Mars 09, 2018 09:39 CET
  • Drita e Besimit

Znj. Melanie Diam's: “Përhapja e fesë Islame bëhet shkak për gëzim, qetësi dhe siguri psikologjike në jetë dhe nëse unë në jetën time të re, kam qetësi dhe lumturi, kjo është rezultat i besimit në Zotin Një”.

Një këngëtare franceze pranon IslaminSpikeri...

Ndoshta disa mendojnë se prirja drejt Islamit ekziston vetëm në mesin e njerëzve të thjeshtë. Kjo është në kohën kur nëse i hedhim një vështrim turmës së gjerë që pranojnë Islamin, do të vërejmë se drita e besimit dhe logjika e qëndrueshme e Islamit, tërheq natyrën qenësore të çdo njeriu i cili e kërkon të vërtetën. Për këtë arsye në mesin e atyre që kanë gjetur rrugën e shpëtimit duke pranuar fenë më të fundit dhe më të përkryer qiellore ndodhen edhe shkencëtarë, intelektualë, politikanë, sportistë dhe artistë. Znj. Melanie Georgiades e njehur me emrin artistik “Diam’s”, këngëtarja franceze, është një prej atyre që pas zhvillimit të një karriere të suksesshme, qetësinë dhe lumturinë e vet e ka gjetur në fenë Islame. Ngjarja e jetës dhe pikëpamjet e saj, gjithashtu janë interesante.  

Melanie Diam's

Znj. Melanie Diam's ka lindur në vitin 1980 në Qipro nga babai grek dhe nëna franceze. Ai ka kaluar një periudhë të vështirë të fëmijërisë. Familja e Melanie Diam's nuk kishte gjendje të mirë ekonomike dhe kur ajo ishte 4 vjeçare, familja e saj emigroi në Francë me shpresë të një jete më të mirë. Në Francë jo vetëm që nuk u përmirësua fare gjendje e tyre ekonomike, por divorci i prindërve të Melanie Diam's kur ajo kishte vetëm 7 vjeç, vështirësoi edhe më tepër jetën e saj saqë ajo u detyrua të shkojë në jetimore. Në vitin 1994, ajo ndryshoi rrugën e jetës së vet dhe për shkak të talentit të saj artistik, ajo iu përkushtua muzikës dhe zhvilloi një karrierë të suksesshme duke fituar edhe disa çmime duke u njohur kështu si “Princesha e Repit Francez”. Karriera e saj si këngëtare, fama dhe pasuria nuk arriti t’i qetësonte shpirtin e saj dhe në vitin 2007, ajo u fut në një depresion të thellë dhe shkoi në spital. Mirëpo një vit më vonë ndodhi një ndryshim i thellë në personalitetin e Melanie Diam's dhe thuajse ajo kishte gjetur rrugën e shpëtimit nga ajo gjendje kritike shpirtërore dhe psikologjike e cila e kishte çuar atë deri në prag të vetëvrasjes. Po, ajo kishte pranuar fenë Islame, fenë e mëshirës dhe qetësisë. 

Znj. Melanie Diam's në lidhje me këtë ndryshim shpirtëror thotë: “Në të vërtetë te unë ndodhi një ndryshim i përbërë nga morali, mëshira, dashuria dhe paqja përball fanatizmit dhe të këqijave të mia... Pas asaj që ndodhej prapa meje si e kaluar, do të thotë spitali, çmenduria, arritja në nihilizëm dhe në asgjë; me pranimin e fesë Islame unë u linda përsëri. Islami bëri ndryshime të mëdha te unë, sidomos pasi unë gjatë gjithë jetës kërkoja vetëm famë dhe bëja përpjekje për të arritur këtë qëllim. Mirëpo i thash vetes: “Mjaft! Rritu pak për tu zhvilluar!” Sot unë arrita në qetësi. Fati im deri në një masë të madhe është i ngjashëm me atë të artistëve të tjerë”.

Kjo zonjë që ka pranuar së fundi Islamin, në lidhje me pyetjen se besimi në Zotin Një a ka munduar ta zëvendësojë menjëherë muzikën?, në mënyrë të qartë u përgjigj: “Kurrë nuk mund t’i krahasojë këto dy çështje me njëra-tjetrën. Sot, unë jetoj vetëm për Zotin dhe me dashuri ndaj Tij. Nuk kam ndjenjën e vetmisë dhe nuk kam brengosje, sepse jeta ima ka gjetur kuptim të ri. Është një realitet i përditshëm se unë për çdo ditë pesë herë kryej namazin dhe lutem pranë Zotit”.

Melanie Diam's

Propaganda e Perëndimit indukton në këtë mënyrë që lumturia është në para dhe në lirinë e shfrenuar dhe pa kurrfarë kufiri, mirëpo e vërteta është kjo që shpirti i njeriut që është kërkues i përkryerjes, synon realizimin e idealeve të larta dhe shumë më të vlefshme se sa idealet materialiste. Melanie Diam's në lidhje me këtë thotë: "Ndoshta disa njerëz mendojnë se ne (myslimanët) duke marrë parasysh disa kufizime, nuk jemi të lumtur dhe pranimi i gjërave si gëzimi jashtë normave të zakonshme në shoqëri, është i vështirë dhe i pamundur, prandaj për këtë arsye ata mendojnë se në çfarëdo mënyrë që të jetë duhet fituar para dhe në këtë mënyrë arrihet edhe lumturia. Ndërkohë që sot për mua janë paraqit çështje të tjera të cilat kanë tërheqje për mua". Ajo e cila në një kohë ishte një këngëtare e njohur e muzikës rep, tani në lidhje me muzikën perëndimore dhe sidomos muzikën rep ka këtë pikëpamje: "Unë më nuk dëgjoj muzikë. Nuk e pëlqej më një muzikë të tillë. Ajo më imponon mua krenari, dhunë dhe shpenzime të mëdha, për arsye se unë mendoj që muzika rep mund krijojë realitete të dhimbshme dhe sipas bindjes time, pranimi i atyre realiteteve është mendjelehtësi. Unë tani jam ndryshuar. Përveç kësaj, jam edhe nën dhe më nuk kam kurrfarë lidhje me atë ambient të muzikës".

Pranimi i Islamit nga një artiste e njohur si Melanie Diam's, ka ngjallur irritimin e individëve fanatikë që kundërshtojnë këtë fe qiellore. Ata për ta prishur imazhin e saj dhe për ta detyruar atë që të heqë dorë nga feja Islame, kanë kryer veprime të pandershme dhe jo burrërore. Sidomos kur merret parasysh fakti se Melanie Diam's insiston në mbajtjen e hixhabit të saj. Kjo është në kohën kur në vendet evropiane, sidomos Franca pavarësisht paraqitjes si një vend ku sundon liria, ka vendosur kufizime për femrat që mbajnë hixhabin islam. Melanie Diam's në lidhje me këto presione thotë: "Publikimi i fotografive të mia në Paris pasi pranova Islamin, ishte një lojë shumë e dhunshme. Kjo më mundon mua. Ata më kanë vjedhur fotografitë private". Ajo me cinizëm u thotë kundërshtarëve të saj: "Çdo kush ka të drejtë në jetën e vet të thotë "unë jam i lumtur", prandaj pse të mos e ndaj atë me të tjerët? Për shembull shamia ime është bërë një problem në Francë, sepse shumë njerëz kam dëgjuar të thonë se ky është një veprim politik dhe rebelim".

Më në fund, Melanie Diam's në vitin 2015 shkroi një libër me titull " Melanie, franceze dhe myslimane" në të cilin duke iu përgjigjur akuzave të kundërshtarëve, ajo mbron fenë e saj.

Libri "Melanie, franceze dhe myslimane"

Besimi i znj. Melanie Diam's në Islam dhe në hixhab është shumë më i rëndësishëm për atë saqë të heqë dorë prej tij për shkak të keqtrajtimit dhe propagandës negative. Ajo në mënyrë të qartë thotë: "Unë nuk e kuptoj se si mund të flasim rreth besimit, dhe të mos ekzistojë hixhabi. Këta dy faktorë janë të pandashëm". Ajo në një intervistë me gazetën franceze "Express" në lidhje me hixhabin thotë: "Një femër e mbuluar me hixhab ose një person që ka pranuar Islamin, a nuk ka pavarësi mendore dhe emocionale? Ndërkohë që hixhabi femrës myslimane i jep guxim, personalitet, durim, besim të pastër dhe spiritualitet të fortë. Hixhabi imë, është lidhja me Zotin. Unë vet kam vendosur që të jem e mbuluar me hixhab. Unë me të gjithë qenien dhe gjymtyrët e trupit e ndjej se duhet të jem me hixhab. Kur në vendet publike njerëzit ngulin sytë në mua, unë jam e qetë. Unë me anë të hixhabit, e kam gjetur veten".

Realizuesi i kanalit informativ TF1 të Francës në lidhje me intervistën me znj. Melanie Diam's, thotë: " Znj. Melanie Diam's në intervistën e saj fliste për lirinë e mbulesës dhe hixhabit dhe është shumë e bindur në këtë duke thënë se "mbulesa bëhet shkak që të kemi liri dhe atë liri të cilën e zgjedhim vet. Çdo gjë që veprojmë, veprojmë në bazë të lirisë, pa vendos trupin tonë në dispozicion të të tjerëve". Znj. Melanie Diam's në këtë program thotë: "Kjo është për të ardhur keq se të drejtat e femrave të mbuluara me hixhab nuk respektohen dhe ato janë viktima të emocioneve dhe të qëndrimeve fanatike".

Perëndimi me propagandën e gjerë dhe qëllimkeqe, po pretendon në këtë mënyrë se veprimet terroriste të grupeve të devijuara dhe takfiriste në Perëndim, janë rezultat i të menduarit islam dhe në këtë mënyrë të gjithë myslimanët po i konsideron terroristë. Është interesant fakti se këto grupe janë krijuar me ndihmën dhe mbështetjen e vet shteteve perëndimore. Duke marrë parasysh propagandën e gjerë anti-islame të mediave perëndimore, me çdo veprim terrorist në Evropë, anëtarët e grupeve të ekstremit të djathtë dhe kundërshtarët e Islamit, i prezantojnë myslimanët bashkëpunëtorë të takfiristëve dhe po vendosin në rrezik jetën dhe pasurinë e tyre. Një situatë e tillë është krijuar pas sulmit të kryer ndaj revistës "Charlie Hebdo" në janar të vitit 2015, ku myslimanët u përballën me sulme propaganduese dhe me keqtrajtime nga ana e ekstremistëve francezë. Në atë kohë Znj. Melanie Diam's me anë të një mesazhi, dënoi ashpër këtë veprim terrorist dhe ka shkruar: "Unë jam franceze... Islami ka ndaluar terrorizmin dhe kërkon paqe dhe qetësi. Islami nuk mëson hakmarrjen ose vrasjen, por me moton e zgjerimit të dritës (besimit), synon përmirësimin dhe ngritjen e sjelljeve të njeriut. Krimi i përket atyre të cilët kanë të menduar racist dhe të mbyllur dhe janë injorantë". Nga ana tjetër ajo në lidhje me reagimet e ekstremistëve rreth kësaj ngjarje, ka shtuar: "Unë nga frika e urrejtjes së palës tjetër dhe dhunës, kam mbyllur derën e shtëpisë time". Ajo në fund të mesazhit të saj, këtë situatë e ka quajtur lojë të djallit dhe të gjithëve u bëri thirrje që të mos lejojnë të vazhdojë kjo lojë dhe ta shtojë urrejtjen dhe armiqësinë.

Znj. Melanie Diam's tani jetën e saj e ka vendosur në bazë të qëllimeve të larta islame njerëzore  dhe në lidhje me fenë e re, thotë: "Feja Islame, është më e thjeshtë dhe më e qartë se sa ajo fe me të cilën jam rrit, do të thotë feja krishtere. Në Kur'anin e shenjtë në tregimet rreth profetëve, lexoj rreth njerëzve nga të cilët mësoj durimin dhe bujarinë". Ajo në lidhje me ndikimin e fesë islame mbi atë, thotë: "Përhapja e fesë Islame bëhet shkak për gëzim, qetësi dhe siguri psikologjike të njeriut dhe nëse unë në jetën time të re, kam qetësi dhe gëzim, ky është rezultat i besimit në Zotin Një".

Tags