe rezistenca kundër regjimit despotik të Shahut dhe pikërisht kjo pikë bëri të mundur që ata me gjithë mosmarrëveshjet që kishin, të përballonin dhe duronin njëri-tjetrin në burg. Për tu njohur me gjendjen politike në Iran dhe me gjendjen e burgjeve përpara revolucionit, mjafton të njihemi me opinionet e shumë të të burgosurve. Pothuajse të gjithë dashamirësit dhe ndjekësit e imam Khomeinit (ra) që kanë rezistuar dhe janë përballur me regjimin e Muhamed Reza Pahlavi (Shahut), ose kanë qenë gjithmonë në ndjekje, ose janë futur në burg dhe internuar. Savaku (ish shërbimi agjenturor i Iranit), në fillim arrestoi imam Khomeinin (ra) dhe pas një viti atë e internoi në Turqi dhe më pas në Irak. Pas kësaj Savaku nisi të ndjekë të gjithë ndjekësit, miqtë dhe dashamirësit e imamit.

Pamje nga të burgosurit e regjimit të Shahut gjatë torturimit të tyre nga Savak

Ata persona të cilat kanë përjetuar burgjet e regjimit të Shahut, kanë kujtime tepër të hidhura për shkak të torturave që Savak ushtroi ndaj tyre. Shumica e agjentëve kësaj organizate që konsiderohej organizata më sekrete në botë, kanë marrë trajnime nga shërbimi agjenturor i regjimit sionist Mosad dhe nga CIA amerikane. Savak u krijua pas ardhjes në pushtet të Shahut pas rrëzimit të qeverisë së dr. Musadekut me grushtin e shtetit të drejtuar nga Anglia dhe nga Amerika në vitin 1953. Qëllimi i krijimit të këtij organi ishte ndjekja e kundërshtarëve të sistemit mbretëror në Iran dhe arrestimi i tyre. Regjimi i Shahut megjithëse pretendonte se respektonte dispozitat e organeve për të drejtat e njeriut dhe thoshte se në burgjet e Iranit nuk ka të burgosur politik, por në realitet këto burgje ishin të mbushur me të burgosur politik.

Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik, ishte një prej revolucionarëve dhe një prej ndjekësve të rrugës së imam Khomeinit (ra). Lëvizja rezistente e Ajetollah Khamenei nisi në qytetin kum në vitin 1962. Kjo lëvizje e tij vazhdoi deri në fitoren e revolucionit islamik, edhe pse gjatë kësaj kohe ai ka përballuar burgun, torturat, keqtrajtimet dhe internimet. Ajetollah Khamenei gjatë kohës së përballjes me regjimin e Shahut është arrestuar dhe burgosur 6 herë. Në të gjashtat herë, shkaku i arrestimit të tij ishte pretendimi për prishjen e sigurisë kombëtare dhe nxitjen e popullin për tu ngritur në kryengritje kundër pushtetit të mbretit. Rrjedha e arrestimeve, burgosjeve dhe e rezistencës së Ajetollah Khamenei në burgjet e Shahut, ishin faqe me kujtime të hidhura por njëkohësisht mësimdhënëse për jetën e tij. Ajetollah Khamenei për të pestin herë u arrestua për shkak se kundërshtoi festën 2500 vjeçare të mbretërisë. Pas arrestimit ai u tortura dhe u keqtrajtua. Savaku ishte i angazhuar të eliminonte çdo faktor që do të pengonte organizimin e festës së mbretërisë.

Ajetollah Khamenei i arrestuar nga Savaku

Ajetollah Khamenei në kujtimet e tij mbi ditët e hidhura thotë: “Këmbët i kisha të lidhura në krevat. Përballë meje në mur ishin varur kamxhikët. Një prej tyre mori kamxhikun dhe nisi të më qëllonte në këmbë. Nisi të gjuajë... . Erdhi një tjetër dhe atij i mori kamxhikun. Qëlloi aq shumë saqë fryma ju mor dhe u lodh. Kamxhikun e mori një person i tretë. Edhe ai qëlloi aq shumë saqë u lodh dhe kamxhikun ia dorëzoi personit të katër. Të gjithë ata njerëz që ndodheshin ën dhomë kishin kohë që të pushonin. Disa prej tyre kamxhikun e lagnin me ujë dhe më qëllonin në trup lakuriq pa rroba”. Ajetollah Khamenei në një kujtim mbi arrestimin e tij thotë: “ Gjatë kohës kur më torturonin një prej tyre më qëndronte mbi kokë dhe më kërkonte të hiqja dorë nga lëvizja islame apo të jepja informacione mbi dikën. Unë nuk pranoja dhe aq shumë më goditën saqë më binte të fikët”. Sa i përket rastit të gjashtë të arrestimit, Ajetollah Khamenei thotë: “ Në celulë kam kaluar aq ditë të vështira saqë janë të paktë njerëz që kanë përjetuar situata të tilla. Torturimi shpirtëror dhe fizik, ishte ushqimi ynë natë e ditë. Klithmat e të burgosurve dëgjoheshin çdo ditë për shkak të torturave. Disa prej tyre torturoheshin nga mëngjesi deri në darkë. Metodat e torturimit ishin shumë të mirë llogaritura dhe profesionale. Çdo gjë në ato burgje, kishte si objektiv shkatërrimin e shpirtit dhe personalitetit të të burgosurve.

Ajetollah Khamenei

Përshkrimi i Manuçehrit një prej agjentëve më të pashpirt të Savakut, është përshkrimi më i plotë rreth aktiviteteve politike dhe propagandistike të Ajetollah Khamenei në rezistencën e tij kundër pushtetit despotik mbretëror. Manuçehri në hetimet e tij që ka kryer ndaj Ajetollah Khamenei, rreth karakteristikat të liderit thotë: Unë të njoh mirë. Ti je si ai peshku që të rrëshket nga dora dhe i largohesh hetimeve. Ato që ke bërë ti, një e nga një nuk kanë rëndësi, por nëse i mbledh, një Zot e di se çfarë del. Ajetollah Khamenei, 2 vjet përpara fitores së revolucionit islamik në vitin 1979, ka qenë i privuar dhe i ndaluar që të kryente aktivitete sociale. Pra Ajetollah Khamenei nuk mund të mbante fjalime, nuk mund të jepte mësim dhe nuk mund të mblidhte kuvende as brenda në shtëpinë e tij. Savaku ishte i angazhuar që të ndërpriste të gjitha lidhjet e tij me popullin. Përveç kësaj me anë të spiunëve, vazhdimisht kontrollonte jetën dhe lidhjet personale të Ajetollah Khamenei. Pra Ajetollah Khamenei pothuajse ishte krejtësisht i rrethuar nga Savaku.

Një tjetër personalitet i njohur iranian, i cili gjatë periudhës së lëvizjes së revolucionit islamik, u arrestua nga agjentët e regjimit të Shahut dhe u tortura egërsisht prej tyre ishte edhe martir Muhamed Ali Raxhai, presidenti i dytë i Republikës Islamike të Iranit. Martir Raxhai, ishte një prej figurave më me vlerë të lëvizjes revolucionare kundër regjimit despotik të mbretit Shah dhe kundër imperializmit. Ai u bë i njohur në mesin e revolucionarëve të vitit 1950-1070. Ai në atë kohë u kthye në shembull të trimërisë, rezistencës, guximit, vendosmërisë dhe sinqeritetit për të gjithë revolucionarët e tjerë. Përveç kësaj ai ka shkëlqyer në cilësinë e mësuesit dhe trajnuesit. Martir Raxhai duke përshkruar ditët e vështira të arrestimit të tij ka thënë; Ato vite që unë i kam kaluar në komitet, me të vërtetë kam parë ferrin me sytë e mi. Ata njerëz të cilët ishin të burgosur në atë komitet, me të vërtetë ishin njerëz të vdekur. Në atë komitet, të burgosurit rriheshin deri në pikën e fundit të vdekjes. Kur arrinin këtë pikë hiqej dorë nga torturimi dhe më pas të burgosurit dërgoheshin në spital për kurim. Sapo kuroheshin dhe transferoheshin në burg, menjëherë riniste programi i torturimit të tyre.

Martir Raxhai dhe martir Bahanar

Martir Raxhai në bllokun e kujtimeve të tij për periudhën e burgosjes shkruan; “ Një prej metodave të torturimit që përdorej mbi mua, ishte metoda të cilën Savaku e quante “ Rrjepja”. Rrjepja ime zgjati 20 ditë. Pra për 20 ditë me radhë më kanë goditur dhe torturuar. Ata thonin: Fol, se përndryshe çdo ditë do të rripesh kështu. Mua më kryqëzonin de më ngrinin në këmbë dhe më thonin, fol”. Martir Raxhai pas fitores së revolucionit islamik në fillim mbajti postin e arsimit de edukimit dhe më pas u zgjodh kryeministër. Ai në cilësinë e kryeministrit të Republikës Islamike të Iranit, ka shkuar për të marrë pjesë në takimin e AP të OKB. Kjo vizitë u krye në një periudhë të ndjeshme për Iranin, d.m.th. nisja e luftës së imponuar të Irakut kundër Iranit, si dhe gjatë rrjedhës së marrjes së ambasadës amerikane nga studentët ndjekës të rrugës së imamit. Bota ishte në pritje të dëgjonte fjalët e një shteti të sapoformuar. Martir Raxhai, mbajti një fjalim të gjatë në KS të OKB dhe pasi kritikoi veprimet e regjimit Bath të Irakut dhe mbështetësit e atij regjimi, theksoi qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit. Mirëpo ajo çka bëri të mundur që kjo vizitë të shkruhet në histori është fjalimi i dytë i ish kryeministrit Raxhai në kuadër të takimit të AP të OKB. Gjatë atij fjalimi, në kohën kur po diskutohej mbi politikën e jashtme të Iranit dhe mbi çështjen e pengjeve iranianë, kryeministri Raxhai mbi tavolinë vuri këmbën e tij zbathur dhe tha: Unë kam qëndruar në burgjet e regjimit të Shahut për dy vjet. Ishte i burgosur i Karterit dhe i Amerikës. Pasojat e torturave që kam përballur në burg, vihen re në trupin tim edhe tani pas 4 vitesh. Unë për dy vjet me radhë kam përballur goditjet me kamxhik tek këmbët e mia. Mirëpo nga ana tjetër ne me spiunët e kapur peng, mbajmë sjellje krejtësisht njerëzore.

Martir Muhamed Ali Raxhai në kuadër të takimit të AP të OKB, u tregoi gazetarëve pasojat e torturimit të tij nga Savaku.

Në emisionin e ardhshëm do të japim disa shembuj të tjerë të torturimit të të burgosurve dhe gjendjen e burgjeve të regjimit të Muhamed Reza Pahlavi (Shahut).