Emision special për zgjedhjet në Iran
Bazuar në pikëpamjet e sistemit të shenjtë islamik, njerëzit gëzojnë të drejtën e votës.
Rëndësia e pranisë dhe e pjesëmarrjes së njerëzve në zgjedhje, si dhe domosdoshmëria për të mbrojtur votat, janë nënvizuar gjithmonë në deklaratat e themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, të ndjerit Imam Khomeini (ra) dhe Liderit suprem të Revolucionin Islamik, Ajetollah Ali Khamenei. Imam Khomeinii referohej mbajtjes së zgjedhjeve si një nga të drejtat themelore të një kombi të caktuar, për përcaktimin e fatit të tij dhe llojin e sistemit qeverisës që i qeveris ata. Sipas pikëpamjes së Imamit, autoritet duhet t’ju mundësojnë qytetarëve që përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike, të marrin fatin e tyre në duart e veta. Ky është ligji, i bazuar në urtësinë dhe të drejtat e njeriut. Imami Khomeini gjithashtu vuri në dukje dhe përkujtoi se qeveria islamike është një qeveri e vërtet demokratike dhe pakicave fetare u është dhënë liria e plotë dhe çdokush mund të shprehë pikëpamjet e tij. Qeveria Islamike i është përgjigjur logjikisht të gjitha kërkesave të arsyeshme. Në deklaratat e mëtejshme, themeluesi i Republikës Islamike të Iranit tha se njerëzit që votuan për Kushtetutën dëshirojnë zbatimin e plotë të Kushtetutës. Ndërkohë, sipas pikëpamjes së Liderit suprem të Revolucionit Islam, zbatimi dhe mbikëqyrja e zgjedhjeve, të drejtat e kandidatëve, listat zgjedhore, mbrojtja e votave të njerëzve dhe pranimi i rezultatit të zgjedhjeve gëzojnë aspekte shumë të rëndësishme. Në një fjalim të mbajtur nga Lideri suprem i Revolucionit Islamik, ai vuri në dukje: "Individët që zgjedhin Udhëheqësin, ose shkruajnë ligjin ose atë që është i detyruar të zgjidhet si kryeshefii ekzekutivit, duhet të përmbajnë një numër kushtesh dhe kualifikimesh. Tani, kush duhet t'i njohë këto kualifikime? A nuk ka nevojë që një organizatë të kryejë këtë detyrë? Natyrisht ka nevojë për një organizatë të tillë, e cila në fakt është Këshilli i gardianëve". Gjatë zgjedhjeve të qershorit 2009, Lideri suprem i Revolucionit Islamik, në një fjalim para adhuruesve që morën pjesë në namazin e xhumasë, kundërshtoi fuqishëm nënshtrimin ndaj kërkesave të paligjshme, pas një sulmi të poshtër që u shfaq për të anuluar disi zgjedhjet. Mbrojtja e kornizave ligjore për të mbrojtur imunitetin e zgjedhjeve ishte një nga pikat kryesore të fjalimit të tij.
Lideri suprem i Revolucionit Islamikvuri në dukje: "Nëse disa kanë dyshime, këto dyshime duhet të studiohen dhe procedohen vetëm përmes rrugëve ligjore. Nëse kuadrot ligjore janë shkatërruar sot, asnjë zgjedhje nuk do të jetë imune në të ardhmen ". Theksi mbi të drejtat e njeriut në prag të zgjedhjeve presidenciale të qershorit të vitit 2013 gjithashtu mund të konsiderohet si pjesë integrale e besimit të fortë të Liderit supremtë Revolucionit Islamik në ruajtjen e votave të njerëzve. Zëdhënësi i Këshillit të gardianëve, Abas Ali Kadkhodai, ka theksuar: "Lideri suprem i Revolucionit Islamik gjithmonë ka vënë theksin në të drejtën e njerëzve për të marrë pjesë në zgjedhje. Natyrisht, çdo sistem politik duhet të mbrojë votat e njerëzve. Në Republikën Islamike të Iranit, e drejta e njerëzve për të votuar gjithmonë është theksuar nga themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, Imam Khomeini (ra) dhe Lideri suprem i Revolucionit Islamik, AjetollahAliKhamenei. Natyrisht, ky fakt e përforcon dhe e çon më tej besimin e publikut drejt krijimit të establidhmentit islamik". Shëndeti i zgjedhjeve sigurohet nëpërmjet mbrojtjes së votave të njerëzve në zgjedhje. Kështu, Kushtetuta ka paraparë që mbikëqyrja e zgjedhjeve është e domosdoshme për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e votave të njerëzve. Neni 99 i Kushtetutës thekson: "Këshilli i gardianëve është i detyruar të mbikëqyrë Kuvendin e Ekspertëve, Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, si dhe referendumet". Mbikëqyrja e Këshillit të gardianëve për zgjedhjet kryhet nëpërmjet bordeve mbikëqyrëse. Për këtë qëllim janë përcaktuar dy detyra kryesore, përkatësisht studimi i kualifikimeve të kandidatëve dhe mbikëqyrja e zbatimit të zgjedhjeve, të cilat synojnë të sigurojnë votuesit dhe të materializojnë transparencën e të gjitha fazave të zgjedhjeve. Kështu, të gjitha fazat e zgjedhjeve, duke përfshirë regjistrimin e kandidatëve, studimet e kualifikimeve të tyre dhe fushatat zgjedhore të kandidatëve, monitorohen saktësisht nga vëzhguesit e zgjedhjeve. Sipas nenit 10 të Ligjit zgjedhor të Iranit; Zgjedhjet mbahen drejtpërdrejtë dhe publikisht. Neni 28 i këtij ligji thekson: Nëse emri i më shumë se një kandidati është shkruar dhe / ose është shënuar në fletëvotim, votimi anulohet. Gjithashtu, në përputhje me nenin 29 të këtij ligji; Kutitë e fletëve të boshatisura duhet të vulosen dhe të regjistrohen nën emrin e qendrës së votimit përkatëse në praninë e përfaqësuesve të bordit mbikëqyrës dhe duhet të përgatitet një minutë para votimit nga anëtarët përkatës të qendrës së votimit, në të cilat përfaqësuesit (et) e bordit mbikëqyrës përkatës vërtetojnë numrin e kutive të votimit. Mbrojtja e votave të njerëzve në zgjedhje manifeston respektimin e standardeve më të larta të të drejtave sociale dhe qytetare të qytetarëve dhe përforcon edhe më shumë shtyllat e demokracisë në shoqëri.