Ekonomia rezistente, nga pikëpamja e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik
(last modified Sun, 09 Jul 2017 08:18:24 GMT )
Korrik 09, 2017 10:18 Europe/Tirane

Ajetullah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, i kushton një rëndësi të veçantë realizimit të objektivave të modelit të ekonomisë rezistente në Iran. Në këtë kuadër, ai vitin e ri iranian e quajti “Vit i ekonomisë rezistente, prodhim dhe punësim”.

Ajetullah Khamenei gjatë fjalimeve të ndryshme gjithmonë ka theksuar rëndësinë e ekonomisë rezistente dhe është i mendimit se "Ekonomia rezistente është një ide e provuar në botë dhe nuk kufizohet vetëm me Iranin. Mënyra se si shfrytëzohet ekonomia rezistente kushtëzohet nga qëllimet e vendeve. Pavarësisht mënyrave të shfrytëzimit të ekonomisë rezistente, kjo çështje është fakti i pranueshëm se ekonomia rezistente e ruan vendin përballë lëvizjeve dashakeqëse të jashtme".Në modelin e ekonomisë rezistente, politikat kulturore dhe arsimore përkrah politikave ekonomike, luajnë një rol të rëndësishëm dhe kyç. Ekonomia rezistente mundohet duke institucionalizuar vlerat kryesore fetare dhe morale, të arrijë një ekonomi të zhvilluar dhe dinamike së bashku me zhvillim dhe të krijojë rrethanat për krijimin e shoqërisë ideale islame. Ajetullah Khamenei është i mendimit se shkaku i zhvillimit shkencor dhe teknologjik të Amerikës në 150 vitet e kaluara ka qenë ekonomia rezistente dhe thekson: "Natyrisht se amerikanët këtë ide e kanë përdorur në kuadër të prirjeve materialiste dhe monetare, mirëpo pikërisht kjo eksperiencë e pranuar në nivel botëror, mund të përdoret për realizimin e qëllimeve më të larta". Ajetullah Khamenei potencialet natyrore të Iranit i konsideron shumë të larmishme dhe të gjera, por deri diku edhe të panjohura, prandaj thekson: "Ekzistenca e potencialeve të tilla është një fat i madh për gjeneratën e të rinjve të cilët duke shfrytëzuar këto potenciale, mund të arrijnë edhe zhvillimin material edhe zhvillimin spiritual në të njëjtën kohë. Temë kryesore e ekonomisë rezistente është mbështetja në potencialet e brendshme nga aspekti i kushteve dhe forcës njerëzore". Ekonomia rezistente si një model për zhvillim dhe progres, nga dy aspekte është e lidhur me të menduarin islam. Në këtë model, nga njëra anë njohja e problemeve ekonomike bëhet nga pikëpamja e islamit dhe nga ana tjetër, planet dhe programet strategjike për ta bërë të sigurt ekonominë përballë krizave, gjithashtu merren nga mendimi islam. Kjo është për arsye se në mësimet islame, rregullimi i marrëdhënieve ekonomike të shoqërisë është paraqitur përkrah çështjeve të rëndësishme fetare dhe të adhurimit.

Ekonomia rezistente është një komponim i principeve, kulturës dhe vlerave islame nga njëra anë dhe nga ana tjetër, kombinim i strategjive, teknikave dhe e politikave të bazuara mbi ato vlera. Ekonomia rezistente mundohet që duke institucionalizuar vlerat burimore fetare dhe morale, të arrijë në një ekonomi të zhvilluar dhe dinamike, si dhe të krijojë rrethanat për krijimin e një shoqërie ideale islame. Është interesat fakti se edhe ekonomistët perëndimorë gjithashtu kanë kuptuar rëndësinë e arsimimit dhe edukimit në çështjet ekonomike. Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, thekson se me modelin e ekonomisë rezistente synohet një ekonomi ideale e cila të jetë edhe islame, por  edhe ta çojë vendin në një pozitë të përshtatshme ekonomike. Do të thotë një ekonomi që të bëhet inspiruese dhe efikase për botën islame dhe të krijojë rrethanat për krijimin e civilizimit të madh islam. Ekonomia e qëndrueshme në dy mënyra përballet me kërcënime dhe presione: së pari për shkak se ajo është e qëndrueshme, armiqve të jashtëm më pak u jep rast për të krijuar presione, së dyti edhe në rast të krijimit të presionit dhe kërcënimit, ajo do ta neutralizojë atë për shkak se ka themele të forta dhe strukturë të fuqishme dhe program të caktuar. Prandaj Ajetullah Khamenei në lidhje me këtë ka thënë: "Ekonomia duhet të jetë e qëndrueshme, duhet të posedojë kapacitetin e duhur për tu përballur me atë që quhet komplot i armikut. Detyrë e të gjithë neve është kjo që ta forcojmë vendin në mënyrë që armiku të mos mund të depërtojë dhe të ushtrojë ndikim. Kjo është një prej nevojave të ekonomisë rezistente që kemi paraqitur ne". Ai në një rast tjetër gjithashtu ka thënë: "Një ekonomi e qëndrueshme duhet të jetë ajo ekonomi e cila në strukturën e saj të brendshme të jetë e qëndrueshme, të ketë kapacitet për të rezistuar dhe të mos lëkundet me ndryshime në këtë kënd dhe në atë kënd të botës".

Arritja e një ekonomie të shëndoshë dhe efikase ka nevojë për vizion të drejtë dhe arsimim ekonomik, prandaj ekonomia rezistente nga njëra anë synon vendosjen e vlerave islame dhe nga ana tjetër përballjen me kulturat e papërshtatshme si konsumi pa kriter, shpërdorimi dhe lakmia. Prandaj lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Khamenei në prezantimin e modelit të ekonomisë rezistente, ka theksuar mbi patologjinë e çështjeve kulturore dhe ekonomike. Ekonomia rezistente është një ide islame dhe kjo ide mund të zbatohet në shoqëri atëherë kur së pari të përcaktohen kriteret dhe elementet e saj, atëherë kur të njihen bazat dhe parimet e saj dhe atëherë kur analizat të komentohen mbi këto baza. Ekonomia rezistente bëhet alternativë për zhvillim dhe progres në shoqëritë, sidomos në shoqëritë islame atëherë kur në shoqëri të vendoset kultura dhe vlerat përkatëse me aktivitetet ekonomike të krijuara nga vizioni monoteist dhe ideologjik islam.  Në këtë mënyrë çdo individ i shoqërisë duke filluar nga qytetarët e thjeshtë e deri tek funksionarët shtetëror dhe drejtuesit e prodhimit dhe të aktiviteteve ekonomike, duhet ta konsiderojnë veten të zotuar në kryerjen e aktiviteteve të tyre. Ajetullah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, thekson se modeli i ekonomisë rezistente duhet të konsistojë në elasticitetin të ekonomisë dhe veprimit, kryesisht në luftën kundër papunësisë dhe recesionit.“Pikë e rëndësishme është prodhimi kombëtar dhe menaxhimi i papunësisë, si dhe rimëkëmbja e ekonomisë dhe lufta kundër recesionit”-thekson Ajetullah Khamenei.

 

Sipas tij, zhvillimi dhe progresi në shoqëri mund të realizohen nëpërmjet “ekonomisë së rezistencës dhe veprimit” për të imunizuar vendin përballë kërcënimeve të kundërshtarëve. Këto fjalë të liderit suprem tregojnë se vet ekonomia duhet të ketë kapacitetin të atillë që duke poseduar një lloj strukture, të asgjësojë presionet e krijuara ndaj saj. Natyrisht,  krijimi i imunitetit përballë presioneve të huaja është qëllimi kryesor i modelit të ekonomisë rezistente. Sidoqoftë, është e qartë se realizimi i sloganit të liderit suprem të revolucionit islamik “ekonomi rezistente, prodhim dhe punësim” është i mundur vetëm me përpjekjet e përbashkëta të qeverisë dhe popullit.

 

Tags