Nëntor 16, 2016 06:13 CET

Këtu, thuajse mendja arrin kulmin dhe rritet ashtu sikur zemra që është zgjeruar dhe është bërë e mëshirshme. Thuaj se të gjithë të dashuruarit pas Huseinit vendosen në zemrën tënde. Këtu për ty më nuk ka rëndësi ngjyra e bardhë dhe e zezë sepse i do të gjithë vizitorët pa ndonjë arsye dhe dëshiron që ta tregon këtë dashuri. Sa i pastër je bërë o vizitor, dalëngadalë po bëhesh sikur Huseini.

Arbaini i Huseinit (a.s.) përsëri arrin dhe përsëritet takimi i të dashuruarve me Husein bin Ali (a.s.)

Oj zemër, udhëto në këmbë deri në Qerbela

Rruga nga Naxhafi deri në Qerbela ka një pasion tjetër për dashuruesit e Imam Huseinit (a.s.) të cilët për çdo ditë me dashuri për Arbainin, në këmbë ecin drejt Qerbelas. Vizitorët që nga fillimi i rrugës, me një çantë të lehtë dhe me këpucë të thjeshta dhe me pak gjëra ushqimore, nga Naxhafi nisën në rrugën e dashurisë. Ata që nga fillimi i rrugës heqin dorë nga varësitë materiale të tyre dhe me këmbët e zemrës ecin hap pas hapi. Zemra e tyre rrah vetëm për të arritur sa më shpejtë tek varri i Imam Huseinit (a.s.).

Foto: Kupola e varrit të Imam Huseinit (a.s.)

Vizitorët janë pa durim ashtu si Hazreti Zejnabi (s.a.), e cila me gjithë vështirësitë dhe lodhjet e rrugës, arriti pranë varrit tënd me rastin e Arbainit (të dyzetave të martirizimit) në mënyrë që t'i qetësohet zemra e saj e përvëluar, o Husein!

Tërheqja e dashurisë përgjatë shumë viteve, i ka nisur të dashurit e përmalluar që ta kalojnë rrugën në këmbë për t'i pritur ti, o Husein, o Imami i mëshirave! Zemra jonë, edhe ajo është nisur drejt varrit tënd, prandaj me një vështrim me plotë dashuri, edhe zemrat tona mbushi me dritë dhe njohje dhe vendose qetësinë në zemrat tona.

Kush është ky Huseini që e gjithë bota është çmendur pas tij

Çfarë qiri është ky që e gjithë bota është bërë flutur rreth tij

Ecja në këmbë dhe vizita e varrit të Imam Huseinit (a.s.) në ditën e Arbainit ka rrënjë historike, sepse Xhaber bin Abdullah Ansari dhe shërbyesi i tij Atije në vitin 61 hixhri kameri, janë nisur në këmbë nga Medina dhe arritën në Qerbela në mëngjesin e parë të Arbainit, do të thotë në ditën e dyzetë pas martirizimit të Imam Huseinit (a.s.).

Burimet historike tregojnë se vizita e varrit të Imam Huseinit (a.s.) dhe besnikëve të tij që në vitet e para pas martirizimit të tyre, është bërë me një pasion të madh dhe revolucionar dhe ka patur një efekt të madh në zbulimin e tiranëve dhe veprimet zullumqare të pushtetit Emevit. Prandaj, pushteti nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër, përveçse të pengojë shkuarjen në Qerbela për të vizituar varrin e Imam Huseinit (a.s.). Dashuria për Imam Huseinin (a.s.) që ishte fshehur në zemrat e besimtarëve dhe inkurajimet e Imam Muhamed Bagher (a.s.) dhe Imam Xhafer Sadik (a.s.) për ta vizituar varrin e Imam Huseinit (a.s.), ishin bërë shkak që myslimanët shiitë edhe nën errësirën e natës të shkonin në Qerbela dhe nganjëherë arrestoheshin nga pushteti dhe ndëshkoheshin me mënyrat më të vështira. Në periudhën e dinastisë Abasite, pushtetarët mashtrues pas forcimit të themeleve të dinastisë së tyre, urdhëruan prishjen dhe shkatërrimin e varrit të Imam Huseinit (a.s.).

Megjithëkëtë dhunë dhe padrejtësi e cila zgjati deri në fund të pushtetit të ish-diktatorit irakian Sadam Husein, një numë i madh i besimtarëve për çdo vit shkonin për ta vizituar varrin e Imam Huseinit (a.s.) në Qerbela deri në atë masë saqë ky ritual nuk është ndërprerë kurrë.

 

Foto: Rrugëtimi në këmbë në Arbain

Aktualisht rrugëtimi në këmbë me rastin e Arbainit konsiderohet tubimi më i madh njerëzor në botë.

Në këtë tubim të madh marrin pjesë të gjitha moshat nga foshnjat sëbashku me familjet e tyre e deri tek pleqtë, të cilët më vështirësi, por me dashuri të madhe ecin në këmbë. Shtyllat dhe tabelat skaj rruge tregojnë vazhdimisht se çfarë distance ka mbetur deri në Qerbela. Secilën shtyllë që kalojnë vizitorët, ndizet kjo dashuri se vizitorët janë afruar më tepër pranë Qerbelas dhe vazhdimisht thonë me vete se sa rrugë ka mbetur deri në Qerbela?

Skaj rrugës përveç shtyllave dhe tabelave, vërehen edhe shumë tenda të zimbajtësve huseinit. Populli irakian pa kurrfarë pritje, shpenzojnë të gjithë pasuritë e tyre për vizitorët e Imam Huseinit (a.s.), përgatisin ushqim, japin ujë dhe çaj të nxehtë.

Foto: Mikpritja gjatë rrugës

Një burrë i cili është kryetar i një familje, thotë: "Gjatë vitit një shumë parash e kursej në mënyrë të veçantë për ta shpenzuar gjatë këtyre ditëve dhe gjatë ditëve të Arbainit me dashuri të madhe i shpenzoj këto para për vizitorët. Që nga ajo ditë kur kam vendosur të shpenzoj këtë shumë të parave për Imam Huseinin (a.s.), Zoti më ka shtuar begatinë dhe unë çdo gjë që kam, e kam nga Imam Huseinin (a.s.)".

Dashuria e këtij populli për Imam Huseinin (a.s.) nuk përshkruhet me fjalë. Duhet të nisesh në këtë rrugëtim dhe të shikon këta njerëz nga afër se me çfarë dashurie lusin vizitorët që të ndalen pak e të pushojnë në tendën e tyre. Nëse ndalësh në tendën e tyre, me gjithë qenien të bëjnë respekt dhe mikpritje.

Në këtë rrugë vërehen edhe tendat e Gjysmëhënës së Kuqe në të cilat ofrohen falas shërbime mjekësore dhe medikamente. Aty vërehen mjekë të cilët në mënyrë vullnetare kanë ardhur në këtë tubim për të ofruar shërbimet e tyre për vizitorët e Imam Huseinit (a.s.).

Disa të tjerë janë duke pritur që t'i pastrojnë këpucët dhe të marrin pjesë në këtë sevap të madh.

Një prej skenave më interesante dhe më të bukura që mund të vërehet dhe që tregon dashurinë e popullit irakian në këto ditë, është masazhi i trupave të lodhur të vizitorëve. Pa kërkuar fare, ata veprojnë sikur të jenë infermierë dhe bëjnë masazh trupin e vizitorit të lodhur nga rruga. Sa i respektuar je bërë! Sa të ka ngritur ty të qenurit vizitor i Imam Huseinit (a.s.)! Të gjithë dëshirojnë të shërbejnë ty. Kur të jesh vizitor, turpërohesh nga gjithë kjo dashuri dhe respekt që tregojnë njerëzit për ty në këtë rajon të botës.

Një burrë i cili fëmijën e tij të sëmur e ka lënë në karrige me rrota dhe me sytë e përlotur, shikon rreth e rrotull dhe bënë lutje pranë Imam Huseinit (a.s.) për shërimin e fëmijës së tij.

Karen Farbi, është një vajzë e krishterë e cila është nisur drejt Qerbelas për të pa nga afër këtë tubim kaq të madh të njerëzve. Ajo përshkruan këtë pasion dhe dashuri të madhe dhe dëshpërohet nga fakti se krishterizmi nuk ka një tubim të tillë. Ajo vazhdimisht merr fotografi për t'i vënë në ekspozitë në vendlindjen e saj në Belgjikë.

Në këtë tubim vërehen edhe shumë myslimanë të rinj nga shumë vende të botës të cilët për herë të parë marrin pjesë në këtë ceremoni me dashuri të Imam Huseinit (a.s.).

Khuxhetul-islam Alireza Penahjan thotë: "Njeriu derisa vet nuk shkon në Qerbela për Arabain duke ecur në këmbë në mesin e një vale të madhe njerëzish dhe ta përjetojë nga afër atë atmosferë të veçantë, nuk mund ta kuptojë bukurinë dhe kënaqësinë e këtij tubimi dhe nuk mund ta ndjejë atë ngrohtësi që krijon ky tubim në zemrën e tij".

Foto: Pjesëmarrja e popujve të ndryshëm në Arbain

Këtu duket se je më i sinqertë me veten. Je në mesin e një grumbulli të madh njerëzish, mirëpo mendjen e ke më të liruar. E pyesësh veten, pse ke ardhur këtu? A mos ndodhë që edhe ti sikur populli i Kufës në kohën kur Islami të ketë nevojë për ty, të qëndrosh përballë të vërtetës dhe t'ia kthesh shpinën asaj? Thua me vete, a është e vërtetë besëlidhja që vendosa me Imam Huseinin (a.s.) dhe me Abul-Fadl Al-Abas (a.s.)? Fillon të mendosh. Këtu, thuajse mendja arrin kulmin dhe rritet ashtu sikur zemra që është zgjeruara dhe është bërë e mëshirshme. Thuaj se të gjithë të dashuruarit me Huseinin vendosen në zemrën tënde. Këtu për ty më nuk ka rëndësi ngjyra e bardhë dhe e zezë sepse i do të gjithë vizitorët pa ndonjë arsye dhe dëshiron që ta tregon këtë dashuri. Sa i pastër je bërë o vizitor, dalëngadalë po bëhesh sikur Huseini.

Foto: Në këmbë deri te varri i të dashurit

Imam Sadik (a.s.) thotë: "Ai i cili niset nga shtëpia për ta vizituar varrin e Imam Huseinit (a.s.), për çdo hap që bënë në këtë rrugë, Zoti i shkruan atij një vepër të mirë dhe e largon nga ai një vepër të keqe. Kur ai të arrijë pranë varrit të Imam Huseinit (a.s.), Zoti e bënë atë një prej njerëzve të mirë, ndërsa kur të përfundojë ceremoninë, Zoti e shkruan emrin e tij në mesin e ngadhënjimtarëve dhe kur dëshiron të kthehet, para tij del një engjëll dhe i thotë atij të përshëndet i Dërguari i Zotit s.a.v.s. dhe të thotë fillo veprat e tua nga e para se të është falur e kaluara!".