Gusht 18, 2016 12:03 CET

Në emër të Zotit dhe me përshëndetje për ju të nderua dëgjues, po fillojmë emisionin tonë të përjavshëm kushtuar zhvillimeve më të rëndësishme të javë së kaluar në Iran.

Javën e kaluar, Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik në takim me shtresa të ndryshme të popullit nga i gjithë Irani, tha se marrëveshja bërthamore dëshmoi përparimin dhe pozitën më të mirë jetësore të popullit e jo për armiqtë të cilët janë duke u munduar në çdo mënyrë të pengojnë progresin e Iranit. Lideri suprem i Revolucionit islamik duke folur në lidhje me përvojën e popullit iranian përball sjelljeve të Amerikës në zbatimin e marrëveshjes bërthamore, ka thënë: Ata thonë ejani të diskutojmë çështjet rajonale, por përvoja jonë me marrëveshjen bërthamore na tregon se kjo do të ishte e pafalshme dhe në asnjë mënyrë nuk duhet besuar fjalëve të amerikanëve. Ai vuri në dukje se  ndërhyrjet në punët e brendshme të Iranit nuk lidhen vetëm me popullin iranian, për shkak se siç tha ai, goditja e fundit është grushti i shtetit i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në qoftë se kjo do të dëshmohet, do të ishte një skandal i madh. Lideri suprem i Revolucionit islamik duke folur në lidhje me situatën aktuale në rajon tha: Zbulimi i bashkëpunimeve të fshehta midis regjimit sionist dhe Arabisë Saudite, është një thikë pas shpine për ummetin islam dhe një krim shumë i madh. Ai tha se edhe në këtë gabim të madh është e përfshirë Amerika, sepse sauditët janë kukulla të Amerikës. Sipas liderit suprem të Revolucionit Islamik, agresioni në Jemen, bombardimet e vazhdueshme kundër vendbanimeve, spitaleve, shkollave, vrasja e fëmijëve, etj., janë krime të paparashikueshme të pushtetit saudit. Për fat të keq, edhe OKB tërhoqi dënimin e saj ndaj këtyre krimeve, vetëm për shkak të parave, theksoi ndër të tjera Ajetollah Khameni. Lideri suprem i Revolucionit islamik, duke folur për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në krijimin dhe forcimin e grupeve terroriste dhe takfiriste me qëllim përçarjen e botës islame, ka shtuar: Ata, pavarësisht pretendimeve të tyre për luftën kundër terrorizmit, nuk bëjnë asgjë në këtë drejtim dhe sipas disa raporteve, ata madje edhe i ndihmojnë këto grupe. Ai ka deklaruar se zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë është uniteti i popujve dhe qeverive myslimane dhe qëndresa përballë qëllimeve të arrogancës amerikane dhe disa qeverive evropiane dhe ka shtuar: Edhe përkundër ekzistimit të shumë përpjekjeve të amerikanëve, programet e tyre janë zbuluar dhe Amerika është duke u dobësuar në rajon.

 

Javën e kaluar, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit pasi vuri në dukje se marrëveshja bërthamore ishte një testim për Amerikën tha: Nëse amerikanët me vullnet të mirë do të kishin zbatuar marrëveshjen bërthamore, ne me palën tjetër mund të krijonim besim edhe për çështje të tjera. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë televizive foli mbi gjendjen e industrisë së naftës përgjatë muajve të kaluar dhe pasi vuri në dukje progreset e konsiderueshme në këtë fushë shtoi: Përpara marrëveshjes bërthamore dhe në 10 muajt e parë të vitit, totali i prodhimit të naftës bruto dhe i produkteve të gazit ishte 3,25 milion fuçi ndërsa eksporti ishte 1.345 milion fuçi. Ndërsa statistikat e 4 muajve të kaluara tregojnë prodhimin e 4.122 milion fuçi në ditë dhe eksportimin e 2.382 milion fuçi në ditë. Presidenti Hasan Ruhani tha se industria e naftës është zhvilluar dhe kjo është një lëvizje shumë e mirë, si një prej ndikimeve të marrëveshjes bërthamore. Presidenti Ruhani tha se sot mbi 400 banka kanë vendosur lidhje me Iranin dhe ky numër shtohet nga dita në ditë. Siç vuri në dukje presidenti iranian, gjatë periudhës së marrëveshjes bërthamore u krijuan mundësi të mira për shitjen e naftës por edhe për zgjidhjen e çështjes së siguracioneve dhe transportit detar. Hasan Ruhani, eliminimin e kërcënimeve kundër Iranit e konsideroi një tjetër ndikim të marrëveshjes bërthamore dhe shtoi: Armiqtë, dosjen bërthamore të Iranit e kishin dërguar në KS të OKB dhe ndaj Iranit kishin miratuar 6-7 rezoluta dhe sanksione dhe për çdo moment ekzistonte mundësia që Irani të përballej me një zjarr dhe luftë të padëshiruar, mirëpo sot këto kërcënime janë eliminuar. 

 

Javën e kaluar, Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaratën e fundit të kreut të CIA-s e ka quajtur me pa vend dhe të dyshimtë. Behram Kasemi pasi hodhi poshtë deklaratën e fundit të John Bernan kreut të CIA-s i cili ka pretenduar se mes Iranit dhe Amerikë po diskutohen tema të shumta tha: Përveç negociatave bërthamore, mes Iranit dhe Amerikës nuk është trajtuar dhe nuk është biseduar asnjë temë tjetër. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha se Bernan nuk është në atë pozitë që të bëjë deklarata lidhur me çështjet e brendshme në Iran dhe shtoi: Të tilla deklarata të funksionarëve amerikanë nuk kanë qëllim tjetër veçse atë të krijimit të përçarjeve në shoqërinë iraniane me anë të veprimeve psikologjike. Kasemi, solidaritetin, integrimin dhe unitetin mes qeverisë dhe popullit iranian e quajti shembull të rajonit dhe botës dhe tha: Populli iranian është i vetëdijshëm dhe nuk bie pre e të tilla deklaratave. Populli iranian përkundër përpjekjeve të shërbimeve inteligjente të perëndimit, mbështet dhe mbron interesat kombëtare dhe në këtë mes ka treguar unitetin me qeverinë.

Sekretari i shtabit për të drejtat e njeriut në sistemin juridik të Iranit, të drejtat perëndimore të njeriut i ka cilësuar të padrejta dhe të njëanshme.

 

Muhamed Xhavad Larixhani, kreu i shtabit të të drejtave të njeriut pranë sistemit juridik të Iranit ka thënë se në arenën botërore, është vërtetuar se pala tjetër dhe kryesisht ajo perëndimore, nuk zbaton as zotimet dhe sloganet e saj. Larixhani ndër të tjera shtoi qëndrimi dhe opinioni i perëndimit ndaj islamit dhe feve të tjera është i formës imponuese në një kohë kur të drejtat e njeriut nuk mund të imponohen. Perëndimi u thotë vendeve islamike që nuk kanë të drejtë të jetojnë jetën e tyre në bazë të principeve dhe mësimeve të fesë islame dhe disa prej tyre caktojnë të drejta për myslimanët në një kohë kur myslimanëve u heqin të drejtat themelore. Z. Larixhani e bëri këtë deklaratë në kuadër të ceremonisë për dhënien e çmimit ndërkombëtar të të drejtave islame të njeriut. Dhënia e këtij çmimi ka nisur prej vitit 2014. Kazem Garib Abadi, një prej pjesëmarrësve në këtë ceremoni tha e Republikës Islamike të Iranit në tre dekada e kaluara është kthyer në shembull të demokracisë fetare dhe drejtimin e shtetit në bazë të mësimeve dhe udhëzimeve islame. Vlen të theksohet se çmimi i tretë i të drejtave islame të njeriut u është dhënë në formë të përbashkët sheik Isa Kasem dhe znj. Arezu Mareli.  Ajetollah sheik Isa Kasem, kryetar i ulemave shiitë në Bahrejn për shkak të rolit të tij në mbrojtje të të drejtave të myslimanëve në formë paqësore dhe përpjekjet e tij për të ngritur lart principet dhe vlerat fetare, ndërsa Arezu Merali sekretarja e përgjithshme e qendrës hulumtuese të komisionit për të drejtat islame të njeriut me qendër në Londër, për shkak të rolit të saj me ndikim në mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve, kanë marrë çmimin e tretë të të drejtave islame të njeriut.

 

Javën e kaluar, Ministria e Inteligjencës e Iranit ka deklaruar se ka identifikuar 102 anëtarë ose përkrahës të një grupi terrorist në provincën perëndimore Kordestan. Në një deklaratë kjo ministri ka bërë të ditur se individët e identifikuar i përkasin të ashtuquajturit grupi terrorist Tauhid dhe Xhihadi takfirist. Në këtë deklaratë thuhet se disa prej terroristëve u vranë dhe disa janë arrestuar gjatë përleshjeve me policinë dhe forcat e sigurisë së RII. Disa nga të arrestuarit janë dënuar me vdekje, ndërsa disa të tjerë me burgim të përjetshëm. Ministria e Inteligjencës e Iranit gjithashtu tha se 20 vetë u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën në luftimet e shtatë ditëve të fundit. Këto operacione kanë ndodhur në qytetin Sanandaxh në Kordistan. Mohamed Sheikholeslam, përfaqësues i provincës Kordestan në Kuvendin e Ekspertëve të Iranit dhe Borhan Ali, klerik i njohur sunit, ishin në mesin e atyre që kanë rënë viktimë e aktiviteteve terroriste të këtij grupi. Ndërkohë, departamenti i drejtësisë provinciale në qytetin Sanandaxh, përmes një deklarate tha se anëtarët e këtij grupi terrorist takfirist të cilët u dënuan me vdekje, u ekzekutuan të martën në mëngjes. Forcat iraniane të sigurisë janë ta angazhuara kohët e fundit në përleshjet me grupet terroriste, për të penguar veprimtarinë e tyre terroriste në kufi dhe brenda Iranit, ku kanë arrestuar disa prej tyre dhe kanë konfiskuar sasi të mëdha të eksplozivëve dhe materialeve shpërthyese. Në muajin korrik, Ministria e Inteligjencës e Iranit tha se kishte prishur një komplot të madh tekfirist-vehabist, ku synohej kryerja e sulmeve me bomba në kryeqytetin Teheran dhe provicna të tjera dhe janë  arrestuar shumë të dyshuar.

 

Javën e kaluar, kryetari i komisionit për politikën e  jashtme dhe sigurinë kombëtare në parlamentin islamik të Iranit ka thënë se Irani mbështet unitetin kombëtar në Liban. Alaudin Boruxherdi, kryetari i komisionit për politikën e  jashtme dhe sigurinë kombëtare në parlamentin islamik të Iranit gjatë vizitës së tij në Liban u takua me kryeministrin e këtij vendi z. Tamam Selam me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale. Pas këtij takimi z. Boruxherdi në një konferencë për shtyp deklaroi: Në këtë takim është diskutuar për marrëdhënies dypalëshe, zhvillimet e ndryshme rajonale si ato në Irak dhe në Siri, grushtin e shtetit të dështuar në Turqi, marrëveshja Kamp Dejvid që u nënshkrua për kompromis me Izraelin dhe çështje të tjera. Vlen të theksohet se gjatë vizitës në Liban, kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit u takua me sekretarin e përgjithshëm të Hezbullahut të Libanit Sejed Hasan Nasrullah, sekretarin e përgjithshëm të Xhihadit Islamik Ramadhan Abdullah dhe Nabih Berri kryetar i parlamentit të Libanit.

Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit, edhe një herë ka shprehur mbështetjen e Iranit për boshtin e rezistencës. Alaudin Boruxherdi, kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit javën e kaluar zhvilloi një takim me Hadia Abas kryetare e kuvendit kombëtar të Sirisë në Damask ku tha se vizita e delegacionit iranian në Siri është shprehje e mbështetjes së Republikës Islamike të Iranit për qeverinë dhe popullin sirian. Boruxherdi gjithashtu në takim me Emad Khamis kryeministër i Sirisë tha se Republikës Islamike të Iranit mbështet bisedimet mes palëve siriane për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje për krizën në Siri. Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit kritikoi veprimtarinë e OKB për zgjidhjen e  krizës siriane dhe tha se OKB ka ndërmarrë bisedimet e Gjenevës për zgjidhjen e  krizës në Siri në kohën kur luftëtarët e ushtrisë siriane kishin avancuar shumë në operacionin e kryer në Alepo. Z. Boruxherdi shpresoi që e ardhmja e Sirisë të përcaktohet nga vetë populli sirian. Vlen të theksohet se kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit sot pritet të takohet me presidentin e Sirisë Bashar Asad.