Kryengritja e 19 Dejit, pikënisja e Revolucionit Islamik
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i85125-kryengritja_e_19_dejit_pikënisja_e_revolucionit_islamik
Në programin e sotëm, planifikojmë t'ju njohim me një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe më efektive politike në rënien e regjimit autoritar të Shahut dhe në fitoren e Revolucionit Islamik nën udhëheqjen e Imam Khomeinit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2019 07:48 Europe/Tirane
  • Kryengritja e 19 Dejit, pikënisja e Revolucionit Islamik

Në programin e sotëm, planifikojmë t'ju njohim me një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe më efektive politike në rënien e regjimit autoritar të Shahut dhe në fitoren e Revolucionit Islamik nën udhëheqjen e Imam Khomeinit.

Kryengritja e 19 dej 1356 (9 janar 1978) e banorëve të qytetit Kum, ishte fillimi i fazës së dytë të Revolucionit Islamik dhe simbol i unitetit të popullit të Iranit. Kjo epope konsiderohet simbol i vigjilencës, unitetit kombëtar dhe mbrojtjes ndaj Revolucionit Islamik dhe popullor të Iranit.  Populli iranian dhe dijetarët e shkollës fetare në Kum më 9 janar 1978 në shenjë proteste kundër ofendimeve të regjimit mbretëror Pahlavi ndaj personalitetit të Imam Khomeinit (ra), organizuan një protestë të gjerë e cila u përball me shtypjen e egër të forcave të ish-regjimit mbretëror Pahlavi dhe si pasojë në atë ditë u vranë dhe u plagosën me dhjetëra persona. Kjo kryengritje është e rëndësishme për shkak të fillimit të kryengritjeve të ardhshme të popullit në pjesë të ndryshme të Iranit dhe krijoi një valë masive kundër autokracisë së mbretit.

Mbreti Muhamed Reza i cili ishte tmerruar nga rritja për çdo ditë e më tepër e famës së personalitetit të Imam Khomeinit (ra), në mes të muajt Dej të po atij viti, urdhëroi të botohet një artikull ofendues në gazetën "Etelaat" kundër personalitetit të Imam Khomeinit. Pas publikimit të këtij artikulli, banorët e qytetit Kum organizuan një protestë të madhe. Ushtria mbretërore në përleshje me qytetarët protestues, vrau dhe plagosi shumë prej tyre. Pas kësaj ngjarje të përgjakshme, edhe banorët e qyteteve të tjera përkujtuan të dyzetat e martirizimit të dëshmorëve të Kumit dhe këto ceremoni rezultuan me martirizimin e një numri tjetër të qytetarëve iranianë dhe përsëri u organizuan ceremoni për të përkujtuar martirizimin e këtyre martirëve edhe në qytetet e tjera. Zinxhiri i ceremonive përkujtimore të të dyzetave të martirëve, shtoi edhe më shumë vetëdijen dhe motivin e popullit iranian dhe tregoi imazhin e egër të regjimit servil Pahlavi në qytete të ndryshme të Iranit. Në fund ky zgjim gjithëpopullor rezultoi me fitoren e popullit iranian gjatë një viti tjetër. Në këtë mënyrë data 19 Dej u shndërrua në një kthesë të madhe në historinë e luftës së popullit të Iranit.

Artikulli "Irani dhe kolonializmi i kuq dhe i zi" u botua me urdhrin e shërbimit të sigurisë së brendshme SAVAK dhe synonte shkatërrimin e personalitetit fetar dhe politik të Imam Khomeinit, i cili në atë kohë ishte në mërgim në Naxhaf të Irakut. Ky artikull përmendte deklarata shumë të neveritshme ndaj Ajetollah Khomeinit duke e quajtur atë me emrat  "simboli i totalitarizmit të zi", "agjent i kolonializmit" dhe "jo-iranian". Autori i vërtetë i këtij artikulli thuhet se ka qenë Dariush Homajun, Ministri i Informacionit dhe Turizmit,  dhe artikulli është botuar pas miratimit nga SAVAK-u. Për të kuptuar qëllimin e regjimit me publikimin e këtij artikulli duhet të përqëndrohemi në zhvillimet politike në Iran në atë kohë. Shahu, që nga fillimi i vitit 1977 ishte nën presionin e opinionit publik në botë, dhe gjithashtu i ndikuar nga politikat e të drejtave të njeriut të presidentit demokrat Demokratik, Jimmy Carter, i cili sapo kishte ardhur në pushtet, reduktoi pak intensitetin e shtypjes dhe dhunës në vend dhe klima politike në Iran u hap disi. Në këtë situatë, shumë kundërshtarë të regjimit, duke përfshirë forcat fetare, majtiste dhe nacionaliste, u bënë më aktive dhe xhamitë dhe celulat partiake u bënë vende publike të aktivizimit politik të kundërshtarëve të regjimit. Gjatë vitit 1977, disa incidente kontribuan në zgjerimin e luftës dhe thellimin e saj. Vdekja e dyshimtë e Dr. Ali Shariatit një nga intelektualët e njohur kundër regjimit të Shahut, publikimi i letrave të hapura nga disa liderë të opozitës kundërshtarë të Shahut, publikimi i deklaratave të dijetarëve fetarë në kundërshtim me veprimet e regjimit, demonstrimet e studentëve iranianë që banonin në Shtetet e Bashkuara gjatë vizitës së Shahut dhe më e rëndësishmja vdekja e dyshimtë e djalit të Imam Khomeinit, Ajetullah Sejid Mostafa Khomeini, ishin disa nga zhvillimet që e bënë Imam Khomeinin një figurë popullore mes njerëzve.

Kryengritja e 19 Dej-it është një ngjarje të madhe dhe me ndikim e cila arriti të vetëdijesojë popullin iranian për ta mbështetur rilindjen islame. Ofezat e regjimit despotik të Shahut ndaj Imam Khomeinit shkaktuan irritimin e popullit. Si rrjedhim, populli iranian organizoi protesta masive në shumë qytete të Iranit duke shprehur solidaritetin me Imam Khomeinin dhe duke dënuar politikat shtypëse dhe anti-popullore të regjimit të Shahut. Forcat e regjimit reaguan në mënyrën më të egër duke sulmuar qendrën teologjike të Kumit dhe protestuesit në mbarë Iranit, çka shkaktoi shumë të vrarë e të plagosur si dhe mijëra protestues u arrestuan. Kjo ditë, shënoi fillimin e përmbysjes së regjimit monarkist në Iran. Imam Khomeini (ra), themelues i Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se revolta e 19 Dejit, e futi në një fazë të re e të rëndësishme lëvizjen popullore kundër regjimit diktatorial të Shahut dhe për më shumë se një dekadë duroi vështirësi të shumta dhe u internua jashtë vendit. Gjatë katërmbëdhjetë vjetëve që imam Khomeini qëndroi i internuar në Naxhafin e Nderuar, ai porosiste, udhëzonte dhe drejtonte për realizimin e projektit të çlirimit të Iranit nga kthetrat e grabitqarëve të brendshëm dhe të jashtëm. Shkëndija e parë nisi më 7 Janar të vitit 1978 ku në qytetin e Kumit u organizua protesta paqësore kundër një artikulli i cili ofendonte Imam Khomeinin. Në përkujtimin e të dyzetave të dëshmorëve të Kumit, banorët e qytetit të Tabrizit organizuan tubim vajtimi për ata dëshmorë. Të pranishmit u sulmuan nga ushtria e Shahut dhe disa prej tyre  ranë dëshmorë. Përkujtimoret e të dyzetave vazhduan dhe u shndërruan në protesta madhështore në të gjitha qytetet iraniane. Imam Khomeini i bënte thirrje popullit iranian nga Naxhafi që të vazhdonte kryengritjen. Në këtë periudhë qeveria irakiane, e asaj kohe, i kërkoi imam Khomeinit të largohet nga Iraku. Kryengritja u zgjerua akoma më shumë. Përballë kësaj kryengritje të madhe popullore, Shahu u përpoq të ndryshonte ministrit për të kënaqur njerëzit. Por kjo nuk ndryshoi asgjë. Kryengritjet dhe protestat vazhduan me gjithë masakrat e përditshme që kryenin forcat e Shahut.

Kjo protestë popullore kundër regjimit të Shahut në fakt ishte një zhvillim jashtë mase i rëndësishëm dhe përcaktues në këndvështrimin e nënvizimit të rolit që duhet të kishin dijetarët në mjedisin shoqëror dhe në zhvillimet politike të Iranit të asaj epoke. Letrat dhe telegrafet e ardhura nga dijetarët kundër regjimit të Shahut shkaktuan ekspozimin e mbështetjes së madhe të popullit iranian. Telegrafet e shkruara nga Imam Khomeini për Shahun dhe kryeministrin e tij kishin cilësi paralajmëruese. Në njërin nga telegrafet në fjalë zinin vend këto thënie: “Unë po ju këshilloj; Mos veproni në kundërshtim me urdhrat e Allahut, respektoni kushtetutën, mos e merrni nëpër këmbë vullnetin e popullit, mos e shkelni gjykimin e dijetarëve dhe Kur’anit. Ruajuni nga shkelja e kushtetutës. Mos e shtyni me qëllim gjendjen e vendit drejt një situate të mjerueshme. Sepse dijetarët muslimanë nuk do të heshtin kurrë ndaj çuarjes në vend të detyrave fetare kundër nismave tuaja”.

Me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit në gusht të vitit 1978, një numër i madh studentësh udhëtuan në qytetet dhe fshatrat e vendit dhe luajtën një rol efektiv në mobilizimin politik dhe ndërgjegjësimin e popullit kundër regjimit dhe në prezantimin e Imam Khomeinit. Përveç qyteteve të tjera, lutja e Eid al-Fitr në Teheran ishte skena e një bashkësie masive politike fetare kundër regjimit dhe sloganet politike u hodhën nga populli besimtar dhe emri i Imam Khomeinit u përmend në mënyrë të përsëritur. Me rihapjen e shkollave dhe universiteteve, një numër i madh nxënësish dhe studentësh u bashkuan me radhët e militantëve dhe organizuan protesta masive kundër regjimit, gjë që në disa raste çoi në martirizimin e një numri të madh nxënësish dhe studentësh siç ishte rasti i masakrës së 4 nëntorit 1978. Nga vjeshta e vitit 1978e deri në fund të shkurtit të vitit 1979, kur triumfoi Revolucioni Islamik, ngjarjet ishin aq të mëdha sa që Shahu u largua më 26 janar me pretekstin e trajtimit mjekësor. Shahu, nën presionin e opozitës dhe për të qetësuar protestat revolucionare, bëri  çdo gjë për të ruajtur pushtetin e tij të dhunshëm dhe represiv, por me ardhjen e Imam Khomeinit në Iran, regjimit autoritar të Shahut i erdhi fundi dhe Revolucioni Islamik triumfoi në shkurt të vitit 1979, rreth një vit pas kryengritjes popullore të 19 Dejit në qytetin Kum.