Podkast: Kolonializmi, nga fillimi deri më sot
Në këtë padkast do të prezantojmë kolonializmin, historikun dhe të kaluarën e këtij fenomeni politik dhe shoqëror dhe gjithashtu do të flasim për aspekte të ndryshme të kolonializmit dhe kolonializimit në botën bashkëkohore.
Fjala “Kolonialist” është një term i cili në fjalorin politik nënkupton pushtimin politik, kulturor dhe ekonomik të një kombi të fuqishëm mbi një komb të dobët dhe mbajtjen e tij në një gjendje të varur, inferiore dhe të prapambetur. Kolonialistët hyjnë gjithmonë në një territor me pretekstin e zhvillimit të atij territori ose vendi, por në fakt e plaçkitin dhe shkatërrojnë atë vend.
Në serinë e podkasteve me titull "Kolonializmi nga dje deri më sot", ndërsa prezantojmë fenomenin ogurzi të kolonializmit, diskutojmë historinë, sfondin dhe mënyrën e krijimit të këtij fenomeni në pjesë të ndryshme të botës. Burimi i përdorur për këtë podkast është libri "Njohja e kolonializmit" i shkruar nga Mustafa Eskandari, i cili u botua nga Qendra Ndërkombëtare e Përkthimit dhe Botimeve "Al-Mustafa" në Iran.
********************************
Përshëndetje, jemi me ju me episodin e parë të serialit podcast "Kolonialzmi nga fillimi deri më sot". Në këtë episod, ne do të shqyrtojmë origjinën, sfondin dhe historinë e kolonializmit.
Nëse dëshirojmë të kërkojmë rrënjët e kolonializmit tek njerëzit, do të arrijmë te instinkti i njeriut për të kërkuar pushtet dhe superioritet, dhe nëse duam të shqyrtojmë historinë e shkruar të kolonializmit, do të arrijmë në kohët e lashta, kur fenikasit (nga fiset semite që jetonin në rejonet rreth Detin Mesdhe) ) rreth dy mijë e pesëqind vjet para erës së re, ata marshuan drejt rajoneve të brigjeve të Detit Mesdhe dhe më pas marshuan edhe drejt brigjeve veriore të Afrikës.
Megjithatë, fillimi i kolonializmit në një mënyrë të gjerë dhe të ashtuquajtur moderne, duhet të konsiderohet i lidhur me shekullin e 15 të erës së re. Në Mesjetë, evropianët kishin pak informacion për Azinë e Largët, dhe të gjitha idetë e tyre për Iranin, Indinë dhe Kinën ishin të paqarta dhe ata nuk dinin asgjë për Afrikën, përveç një informacioni të vogël një lidhje me Egjiptin.
Ndodhja e renesancës dhe lëvizjet për modernizim në Evropë që nga shekulli i 15-të, shkaktuan një ndryshim të thellë dhe të jashtëzakonshëm në këtë kontinent. Ndryshimet e gjera intelektuale dhe fetare, zhvillimet e mëdha në fushën e shkencës dhe industrisë dhe revolucioni industrial dhe lakmia e pangopur e njeriut perëndimor u bënë baza e udhëtimeve për të pushtuar dhe plaçkitur botën dhe kështu filloi një prirje e quajtur "evropianizimi i botës". Me futjen në zbatim të kësaj mënyre të të menduarit, Amerika Veriore, Qendrore dhe Jugore u vendosen nën dominimin dhe pushtimin e kulturës evropiane, ndërsa edhe Azia dhe Afrika u shfrytëzuan gjithnjë e më shumë ekonomikisht nga Evropa, dhe pasojat e këtyre ngjarjeve luajtën një rol vendimtar në periudhat pasuese të historisë botërore.
Portugalia, e cila për shekuj me radhë ka luajtur një rol të vogël në Evropë, gjatë kësaj periudhe u bë pioniere në uzurpimin, pushtimin dhe plaçkitjen e vendeve të tjera të zbuluara dhe portugezët filluan udhëtimin e tyre kolonial dhe grabitqar që nga fillimi i shekullit të 15-të. Prandaj, Bartolomeu Dias, një marinar portugez, arriti në Kepin e Shpresës së Mirë në pikën më jugore të kontinentit të Afrikës në vitin 1486 të erës së re dhe kishte arritur për herë të parë të udhëtonte rreth e rrotull Afrikës.
Pas udhëtimit të Bartolomeu Dias, i erdhi radha Vasko Da Gamas, një marinar tjetër gjakderdhës porteguez, i cili gjatë një udhëtimi detar në vitin 1497 të erës së re, arriti të kalojë nëpër Oqeanin Indian dhe më 20 maj të vitit 1498, të arrijë në portin Kalikat, Kalkuta të Indisë. Ai nga ky udhëtim zbulimi, u kthye në Portugali me disa lloj erëza dhe gurë të çmuar. Në këtë udhëtim, ai humbi një anije dhe një të tretën e ekuipazhit të tij, por ai gjatë udhëtimit të tij, vrau dhe copëtoi shumë peshkatarë të pafajshëm dhe dogji jetën e shumë banorëve vendas. Vasko Da Gamas përveç vrasjeve që kreu gjatë këtij udhëtimi, veprimi i tij në vetvete ishte një kërcënim serioz për tregtinë e indianëve dhe arabëve, sepse deri atëherë erëzat, mëndafshit dhe parfumet indiane arrinin në Suez vetëm përmes marinarëve indianë dhe arabë, por këtë herë, me veprimin e Vasko Da Gamas, këto mallra tregtoheshin në mënyrë të drejtpërdrejt edhe nga evropianët.
Në këtë mënyrë, përmes rrugës evropiane për në Indi, portugezët vendosën t'i pushtojnë dhe t'i vendosin nën sundimin e tyre edhe brigjet dhe portet lindore të Afrikës dhe të caktojnë një mëkëmbës portugez për Indinë. Për këtë qëllim, mbreti i Portugalisë, Francisco de Almeida, dërgoi në atë vend këshilltarin e tij si mëkëmbës të Indisë.
Në vitin 1509 të erës së re, një luftë e ashpër shpërtheu midis indianëve dhe arabëve në njërën anë dhe flotës ushtarake "Almeida" të Portugalisë në anën tjetër, dhe flota e përbashkët indiano-arabe, e cila nuk kishte natyrë agresive dhe luftarake, u mposhtë nga flota portugeze. Kjo luftë është një nga luftërat përcaktuese të botës, sepse shtriu dominimin tregtar dhe monopolin e të krishterëve evropianë në këto rajone të botës.
Pallati mbretëror i Portugalisë pas kësaj fitoreje, dërgoi Afonso de Albuquerque, një burrë shteti ushtarak dhe luftarak i Portugalisë, në rajon për të ruajtur dhe sunduar territoret e pushtuara dhe plaçkat e fituara koloniale dhe për të krijuar një perandori tregtare. Ai hodhi themelet e vërteta të fuqisë pushtuese dhe kolonialiste të Portugalisë në Lindje dhe pushtoi qytetin e Adenit në grykëderdhjen e Detit të Kuq, dhe gjithashtu pushtoi Ngushticën e Hormuzit në Gjirin Persik dhe Malacca në Gadishullin Malajan, dhe duke krijuar të ashtuquajturën "Shtëpia e Indisë", ai kontrollin e frikshëm të tregtisë dhe menaxhimin e çështjeve të pushtetit të mëkëmbësit të mbretit të Portugalisë ia dorëzoi kësaj qendre. Afonso de Albuquerque në vazhdën e veprimeve të tij, pengoi lundrimin e evropianëve të tjerë dhe si rrjedhojë dërgoi një pasuri të madhe në Portugali, deri në atë masë sa që Lisbona u shndërrua në kryeqytetin e tregtisë botërore.
*******************************
Në të njëjtën kohë me veprimet koloniale dhe grabitqare të Portugalisë, edhe rivali i ashpër i këtij vendi në atë kohë, pra Mbretëria e Spanjës, luftoi për të mbajtur konkurrencën dhe të mos mbetët mbrapa në këtë drejtim.
Në këtë mënyrë dhe sipas një pretendimi, mbreti Ferdinand dhe mbretëresha Isabella, sundimtarët e Spanjës në atë kohë, më 2 gusht të vitit1492, dërguan Kristofer Kolombon në një udhëtim kolonialist detar, qëllimi i të cilit ishte të arrinte nga perëndimi dhe të pushtonte një pjesë të Indisë. Por Kristofer Kolombo dhe shokët e tij arritën në një ishull të vogël të arkipelagut të Bahamas rreth 70 ditë pas fillimit të udhëtimit, pra më 12 tetor, dhe e quajtën atë ishull "Salvador" që do të thotë "Shpëtimtari i Shenjtë". Më pas Kristofer Kolombon hyri dhe pushtoi me forcë territorin e Kubës dhe më pas atë të Haitit dhe më në fund u kthye në Spanjë në fillim të vitit 1493. Ai mendoi se kishte arritur në Japoni dhe në disa ishuj në brigjet e Azisë, por udhëtimi i tij ishte një udhëtim i madh që çoi në vendosjen e kontaktit me territorin e një kontinenti që perëndimorët më vonë e quajtën "Amerika".
Portugalia dhe Spanja, si dy shtete kolonialiste dhe grabitqare, ishin rreshtuar më parë kundër njëri-tjetrit në ishujt e largëta të bregut lindor të Azisë, prandaj për të parandaluar luftën me njëri-tjetrin dhe gjithashtu për të konfirmuar kolonializmin dhe plaçkitjen e tyre, këto dy shtete iu drejtuan Papës dhe shtruan mosmarrëveshjet dhe pretendimet e tyre pranë Papës. Në vitin 1493 të erës së re, Papa lëshoi një deklaratë të njohur si "Dekreti i Ndarjes". Sipas kësaj deklarate, bota u nda në dy pjesë, dhe e gjithë Amerika Veriore, Amerika Qendrore dhe pjesa më e madhe e Amerikës së Jugut iu dhanë Spanjës, ndërsa territoret e vendeve të Kinës, Indisë, Japonisë dhe territore të vendeve të tjera lindore, duke përfshirë edhe të gjithë Afrikën iu dhanë Portugalisë.
Menjëherë pas lëshimit të këtij dekreti, mbreti i Francës, e cila pati zhvilluar një luftë të gjatë dhe të vështirë me Spanjën, vendosi të mos lejonte armikun t'i merrte nën kontroll të gjitha territoret e vendeve të reja. Kështu që në vitin 1524 të erës së re, Franca dërgoi një marinar fiorentinas të quajtur Giovanni da Verrazzano në një udhëtim kolonialist për të pushtuar brigjet e Amerikës Veriore.
Shumë kohë më vonë, francezët e regjistruan një pjesë të madhe të Amerikës Veriore në emër të Francës, por britanikët filluan luftën kundër francezëve, dhe si rezultat i kësaj lufte, francezët shkuan në lindje dhe pushtuan e kolonizuan pjesë të Indisë, ku vranë dhe plaçkitën popullatën vendase. Por sërish anglezët nuk i lanë të qetë francezët që të pushtojnë e të sundojnë dhe e nxorën Indinë nga kthetrat pushtuese të francezëve dhe me dobësimin gradual të Portugalisë, Britania u bë kolonialisti dhe plaçkitësi i madh i Indisë. Pas kësaj, Franca fokusoi shumicën e aktiviteteve të saj koloniale dhe plaçkitëse në kontinentin afrikan dhe me forcën e shtizës dhe barutit, pushtoi vende dhe kolonizoi vende të tëra si Egjiptin, Tunizinë, Marokun, Algjerinë, Mauritaninë, Senegalin, Gambian, Bregun e Fildishtë, Beninin, Nigerin dhe Burkina Fason.
Henri i VII-të, mbreti i Anglisë, urdhëroi një të ri të quajtur Jon Kabet të kërkonte dhe të gjente territore të reja për mbretërinë e Anglisë për të plaçkitur dhe vjedhur pasurinë e tyre. Ai në vitin 1497 të erës së tij, filloi udhëtimin e tij aventurist dhe në emër të Britanisë pushtoi brigjet lindore të Amerikës së Veriut.
Britania gradualisht zgjeroi sundimin e saj kolonialist dhe të përgjakshëm në lindje dhe në vitin 1559 u krijua kompania e parë britanike me emrin "London Merchants Company" për të grabitur dhe plaçkitur burimet kryesore të këtij vendi. Kjo kompani më shumë u njoh me emrin "India Lindore". Francezët gjithashtu kishin aktivitete të gjera në Indi gjatë kësaj periudhe, por në kohën e mbretit francez Luigjit i XV-të, Anglia arriti që në kuadër të një marrëveshje, të marrë Indinë nga Franca dhe vetë të bëhet kolonialistë dhe plaçkitësi i saj.
Britania duke përdorur përvojën e Francës, formoi një ushtri lokale sipas stilit evropian dhe duke ndërhyrë dhe bërë intriga e komplote në jetën e brendshme politike të Indisë, brenda një periudhe më pak se 50 vjet, pushtoi dhe kolonizoi të gjithë Indinë. Britania me anë të kriminelëve të saj vrasës dhe mercenar, kohë pas kohe sulmonte dhe pushtonte edhe vendet e Gjirit Persik, si Iranin, pastaj Turqinë, Egjiptin, Palestinën, Arabinë Saudite dhe Irakun, dhe vazhdimisht u përpoq të krijonte marrëdhënie grabitqare dhe kolonialiste në këto rajone.
Me dobësimin gradual të Portugalisë, shteti i vogël i Holandës pasi avancoi dhe u zhvillua në transportin detar, u bë pasardhësi kryesor i portugezëve në sulmet kolonialiste ndaj Indisë. Ky vend në vitin 1602, themeloi Kompaninë e Indisë Lindore dhe në vitin 1608, themeloi Bankën e Amsterdamit. Më pas, në ishujt e Indisë Lindore, Holanda e shpalli veten pronar të një të pestës së tokave dhe pronare të një të gjashtës së popullatës vendase.
Holanda në atë kohë, me një sipërfaqe prej tridhjetë e pesë mijë kilometra katrorë dhe një popullsi prej tetë milionë banorësh, vendosi kontrollin kolonialist dhe pushtues mbi shtatëdhjetë milionë njerëz dhe mbi një sipërfaqe mbi dy milionë kilometra katrorë të territorit të Indisë. Edhe pse britanikët patën arritur të marrin tërësisht Indinë nga kthetrat kolonialiste të Holandës dhe ta fusin nën sundimin e vet, mirëpo holandezët shkuan në lindjen e largët dhe Indonezia ishte nën pushtimin dhe kolonizimin me barut holandez deri pas Luftës së Dytë Botërore.
Pas Portugalisë, Spanjës, Anglisë, Francës dhe Holandës, Italia ishte një vend tjetër evropian që filloi të mendojë për të pushtuar vende të tjera dhe për të plaçkitur popujt e tjerë, duke futur kështu me Libinë që territori dhe popullata dhe burimet e saj u vendosen nën çizmet kolonialiste dhe ushtarake të Italisë. Italia e konsideroi çdo vend që kolonizonte si pronë dhe territor të plaçkitjes së saj dhe vendoste me forcë italianët në atë tokë për të ndryshuar strukturën demografike të atij vendi si sionistët e sotëm pushtues dhe përveç kolonizimit dhe plaçkitjes së burimeve ekonomike, Italia filloi të kolonizojë dhe plaçkit edhe kulturën e popullit të rajonit që kishte kolonizuar. Për këtë arsye, për popullin e atij vendi të kolonizuar ishte shumë më e vështirë për të dëbuar kolonizatorët dhe grabitësit italianë se sa kolonizatorët e tjerë. Belgjika, Gjermania, Danimarka dhe Suedia janë gjithashtu ndër vendet e tjera evropiane që secila prej tyre pushtoi dhe kolonizoi territore dhe toka vendeve të ndryshme në Afrikë dhe Azi duke plaçkitur dhe vrarë popullatën vendase.
**********************************
Në shekullin e 17-të, një valë e madhe emigrantësh plaçkitës dhe kolonizatorë perëndimorë u derdhën në tokën që evropianët e quajtën Amerikë. Një emigracion ky që u shoqërua me vrasjen e miliona njerëzve nga popullata vendase e atij vendi dhe me skllavërimin e shumë njerëzve afrikanë. Këta emigrantë me armë dhe shpata në dorë dhe duke ruajtur lidhjen e tyre me vendet evropiane, shpikën sipas qejfit shtete të reja në këtë tokë.
Kanadaja u bë "Franca e Re", Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë "Anglia e Re", Meksika u bë "Spanja e Re" dhe Peruja u bë "Kastilia e Re". Këta emra u zgjodhën nga kolonialistët për tokat dhe territoret e pushtuara. Ata emërtuan këto vende të pushtuara duke i shtuar një ose më shumë fjalë të vogla emrit të vendit të tyre në kujtim të atdheut nga i cili ishin larguar.
Disa nga kolonizatorët plaçkitës në tokat e reja, emëruan territoret e pushtuara edhe me emrat e parëve dhe personaliteteve të shquara të tyre. Për shembull, vendi i Filipineve u emëruan sipas emrit "Filip", mbretit të Spanjës, territori i Virxhinias u emërua në nderim të Mbretëreshës së Virgjër të Britanisë dhe territori i Amerikës u emërua sipas emrin të Amerigo Vespucci, marinari italian i cili e kuptoi se tokat e zbuluara nga Christopher Colombo nuk ishte pjesë e Indisë.
Amerika, e cila vetë ishte një tokë e kolonizuar dhe e pushtuar nga aventurierët evropianë, tani kishte gjetur dhe marrë një emër dhe identitet të ri nga këta emigrantë aventurierë. Ky vend nuk ka pasur prezencë të theksuar në forumet ndërkombëtare para Luftës së Dytë Botërore, por pas Luftës së Dytë Botërore është shfaqur në skenën ndërkombëtare si një shtet kolonialist dhe që nga ajo kohë ka vepruar si një nga liderët e shteteve kolonialiste.
Rusia gjatë sundimit të carëve dhe pas revolucionit socialist, gjithashtu dominoi si vend kolonialist dhe hegjemonist, por pas shkatërrimit të regjimit socialist, ajo ndryshoi politike kolonialiste të saj.
Qasja në armët e avancuara dhe në armët bërthamore nga dy shtete të fuqishme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik, pas Luftës së Dytë Botërore, i ktheu këto dy shtete në fuqi të frikshme globale dhe si rezultat e rivalitetit mes këtyre dy superfuqive, pjesa më e madhe e botës u nda në dy pole dhe me formimin e dy pakteve ushtarake, atë të NATO-s dhe Varshavës, vendet e botës u rreshtuan në radhët e njërit prej këtij blloku. Në njërën anë të këtyre dy blloqeve ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në anën tjetër ishte Bashkimi Sovjetik, të cilët ishin kolonialistët dhe imperialistët kryesorë të botës, dhe secili prej tyre zgjeroi dominimin e vet mbi ato vende dhe mbi fatin e atyre popujve që mbanin nën hegjemoninë e tyre me pretekst për të mbrojtur sigurinë e atyre vendeve të favorizuara kundër kërcënimit dhe infiltrimit të fuqisë rivale.
Rënia dhe shkatërrimi i Bashkimit Sovjetik në dekadën e fundit të shekullit të 20-të e çoi botën nga sistemi me dy blloqe drejt sistemit me një bllok dhe Amerika u bë i vetmi bllok i fuqishëm i mbetur në botë, i cili ende pretendon udhëheqjen botërore, dhe me sulm gjithëpërfshirës ushtarak, politik, kulturor dhe ekonomik, ajo është e preokupuar me zgjerimin e hegjemonisë së vet helmuese dhe të përgjakshëm mbi vende të tjera.
*************************
Miq të nderuar, kemi mbërritur në fund të episodit të parë të serialit të podkasteve "Kolonializmi nga dje deri më sot". Ne u përpoqëm të kishim një pasqyrë të shkurtër të historisë dhe sfondit të kolonializmit në pjesën e parë të këtij programi. Në episodin e ardhshëm të këtij podkasti, ne do të shqyrtojmë periudha të ndryshme të kolonializmit. Nëse përmbajtja e këtij podkasti ishte interesante për ju, ju lutemi ndajeni atë me miqtë tuaj!
Për të dëgjuar këtë podcast, mund t'i referoheni faqes tonë në Facebook dhe të dëgjoni këtë program pas disa ditësh, teksti i podcast-it do të postohet në faqen e radios në adresën https://parstoday.ir/sq
Pyetjet, sugjerimet dhe kritikat tuaja mund të na dërgoni edhe përmes adresës [email protected]. Ne mezi presim të dëgjojmë komentet tuaja në lidhje me këtë seri podkast.