Revolucioni Islamik nga pikëpamja e mendimtarëve
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i44039-revolucioni_islamik_nga_pikëpamja_e_mendimtarëve
Në këtë edicion do të paraqesim pikëpamjet e Nikki Keddie, një prej historianeve të njohura amerikane, në lidhje me rrënjët e Revolucionit Islamik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 03, 2017 05:40 Europe/Tirane

Në këtë edicion do të paraqesim pikëpamjet e Nikki Keddie, një prej historianeve të njohura amerikane, në lidhje me rrënjët e Revolucionit Islamik.

Revolucioni Islamik nga pikëpamja e mendimtarëve

Revolucioni Islamik i Iranit në një vështrim të jashtëm, gjithmonë konsiderohej dhe konsiderohet pjesë e shkrimeve historike të shkrimtarëve dhe analistëve të shekullit bashkëkohor. Ky është një revolucion që me kalimin e kohës, vazhdimisht shtohet etja për të ditur më shumë mënyrën se si ka ndodhur dhe mënyrën e qëndrueshmërisë së tij. Me rastin e 38 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, këtë revolucion po e prezantojmë nga pikëpamja e mendimtarëve të huaj. Natyrisht se paraqitja e pikëpamjeve të këtyre mendimtarëve, nuk do të thotë se ata kanë perceptuar tërësisht shkaqet dhe mënyrën se si ndodhi Revolucioni Islamik. Disa prej këtyre pikëpamjeve janë larguar nga realiteti i fenomenit të Revolucionit Islamik të Iranit, mirëpo megjithatë nuk kanë mundur të fshehin shumë prej realiteteve të Revolucionit Islamik.

Revolucioni Islamik i Iranit në vete përmban akoma elementë të mjaftueshëm të cilët luajnë rol të rëndësishëm në zbulimin e mangësive të pikëpamjeve të analistëve në lidhje me shkaqet dhe rrënjët e ndodhjes së evolucioneve. Çmimi i lartë i naftës në ato vite, roli i dobët i forcave fshatare në formimin e revolucionit, mungesa e forcave të armatosura popullore dhe luftërave guerile në skenën e kryengritjes revolucionare, ka vendosur në pikëpyetje shumë teori revolucionare dhe u bë shkak për krijimin e një vështrimi të ri në lidhje me formimin e revolucioneve dhe mënyrës së ndodhjes së tyre. Një prej hulumtuesve perëndimor që ka bërë hulumtime rreth Iranit dhe Revolucionit Islamik, është Nikki Keddie, profesore e Universitetit të Kalifornisë. Ajo në librin e saj me titull "Rrënjët e Revolucionit Islamik" ka paraqit një transmetim përshkrues historik dhe jo analitik rreth Revolucionit Islamik. Ky libër është botuar në vitin 1981, pastaj duke i shtuar edhe disa kapituj të tjerë, është rishkruar dhe botuar me titull "Rezultatet e Revolucionit të Iranit".

Nikki Keddie

Nikki Keddie në fillim të librit të saj shkruan: "Revolucioni i Iranit është një revolucion fetar, politik, shoqëror, ekonomik dhe një përmbledhje e të gjitha këtyre". Për këtë arsye ajo këta faktorë i shqyrton gjatë gjithë historisë bashkëkohore të Iranit (Nga shekulli 19 dhe fillimi i përballjes së pashmangshme të Iranit me Perëndimin). Nikki Keddie në këtë kuadër i konsideron të rëndësishëm disa faktorë të veçantë të Revolucionit të Iranit si reagimi i identitetit kulturor të fuqishëm të Iranit ndaj pranisë së imperializmit, rolin e veçantë të klerikëve shiitë dhe faktorë të tjerë të përgjithshëm si mbështetja e funksionarëve në të ardhura dhe në fuqitë e huaja, si dhe gjendja e veçantë ekonomike, ndërsa grusht shtetin e vitit 1953 e konsideron fillim të diktaturës absolute të mbretit Muhamed Reza. Ajo në këtë kuadër gjithashtu përmend shumë faktorë që kanë ndikuar në rrëzimin e regjimit mbretëror të Iranit në shkurt të vitit 1979. Disa prej faktorëve më të rëndësishëm që kanë tërhequr vëmendjen e kësaj historiane amerikane, janë krijimi i SAVAK (Agjencisë së Inteligjencës Iraniane), persekutimi i shoqërisë, personaliteti despotik i mbretit, varësia në rritje e sipër ndaj Amerikës, shtypja e forcave politike të majta dhe liberale, si dhe kryengritja e Imam Khomeinit (ra). Roli i faktorëve kulturorë dhe ekonomikë në përshpejtimin e përmbysjes së regjimit të Muhamed Reza Pahlavi, gjithashtu nuk janë anashkaluar nga Nikki Keddie. Ajo në këtë kuadër vë në dukje imponimin e modeleve perëndimore në shoqërinë tradicionale dhe islamike të Iranit, ndarjen e madhe mes klasave shoqërore, pasojat negative të blerjes së armatimit dhe pajisjeve të sofistikuara ushtarake, rolin e grupeve guerile, si dhe luftën intelektuale të mendimtarëve të njohur si Ali Sheriati në mobilizimin e opinionit publik kundër regjimit. Të gjithë këta faktorë janë bërë shkak që regjimi i mbretit përkundër të gjitha pritjeve të aleateve të tij dhe vlerësimeve të gabuara rreth gjendjes së protestave, të pësojë goditje dhe lëkundje të mëdha në themele të tij. Procesi i zhvillimeve gjatë një viti dhe arritja në kulm e protestave dhe grevave të gjera, rezultuan me rrëzimin e regjimit mbretëror të Iranit dhe si pasojë e kësaj një prej bazave të rëndësishme të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme u largua nga ndikimi dhe hegjemonia e Uashingtonit.