May 17, 2017 10:28 CET

RII gjendet në prag të zgjedhjeve presidenciale të rëndësishme dhe vendimtare për popullin iranian.

Dr. Mohamed Xhevad Mohamedian, analist politikë thotë: “Zgjedhja apo zgjedhjet, janë në të mirën e qeverisë. Në të mirën e guvernatorëve të provincave, por mbikëqyrja e të gjitha zgjedhjeve përpos zgjedhjeve të këshillave të qyteteve dhe fshatrave  i takon qeverisë. Zgjedhjet e vetme të cilat nuki mbikëqyr Këshilli i gardianëve janë zgjedhjet për këshillat e qyteteve de fshatrave”.  Zgjedhjet në Iran mund të studiohen në lidhje me temën e mbikëqyrjes dhe mekanizmave të mbikëqyrjes së zgjedhjeve. Ndërkohë, disa nga mediat dhe qarqe politike perëndimore mbështesin fushatat e pabazuara propaganduese kundër Iranit në këtë drejtim. Disa media dhe qarqe politikeperëndimore në dukje përpiqen të përcjellin mesazhin e pabazë se mbikëqyrja në zgjedhje zhvillohet vetëm në Iran dhe se kjo nuk ndodh në zgjedhjet e vendeve të tjera. Megjithatë, një vështrim në marrëveshjet e përcaktuara nga kushtetutat e vendeve të tjera tregojnë se mbikëqyrja e zgjedhjeve është konsideruar si një nga nevojat në sigurimin e shëndetit të zgjedhjeve, edhe nga vendet e tjera. Disa shembuj mund të thuhen në këtë drejtim, të cilat do të prezantohen me ju, sot dhe në ditët në vijim. Sipas nenit 7 të ligjit për zgjedhjet presidenciale të RII, mbarëvajtjen e procesit ët zgjedhjeve e siguron Ministria e punëve të brendshme e RII. Aktualisht, të gjitha vendet theksojnë konfirmimin e shëndetit të zgjedhjeve,miratimin ose refuzimin e kualifikimeve të kandidatëve dhe mbulimin e ankesave dhe protestave të kandidatëve nga organizatorët e zgjedhjeve. Kjo temë e rëndësishme është theksuar në kushtetutat e të gjitha shteteve, në forma të ndryshme. Në sistemin islamik të shenjtë, kjo detyrë i është atribuuar Këshillittë gardianëve. Dr. Mohamed Xhevad Mohamedian, analist politikë, thotë: “Politikbërjen dhe veprimet politike të guvernatorëve dhe kryetarëve të këshillave, e siguron Ministria e punëve të brendshme, por Këshilli i gardianëve duhet të jep fjalën përfundimtare.  Obligim i Këshillit të gardianëve është mbikëqyrja e zgjedhjeve dhe e përsërisë prapë se në të kaluarën mbikëqyrjet që i bënte Këshilli i gardianëve, lidheshin edhe me diskutimet për pranimin apo refuzimin e personave apo kandidatëve dhe një gjë e tillë përsëri i takon këtij Këshilli”. Sipas nenit 8 të ligjit për zgjedhjet presidenciale të RII mbikëqyrja e zgjedhjeve presidenciale i takon Këshillit ët gardianëve dhe kjo mbikëqyrje ka të bëjë me të gjitha fazat e zgjedhjeve. Në përgjithësi, në çdo sistem politik, organizatat mbikëqyrëse mbikëqyrin zbatimin e duhur. Në qasjen e parë, organizata mbikëqyrëse mbledh informacione. Për këtë bazë, vëzhguesi është i detyruar të informohet vetëm për performancën e zbatimit të zgjedhjeve. Pas kësaj, pa marrë masa praktike dhe pa aprovuar ose refuzuar kushtet e organizimit të zgjedhjeve, vëzhguesi vetëm raporton atë që ai ka vërejtur nga zbatuesit dhe organizatorëte zgjedhjeve. Analisti politik, dr. Dariush Mahdavi, thotë: “Zgjedhjet në vendin tonë zhvillohen në katër nivele, ato për president, për parlament, për Kuvendin e ekspertëve, zgjedhjet për këshillat e qyteteve dhe fshatrave dhe të gjitha këto zgjedhje mbikëqyren nga ana e Ministrisë së punëve të brendshme dhe nga institucionet provinciale. Monitorimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare i takon Këshillit tëgardianëve, ndërsa monitorimi zgjedhjeve për Kuvendin e ekspertëve i takon vetë këtij Kuvendi, kurse monitorimi zgjedhjeve për këshillat islamik i takon parlamentit islamik të Iranit i cili krijon dy komisione, ku çdo komision përbëhet  nga deputetë të parlamentit dhe përfaqësues të këshillave të provincave”. Në përgjithësi, Kushtetuta e RII ka caktuar një numër detyrash për Këshillin e gardianëve, ku më e rëndësishmja është mbikëqyrja e legjislacionit të zgjedhjeve si dhe interpretimi i Kushtetutës. Po ashtu një tjetër obligim i këtij këshilli është mbrojtja e islamizmit dhe republikanizmit të establishmentit të shenjtë islamik. Analisti politik, dr. Dariush Mahdavi, thotë: “Kur Ministri i brendshëm urdhër onorganizmin ezgjedhjeve, formohet bordi ekzekutiv në nivel provincash dhe në nivel qarqesh dhe në fakt të gjitha zgjedhjet i organizon ky bord. Në nivel provincial, bordi ekzekutiv përbëhet nga kreu i zyrës së gjendjes civile dhe drejtori i arsimit i kryesuar nga guvernatori dhe tetë persona të besuar të bordit ekzekutiv lokal. Prefekti dhe i ngarkuari në sektorin e bujqësisë po ashtu janë anëtarë shtesë të bordit dhe 7 personalitete të besuara lokale”.