Revolucioni Islamik, lufta kundër arrogancës dhe mbështetja ndaj Rezistencës Islame
(last modified Fri, 02 Feb 2018 10:02:21 GMT )
Shkurt 02, 2018 11:02 Europe/Tirane

Zoti i madhëruar atyre që duke u mbështetur në ndihmën hyjnore, rezistojnë përball tiranëve dhe zullumqarëve, i premton në këtë mënyrë: "Me padyshim se atyre të cilët thanë Zoti ynë është një, pastaj rezistuan, u zbresin engjëjt dhe u thonë mos u frikësohuni dhe mos u pikëllohuni sepse po u lajmërojmë juve për parajsën që është premtuar për ju". (Surja Fussilet, ajeti 30).

Kryengritja e cila në vitin 1979, e çoi popullin mysliman të Iranit në fitore, ishte formuar në bazë të mësimeve të larta dhe të çmuara të Islamit. Populli iranian duke ndjekur udhëzimet e Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, e kuptoi se ndjekja e mësimeve të larta të fesë Islame, është rruga më e mirë dhe më e përshtatshme për arritjen në lumturinë e kësaj bote dhe të botës tjetër. Për këtë arsye, ky revolucion, u quajt Revolucioni Islamik, do të thotë revolucioni i cili synon realizimin e idealeve udhëzuese islame. Një prej këtyre idealeve, është rezistenca përball arrogancës ose me fjalë të tjera lufta kundër arrogancës. Lufta kundër arrogancës në realitet është formuar nga karakteristika e kundërshtimit të Islamit me çfarëdo padrejtësie dhe dhune kundër të tjerëve dhe mosnënshtrimi ndaj padrejtësisë. Me fjalë të tjera, Islami nga njëra anë kundërshton agresionin dhe dhunën ndaj të tjerëve dhe nga ana tjetër, i porosit njerëzit që të mos nënshtrohen përpara dhunës, por të luftojnë kundër saj. Imam Khomejni (ra) në lidhje me këtë thotë: "Programi ynë është ky që të mos bëjmë padrejtësi dhe të mos nënshtrohemi ndaj padrejtësisë... as nuk ushtrojmë dhunë ndaj të tjerëve dhe as nuk nënshtrohemi ndaj dhunës së të tjerëve".

Kur Islami nuk duron kurrfarë padrejtësie dhe dhune ndaj të tjerëve, me padyshim se dënon edhe arrogancën. Kjo është për arsye se arroganca do të thotë padrejtësi, dhunë dhe mospranimi i të drejtës dhe të vërtetës për shkak të ambicieve për supremaci dhe për shkak të egoizmit. Kjo fjalë është një term kur'anor i cili është përmendur disa herë në Kur'an dhe nga ky libër qiellor është futur në kulturën e Revolucionit Islamik. Arroganti i parë ka qenë djalli i cili bëri arrogancë duke e shikuar veten më të madh dhe nuk iu nënshtrua urdhrit të Zotit për tu përulur para Ademit. Kur'ani gjithashtu individët si Karuni, Faraoni dhe Hamani (veziri i Faraonit) dhe gjithashtu disa popuj rebel në të kaluarën, i ka quajtur arrogant. Zoti i madhëruar në Kur'anin e shenjtë shumë herë është distancuar dhe ka shprehur urrejtje ndaj arrogantëve ndërsa në lidhje me shenjat e tyre thotë: "... Ata (arrogantët) janë të tillë që çfarëdo argumenti dhe shenje të shikojnë, nuk besojnë, nëse e shikojnë rrugën e udhëzimit, nuk e zgjedhin atë dhe nëse e shikojnë rrugën e humbjes, e zgjedhin atë si rrugë të tyre". (Sure A'raf, ajeti 146). Në shumë ajete kur'anore, arrogantëve u është premtuar dënim i dhimbshëm në ferr.

Revolucioni Islamik i Iranit, në bazë të një të menduari të tillë, është përballur me arrogantët dhe zullumqarët, prandaj për këtë arsye ka shkaktuar irritimin dhe zemërimin e tyre. Në nenin 154 të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit, lumturia, pavarësia, liria dhe qeverisja e të vërtetës dhe drejtësia, është e drejtë e të gjithë popujve të botës dhe shton: "Republika Islamike e Iranit njëkohësisht me vetëpërmbajtjen e plotë nga çfarëdo lloj ndërhyrje në çështjet e brendshme të popujve, mbështet luftën për të drejtat e popujve të shtypur kundër fuqive arrogante në çdo rajon të botës". Aktualisht shembulli më i qartë i arrogancës, është shteti hegjemonist dhe kolonialist i Amerikës. Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në lidhje me këtë çështje ka folur në shumë raste dhe në një prej tyre ka thënë: "Arroganca ka ekzistuar edhe në të kaluarën dhe po vazhdon të ekzistojë edhe sot. Skeleti dhe struktura e arrogancës është e njëjtë në të gjitha periudhat, mirëpo në çdo periudhë ka metoda dhe karakteristika të ndryshme. Sot, gjithashtu ekziston sistemi i arrogancës dhe koka e arrogancës në botë, është qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës".

Ideali i Revolucionit Islamik të Iranit për përballje kundër arrogancës buron nga mësimet e Islamit, i cili pavarësisht propagandës së gjerë perëndimore, shumë shpejt gjeti vendin dhe përkrahje të madhe në mesin e popujve myslimanë, por edhe jomyslimanë. Udhëzimet e Imam Khomejnit (ra) dhe më pas të zëvendësit të tij Ajetullah Khamenei, u bënë shkak që popujt myslimanë sidomos ata në rajonin e Azisë Perëndimore të fitojnë motiv dhe moral më të madh për tu përballur me arrogancën e Amerikës. Në këtë mënyrë u krijuan bërthamat e Rezistencës në Palestinë, Liban, Irak, Jemen, Bahrejn dhe në disa vende të tjera dhe filluan të përballen dhe kundërshtojnë politikën hegjemoniste dhe plaçkitëse të Amerikës dhe të aleatit të saj regjimit sionist.

Në Palestinë, u krijuan grupet si Hamasi dhe Xhihadi Islamik i Palestinë të cilat rezistencën kundër regjimit sionist dhe luftën kundër tij, e konsiderojnë të vetmen rrugë për çlirimin e vendit të tyre. Eksperienca e dështimit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës në arritjen e kompromisit me regjimin sionist, tregon se sionistët në asnjë mënyrë nuk respektojnë zotimet e tyre dhe mendojnë vetëm për pushtimin e plotë të Palestinës dhe të Kodsit të shenjtë. Aktualisht ata janë duke pushtuar të gjithë territorin e Kodsit të shenjtë dhe territoret e mbetura të Palestinës dhe deri më tani shumë palestinezë kanë martirizuar, kanë burgosur dhe kanë shpërngulur me dhunë nga vendbanimet e tyre. Në rrethana të tilla populli i Palestinës deri më tani kanë organizuar disa Intifada kundër politikës pushtuese të regjimit sionist dhe grupet e rezistencës islamike kanë ndjekur dhe po ndjekin rrugën e rezistencës dhe përballjes ndaj këtij regjimi ndërsa Republika Islamike e Iranit gjithashtu në bazë të obligimit njerëzor dhe islamik të saj, po mbështet këto grupe. Islamil Hanije, shefi i zyrës politike të Hamasit, disa ditë më parë me anë të një letre dërguar për liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit Ajetullah Khamenei, ka vlerësuar lartë mbështetjen e pakursyeshme të tij dhe të Republikës Islamike të Iranit ndaj Palestinës.

Rezistenca Islamike e Libanit (Hezbullah) sot është shndërruar në një ankth të madhe për regjimin sionist dhe në një pengesë serioze përball politikave hegjemoniste të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme. Kjo parti është formuar në vitin 1981 me inspirim nga idetë e Revolucionit Islamik kundër dhunës dhe padrejtësisë. Kjo parti me rezistencën dhe luftën e saj të gjatë, arriti ta dëbojë ushtrinë e pajisur me armatime të ndryshme të regjimit sionist nga territori i Libanit në vitin 2000. Në luftën e quajtur "33 ditore" në vitin 2006, ushtria e regjimit sionist përsëri pësojë disfatë të rëndë nga Hezbullahu i Libanit. Aktualisht Hezbullahu i Libanit gëzon mbështetjen materiale dhe morale të Republikës Islamike të Iranit dhe është shndërruar në një model për popujt e tjerë të shtypur në rajon ndërsa ka rol të dalluar në zhvillimet e Libanit dhe jashtë tij. Pjesëmarrja e luftëtarëve të Hezbullahut të Libanit në luftën kundër terroristëve takfiristë në Siri të mbështetur nga Amerika dhe Arabia Saudite, konsiderohet një prej role të dalluara dhe të rëndësishme të këtij anëtari të Boshtit të Rezistencës Islamike.

Në Irak, gjithashtu janë shfaqur personalitete dhe grupe nën ndikim të idealeve të Revolucionit Islamik të Iranit kundër arrogancës botërore dhe kanë luftuar kundër despotizmit, diktaturës dhe kolonializmit. Një prej personaliteteve më të rëndësishme të tilla në Irak ka qenë Imam Muhamed Bagher Sadr dhe motra e tij Bintul-Huda të cilët u martirizuan për shkak të kundërshtimit të Sadam Husejnit. Kuvendi i Lartë Islamik i Irakut gjithashtu me po këtë qasje, ka luftuar në mënyra të ndryshme kundër regjimit të diktatorit Sadam Husejn në Irak ndërsa aktualisht kjo parti luan një rol të rëndësishëm në zhvillimet e këtij vendi. Disa grupe të tjera të Irakut si Hashd Sha'bi gjithashtu kanë shfrytëzuar eksperiencat e Iranit në luftën kundër arrogancës botërore dhe terrorizmit.  

Disa popuj dhe grupe edhe pse nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në Iran, mirëpo janë pasionuar pas idealeve të Revolucionit Islamik të Iranit. Një prej këtyre popujve, është edhe populli mysliman i Bahrejnit i cili për shumë vite po bënë përpjekje për t'i realizuar të drejtat e tij legjitime të shkelura dhe mohuara nga regjimi despotik mbretëror Al Khalifa. Kjo është në kohën kur Amerika dhe regjimi Al Saud po mbështesin në mënyrë të gjithanshme regjimin Al Khalifa të Bahrejnit. Rezistenca e popullit të Bahrejnit përball presioneve të brendshme dhe të jashtme, është një model në dimensione më të vogla i rezistencës së popullit të Iranit përball komploteve të arrogancës botërore.

Një popull tjetër i cili ka marrë për model vlerat e Revolucionit Islamik të Iranit si luftën kundër arrogancës, është populli i Jemenit. Populli i Jemenit sidomos ajo pjesë që jeton në rajonet veriore të këtij vendi, pavarësisht se përgjatë shumë viteve është përballur me propagandën e ideve të devijuara të vehabizmit, ka pranuar idealet burimore të Revolucionit Islamik të Iranit për të luftuar kundër dhunës dhe padrejtësisë dhe po vazhdon rrugën për realizimin e këtyre idealeve. Me inspirim nga këto ideale, populli i Jemenit për gati tre vite po reziston përball agresionit të dhunshëm të ushtrisë së Arabisë Saudite e cila gëzon mbështetjen e plotë të Amerikës dhe regjimit sionist dhe i ka shkaktuar dëme të mëdha sauditëve. Kjo është në kohën kur ushtria e regjimit Al Saud ka vendosur bllokadë të hekurt detare, tokësore dhe ajrore kundër Jemenit dhe nuk lejon futjen e medikamenteve dhe ushqimit për popullin e shtypur të Jemenit.

Forcat e rezistencës së Jemenit

Duke marrë parasysh se grupet dhe lëvizjet e Rezistencës Islamike në vende të ndryshme kanë marrë model Revolucionin Islamik të Iranit, kanë karakteristika relativisht të ngjashme me atë. Këto grupe ashtu sikur Revolucioni Islamik i Iranit, mbështetën në popull dhe mësimet e Islamit burimor i kanë bërë udhëzime dhe plan të tyre. Karakteristikë tjetër e rëndësishme e Frontit të Rezistencës Islamike është qëndresa dhe rezistenca përball politikës së dhunshme dhe arrogancës që po ndjekin shtetet hegjemoniste dhe kolonialiste si Amerika, Anglia, regjimi Al Saud si dhe regjimi sionist. Kjo qëndresë dhe rezistencë ka irrituar dhe zemëruar shumë këto shtete. Mirëpo në bazë të mësimeve kur'anore, ekziston një e ardhme e qartë për ata që luftojnë arrogancën. Zoti i madhëruar atyre që duke u mbështetur në ndihmën hyjnore, rezistojnë përball tiranëve dhe zullumqarëve, i premton në këtë mënyrë: "Me padyshim se atyre të cilët thanë Zoti ynë është një, pastaj rezistuan, u zbresin engjëjt dhe u thonë mos u frikësohuni dhe mos u pikëllohuni dhe po u lajmërojmë juve për parajsën që është premtuar për ju". (Surja Fussilet, ajeti 30).

Tags