Gusht 18, 2016 12:04 CET

Në emër të Zotit dhe me përshëndetje për ju të nderua dëgjues, po fillojmë emisionin tonë të përjavshëm kushtuar zhvillimeve më të rëndësishme të javë së kaluar në Iran.

Lideri suprem i revolucionit islamik javën e kaluar mbajti një takim me funksionarët e ministrisë së informacionit ku tha: Ministria e Informacionit në Iran është një bunker shumë i rëndësishëm dhe i ndjeshëm dhe syri tregues dhe i zgjuar i shtetit. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik në takimin që pati sot me ministrin, zv/ministrat dhe drejtues të ministrisë së informacionit, tha se aspiratat dhe objektivat e revolucionit islamik duhet të zbatohen në formë të plotë nga kjo ministri dhe shtoi: Ministria e Informacionit është mbulesa e fortë e Republikës Islamike të Iranit, e cila nuk duhet dëmtuar në asnjë mënyrë. Ajetollah Khamenei theksoi forcimin e karakteristikave fetare dhe të besimit në ministrinë e informacionit dhe shtoi: Disfata që pësoi hegjemonizmi botëror në përballje me Republikën Islamike të Iranit, i cili që në fillimet e revolucionit islamik ka thurur komplote kundër Republikës Islamike të Iranit, është rezultat i mbështetjes tek besimi. Lideri suprem foli mbi potencialet e shumta të ministrisë së informacionit dhe përdorimin e  forcave dhe të rinjve besimtarë dhe revolucionarë dhe tha; Brezi i ri i ministrisë së informacionit ashtu si në të kaluarën duhet forcohet dhe ngrihet lartë me vlera dhe karakterin revolucionar. Ajetollah Khamenei tha: Krijimi i një distance me rrjedhën e hegjemonizmit botëror d.m.th. Amerikën, është një prej udhëzimeve të Imam Khomeinit (ra) themeluesit të Republikës Islamike të Iranit dhe në këtë fushë nuk mund të pranohet asnjë lloj neglizhence apo indiference. Lideri suprem i revolucionit islamik ndër të tjera shtoi: Fuqia që sot ka revolucioni islamik dhe ndikimi i tij në zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, padyshim është rezultat i përpjekjeve të forcave të rendit të Iranit. Ministria e informacionit është një organ themelor dhe i rëndësishëm në vendosjen e sigurisë në vend. Vetëm me një siguri të qëndrueshme dhe qetësi në shoqëri, çështjet e ndryshme politike, ekonomike dhe ushtarake mund të ndiqen në forma të ndryshme. Siguria me një shoqëri të ngritur, ekonomi dhe kapacitet të lartë ushtarak, janë ndër ata faktorë që fuqizojnë vendin. Fuqia ushtarake, ekonomike dhe politike e Iranit është realizuar nëpërmjet sigurisë së qëndrueshme. Qetësia dhe siguria sot në Iran dhe fuqia në fusha të ndryshme sidomos atë politike, tregon rolin e aparateve të sigurisë dhe informacionit. Njohja e kompleteve të armiqve të vjetër të Iranit, e dyfishon akoma më shumë rolin e ministrisë së informacionit. Sa herë që armiku mundohet të godasë apo parandalojë progreset e revolucionit islamik, forcat e sigurisë janë në vijën e parë të frontit. Armiku përgjatë 37 viteve të fitores së revolucionit islamik ka thurur komplote të ndryshme dhe sa më shumë fuqizohet Republika Islamike e Iranit, aq më shumë shtohen këto komplote. Mirëpo sot armiku për të goditur Republikën Islamike të Iranit ka ndërmarrë luftën e butë në sektorë të ndryshëm si politika, kultura, shoqëria, ekonomia, arti, kinemaja dhe fusha të tjera. Për këtë siç theksoi Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik,  Ministria e Informacionit duhet të krijojë bazë atje ku është e nevojshme për të kontrolluar armikun dhe parandaluar çdo veprim të tij që ka si qëllim goditjen e Republikës Islamike të Iranit.

Ministri i punëve të jashtme të RII z. Mohamed Xhevad Zarif dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kanë zhvilluar gjatë javës së kaluar një takim tejet të rëndësishëm në Ankara. Shefi i diplomacisë së RII po ashtu para takimit me presidentin e Turqisë u takua me homologun e tij turk Mevlut Çavushogllu, me të cilin edhe mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me  z. Çavushogllu, ministri i jashtëm iranian tha se Teherani dhe Ankaraja kanë një qëllim të përbashkët dhe ai është përmirësimi i bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pavarësisht dallimeve të tyre në disa çështje. "Të dy vendet kanë një mendim dhe qëllim të përbashkët që së bashku të luftojnë terrorizmin, ekstremizmin dhe sektarizmin dhe pavarësisht ekzistimit të disa pikëpamjeve të ndryshme mbi disa çështje, ne kemi një qëndrim të përbashkët mbi mbrojtjen e integritetit territorial të Sirisë" dhe për të luftuar kundër ISIS dhe Fronti Fat’h” , tha z. Zarif. Nga ana e tij, ministri i jashtëm turk tha se Irani dhe Turqia kanë rënë dakord mbi shumë çështje, "sidomos në lidhje me integritetin territorial të Sirisë". Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se populli turk dëshmoi se demokracia nuk mund të shtypet me forcë. Ditën e premte, i pranishëm në parlamentin e Turqisë, shefi i diplomacisë iraniane deklaroi: Pjesëmarrja e gjerë e popullit turk në lëvizjen për të dënuar puçistët tregoi se forca nuk mund të ndryshojë vullnetin e popullin dhe vizita ime në parlamentin turk tregon mbështetjen për demokracinë dhe popullin turk. Populli turk dhe deputetët e Turqisë në drejtimin e presidentit të tyre treguan se me anë të forcës nuk mund të shtypet demokracia dhe vullneti i popullit. Pjesëmarrja e popullit dhe angazhimi i tij tregoi se vullneti i popullit është mbi çdo lloj fuqie. Republika Islamike e Iranit është një nga ato vende e cila që në fillim ka dënuar grushtin e shtetit dhe i ka qëndruar pranë popullit dhe qeverisë turke dhe prania ime në parlamentin turk tregon për mbështetjen e Iranit për demokracinë dhe popullin turk, tha në fjalën e tij ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit.

 

Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit (Sepah), ka thënë se ruajtja e rajoneve kufitare në veri, perëndim, jug dhe lindje të Iranit, janë strategjia kryesore e Sepahut për sigurinë e qytetarëve. Gjeneral major Mohamed Ali Xhaferi, ka thënë: Irani padyshim ka një siguri të qëndrueshme, veçanërisht në zonat kufitare në veri, perëndim, jug dhe lindje dhe me çdo kusht do të vazhdohet ruajtja e këtyre zonave nga forcat e Sepahut. Komandanti i përgjithshëm i Sepahut e ka falënderuar popullin iranian për ndihmën e ofruar në ruajtjen e sigurisë në zonat kufitare të Iranit.  Ndërsa, Komandanti i Forcave Detare të Gardës Revolucionare të Iranit, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vetëdijshme për fuqinë mbrojtëse të Iranit. Gjeneral Ali Fadavi, komandanti i Forcave Detare të Gardës Revolucionare të Iranit, ka thënë se zyrtarët e SHBA në vitet e fundit e kanë kuptuar se nuk mund t’i rezistojnë revolucionit islamik, për shkak se Irani ka provuar fuqinë e tij mbrojtëse kundër armikut. Gjeneral Fadavi duke iu referuar incidentit që ndodhi në janar gjatë arrestimit të trupave amerikane në Gjirin Persik, tha se Irani në momentet më të ndjeshme ka arritur të kryejë operacione të tilla të ndërlikuar. Ai theksoi se problemet nuk mund të zgjidhen duke u mbështetur të Perëndim, por vetëm brenda kuadrit të idealeve të Revolucionit Islamik.

Ministri i brendshëm i Republikës Islamike të Iranit tha se kushtet aktuale të sigurisë në Iran janë shumë të mira dhe të pranueshme.  Abdul’reza Rahmani Fazli, ministër i brendshëm i Iranit në ceremoninë e vlerësimit të krerëve të vjetër dhe prezantimit të krerëve të rinj të institutit të regjistrimit, foli mbi kushtet e pasigurta dhe trazirat në disa vende të rajonit dhe tha se Republika Islamike e Iranit po bën të gjitha përpjekjet e saj për të vendosur sigurinë kombëtare dhe rajonale. Ministri i brendshëm i Republikës Islamike të Iranit tha se terroret, gjakderdhja, tmerri dhe dhuna në rajon janë të papranueshme dhe shtoi: Irani do të vazhdojë mbështetjen e tij për popujt myslimanë të rajonit dhe nuk do të kursejë asnjë ndihmë që këtyre popujve tu kthehet qetësia dhe mirëqenia.

Zv/presidenti i Republikës Islamike të Iranit, njëkohësisht kryetar i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit (AEAI), tha se kapaciteti bërthamor i Iranit është strategjik. Ali Akbar Salehi, në një takim që pati me dijetarët dhe profesorët e universiteteve foli mbi veprimtarinë e përshtatshme të dhe pranueshme të Iranit në fushën e shkencës dhe teknologjisë pas revolucionit islamik dhe shtoi: Irani në këto fusha është përpara të gjitha vendeve të rajonit. Salehi rikujtoi rëndësinë e teknologjisë bërthamore dhe tha: Zbulimi dhe nxjerrja, hartimi dhe projektimi i reaktorëve, prodhimi i ujit të rëndë dhe pasurimi i uraniumit në Iran janë të gjitha produkt i kapaciteteve dhe mundësive vendase. Ai lidhur me ndjeshmërinë e vendeve perëndimore ndaj sukseseve bërthamore të Iranit tha; Republika Islamike e Iranit nuk është as rivale ekonomike dhe as ushtarake, mirëpo ajo nuk përputhet me filozofinë politike të fuqive hegjemoniste. Zv/presidenti i Republikës Islamike të Iranit z. Salehi ndër të tjera tha: Irani ka një civilizim 3 mijë vjeçar dhe është një vend që vazhdon të ecë drejt ngritjes dhe zhvillimit dhe asnjë vend në rajonin e Lindjes së Mesme nuk mund të mohojë fuqinë e Republikës Islamike të Iranit.