Ndihmëtarët e Imam Husejnit, nga e kaluara e deri më sot
(last modified Thu, 28 Sep 2017 10:19:18 GMT )
Shtator 28, 2017 12:19 Europe/Tirane

Sa herë qe vjen muaji Muharrem, hidhërimi dhe pikëllimi për martirizimin e nipit të Profetit (s.a.v.s) Imam Husejnin (as) së bashku me shokët e tij besnikë, i vë në vendin më të lartë të krenarisë tek Zoti i Plotfuqishëm.

Imam Husejni (as) me martirizimin e tij, mbylli errësirën nga jeta e tij, dogji gjembat e shtypjes dhe po ashtu drejtësinë e kërkoi sikur që shkretëtira e kërkon ujin.  Zoti i Plotfuqishëm në Kur’an flet për rëndësinë e Xhihadit dhe në lidhje me pozitën e luftëtarët për liri dhe drejtësi thotë: “Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që ndejtën (nuk luftuan) dhe ata që me pasurinë dhe me jetën e tyre luftuan në rrugën e All-llahut, me përjashtim të atyre që ishin të penguar pa vullnetin e vet. Ata që luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre,All-llahu igradoi në një shkallë më të lartë mbi ata që ndejtën (me arsye). Por të gjithëve All-llahu u premtoi shpërblim, ndërsa ata që ndejtën (pa arsye) All-llahu gradoi luftëtarët me një shpërblim të madh”. (Ajeti 95 i sures Nisa).

 

Moxhahid është një njeri i cili ngrihet kundër mizorive dhe padrejtësisë, kundër tiranëve dhe shtypësve dhe nuk hesht ndaj zullumit dhe korrupsionit. Kur’ani Famëlartë në rreth 290 ajete ka folur në lidhje me zullumin, ndërsa në ajetin 113 të sures Hud, Zoti thotë: “Dhe mos anoni kah ata që bënë zullum, e për atë shkak t’ju kapë zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pa ndihmuar”. 

Kur Jezidi me autokracinë dhe agnostikën e tij shkatërroi cdo gjë dhe vlerat njerëzore dhe islamike u rrezikuan, në veshët e punëtorit erdhën predikime tjera. Imam Husejni (as) ishte i vetëdijshëm për fuqinë ushtarake të armikut, por flamuri i kryengritjes e shtyri atë të bëj përpjekje për të dëshmuar despotizmin e Jezidit. Imam ka thënë: “Çuditërisht ata më kanë vënë midis dy gjërave, midis vdekjes dhe nënshtrimit, por ata e din se ne nuk e pranojmë nënshtrimin dhe poshtërimin. Për neve dinjiteti i familjar, vlerat dhe bindjet për të ndihmuar të varfrit nuk na lejojnë të nënshtrohemi por të vdesim të ndërgjegjshëm. Me një logjikë të tillë, dëshmori gëzon një pozitë të veçantë tek Zoti i Plotfuqishëm dhe vepra e dëshmorit është më e vlefshme se çdo gjë tjetër. Imam thotë: “Dhe ai i cili është martirizuar në rrugën e Zotit, mos e mendoni të vdekur. Ai është gjallë dhe është i përjetshëm, por ti nuk e di këtë të vërtetë”.

 

Dijetarët, dëshmorin e konsiderojnë si zemra e historisë. Ashtu sikurse zemra i jep gjak dhe jetë venëve të thata, shoqëria po ashtu mbijetesa, lëvizja dhe lindja mbahen përmes gjakut të dëshmorëve. Martirizimi konsiderohet si manifestim i plotë i sakrificës. Këto janë aspektet e vetë-sakrificës dhe vetëdijesimit që e lartëson pozitën e dëshmorit. Prania dhe sakrifica e dëshmorëve dhe muxhahidëve jo vetëm që përmirëson përsosjen individuale dhe përmirëson ekzistencën e tyre, por gjithashtu ka një efekt konstruktiv dhe të drejtpërdrejtë ndaj të tjerëve dhe hap rrugën për transformimin e fatit të shoqërive dhe kombeve.  Gjaku i shenjtë i Husejn ibn Aliut (as) është pjesë vitale e jetës së shoqërive dhe kombeve dhe bën thirrje për jetë. Imam Husejni (as) është i gjallë çdo vit dhe me sagën e tij të sofistikuar, i bën thirrje të gjithë për t’ju bashkuar frontit të drejtësisë së kohës së tij.  

 

Në ditën e Ashurasë, Imam Husejni (as) pa skena tronditëse që as stilolapsi nuk ishte në gjendje t’i përshkruante dhe t’i interpretonte. Atë ditë, mizoria dhe djallëzia u shfaqën në nivelin më të lartë. Ata bllokuan ujin për Imamin dhe pasuesit e tij, Haramla nga ushtarët e Ibn al-Dahir në shkretëtirën e Qerbelasë, vuri në shënjestër fëmijën që akoma pinte qumështin e nënës të Sejedit dhe të udhëheqësit të dëshmorëve, Ali Asgharin i cili u martirizua me tri shigjeta. Secili  nga ushtarët që do të vriste Imam Husejnin i cili për nga pamja i ngjante shumë Profetit (s.a.v.s), do të merrte shpërblim. Imam Husejni (a.s.) pagoi një çmim shumë të lartë për ta shpëtuar fenë që ishte burgosur nën kthetrat umajjade. Para se të nisej, ai disa net me radhë shkoi pranë varrit të të Dërguarit të Zotit (s.a.v.s) dhe i tha: Paqja qoftë mbi ty o i Dërguar i Zotit! Unë jam Husejni, djali yt, djali i bijës tënde Fatimesë. Këta njerëz nuk e kuptuan pozitën time, e kundërshtuan të vërtetën dhe nuk më nderuan. Për këtë ta qaj hallin deri në ditën kur të të takoj sërish.

 

Tani, rreth 1400 vjet që kur revolucioni i Husejnit (as) ka kaluar, gjithçka është e ngjashme me atë epokë. Agresori shpërthen dhe i kërkon të gjithëve të dorëzohen. Sot  janë duke u kryer krime mizore në Jemen, Siri, Irak, Palestinë dhe më të fundit në Mianmar që ringjallin mizoritë e Jezidit. Terroristët takfirist në emër të fesë po kryejnë krime më makabre, duke vrarë njerëz të pafajshëm dhe duke shkatërruar familje e shoqëri. Cdo ditë dëgjojmë lajme të trishtueshme nga agjenci të ndryshme informative ku ka edhe këso titujsh: “Një fëmijë i sapolindur në Jemen, pas sulmeve të regjimit saudit, që ndjek rrugën e Jezidit, në kraharorin e babait të tij ndërron jetë”, apo “ISIS, i prenë kokën disa sirianëve dhe irakianëve”, ose “Disa myslimanë Rohingia digjen të gjallë për shkak të paragjykimeve të jobesimtarëve”.

Po, mizoria dhe agresioni ndaj të shtypurve megjithëse arriti kulmin në ngjarjen tragjike të Qerbelasë, ajo vazhdoi gjatë gjithë historisë dhe shumë shtypës mizorë i kanë shkaktuar botës dëmtime duke derdhur gjakun e njerëzve të pafajshëm. Akoma nuk ka kaluar shumë kohë nga agresionet dhe mizoritë e Sadamit kundër popullit iranian që ngjajnë me sulmet e Jezidit kundër Imam Husejnit (as), i cili sulmoi Iranin me pajisje më moderne ushtarake gjatë pushtimit tre-ditor të Khuzestanit. Ai u mbështet nga të gjitha fuqitë për të shkatërruar Revolucionin Islamik, i cili rezultoi nga revolucioni i Husejnit as), por u përballë me përgjigjen e burrave dhe grave, të moshuarve dhe të rinjve të cilët ishin të vendosur që me thirrjen “Ja Husejn” dhe “Ja Fatima” të merrnin pjesë vullnetarisht në fronte. Sadami ka përdorur mbi 3500 herë armët kimike kundër popullit iranian. Ky veprim brutal irakian e vuri Iranin në dispozicion të mijëra viktimave në kategorinë e viktimave më të mëdha të armëve të shkatërrimit në masë!

Abdulrashid Abdulbatan, inspektor special i Gardës së Republikës së Irakut, pa keqardhje për krimet dhe mizoritë e tyre, thotë: Në operacionet “Val Faxhr 8”, ku iranianët u surprizuan nga një operacion i tillë të ushtrisë irakiane, unë së bashku me një grup i kam marrë në pyetje të burgosurit iranianë. Ata nuk ishin aspak bashkëpunues dhe nuk zbuluan metodat e tyre luftarake, kështu që ne kemi urdhëruar një grup të të burgosurve iranianë që ta kryejnë këtë operacion njëri me tjetrin, duke ua mbyllur duart me tela të veçantë telekomunikimi.

 

Lufta e Irakut kundër Iranit, megjithëse zgjati tetë vjet, por përfundimisht, sakrifica dhe luftimi i luftëtarëve dhe gjaku i dëshmorëve, si gjaku i dëshmorëve të Qerbelasë, mbijetoi në lëvizjen islame dhe këta të rinj kanë lënë gjurmët e devotshmërisë sikur gjurmët e ngjarjes së Qerbelasë. Ata ishin të sinqertë dhe të dashur dhe me dashurinë për Husejnin, kërkonin drejtësinë.

Në mbrëmjen e Tasuasë, të rinjtë në frontin e luftës, lexonin pelegrinazhin e Ashurasë dhe arritën në këtë fjali që iu drejtuan Imam Husejnit (as), duke thënë: “Po të kishim qenë me ty dhe do të arrinin në një shpëtim më të madh”. Në atë moment, dr. Chamran, një luftëtar trim dhe i mençur, shpërtheu në lot. Ishte jashtë kështjellës dhe nuk mund të lëvizte. Qëndroi dhe me njërën dorë mbante mbishkrimin e bukur të Imam Husejnit (as), ku thuhej: “O zotëria im. O Husejni im, ne nuk ishim në Ashura dhe Qerbela për të dëshmuar martirizimin tonë. Por një jetë thamë që sikur të ishim me ju, sot me zërin tënd kemi ardhur në Qerbela Khuzestan kemi ardhur, dëshirojmë që këtu të martirizohemi, kjo është dëshira jonë më e madhe, ti në Qerbela të gjithë shokët e tu besnikë që u martirizuan në rrugën tënde, i puthe, i more erë dhe me ata u përshëndete, a është e mundur që ne kur të martirizohemi, të jemi mysafirë tuaj dhe të vendosësh dorën tënde në gjoksin tonë dhe të kuptosh dashurinë e zjarrtë që kemi për ty dhe për Zotin e Madhërishëm?”

 

 

Tags