Marrëveshja bërthamore dhe skenarët e mundshëm
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i61790-marrëveshja_bërthamore_dhe_skenarët_e_mundshëm
Donald Trump, presidenti i Amerikës, me një veprim në kundërshtim me kërkesën dhe vullnetin e Bashkësisë Ndërkombëtare, nuk konfirmoi zbatimin e marrëveshjes bërthamore mes Grupit 5+1 dhe Iranit dhe të ardhmen e kësaj marrëveshje e la në dorë të Kongresit të Amerikës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 23, 2017 11:57 Europe/Tirane

Donald Trump, presidenti i Amerikës, me një veprim në kundërshtim me kërkesën dhe vullnetin e Bashkësisë Ndërkombëtare, nuk konfirmoi zbatimin e marrëveshjes bërthamore mes Grupit 5+1 dhe Iranit dhe të ardhmen e kësaj marrëveshje e la në dorë të Kongresit të Amerikës.

Aktualisht të gjithë vëmendjet janë drejtuar drejt Kongresit të Amerikës që të bëhet e qartë se ligjvënësit amerikanë çfarë vendimi do të marrin në lidhje me këtë marrëveshje që mbështetet nga Bashkësia Ndërkombëtare. Natyrisht se çështja e konfirmimit të marrëveshjes bërthamore nga ana e presidentit të Amerikës ose Kongresit të këtij vendi nuk ka lidhje me dokumentin kryesor për të cilin kanë rënë dakord Irani dhe Grupi 5+1. Me fjalë të tjera, përveç ANEA, asnjë vend ose institucion tjetër nuk ka autoritet për të deklaruar mendim në lidhje me zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Republikës Islamike të Iranit. Megjithëkëtë, përfaqësuesit kundër marrëveshjes bërthamore në Kongresin e Amerikës në mandatin e ish-presidentit amerikan Barak Obama, për të krijuar pengesa në procesin e zbatimit të kësaj marrëveshje, kanë miratuar një ligj në bazë të të cilit presidenti i Amerikës është i obliguar që çdo 90 ditë të paraqesë në Kongres raportin për zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit. Në bazë të “ligjit për shqyrtimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit” i quajtur ligji “INARA”, presidenti amerikan duhet të raportojë në Kongresin e Amerikës edhe për tre çështje të tjera përveç zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Këto tre çështje janë si në vijim: a po shkelë Irani në masë të madhe zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore? A ka bërë Irani përpjekje për prodhimin e armëve bërthamore? Dhe a është pezullimi i sanksioneve ndaj Iranit në përputhje me interesat kombëtare të Amerikës?

Donald Trump të premten e kaluar në fjalimin e tij me plotë akuza kundër popullit të Iranit, përkundër dy radhëve të kaluara, deklaroi: “Kësaj radhe nuk e konfirmoj zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe kërkoj nga Kongresi që të zbatojë ndryshimet e dëshiruara në këtë marrëveshje”. Duke marrë parasysh një qëndrim të tillë, aktualisht shtrohet kjo pyetje se çfarë mund të jenë skenarët e mundshme përpara marrëveshjes bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1?

Një prej mundësive në lidhje me shqyrtimin e marrëveshjes bërthamore në Kongresin e Amerikës, është kthimi i sanksioneve të pezulluara dhe si pasojë shkatërrimi i kësaj marrëveshje. Ligji INARA i jep leje Kongresit të Amerikës që brenda më së shumti 60 ditëve pas deklarimit të moskonfirmimit të marrëveshjes bërthamore nga presidenti i Amerikës, të shqyrtojë çështjen e sanksioneve të pezulluar dhe në rast se shihet në interes, të vendosë në zbatim përsëri sanksionet kundër Iranit. Në këtë ligj është paraparë që shqyrtimi i kësaj çështje të bëhet jashtë procesit të zakonshëm të shqyrtimit të planeve dhe çfarëdo rezultati arrihet me shumicën relative të votave do të thotë 51% të votave. Në këtë mënyrë senatorët amerikanë brenda një kohe të shkurtë dhe pa u shqetësuar për kuotën e shumicës 60% të votave, do të mund të vendosin në zbatim përsëri sanksionet atomike kundër Iranit. Duke marrë parasysh faktin se aktualisht republikanët kanë në dispozicion 52 kursi, anulimi i pezullimit të sanksioneve dhe shkatërrimi i marrëveshjes bërthamore nuk është punë e vështirë për kundërshtarët e kësaj marrëveshje bërthamore. Megjithëkëtë, procesi i zhvillimit të disa javëve të fundit në Amerikë ka treguar se armiqtë e marrëveshjes bërthamore për të kaluar pengesën e Kongresit, akoma përballen me pengesa serioze. Për shembull, gjatë ditëve të kaluara disa prej figurave më kryesore kundër marrëveshjes bërthamore në Senatin e Amerikës kanë deklaruar kundërshtimin e tyre ndaj daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Senatori Bob Corcer, kryetari i komitetit për marrëdhënie me jashtë i cili gjatë mandatit të ish-presidentit amerikan Barak Obama, ka shfrytëzuar çfarë do lloj mjeti për të goditur marrëveshjen bërthamore, ka deklaruar se dalja nga marrëveshja bërthamore aktualisht nuk është në interes të Amerikës. Një qëndrim të njëjtë e ka marrë edhe Ed Rois, kryetari i komitetit për marrëdhënie ndërkombëtare në Kongresin e Amerikës. Edhe senatori Tom Katen, një figurë ekstremiste anti-iraniane në Kongresin e Amerikës, ka deklaruar se aktualisht një projektligj që shkatërron marrëveshjen bërthamore, nuk do të fitojë vota. Prandaj, marrja e 51 votave në Senat (do të thotë marrja e 50 votave plus vota e Maik Pence, zv/presidentit të Amerikës) për ta prishur marrëveshjen bërthamore, nuk do të jetë edhe aq shumë lehtë, kjo është për arsye se Kongresi i Amerikës nuk duket se synon të marrë një hap për tu përballur me vullnetin e Bashkësisë Ndërkombëtare, gjë që Trump pavarësisht të gjitha deklaratave të ashpra, nuk arriti të zbatojë në veprim një gjë të tillë.

Nëse anëtarët e Kongresit nuk synojnë të shkatërrojnë marrëveshjen bërthamore brenda 60 ditëve, atëherë skenarët e tjerë do të vendosën përpara kësaj marrëveshje. Këto skenarë përfshinë një varg të madh të ndryshimeve nga teksti i marrëveshjes bërthamore e deri te ligjet e brendshme të Amerikës. Një prej këtyre skenarëve, mund të jetë përpjekja për ndryshimet në ligjin për shqyrtimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit. Ky ligj e obligon presidentin e Amerikës që për çdo 90 ditë një herë të paraqet një raport në Kongresin e Amerikës në lidhje me zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit. Donald Trump në 9 muajt e mandatit të tij presidencial, tre herë është përballur me këtë detyrë obligative dhe dy herë në muajin janar dhe prill ka konfirmuar zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit. Megjithëkëtë, mediat e afërta me Shtëpinë e Bardhë kanë deklaruar se presidenti i Amerikës para se të ketë problem me përmbajtjen e tekstit të marrëveshjes bërthamore, është më shumë i pakënaqur nga konfirmimi i trashëgimisë së qeverisë së ish-presidentit amerikan Barak Obama çdo 90 ditë. Për këtë arsye funksionarët e lartë të qeverisë së Donald Trump që nga disa javë më parë kanë filluar negociatat me krerët e Kongresit për ndryshimet që synojnë të bëjnë në këtë ligj. Deklaratat sulmuese të fundit të Donald Trump kundër Bob Corcer gjithashtu janë bërë në kuadër të përpjekjes për realizimin e këtij qëllimi në mënyrë që njëri prej dy hartuesve dhe mbështetësve të miratimit të ligjit INARA në fund të japin pëlqimin për ndryshimin e këtij ligji. Thuhet se Donald Trump synon që duke mos konfirmuar marrëveshjen bërthamore, të lirohet njëherë e përgjithmonë nga kjo çështje problematike dhe me plotë sfida. Një mundësi tjetër është kjo që afati 90 ditor për paraqitjen e raporteve nga ana e Shtëpisë së Bardhë në Kongresin e Amerikës, të zgjatet në 180 ditë në mënyrë që qeveria e Amerikës të ketë rast dhe kohë të mjaftueshme për të trajtuar probleme të shumta të tjera të brendshme dhe të jashtme. Megjithëkëtë, nuk duket se zgjatja e afatit kohor për raportimin e Shtëpisë së Bardhë në Kongres, mund të mënjanojë brengat e presidentit të Amerikës. Përveç kësaj, disa figura në Kongresin e Amerikës besojnë se Donald Trump në bazë të Kushtetutës dhe në bazë të detyrave që ka si president i vendit, është i obliguar ta informojë Kongresin për procesin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Për këtë arsye disa vlerësime tregojnë këtë se duke marrë parasysh polemikat e ashpra të zhvilluara mes Trump dhe Corcer, nuk do të jetë e lehtë arritja e kuotës së nevojshme të votave (60 vota) në Senatin e Amerikës për ndryshimin e ligjit INARA.

Natyrisht se në këtë mes, disa anëtarë të Kongresit nuk kanë qëndruar të papunë dhe kanë përgatitur plane me qëllim të bërjes së ndryshimeve në tekstin e marrëveshjes bërthamore. Një prej këtyre planeve është propozimi i përbashkët i Bob Corcer dhe Tom Katen në të cilin synohet të mbyllën disa nga të ashtuquajturat "rrugët e ikjes bërthamore të Iranit". Ky plan synon t'i bëjë të përhershme disa nga kufizimet e Iranit në marrëveshjen bërthamore dhe të pengojë pengesën e reduktimit të kohës së "ikjes bërthamore" të Irani në më pak se një vit. Në tekstin e marrëveshjes bërthamore për disa aktivitete të programit atomik të Iranit është paraparë afat kohor pesë vjeçar, 8 vjeçar, 15 vjeçar dhe 25 vjeçar. Senatorët që kanë qëndrime të harmonizuara me Trump, shpresojnë se vendosja e Iranit dhe e palëve evropiane dhe ndërkombëtare nën presion për negociatat rreth marrëveshjes bërthamore, do të rezultojë në këtë mënyrë që disa kufizime të Iranit të bëhen të përhershme. Ndërkohë që nëse Amerika do të zbatojë angazhimet e saj dhe marrëveshja bërthamore të mbetet në fuqi, do të krijohen kushtet për hyrjen e Iranit në Protokollin Shtesë dhe si rezultat i kësaj disa lloje të inspektimeve do të zbatohen ndaj Iranit në mënyrë të përhershme. Përveç kësaj sipas autoriteteve amerikane që kanë negociuar për marrëveshjen bërthamore, marrëveshja bërthamore është hartuar në atë mënyrë që kohën e "ikjes bërthamore" të Iranit e zgjat deri në një vit. Kjo është në kohën kur parimisht Republika Islamike e Iranit nuk synon prodhimin e armëve bërthamore, prandaj zgjatja e kohës së "ikjes bërthamore", nuk konsiderohet ndonjë shqetësim i rëndësishëm për Teheranin. Megjithëkëtë, Shtëpia e Bardhë dhe shumica në Kongres shpresojnë që për të treguar fuqinë e tyre përball mbështetësve të marrëveshjes bërthamore, kanë nevojë për zbatimin e një vendimi të paefektshëm dhe natyrisht jo të domosdoshëm. Ky vendim ose mund të përfshijë shtimin e kufizimeve të Iranit ose të zbatohet nëpërmjet miratimit të sanksioneve jashtë marrëveshjes bërthamore.

Megjithëkëtë edhe ky skenar po përballet me disa probleme. Një prej tyre është ky që Irani dhe palët negociatore në Grupin 5+1 me përjashtim të Amerikës, kanë refuzuar çfarëdo lloj negociata të reja në lidhje me këtë marrëveshje dhe Kongresi i Amerikës nuk ka mundësi që t'i detyrojë vendet e tjera për zhvillimin e negociatave të reja. Nga ana tjetër, këto veprime të cilat mund të dëmtojnë seriozisht vazhdimin e marrëveshjes bërthamore, me siguri nuk do të mbështeten nga pakica demokrate në Kongres. Republikanët gjithashtu pa mbështetjen e të paktën 8 senatorëve demokratë ose të pavarur, nuk do të mund të miratojnë ligjin e tyre të dëshiruar. Natyrisht se Trump ka kërcënuar se nëse Kongresi ose Bashkësia Ndërkombëtare nuk do të bashkëpunojë me qeverinë e tij, ai në fund mund të deklarojë daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe shkatërrimin e kësaj marrëveshje me Iranin. Kjo çështje ndoshta ushtron presion mbi disa mbështetës të marrëveshjes bërthamore në Kongres për të përkrahur qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë dhe në fund ata për ta shpëtuar këtë marrëveshje, të votojnë planet e dëshiruara të Donald Trump. Megjithëkëtë, hyrja në negociatat plotësuese për marrëveshjen bërthamore është jashtë vullnetit të njëanshëm të Shtëpisë së Bardhë dhe të Kongresit dhe nuk ekziston ndonjë garanci për realizimin e dëshirave të amerikanëve. Pikërisht kjo çështje edhe është bërë shkak për shtimin e mosmarrëveshjes mes përfaqësuesve të Kongresit.

Sidoqoftë me fashitjen e pluhurit të krijuar nga deklaratat polemike të Trump kundër marrëveshjes bërthamore, gradualisht bëhen më të qarta pengesat përpara presidentit të Amerikës në këtë drejtim. Natyrisht se anëtarët e Kongresit nuk do të mund të largohen nga ndikimi i mbështetjes së prerë të Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj marrëveshjes bërthamore dhe mund të ndodhë që për të shmangur izolimin edhe më të madh të Amerikës në nivel ndërkombëtar, të mos pranojnë dëshirat e lëvizjes kundër marrëveshjes bërthamore të drejtuar nga Donald Trump. Mirëpo, nëse në fund do të ndodhë edhe një gjë e tillë dhe Kongresi të marrë hapa për ta dobësuar ose shkatërruar marrëveshjen bërthamore, Amerika do të përballet me reagimin adekuat të Republikës Islamike të Iranit, çështje kjo që konsiderohet faktori më i rëndësishëm për të penguar amerikanët që të prishin marrëveshjen bërthamore.