Tridhjetë ditë, tridhjetë tregime (Fqinji)
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i77328-tridhjetë_ditë_tridhjetë_tregime_(fqinji)
Çdo kush që flenë i ngopur dhe fqinji i tij të jetë i uritur dhe ai të jetë i informuar për gjendjen e tij, nuk beson në Profetësinë time.
(last modified 2026-04-21T17:45:03+00:00 )
Qershor 06, 2018 07:03 Europe/Tirane

Çdo kush që flenë i ngopur dhe fqinji i tij të jetë i uritur dhe ai të jetë i informuar për gjendjen e tij, nuk beson në Profetësinë time.

Sejed Xhavad Ameli, juristi i njohur i shkollës shiite dhe autor i veprës “Miftahul-Kerame”, ka lindur në një prej fshatrave të rajonit Xhebel Amel të Libanit. Një natë ai ishte duke ngrënë darkë kur papritur dëgjoi trokitjen në derën e shtëpisë së tij. Prapa derës së shtëpisë ishte shërbyesi i mësuesit të tij Sejed Mahdi Bahrul-Ulum. Me nxitim shkoi drejt portës për të shikuar se mësuesi i tij çfarë mesazhi kishte dërguar për atë. Shërbyesi tha: “Profesori tani të ka ftuar ty që të shkosh pranë tij. Darka përpara tij është e përgatitur, por ai nuk do të hajë derisa ti të shkosh pranë tij”. Ai për këtë arsye nuk u vonua dhe me nxitim shkoi në shtëpinë e Sejed Bahrul. Profesori menjëherë pasi e pa Sejed Xhavadin, me një zemërim të paparë i tha atij: “Sejed Xhavad a nuk ke frikë nga Zoti? A nuk po turpërohesh para Zotit?”

****

Sejed Xhavad Ameli u çuditë në masë të madh dhe me vete tha: çfarë ka ndodhur? Çfarë veprimi të papëlqyeshëm kam bërë?” Deri në atë kohë kurrë nuk kishte ndodhur që ai të qortohej në këtë mënyrë nga mësuesi. Ai për këtë arsye e pyeti: “A bënë të më tregojë mësuesi se çfarë gabimi kamë bërë?”

Sejed Bahrul-Ulum tha: “Fqinji yt Shejkh Muhamed Naxhm Ameli dhe familja e tij për shtatë ditë e shtatë net nuk ka as grurë as oriz. Në këtë periudhë familja e tij nga dyqani që ndodhët në rrugën e tyre, kanë blerë me huazim hurma dhe vetëm me hurma ka kaluar ditët. Sot ai dëshiroi përsëri të blej hurma hua nga dyqani, por para se të thotë një fjalë, dyqanxhiu i tha atij: “Shuma që keni marrë hua, është shtuar shumë!” Ai pasi dëgjoi këtë fjali nga dyqanxhiu, u turpërua që të kërkojë përsëri të blejë hurma me hua. Për këtë arsye u kthye duar boshë në shtëpi dhe sonte ai dhe familja e tij kanë mbetur pa darkë”.

Sejed Xhavad me shqetësim tha: “Betohem në Zotin se unë nuk isha i informuar për gjendjen e tij, do të mundohesha me patjetër që t’i ndihmojë atij për këto probleme”.

Sejed Mahdi Bahrul-Ulum tha: “I gjithë zemërimi im është për këtë se për çfarë arsye ti nuk je i informuar për gjendjen e fqinjit tënd? Pse fqinji yt që shtatë ditë e shtatë net ndodhet në një gjendje shumë të vështirë, ndërsa tij nuk je informuar gjendjen e tij? Nëse ti do të ishe i informuar për gjendjen e tij dhe nuk e ke ndihmuar, atëherë në asnjë mënyrë nuk je mysliman. Sejed Xhavad Ameli”. Sejed Xhavad e uli kokën nga turpi dhe tha: më thuaj se çfarë të bëj?”.

Sejed Bahrul-Ulum tha: “Shërbyesi im e merr këtë tepsi me ushqim dhe ti së bashku me atë duhet të shkosh pranë shtëpisë së atij fqinji. Shërbyesi im kthehet dhe ti duhet të trokasësh në derë dhe ta lutesh atë që të hajë së bashku me ty darkë sonte. Këtë shumë të parave merre dhe vendose nën tapetin e shtëpisë së tij dhe kërkoji falje atij për neglizhencën që ke treguar. Sejed Bahrul-Ulum tha: “Unë jam ulur këtu dhe nuk do të haj darkë derisa ti të kthehesh”. Shërbyesi mori tepsinë me ushqim dhe së bashku me Sejed Xhavad Ameli shkoi pranë shtëpisë së fqinjit. Shërbyesi u kthye ndërsa Sejed Xhavad Ameli trokiti në derë dhe me lejen të zotit të shtëpisë, u fut brenda. Sejed Xhavad i kërkoi falje fqinjit dhe e luti atë që të hajë nga ushqimi që kishte sjell. Fqinji mori një kafshatë nga ushqimi. Ushqimi ishte i shijshëm, mirëpo papritur ndjeu që ushqimi nuk është nga shtëpia e Sejed Xhavad, sepse ushqimi nuk ishte nga kuzhina arabe. Ai për këtë arsye i tha Sejed Xhavadit: “Ky ushqim nuk është përgatitur në shtëpinë tuaj. Prandaj derisa nuk të tregosh që nga ka ardhur ky ushqim, unë nuk e haj atë”. Sejed Xhavad çfarëdo që bëri, nuk arriti ta bindi fqinjin e tij që të hajë ushqimin dhe u detyrua që t’i tregojë atij të gjithë ngjarjen që kishte ndodhur. Fqinji pasi dëgjoi ngjarjen ngrëni ushqimin, por u çudit shumë dhe i tha Sejed Xhavadit: “Unë kamë vështirësi të mëdha, por nuk i kam treguar asgjë askujt duke e fshehur realitetin e gjendjes time edhe nga fqinji im më i afërt, nuk e di se Sejed Bahrul-ulum nga e kuptoi që unë jam në këtë gjendje?”

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka thënë:  

“Çdo kush që flenë i ngopur dhe fqinji i tij të jetë i uritur dhe ai të jetë i informuar për gjendjen e tij, nuk beson në Profetësinë time”.