Uniteti nga pikëpamja e imam Khomeinit (ra) dhe e Liderit Suprem
Imam Khomeini (ra) dhe Lideri Suprem janë ndër ata reformatorë të epokës së sotme të cilët kanë prezantuar rrugë efikase për drejtimin dhe integrimin e ummetit islam. Ata janë angazhuar personalisht për të zbatuar rrugëzgjidhjet e nevojshme të shoqërisë.
Me ardhjen e javës së unitetit, është krijuar mundësia që të flasim mbi rrugët efikase për arritjen e unitetit. Uniteti ka ndërlikime të veçanta. Nëse hedhim një vështrim në histori, mësojmë se kanë ekzistuar shumë reformatore dhe dijetarë si Sejeduldin Asad Abadi, Sheik Muhamed Abde, Ajetollah Boruxherdi, Sheik Shaltut, Sejd Kotb, Imam Khomeini (ra) dhe Lideri Suprem të cilët gjithmonë kanë theksuar dhe janë përpjekur për unitetin, solidaritetin dhe integrimin. Imam Khomeini(ra), është një prej reformatorëve të mëdhenj të kësaj epoke i cili ka prezantuar rrugë efikase për drejtimin dhe integrimin e ummetit islam. Rrugëzgjidhja më e mirë për arritjen e unitetit islam, nga pikëpamja e imam Khomeinit, është krijimi i shtetit islamik. Ai duke përkufizuar kuptimin e unitetit ka përmendur 2 pika të rëndësishme që janë bashkimi dhe mbledhja dhe ecja kolektive në rrugën e drejtë. Ai ka rikujtuar faktin se uniteti i vërtetë nuk ka kuptim pa drejtim në rrugën e Zotit.

Nga pikëpamja e islamit në Kuran, njeriu për nga origjinaliteti i krijimi ka unitet pasi Zoti atë e ka krijuar me shpirtin e unitetit. Ky shpirt uniteti, është themel për krijimin e shoqërisë. Nga pikëpamje Kuranit, shoqëria njerëzore për shkak të sistemeve shtetërore, materializmit, sektarizmit, përçarjeve të armikut, lakmisë dhe mendimeve djallëzore, mund të shkatërrohet. Mirëpo për krijimin përsëri të shoqërisë dhe ummetit, Kurani këshillon disa rrugë sic janë mëshira, virtyti, miqësia dhe paqja duke u bazuar në mësimet e shenjta islame. Imam Khomeini duke rikujtuar këto karakteristika thekson se në islam, myslimanët janë vëllezër të njëri-tjetrit dhe për këtë ummeti islam është një shoqëri e përbërë nga njerëz të cilët kanë lidhje miqësore islame dhe që të gjithë i binden fesë islame.
Imam Khomeini në një shumë raste ka rikujtuar se kuptimi i unitetit islam është që myslimanët e çdo grupi të mblidhen së bashku dhe për realizimin këtij qëllim nuk është e nevojshme që një grup të heq dorë nga medhhebi i vet dhe t’i bashkohet një medhhebi tjetër. Ky veprim as që nuk është i nevojshëm dhe as që nuk është i pranueshëm. Myslimanët duke u mbështetur tek pikat e përbashkëta fetare, mund të krijojnë një unitetit islam. Rruga për arritjen e këtij objektivi është që ata të paktën sa i përket ummetit islam të kenë një mendim të përbashkët, pa marrë parasysh kufijtë e medhhebit, ato kombëtar dhe gjuhësor dhe të veprojnë për të mirën e përgjithshme të islamit dhe myslimanëve. Nga pikëpamja e imam Khomeinit(ra), ndasitë dhe përçarjet e myslimanëve, janë një plagë e madhe. Ai thotë: Është vetëm në interes të atyre të cilët nuk kanë as medhheb shiit dhe as medhheb sunit, as medhheb hanafi apo ndonjë medhheb tjetër. Ata duan që të mos jenë as andej e as këndej. Ata përpiqen që mes këtyre të dyve të krijojnë përçarje. Ne duhet të përkushtohemi në faktin se që të gjithë ne jemi myslimanë dhe të gjithë ne ndjekim Kuranin dhe monoteizmin dhe të gjithë duhet të përpiqemi për Kuranin dhe monoteizmin. Imami e dinte se përçarjet rrënjët i kanë në natyrë, gjeografi, gjuhë dhe kultura etnike dhe çka është me e rëndësishme tek komplotet dhe intrigat e hegjemonistëve, të cilët mundohen të përhapin ndasitë dhe përçarjet mes vendeve islamike. Dialogu, bashkëbisedimi, mirëkuptimi, afrimi dhe ndjenja e përbashkët dhe bindja tek fati i përbashkët, janë disa nga faktorët e rëndësishëm për arritjen e unitetit. Imam Khomeini (ra) thotë: Nëse myslimanët arrijnë të rifitojnë madhështinë dhe fuqinë e tyre në periudhën kur islami kishte arritur kulmin e vet dhe mbështeten tek kuptimi i vërtetë i bashkimit, atëherë uniteti Islam është i arritshëm. Uniteti i botës islame, për imam Khomeinin është një aspiratë. Ai thotë: Do Zoti dhe një ditë myslimanët të jenë që të gjithë vëllezër dhe ata të çlirohen nga e keqja dhe një ditë e ummeti islam të çlirohet nga e keqja e Izraeli mbi xhaminë Al Aksa dhe mbi venet islamike. Do Zoti dhe shkojmë së bashku e falim namazin në Kods. Me vdekjen e imam Khomeinit(ra), Ajetollah Khamenei në krye të misionit të tij vendosi bashkimin dhe unitetin islam. Ai thotë: Nëse dijetarët e islamit pranojnë se Kurani ka thënë, “ajeti 25 surja Hadi:. Ne i dërguam të dërguarit Tonë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t’i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz, e edhe për t’u ditur te All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S’ka dyshim se All-llahu është furnizues, mbizotërues” dhe eliminimi i padrejtësive, i shtypjes dhe krijimi i një jete të drejtë për njerëzimit janë ndër qëllimet e feve, atëherë ata duhet të lëvizin drejt shtetit islam dhe shteti islam në vendet dhe shoqëritë islame është diçka që mund të realizohet.

Në një shoqëri të formuar në bazë të shirkut, shtresat njerëzore ndahen dhe bëhen të huaja ndaj njëri-tjetrit. Në shoqërinë monoteiste, ku ekziston burimi dhe sunduesi i gjithësisë dhe të gjitha fenomenet e botës i dedikohen Atij, njerëzit janë të afërt me njëri tjetrin dhe ashtu siç janë të lidhur me Zotin, janë të lidhur edhe me njëri tjetrin dhe marrin ndihmë nga i njëjti dhe i vetmi burim që është Zoti. Pra nga pikëpamja e liderit suprem, ngritja e botës islame, mund të arrihet vetëm nëpërmjet unitetit islam. Ajetollah Khamenei thotë: Në një perimetër të gjerë, sekreti i fitores së ummetit islam është uniteti. Nëse ummeti islam dëshiron që të arrijë progrese në fushën e shkencës, dijes, progresit material, fatit dhe të ardhmes së tij, çlirimit nga sundimi i të huajve, në perfeksionimin e brendshëm dhe të jashtëm, atëherë ai të ndjekë rrugën e monoteizmit dhe unitetit.

Një prej rrugëve të rëndësishme në zgjidhjen e problemeve të botës islame dhe ecjes drejt pavarësisë politike, kulturore dhe ekonomike është formimi i frontit të përbashkët islam. Lideri suprem lidhur me këtë thotë: Myslimanët e botës duhet të bashkohen dhe të mos kenë armiqësi me njëri-tjetrin. Ata që të gjithë duhet të ecin në rrugën e librit të Zotit, sunetit të Profetit dhe sheriatit të Islamit. Myslimanët bazën e jetës së tyre duhet ta mbështesin tek Islami dhe Kurani me qëllim që të jenë të suksesshëm në të gjitha fushat e jetës. Përgjatë historisë, sa herë që myslimanët janë bashkuar dhe unifikuar dhe kanë vepruar në bazë të islamit dhe Kuranit, hiletë e armikut nuk kanë ndikuar tek ata dhe të gjitha komplotet e hegjemonizmit dhe arrogancës janë neutralizuar.
Konventa praktike e unitetit islam, duke pasur parasysh kushtet e brendshme dhe ato të rajonit, është forcimi i lidhjeve dhe bashkimi i qeverive, kombeve, dijetarëve dhe mendimtarëve të vendeve islamike. Hartimi i kësaj konvente, është një mision të cilin lideri suprem ia ka lënë si përgjegjësi dijetarëve dhe mendimtarëve të botës islame. Lideri suprem thekson se mendimtarët dhe dijetarët myslimanë duhet të përpilojnë konventën e unitetit islam e cila duhet të jetë një dokument historik dhe nëse kjo nuk realizohet sot, ne do të jemi përgjegjës për brezat e ardhshëm.
Lideri suprem për realizimin unitetit dhe bashkimit në shoqërinë islame, ka prezantuar disa karakteristika të unitetit dhe bashkimit të ummetit në shtetin islam. Këto karakteristika janë: Përballja me shpirtin lakmitar dhe materialist të myslimanëve, mosdorëzimi përballë sistemit sundues dhe shtypës botëror, shfrytëzimi i pozitës gjeografike të botës islame, përkujdesi përballë rrezikut etnik, fetar dhe sektar, përballja me elementët përçarës të armiqve të botës islame, unifikimi përballë sionizmit, eliminimi i keqkuptimeve mes qeverive dhe popujve islame dhe më e rëndësishmja njohja e personalitetit të Profetit (s.a.v.s) si boshti i unitetit islam. Ndër të tjera lideri suprem thotë: Boshti i unitetit të botës islame, mund të jetë ekzistenca e shenjtë e Profetit, që është pikë e përbashkët dhe pikë përqendrimi e të gjithë njerëzve. Ne myslimanët nuk kemi asnjë pikë më të qartë seç është ekzistenca e shenjtë e Profetit dhe të gjithë myslimanët kanë bindje tek ai dhe të gjithë përveç mendimeve të tyre kanë lidhje shpirtërore dhe spirituale dhe të gjithë zemrat e myslimanëve janë të lidhur me ekzistencën e shenjtë të Profetit. Ky është qendra më e rëndësishme e unitetit. Asambleja botërore e afrimit të medhhebeve islame dhe asambleja botërore e Ehli Bejtit janë dy qendra të rëndësishme të cilat ashtu siç ka theksuar lideri suprem duke shfrytëzuar mendimet e dijetarëve dhe mendimtarëve të medhhebeve të ndryshme, punojnë për realizmin e projektit të madh të unitetit islam.

Me padyshim se nxjerrja e dekreteve fetare të dijetarëve në medhhebet fetare, ka një rol të madh në unitetin islam dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Iniciativa e liderit suprem dhe nxjerrja e dekretit për faljen e namazit të shiitëve nën drejtimin e një imami suni, apo falja e namazit së bashku me sunitët, krijon kushtet për bashkimin dhe unifikimin e myslimanëve. Në kohën kur një prej mendimtarëve shiitë në Kuvajt në përvjetorin e vdekjes së një prej bashkëshorteve të profetit të nderuar të islamit (s.a.v.s), përdori fjalë ofenduese ndaj saj, menjëherë lideri suprem reagoi ndaj kësaj ofeze dhe ofendimin e Aishës e quajti haram. Ky dekret i nxjerrë nga lideri, gjeti jehonë të gjerë në të gjithë botën islame. Ai lidhur me këtë ka thënë: Ofendimi i simboleve të vëllezërve suni, mes tyre akuzimi i një prej bashkëshorteve të profetit (s.a.v.s), është haram. Kjo çështje përfshin gratë e të gjithë profetëve dhe në veçanti të profetit të nderuar të islamit hazretit Muhamed (s.a.v.s).
Ky dekret u përcoll në forma të ndryshme nga mendimtarët sunitë të botës islame. Ahmed Tajeb, sheiku i universitetit Al Az’har në reagimin e tij ka thënë: “Ky dekret u lëshua në kohën e duhur dhe për të parandaluar hapjen e dyerve të përçarjes. Me vlerësim dhe kënaqësi, kam marrë dekretin e imam Khomeinit për ndalimin e ofendimeve apo akuzimin e bashkëshorteve të hazretit Muhamed (s.a.v.s). Ky dekret është nxjerrë me dijen e duhur dhe të drejtë dhe me kuptimin e saktë të pasojat të rrezikshme të atyre që ngjallin përçarje. Ky dekret është tregues i dëshirës për unitetin e myslimanëve. Ajo çka e shton akoma më shumë rëndësinë e këtij dekreti fetar është se dekreti është nxjerrë nga një prej ulemave të mëdhenj të myslimanëve dhe një prej ulemave të mëdhenj të shiitëve që është lideri aktual i Republikës Islamike të Iranit”. Lideri suprem thekson në unitet dhe bashkim duke u mbështetur tek Kurani. Kurani Famëlartë në ajetin 46 të sures Enfal thotë: 46. Dhe respektoje All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit”.