May 03, 2017 11:02 CET

Zgjedhjet e 12 presidenciale do të mbahen njëkohësisht me votimin për këshillat qyteteve dhe fshatrave më 19 maj. Sot, do të diskutojmë  në lidhje me gamën dhe diversitetin e zgjedhjeve në sistemin islamik.

Këtë vit do të mbahen edhe zgjedhje të tjera në Iran. Zgjedhjet në themelimin e establishmetit islamik janë të bazuara në demokracinë fetare. Skena e zgjedhjeve, sidomos e votimit presidencial, është një nga manifestimet më entuziaste dhe tërheqëse të pranisë së njerëzve në skenë.

Ndërkohë, në të gjitha zgjedhjet që mbahen në Iran, mediat armiqësore deklarojnë gënjeshtra të dukshme dhe bëjnë fushata të ndyra propaganduese në zgjedhje. Për shembull, një prezantues i BBC-së pretendon në mënyrë të pabazë se: "Shumica e ekspertëve në çështjet e Iranit kishin parashikuar se numri i pjesëmarrësve në zgjedhje do të ishte i papërfillshëm dhe sistemi qeverisës nuk do të kishte asnjë mundësi përveç publikimit të figurave të rreme për numrin e pjesëmarrësve".

Para dhe pas zgjedhjeve, mediat armiqësore përpiqen të sabotojnë besimin publik në Iran. Për shembull, prezantuesi i BBC në persisht i thotë një mikut të tij: "Ju folët disa herë në programin tonë të drejtpërdrejtë dhe çdo herë  ishit të dyshimtë, duke pasur parasysh se numri i votave është i vonuar. Ju thanë se në dukje një numër incidentesh po ndodhin dhe votat aktuale të njerëzve nuk janë numëruar. Tani, çfarë mendoni ju për këtë? Kemi dyshime të mbetura deri në këtë ditë. Duke pasur parasysh se gradualisht po shpallin votat, një numër dyshimesh mbeten për dikë që mund të keqpërdorë zgjedhjet, prapa skenave".

Sidoqoftë, përkundër të gjitha këtyre fushatave të zbulimit kundër krijimit të etsablishmetit islamik, populli i madh iranian gjithmonë del fitimtarë dhe këtë e dëhsmon koha.

Le të dëgjojmë analizën e paraqitur nga shkrimtari i tavolinës politike të gazetës Aldar në Kuvajt, Mejsam Mohammad Xhoshi: "Sulmi verbal i mediave arabe në masë të madhe kundër Iranit filloi që nga viti 2006, pas fitores së Hezbollahut kundër Izraelit. Ndërsa mediat arabe kanë harruar të kritikojnë regjimet arabe; Ata në mënyrë të qartë ndërhyjnë në punët e brendshme të Iranit. Këto sulme verbale arritën kulmin e tyre në vitin 2008. Demokracia e Republikës Islamike të Iranit është unike. Iranianët mund të kritikojnë lirshëm zyrtarët e tyre. Megjithatë, popujt e vendeve arabe nuk posedojnë të drejtën për të protestuar dhe kritikuar regjimet e tyre".

Ndërkohë, cilat janë karakteristikat e zgjedhjeve në Iran?

Në një shoqëri demokratike, zgjedhësit zgjedhin kandidatët e kualifikuar për një post.

Në Iran, të gjitha shtyllat kryesore të sistemit islamik mbajnë funksione zyrtare ligjore dhe politike.

Në sistemet presidenciale, presidenti është gjithashtu kreu i qeverisë. Në këto sisteme, degët e qeverisë janë të ndara nga njëri-tjetri, dhe Dega Ekzekutive vepron në mënyrë të pavarur nga Dega Legjislative.

Analisti politik, Saleh Eskandari deklaron: "Një nga karakteristikat kryesore të zgjedhjeve presidenciale është se ato janë mbarëkombëtare. Në vendin tonë që mban një sistem presidencial; Presidenti zgjidhet drejtpërdrejt nga votat e njerëzve, duke kryer çështje administrative dhe ekzekutive si autoriteti i dytë në vend. Zakonisht, në Iran, presidentët, në mandatin e tyre katërvjeçar, kanë kohë dhe kapacitet të mjaftueshëm për të administruar vendin. Një nga karakteristikat e tjera të këtyre zgjedhjeve është edhe motivimi i elektoratit, i cili mund të jetë politik dhe ekonomik dhe në kohë social dhe kulturor. Në thelb, votuesit ndjekin kutitë e votimit bazuar në këto motivime. Në sistemin tonë të shenjtë islamik, pjesëmarrja në këto zgjedhje është e drejtë dhe detyrë".

Teoricienët politikë i konsiderojnë republikat si llojin më të mirë të sistemeve qeverisëse. Arritja më e rëndësishme dhe më e madhe politike e Revolucionit Islamik të Iranit është krijimi i sistemit të shenjtë islamik në të cilin parimi i republikanizmit është në përputhje me fenë hyjnore të Islamit.

Një numër i madh zgjedhjesh mbahen në Iran, duke përfshirë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, zgjedhjet e këshillit të qytetit dhe të fshatit; Dhe  votohet për Kuvendin e Ekspertëve, i cili është një asamble përgjegjëse për zgjedhjen e Liderit suprem të Revolucionit Islamik.

 

Analisti politik, Saleh Eskandari, thotë: "Një nga karakteristikat e zgjedhjeve për këshillat e qyteteteve dhe të fshatrave është që ajo të mbahet në nivel lokal. Në fakt, mund të thuhet se modeli federal i vendit është shfaqur në këto zgjedhje. Janë bërë përpjekje për t'i lejuar njerëzit që të merren drejtpërdrejt me çështjet që lidhen me menaxhimin urban dhe social. Një nga karakteristikat e tjera të këtyre zgjedhjeve është lloji i motivimit të votuesve.

Siç është theksuar më parë, motivimet e votuesve zakonisht janë politike dhe ekonomike gjatë zgjedhjeve presidenciale. Sidoqoftë, në zgjedhjet e këshillave të qyteteve dhe të fshatrave, motivimi i njerëzve zakonisht është social dhe elektoratet kanë për qëllim të zgjedhin individë që mbajnë mundësinë dhe kapacitetin për të menaxhuar qytetet dhe fshatrat".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik, gjatë fjalimeve të tij kryesore në mars të vitit 2013, vuri në dukje se zgjedhjet janë simbol i pranisë dhe lirisë së kombit iranian në përcaktimin e fatit të tij.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik vuri në dukje: "Kur zgjedh një president, ju delegoni përgjegjësinë e trajtimit të të gjitha çështjeve ekzekutive tek dikush që e keni zgjedhur. Kur zgjidhni parlamentarët, ju dorëzoni përgjegjësinë e mbikëqyrjes së çështjeve ekzekutive tek ata, të cilët ju i keni njohur dhe zgjedhur. Kështu, ju jeni ata që zgjedhin. Kjo tregon autoritetin e njerëzve në administrimin e çështjeve të vendit dhe në përcaktimin e fatit të vendit".

Me fjalë të tjera, kandidatëve të zgjedhur në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare u është dhënë legjitimitet dhe pushtet ligjor dhe politik nga ana e elektoratit. Prandaj, Lideri suprem i Revolucionit Islamik gjithmonë ka vënë theksin në pjesëmarrjen vigjilente të njerëzve në zgjedhje.

 

 

Tags