Gjashtë pika strategjike nga operacioni Stuhia Al-Aksa
Operacioni Stuhia Al-Aksa i cili konsiderohet si sulmi më i madh ushtarak i rezistencës palestineze kundër regjimit pushtues sionist në 75 vitet e kaluara, ka shumë pika të ndryshme strategjike.
Brigadat Al-Kasam, dega ushtarake e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), filloi operacionin e njohur me emrin "Stuhia Al-Aksa" kundër regjimit sionist që nga 7 tetor 2023. Padyshim që aspektet e ndryshme të operacionit Stuhia Al-Aksa nuk janë zbuluar ende, por disa nga aspektet strategjike të këtij operacioni që janë bërë publike janë si në vijim:
1. Lufta e kombinuar
Brigadat Al-Kasam nuk kryen vetëm një operacion të thjeshtë ushtarak kundër pushtuesve sionistë, por me operacionin Stuhia Al-Aksa ata zhvilluan një luftë të kombinuar me dimensione ushtarake, inteligjente dhe mediatike. Luftëtarët e Hamasit bënë luftë ushtarake si nga qielli ashtu edhe nga toka dhe nëntoka. Në qiell u përdorën raketa, paragliderë, kuadrokopterë dhe dronë. Raketat kaluan përmes sistemit "Iron Dome" (e ashtuquajtur kupola e hekurt) dhe goditën zona dhe qytete strategjike. Parashutistët palestinezë përdorën paragliderë për të depërtuar në kolonitë sioniste. Kuadrokopterët u përdorën për të shkatërruar tankun e llojit "Merkava", dron kamikazë u përdorën gjithashtu për të sulmuar pajisjet ushtarake dhe forcat e regjimit sionist. Në të njëjtën kohë, luftëtarët palestinezë u përleshën me ushtarët izraelitë në terren dhe përdorën tunelet për të hyrë në kolonitë sioniste dhe për të sulmuar bazat e ushtrisë pushtuese izraelite.
Përveç kësaj, luftëtarët palestinezë gjatë operacionit Stuhia Al-Aksa kishin një lidhje të fortë mediatike. Me fjalë të tjera, në të njëjtën kohë me goditjet e rënda ushtarake që iu dhanë forcave pushtuese sioniste, ata publikuan pamjet e këtyre disfatave duke përdorur celularë, duke përfshirë shkatërrimin e tankut të llojit "Merkava", kapjen e ushtarëve sionistë si rob lufte, marrjen nën kontroll të bazave ushtarake dhe arratisjen e kolonëve sionistë. Abdulbari Atuan, një analist i shquar palestinez, tha: "Imazhet e drejtpërdrejta, audiot dhe videot nuk gënjejnë. Luftëtarët palestinezë kanë vrarë qindra sionistë dhe kanë plagosur më shumë se dy mijë persona izraelitë, dhe një numër i madh i sionistëve janë kapur rob - të vdekur ose të gjallë - dhe janë mbajtur në vende të sigurta për t'i përdorur ato si një kartë e fortë për lirimin e të gjithë heronjve dhe luftëtarëve palestinezë nga burgjet e regjimit pushtues sionist. Këto pamje janë plotësisht të dokumentuara dhe janë publikuar në të gjitha rrjetet sociale. Kjo në vetvete është një luftë tjetër në formën e një lufte mediatike që ka një efekt të lartë negativ mbi moralin e ushtrisë së regjimit pushtues izraelit dhe kolonëve sionistë”.
2. U regjistrua humbja dhe disfata më e madhe ushtarake në historinë e regjimit sionist
Pika e dytë strategjike është se operacioni Stuhia Al-Aksa shënoi disfatën më të rëndë ushtarake në historinë e regjimit pushtues sionist. Shkaku kryesor i kësaj çështjeje është numri i sionistëve të vrarë dhe të plagosur. Sipas statistikave të fundit të publikuara nga mediat sioniste, në këtë operacion të rezistencës palestineze u vranë 750 sionistë, ndërsa në luftën 12-ditore të njohur me emrin beteja "Sejf Al-Kuds" në vitin 2021, u vranë vetëm 14 sionistë. Më shumë se 2000 sionistë u plagosën në operacionin Stuhia Al-Aksa. Në këtë operacion të rezistencës palestineze, në territoret e pushtuara në vetëm 8 orë, u hodhën mbi 5000 raketa, ndërsa në operacionin "Sejf al-Kuds" në 12 ditë u hodhën 4500 raketa. Një tjetër pikë e rëndësishme është se dhjetëra ushtarë izraelitë u kapën rob gjatë operacionit Stuhi Al-Aksa, një çështje që mund të ketë pasoja të rëndësishme, duke përfshirë faktin se mund të çojë edhe në lirimin e të gjithë 5000 të burgosurve palestinezë nga burgjet e regjimit pushtues sionist, sepse Izraeli e kishte vërtetuar tashmë se për lirimin edhe të një personi të kapur rob, është i gatshëm të lirojë qindra të burgosur palestinezë. Përveç kësaj, gjatë operacionit Stuhia Al-Aksa, u çliruan 912 kilometra katrorë sipërfaqe nga territoret e pushtuara, që është trefishi i sipërfaqes së rajonit të Rripit të Gazës.
Abdul Bari Atuan thotë: “Kjo është goditja më e madhe vdekjeprurëse ushtarake, politike dhe psikologjike ndaj institucioneve të rëndësishme ushtarake, të sigurisë dhe politike të regjimit pushtues sionist në 50 vitet e fundit, veçanërisht që nga lufta e tetorit të vitit 1973; sepse luftëtarët e rezistencës palestineze kishin vënë në shënjestër thellësinë e sigurisë së regjimit pushtues sionist. Ne shohim se si kolonët sionistë ikin të tmerruar dhe kërkojnë nga ushtria, policia, ushtria dhe forcat e sigurisë së Izraelit që t'i ndihmojnë, por askush nuk u përgjigjet atyre. Ky është kulmi i kolapsit të ushtrisë izraelite, e cila me pretendime mediatike, e kishte renditur veten si ushtria e katërt më e fortë në botë".
Hassan Hanizade, një ekspert për çështje të Azisë Perëndimore, thotë: "Në më pak se 8 orë, të paktën 5,000 raketa të dirigjuara me precizitet të kartë dhe 100 dronë që shmangin radarët u lëshuan nga Hamasi drejt objekteve ushtarake dhe ekonomike të Izraelit në territoret e pushtuara dhe sistemi i mbrojtjes "Kupola e Hekurt" i Izraelit dështoi tërësisht në zbulimin, gjurmimin dhe neutralizimin e këtyre raketave dhe dronëve. Për herë të parë në dekadën e fundit, ushtria e regjimit pushtues sionist ka thirrur të gjitha forcat e saj rezervë dhe kjo tregon se situata në territoret e pushtuara është absolutisht kritike".
3. Befasi dhe tronditje e madhe inteligjente për regjimin pushtues sionist
Parimi i befasisë mund të thuhet se është një nga parimet më të rëndësishme ushtarake që luftëtarët e rezistencës palestineze Hamas e manifestuan në operacioni Stuhia Al-Aksa. Mbulimi mediatik i operacionit Stuhia Al-Aksa ishte një sukses i madh dhe tregoi se muaj të tërë kohë ishin shpenzuar për projektimin dhe përgatitjen e këtij operacioni nga rezistenca palestineze. Padyshim që luftëtarët e Hamasit ishin të trajnuar për të kryer këtë operacion, duke përfshirë përdorimin e paragliderëve dhe kuadërkopterëve, por sionistët nuk mundën të zbulonin asnjë shenjë në lidhje me përgatitjen e këtij operacioni.
Për këtë arsye, operacioni Stuhia Al-Aksa ka shkaktuar habi dhe konfuzion të dukshëm te sionistët dhe ka shkaktuar një tronditje të rëndë tek autoritetet politike dhe ushtarake të regjimit pushtues sionist. Ajo që e bën më të rëndë këtë disfatë të inteligjencës së regjimit pushtues sionist, është se ky regjim ka shumë spiunë dhe agjentë të ndryshëm informativ, përfshirë edhe në Rripin e Gazës, por këta spiunë dhe agjentë informativë nuk mundën të bënin asgjë.
Në një raport për operacionet e forcave të rezistencës palestineze kundër pozicioneve të regjimit pushtues sionist, gazeta britanike "The Guardian" ka shkruar: “Sulmi i befasishëm i Hamasit ndaj Izraelit do të mbahet mend si një disfatë e madhe dhe si një dështim i inteligjencës izraelite për shekuj. Brenda pak orësh, dhjetëra militantë nga Rripi i Gazës sulmuan dhe thyen gardhin kufitar në jug të Izraelit dhe befasuan ushtrinë izraelite. Burra të armatosur rrëmbyen dhe vranë izraelitë në zonat kufitare jugore dhe filmuan sulmin ndërsa ata avanconin në shumë vende. Nëse operacioni i forcave të rezistencës palestineze Hamas është i çuditshëm, kjo ka ndodhur sepse mekanizmi i Izraelit në territoret pushtuara palestineze është shumë i komplikuar dhe agresiv, dhe monitorimi i aktivitetit të Hamasit është një nga detyrat më të rëndësishme të institucionit të sigurisë izraelite".
Kjo gazetë angleze në raportin e saj shtoi: "Edhe pse industria e teknologjisë së spiunazhit të Izraelit, siç tregon rasti i softuerit spiun "Pegasus", është një nga industritë më të avancuara në botë, ajo nuk identifikoi përgatitjen e operacioneve të Hamasit. Kjo tregon se Hamasi, ndonëse gjithmonë i vendosur dhe i aftë për planifikim afatgjatë, është bërë shumë më i aftë në përballimin e sfidave ushtarake dhe ka bërë shumë përpjekje në planifikimin dhe identifikimin e dobësive të Izraelit”.
4. Projektimi i mençur dhe i zgjuar i Hamas
Operacioni Stuhia Al-Aksa edhe pse ishte një dështim i madh i regjimit pushtues sionist, por ishte gjithashtu një plan i zgjuar dhe i mençur i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas). Regjimi sionist pësoi një disfatë ushtarake, inteligjente dhe të sigurisë në përballje me Hamasin dhe me rezistencën palestineze në kohën kur Palestina në thelb është më e dobët se forcat e tjera të rezistencës si Hezbullahu në aspektin e inteligjencës dhe në aspektet ushtarake. Pavarësisht nga trajnimi që forcat e Hamasit morën pa e kuptuar sionistët, koha e zbatimit të operacionit Stuhia Al-Aksa ishte gjithashtu shumë e rëndësishme.
Ky operacion u krye në një situatë ku shumë nga forcat e regjimit sionist ndodheshin në festat e hebraike. Thuhet se 1000 forca të Hamasit hynë në kolonitë sioniste dhe madje kapën rob ushtarakë të lartë izraelitë. Për më tepër, inteligjenca e Hamasit para se të kryente operacionin dhe gjatë dy viteve të fundit ishte e rëndësishme sepse Hamasi i lejoi regjimit sionist të imagjinonte se kjo lëvizje nuk beson më në rezistencë dhe në luftë dhe vetëm dëshiron një kompromis me regjimin pushtues sionist dhe ka mosmarrëveshje me lëvizjen Xhihadi Islamik i Palestinës në lidhje me këtë çështje. Ky perceptim i krijuar nga sionistët i bëri ata të mos imagjinonin një sulm ushtarak nga Hamasi, e aq më pak të mendonin se kjo lëvizje e rezistencës palestineze mund të kryejë sulmin më të madh ushtarak kundër Izraelit në historinë e këtij regjimi pushtues! Ky sulm gjithashtu konfirmoi se ekzistimi i mosmarrëveshjes midis Hamasit dhe Xhihadit Islamik nuk është aspak e vërtetë dhe vërtetoi se rezistenca palestineze është bërë më e fortë se kurrë dhe ka kaluar nga një periudhë e intifadës me gurë në një periudhë të luftës me pajisje moderne ushtarake.
5. Mundësia e shembjes së kabinetit të qeverisë Netanjahu
Lufta u zhvillua në një situatë ku regjimi sionist është në situatën më të brishtë të brendshme. Në vitin 2018, gjithashtu disfata përball Rripit të Gazës shkaktoi shembjen e kabinetit të regjimit sionist dhe formimin e një raundi të pavlefshëm zgjedhjesh (5 raunde). Tani, një nga pasojat e kësaj lufte mund të jetë përshkallëzimi i mosmarrëveshjeve politike dhe shoqërore brenda territoreve të pushtuara dhe të rezultojë në shembjen e kabinetit të qeverisë së Netanjahut dhe madje fundi i jetës së tij politike, sepse disfata më e rëndë ushtarake në historinë e Izraelit është regjistruar nën emrin e Netanyahut. Në fakt, operacioni Stuhia Al-Aksa ishte rezultat i veprimeve raciste dhe ekstremiste të kabinetit qeveritar të Netanjahut dhe ky operacion dëshmon se dhuna e tepruar dhe sulmet raciste kundër palestinezëve, jo vetëm që nuk do të bëhet shkak që ata të tërhiqen, por edhe do ta bëjë rezistencën palestineze më të fortë, dhe do të rezultojë me rrëzimin e kabinetit të qeverisë izraelite dhe do të intensifikojë mosmarrëveshjet e brendshme në regjimin pushtues sionist.
6. Goditja përfundimtare ndaj procesit për normalizimin e marrëdhënieve
Një pikë tjetër është se kjo luftë filloi në kohën kur Izraeli dhe Amerika po promovonin projektin e normalizimit të marrëdhënieve me Arabinë Saudite. Në një deklaratë duke kritikuar regjimin sionist, Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite theksoi se kjo luftë është rezultat i dhunës së regjimit sionist. Në këtë deklaratë, Arabia Saudite përsërit paralajmërimet e saj të përsëritura për rreziqet e shpërthimit të situatës si rezultat i pushtimit të vazhdueshëm dhe privimit të popullit palestinez nga të drejtat e tij legjitime, si dhe përsëritjen e veprimeve provokuese të synuara kundër vendeve të tyre të shenjta. Në përgjithësi, duhet thënë se operacioni Stuhia Al-Aksa ringjalli frymën kundër izraelite në rajonin e Azisë Perëndimore.
Pika e fundit është kjo se operacioni Stuhia e Al-Aksës ndodhi më pak se një javë pas deklaratave të fundit të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, i cili tha: “Shtetet që kanë shkuar drejtë lojës së normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist, duhet ta dinë se, siç thonë evropianët, kanë vënë bast mbi një kalë që humb garën e vrapimit".