-
Kurban Bajrami, festa e bindjes së besimtarëve tek Zoti
Gusht 01, 2020 10:56Festa e Kurban Bajramit është festa që rikujton hazretin Ibrahim dhe Ismail që janë simbol i bindjes së njeriut përballë urdhrit që perëndia ka lëshuar për besimtarët. Tradita në festën e Kurban Bajramit rikujton veprimin e hazretit Ibrahim (as) i cili duke iu bindur urdhrit hyjnor ishte i gatshëm të bënte kurban njeriun e tij më të shtrenjtë. Zoti pasi vuri re bindjen e atij hazreti, Ibrahimit(as) i shfaqi një dele për ta bërë kurban.