Korrik 19, 2016 09:47 CET

Turki Fejsal, princ saudit dhe ish kreu i shërbimit inteligjent të Arabisë Saudite i cili njihet për pikëpamjet dhe qëndrimet e tij anti iraniane, në qëndrimet më të fundit të tij kundër Iranit, javën e kaluar mori pjesë në takimin e grupit Monafekin dhe mbështetësve të këtij grupi në Paris.

Me këtë pjesëmarrje ai prezantoi programin e ri të regjimit Al Saud kundër Iranit. Grupi terrorit Monafekin, deklaratën e Turki Fejsal dhe bashkërenditjen e tij me këtë grup, e quajti mesazh sinqeriteti. Turki Al Fejsal, ish-shefi i inteligjencës saudite dhe babai i marrëdhënieve klandestine saudite me regjimin sionist, mori pjesë në një konferencë të organizuar në Paris me Monafekinët dhe zbuloi skenarin e ri të marrëdhënieve të tensionuara Riad-Teheran. Arabia Saudite ka bërë shumë gabime strategjikesiç ishte mbështetja e regjimit të Sadamit në luftën e imponuar kundër Iranit. Përveç kësaj gabimi tjetër strategjik që bëri Riadi duke përdorur terrorizmin për të ndikuar në zhvillimet e rajonit, e ka dëmtuar rëndë si Arabinë Saudite por edhe partnerët e saj. Arabia Saudite duhet t'i japë fund veprimtarisë së saj ushtarake dhe agresive në rajon dhe të përqendrohet në rrugëzgjidhjet politike si dhe të heqë dorë nga mbështetja e hapur dhe indirekte për terrorizmin. Arabia Saudite duke luajtur me çmimin e Naftës, ka pranuar humbjen e miliarda dollarëve dhe shtimin e deficitit buxhetor vetëm e vetëm që të godasëIranin. Ky vend tani po ndjek një skenar të ri atë të mbështetjes dhe përdorimit të grupit terrorist Monafekin kundër Iranit.  Qëllimi i pjesëmarrjes së njeriut të misioneve sekrete të Arabisë Saudite dhe mbështetësit të grupit Taleban dhe Al Kaida në Afganistan dhe koordinuesit të marrëdhënieve strategjike të ngrohta me regjimin kriminel sionist, në takimin e grupin terrorist Monafekin (MEK) është krijimi i një lloj mjegulle propagandistike dhe meidatike për luftë psikologjike në mënyrë që të imponohet për opinionin publik se Arabia Saudite nuk ka dështuar dhe ende nuk janë djegur të kartat e saj kundër Iranit, por ende është e fortë dhe kësaj radhe ka mundësi që duke mbështetur kundërshtarët e Teheranit, në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë ta godasë Republikën Islamike të Iranit duke bërë përpjekje për rrëzimin e sistemit shtetëror të këtij vendi. Kjo kuptohet më së miri nga motoja e takimit të grupit terrorist Monafekin (MEK) në Paris për "përmbysje në Teheran". Dokumenti i martirizimit të 17 mijë iranianëve nga ata persona të cilët sot lëvizin lirshëm në vendet perëndimore dhe organizojnë konferenca në Paris, është njëdokument i pamohueshëm që nxin historikun e grupit terrorist Monafekin. Me pjesëmarrjen e tij Turki Fejsal regjistroi një rekord të ri tëtrajnimit të terroristëve nga ana e pushtetarëve sauditë dhe kjo tregon edhe një herë imazhin real të Arabisë Saudite.

 

Grupi terrorist Monafekin ka kryer disa atentate kundër funksionarëve, forcave revolucionare dhe popullit të thjeshtë iranian. Anëtarët e këtij grupi në fillim me mbështetjen e Amerikës dhe vendeve evropiane u vendosën nëFrancë dhe më pas kaluan nëIrak. Anëtarët e këtij grupi terrorist kanë luajtur rol në shtypjen e irakianëve në jug të vendit dhe në shtypjen e kurdëve tëIrakut. Pas sulmit të Amerikës kundër Irakut dhe rrëzimit të Sadamit ky grup përsëri u vendos nën mbështetjen e Amerikës dhe vendeve evropiane, d.m.th. të atyre vendeve që pretendojnë për luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Amerika më 28 shtator të vitit 2012, emrin e grupit terrorist Monafekin e hoqi nga lista e saj e grupeve terroriste. Sot këtë grup terrorist e vlerëson dhe e mbështet edhe Arabia Saudite. Me të tillë mbështetje Arabia Saudite ndjek dy objektiva. Së pari është destabilizimi i rajonit dhe për pasojë destabilizimi i Iranit. Krijimi i përçarjeve dhe inkurajimi i luftës mes shiitëve dhe sunitëve, ngritja e akuzave kundër irati dhe përpjekja për të përhapur përçarjet ndër etnike, janë disa nga objektivat që ndjek Arabia Saudite. Ky vend deri tani ka luajtur me të gjitha kartat e tij dhe tani nuk i ka mbetur kartë tjetër përveçse ta tërheqë rajonin drejt shkatërrimit që po përjeton edhe vete. Arabia Saudite deri më sot rajonin e ka futur në një konflikt me terrorizmin takfirist dhe ISIS. Objektivi i dytë i Turki Fejsal është kërcënimi i hapur dhe i drejtpërdrejtë ndaj Republikës Islamike të Iranit nëpërmjet shfrytëzimit të grupit terrorist Monafekin. Pas disfatave të njëpasnjëshme të Arabisë Saudite kundrejt rezistencës në Liban dhe Irak, tani ky vend po mundohet të ndryshojë taktikën e lojës në rajon. Mirëpo edhe në këtë taktikë megjithëse një princ me eksperiencë informative dhe në fushën e inteligjencës dhe ndërmjetësimit të tij mes Izraelit dhe Arabisë Saudite, kjo e fundit përsëri ka bërë gabime strategjike. Sauditët e dinë shumë mirë se organizata Monafekin nuk ka kurrfarë pozite në Iran dhe ky "kalë i ngordhur" do të ketë vetëm shpenzime të mëdha për ata, mirëpo ata dëshirojnë të dërgojnë këtë mesazh për Teheranin se për armiqësi me Republikën Islamike të Iranit nuk kursejnë asgjë, as edhe një kalë të plakur siç është organizata terroriste Monafekin.Siç duket Arabia Saudite është një prej mbështetësve financiar dhe të sigurisë së këtij grupi. Deklaratat hipokrite të Turki Fejsal në lavdërimin e liderit të grupit terrorist Monafekin dhe gjithashtu deklaratat e tij kundër Iranit ku ka thënë në mënyrë të hapur se dëshiron rrëzimin e Republikës Islamike të Iranit, tregojnë se sauditët edhe i kanë shpallur luftë Iranit edhe janë duke përgatitur komplote të reja kundër Republikës Islamike të Iranit. Siç duket forca e këmbësorisë për zbatimin e këtij komploti do të jenë pjesëtarët e grupit terrorist Monafekin.

Sauditët për të çuar përpara këtë komplot kanë mobilizuar të gjithë potencialin e tyre, ndërsa nga njëra anë për të treguar se komploti i tyre kundër Iranit gëzon mbështetjen e arabëve në përgjithësi, kanë inkurajuar edhe figura të tjera të njohura të botës arabe për të marrë pjesë në këtë takim. Me të tilla lëvizje, Arabia Saudite edhe një herë tregoi se është një prej vendeve kryesore mbështetëse të terrorizmit. 71 vjeçari Turki Fejsal për disa dekada ka qenë aktiv në aktivitetet e shërbimit inteligjent të Arabisë Saudite dhe në ndërmjetësimet e tij të ndryshme në fushën e politikës dhe sigurisë. Turki Fejsal është djali i tetë i mbretit Fejsal. Ai një pjesë të madhe të jetës së tij e ka kaluar jashtë vendit he në shkolla dhe akademitë perëndimore. Vëllai i tij është Saud Fejsal, ish ministri i ndjerë i jashtëm i ArabisëSaudite. Ai në vitin 1973 u zgjodh si këshilltar i zyrës së mbretit dhe në vitin 1977 u zgjodh në postin e kreut të shërbimit të inteligjencës së Arabisë Saudite. Këtë post ai e ka mbajtur deri në vitin 2001. Në këtë periudhë kohore, ArabiaSaudite ka mbështetur gjerësisht grupet terroriste në Afganistan, ku u krijuan kushtet për krijimin e Al Kaidës sipas interesave dhe politikave të jashtme të Amerikës në luftën e ftohtë. Turki Fejsal për 2 vjet ka qenë edhe ambasador i ArabisëSaudite nëAmerikë. Ai pas Bandar Bin Sulltan në vitin 2005 e deri në dhjetor të vitit 2006, ka shërbyer si ambasador i ArabisëSaudite në SHBA. Më herët ka qenë diplomat saudit në Angli dhe Irlandë. Veprimet e Turki Fejsal për normalizimin e marrëdhënieve mes Riadit dhe regjimit sionist në vitin 20014 u bënë më të qarta me mesazhin miqësor të shprehur në konferencën e ashtuquajtur të paqes me Izraelin. Në këtë mesazh është thënë; Paramendoni që unë i hipa avioni dhe direkt nga Riadi kam shkuar në Kods. Nga aty me një taksi kam shkuar në mauzoleun e hazretit Ibrahim në Khalil dhe më pas nëkishën Mahd në Betlehem. Më pas kam parë muzeun e holokaustit. Në ato vite, Fejsal ka pasur takime tëdrejtpërdrejta në Bruksel me Amus Jadlin, ish kreu i shërbimit informativushtarak të Izraelit. Pas atij takimi Fejsal tha se nëkëndvështrimin e ArabisëSaudite ndaj Izraelit janë bërë ndryshme të mëdha. Përgjatë dy viteve të fundit Turki Fejsal ka treguar se ndikohet shumë nga Izraeli dhe se politikat e jashtme të Izraelit kanë rol të madh në vendimmarrjet e Riadit. Arabia Saudite ka luajtur një rol kryesor në rrjedhën e kompromisit në Kamp Dejvid, mes Egjiptit dhe Izraelit. Nëmarrëveshjen e fundit me Egjiptit ku Arabia Saudite mori nën kontroll ishujt strategjik tiran dhe Senafir, Riadi tregoi se këtë marrëveshje do ta përdorë për koordinim më të madh nëfushën e sigurisë në kuadër tëmarrëdhënieve mes Riadit dhe Tel Avivit. Ishulli 80 km2 Tiran, ndan detin e kuq me gjirin Agabe. Ndërsa ishulli Senafir ndodhet në lindje të ishullit Tiran. Rëndësia strategjike e këtyre ishujve është se ngushtica Tiran është e vetmja rrugë daljeje e regjimit të Izraelit nga gjiri Agabe për në detin e kuq dhe kjo luan rol të rëndësishëm në shkëmbimet tregtare. Autori i lidhjeve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit, tani ndodhet në krye të kampit të Monafekinëve. Pjesëmarrja e Turki Fejsal në mitingun e grupit Monafekin në Paris dëshmoi se Riadi po përpiqet të përdorë të gjitha mjetet e mundshme për t’iu  kundërvënë Republikës Islamike të Iranit dhe boshtit të rezistencës në rajon, edhe pse këto mjete mund të jenë një litar i kalbur si grupit terrorist Monafekin.

Tags