Dimensionet dhe pasojat e operacionit Stuhia Al Aksa (2)
Pas operacionit të suksesshëm Stuhia Al-Aksa, armiqtë e Hamasit dhe mbështetësit e regjimit pushtues sionist, të habitur dhe të tronditur nga kjo disfatë e madhe, në hapin e parë filluan të vënë në pikëpyetje veprimet e Hamasit nga pikëpamja morale.
7 tetori i vitit 2023 do të mbetet si një datë e paharrueshme në historinë politike të rajonit të Azisë Perëndimore. Në këtë ditë, luftëtarët e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) sulmuan regjimin sionist dhe i shkaktuan disfatën më të rëndë në historinë 75-vjeçare të këtij regjimi të rremë, disfatë që lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit e quajti atë "një disfatë të pariparueshme". Nisur nga kjo, në një program serial, duke iu referuar shkurtimisht historisë së luftës palestinezo-izraelite, do shqyrtohen aspekte të ndryshme të operacionit Stuhia Al-Aksa dhe pasojat e këtij operacioni, si dhe gjendja e fundit e luftës.
A e ka filluar Hamasi luftën në mënyrë të pamoralshme?
Pas operacionit të suksesshëm Stuhia Al-Aksa, armiqtë e Hamasit dhe mbështetësit e regjimit pushtues sionist, të habitur dhe të tronditur nga kjo disfatë e madhe, në hapin e parë filluan të vënë në pikëpyetje veprimet e Hamasit nga pikëpamja morale. Pretendimi i armiqve të rezistencës palestineze ishte se së pari Hamasi i trajtoi keq robërit sionistë të kapur gjatë këtij operacioni dhe së dyti sulmi i Hamasit u bë shkak që regjimi sionist të nisë gjenocidin dhe vrasjen masive kundër popullatës civile të Rripit të Gazës. Të dy pretendimet më vonë u provuan të rreme dhe si lajme të pavërteta. Disa nga gazetarët që pretenduan për dhunë e ushtruar nga Hamasi ndaj personave izraelitë të kapur rob, deklaruan se "ata një deklaratë të tillë e kishin bërë pas pretendimeve të sionistëve, të cilat rezultuan të jenë të rreme". Gjithashtu, disa qytetarë sionistë deklaruan zyrtarisht se luftëtarët e Hamasit nuk kishin kryer ndonjë trajtim të dhunshëm apo të shëmtuar ndaj tyre.
Përveç kësaj, veprimi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ishte një reagim ndaj 75 viteve të krimeve sioniste, duke përfshirë 17 vjet rrethimin e hekurt ndaj Rripit të Gazës. Edhe gjatë marshit protestues të kthimit të popullit palestinez, regjimi pushtues sionist ushtroi dhunë të tepruar dhe vrau e plagosu qindra civilë palestinezë. Çdo vit, një numër i madh i grave dhe fëmijëve palestinezë vriten dhe plagosen nga forcat ushtarake dhe kolonët e regjimit pushtues sionistë. Kjo është përkundër faktit se kurrë nuk ngrihet asnjë diskutim moral kundër të gjitha krimeve të sionistëve dhe "ky regjim është i imunizuar nga çdo lloj faji dhe kritike morale".
A kishte vlerë sulmi i Hamasit?
Në këtë drejtim, duhet të përmenden tre çështje. Çështja e parë është se kundërshtarët e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), në vend që të dënojnë gjenocidin e regjimit sionist ndaj civilëve palestinezë, e quajnë atë si reagim ndaj operacionit Stuhia Al-Aksa për të vënë në pikëpyetje veprimet heroike të Hamasi. Së dyti; kritika e kundërshtarëve ndaj Hamasit është thelbësisht e gabuar, sepse edhe në Qerbela, Imam Husejni (a.s.) e dinte se numri i shokëve të tij besnikë ishte shumë më i vogël se sa numri i forcave të armikut, por ai nuk iu nënshtrua poshtërimit dhe luftoi me ndershmëri dhe dinjitetet derisa ra dëshmor bashkë me shokët e tij. Së treti, veprimi i Hamasit ka pasur arritje të rëndësishme për Palestinën, që disa nga këto arritje janë si në vijim:
Arritja e parë është rikthimi i çështjes së Palestinës në boshtin kryesor të politikës në rajonin e Azisë Perëndimore. Vitet e fundit, regjimi pushtues sionist u përpoq ta largonte çështjen e Palestinës nga agjenda kryesore e politikës në rajonin e Azisë Perëndimore me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por operacioni Stuhia Al-Aksa nuk lejoi realizimin e këtij qëllimi të sionistëve.
Arritja e dytë është zgjerimi i hendekut midis qëndrimeve të popujve dhe qeverive sunduese të vendeve arabe në lidhje me Palestinën, gjë që hapi dyert për të maksimizuar rolin e krizave shoqërore dhe ekonomike në mundësinë e fillimit të një vale të re lëvizjesh në rajonin e botës arabe. Megjithë qëndrimin e vazhdueshëm armiqësor të disa vendeve arabe ndaj lëvizjeve të rezistencës së Palestinës, veçanërisht ndaj Hamasit dhe Xhihadit Islamik, dhe refuzimin e këtyre vendeve për t'i mbështetur këto lëvizje apo edhe për të vendosur marrëdhënie politike me këto lëvizjes të rezistencës, çështja e Palestinës mund të kthehet në qendër të ndërveprimeve arabe dhe rajonale.
Arritja e tretë e operacionit Stuhia Al-Aksa ishte ndikimi mbi procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve arabe dhe regjimit pushtues sionist. Para këtij operacioni, Arabia Saudite ishte në prag të normalizimit të marrëdhënieve me regjimin pushtues sionist, por operacioni Stuhia Al-Aksa prishi procesin e normalizimit të marrëdhënieve. Është e sigurt se operacioni "Stuhia Al-Aksa" i ka shkaktuar dëme të mëdha imazhit të regjimit pushtues izraelit dhe pozicionit të tij në nivel rajonal në atë mënyrë që tani është shkatërruar besimi i shteteve pro kompromisit me Tel Avivin, në efektivitetin e programit dhe aftësive teknike dhe të spiunazhit të regjimit pushtues izraelit. Kjo është për arsye se në përballje me efikasitetin e luftëtarëve të rezistencës palestineze u dëmtua shumë rëndë reputacioni i "ushtrisë së pathyeshme" (duke iu referuar ushtrisë izraelite).
Arritja e katërt e rëndësishme ishte kjo se operacioni Stuhia Al-Aksa vërtetoi brishtësinë e gjendjes së brendshme në territoret e pushtuara. Thomas Friedman shkroi në një artikull: "Izraeli pas 7 tetorit nuk është më ai Izrael siç ishte më parë. Izraeli tani është bërë një vend ku banorët e tij duken sikur nuk kanë jetuar kurrë më parë në të. Një vend që gjeneralët izraelitë kurrë nuk ishin të detyruar ta mbrojnë dhe një aleat i tyre i quajtur Amerikë kurrë më parë nuk i është detyruar të ndërhyjë dhe ta mbrojë ata drejtpërdrejt".
A zhduket lëvizja Hamas?
Një nga qëllimet më të rëndësishme të regjimit pushtues sionist në luftën kundër Rripit të Gazës është shkatërrimi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas). Para operacionit Stuhia Al-Aksa, regjimi pushtues sionist mendonte se Hamasi ishte larguar nga fronti i rezistencës dhe i është drejtuar negociatave dhe kompromisit me regjimin pushtues sionist. Stuhia Al-Aksa ishte një dështim i madh i inteligjencës për regjimin sionist, sepse tregoi se perceptimi i tyre në lidhje me Hamasin ishte jo vetëm i gabuar, por Hamasi planifikoi të paktën për një vit kryerjen e operacionit Stuhia Al-Aksa, por sionistët nuk e kuptuan këtë të vërtetë kurrë.
Gjatë 50 ditëve, forcat ushtarake sioniste u përpoqën t'i zbulonin dhe t'i arrinin luftëtarët e Hamasit, por kjo nuk u ndodhi në asnjë mënyrë. Richard Haas, kreu i këshillit për marrëdhënie të jashtme të SHBA-së, tha: "Hamasi është i pathyeshëm dhe mund të bëhet edhe më i fortë. Hamasi nuk është thjesht një ushtri që me shkatërrimin e saj të përfundojë tërësisht, Hamasi është një lloj i të menduarit, është një ide". Michael Milstein, kreu i Shoqatës së Studimeve për Palestinën në Universitetin e Tel Avivit, gjithashtu ka thënë: "Përveç më shumë se 25,000 anëtarëve të degës ushtarake të Hamasit, ekzistojnë edhe 80,000 deri në 90,000 anëtarë të Hamasit që veprojnë në infrastrukturat shoqërore, të njohur me emrin "Da'wah"".