Tridhjetë ditë, tridhjetë tregime (Sjellja e mirë, rruga e shpëtimit)
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i77322-tridhjetë_ditë_tridhjetë_tregime_(sjellja_e_mirë_rruga_e_shpëtimit)
Në peshoren e veprave të njeriut në ditën e Kiametit, nuk vendoset asgjë më e mirë se sjellja dhe morali i mirë.
(last modified 2026-04-21T17:45:03+00:00 )
Qershor 06, 2018 07:04 Europe/Tirane

Në peshoren e veprave të njeriut në ditën e Kiametit, nuk vendoset asgjë më e mirë se sjellja dhe morali i mirë.

Në mesin e banorëve të qytetit ishte përhapur një lajm i keq. Gojë më gojë ai ishte shpërndarë në të gjithë qytetin. Sa’d bin Muadh, një prej shokëve të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe kryetari i fisit Evs kishte ndërruar jetë. Fisi Evs dhe fisi Khazrexh ishin dy fise të rëndësishme dhe të mëdha në qytetin e Medinës. Kur Sa’d bin Muadh u bë mysliman në Medine, duke ndjekur atë, i gjithë fisi i tij pranuan fenë Islame. Ai ishte fisi i parë që bura dhe gra të gjithë e pranuan fenë e pastër Islame. Sa’d bin Muadh kishte marrë pjesë për krah Hazretit Muhamed s.a.v.s. në luftën e Bedrit dhe të Uhudit duke luftuar kundër idhujtarëve dhe ishte një prej njerëzve të afërt dhe një prej këshilltarëve të Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Në luftën e Hendekut, Sa’d bin Muadh kishte marrë një shigjetë në këmbë dhe ishte i plagosur. Njerëzit e dinin se ai ishte i sëmurë dhe më në fund pas një kohë ai vdiq për shkak të gjakderdhjes dhe plagës së rëndë.

******

E informuan Hazretin Muhamed s.a.v.s. për vdekjen e Sa’d bin Muadh. Hazreti Muhamed s.a.v.s. u ngrit nga vendi dhe u nis. Nën mbikëqyrjen e Hazretit Muhamed s.a.v.s. e përgatiten kufomën për ta varrosur. Në ceremoninë e varrimit të Sa’d bin Muadh, Hazreti Muhamed s.a.v.s. ecte këmbë zbathur dhe pa aba dhe nganjëherë nga ana e majtë dhe nganjëherë nga ana e djathtë e barte kufomën derisa e çuan te varrezat. Pranë varrit, Hazreti Muhamed s.a.v.s. vet zbriti në varrë dhe me ndihmën e të tjerëve, e vendosi kufomën e Sa’d bin Muadhit në varrë. Pastaj vet ai me duart e tij, vendosi dërrasat mbi varrë dhe më në fund e mbuluan me dhe. Më pas Hazreti Muhamed s.a.v.s. u drejtuar nga njerëzit dhe tha: “Unë e di që trupi i tij së shpejti do të prishet në dhe, mirëpo Zoti i madhëruar dëshiron që kur robi e kryen një punë, duhet ta kryejë në mënyrë të drejtë dhe të sigurt!”

Kur rregulluan varrin, nëna e Sa’d bin Muadhit shkoi pranë varrit dhe tha: “Sa’d, e gëzofsh parajsën!”

Hazreti Muhamed s.a.v.s. tha: “Qetësohu oj nëna e Sa’dit, me kaq siguri mos fol nga ana e Zotit! Tani Sa’d bin Muadhi përballet me presionin e varrit dhe është i shqetësuar nga kjo çështje”. Pastaj u largu nga varrezat.

********

Njerëzit që ishin në shoqërim të Hazretit Muhamed s.a.v.s. e pyetën atë: “O i Dërguari i Zotit, veprimet që bëre për Sa’d bin Muadhin, deri më tani nuk i ke bërë për asnjë njeri tjetër. Ti me këmbë zbathur dhe pa abanë tënde, shoqërove kufomën deri në varreza!” Hazreti Muhamed s.a.v.s. tha: “Edhe engjëjt ishin pa aba dhe pa këpucë. Unë kamë ndjekur veprimet e tyre”. Pastaj përsëri e pyetën: “Nganjëherë e nga ana e djathtë dhe nganjëherë nga ana e majtë e mbaje kufomën, çfarë do të thotë kjo?” Hazreti Muhamed s.a.v.s tha: “Dora ime ishte dorën e Xhibrilit dhe nga cila anë ai e mbante kufomën, edhe unë veproja në të njëjtën mënyrë”. Më pas njerëzit thanë: “O i Dërguar i Zotit, ti personalisht fale namazin e kufomës së Sa’d bin Muadhit dhe me duart tua e vendose kufomën e tij në varrë dhe vet rregulluat çdo gjë, mirëpo përsëri the se Sa’d bin Muadh po përballet me dënimin e varrit?”

Hazreti Muhamed s.a.v.s. tha: “Po, për arsye se Sa’d bin Muadh nuk kishte sjellje shumë të mira me familjen”.

Miq të nderuar, Profeti i nderuar i Islamit ka thënë: “Në peshoren e veprave të njeriut në ditën e Kiametit, nuk vendoset asgjë më e mirë se sjellja dhe morali i mirë”.

Në një rast tjetër, ai gjithashtu ka thënë: “Robërit më të mirë pranë Zotit është ai që ka sjelljen morale më të mirë”.