Dimensionet dhe pasojat e operacionit Stuhia Al Aksa (4)
(last modified Sat, 09 Dec 2023 19:04:05 GMT )
Dhjetor 09, 2023 20:04 Europe/Tirane

Sipas raportimeve dhe të dhënave të mediave, operacioni Stuhia Al-Aksa i forcave të rezistencës palestineze i shkaktoi humbje të mëdha dhe të paprecedentë financiare regjimit pushtues sionist. Këto humbje mund të analizohen në dy pjesë: dëme të drejtpërdrejta dhe dëme jo të drejtpërdrejta.

7 tetori i vitit 2023, do të mbetet në historinë politike të rajonit të Azisë Perëndimore. Në këtë ditë, luftëtarët e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) sulmuan regjimin sionist dhe i shkaktuan disfatën më të rëndë në historinë 75-vjeçare të këtij regjimi të rremë. Regjimi sionist imponoi 50 ditë luftë në Rripin e Gazës, gjatë të cilës forcat ushtarake sioniste kryen gjenocid. Megjithatë, pas 50 ditësh, regjimi pushtues sionist u detyrua të pranonte negociatat me Hamasin dhe një armëpushim. Në këtë program diskutohen dy pasoja konkrete të luftës për regjimin sionist.

Pasojat ekonomike të luftës për regjimin pushtues sionist

Sipas raportimeve dhe të dhënave të mediave, operacioni Stuhia Al-Aksa i forcave të rezistencës palestineze i shkaktoi humbje të mëdha dhe të paprecedentë financiare regjimit pushtues sionist. Këto humbje mund të analizohen në dy pjesë: dëme të drejtpërdrejta dhe dëme jo të drejtpërdrejta. Dëmet e drejtpërdrejta lidhen me shpenzimet e kësaj lufte që bien mbi regjimin pushtues sionist dhe dëmet indirekte janë dëmet që u janë shkaktuar kompanive dhe infrastrukturave të regjimit pushtues sionist për shkak të prekjes nga kjo luftë, dëme këto të cilat arrijnë në miliarda dollarë.

Gazeta izraelite "Yedioth Ahronoth" në një raport të saj ka njoftuar se lufta e regjimit pushtues sionist kundër Rripit të Gazës ka shkaktuar shumë shpenzime, të cilat sipas vlerësimeve të ministrisë së financave të këtij regjimi muajin e kaluar, këto shpenzime kishin arritur rreth 250 miliardë shekelë (rreth 5.67 miliardë dollarë). Kjo gazetë izraelite shtoi se kjo shumë tani është e barabartë me rreth 15% të produktit bruto vjetor të regjimit pushtues sionist, i cili llogaritet të jetë rreth 1800 miliardë shekelë. Kjo shumë është gjithashtu më shumë se 50% e buxhetit të këtij regjimi në vitin 2023, i cili llogaritet të jetë deri në 500 miliardë shekelë, ndonëse së fundmi u përball me një rritje prej 13 miliardë shekelësh nga qeveria izraelite.

Kanali 12 i televizionit të regjimit sionist raportoi për takimin e drejtuesve të lartë të ministrisë së financave të këtij regjimi me kabinetin e sigurisë, i cili zgjati 3 orë dhe në të cilin u diskutua për kostot dhe shpenzimet e luftës kundër Rripit të Gazës. Sipas informacioneve të paraqitura në këtë takim, çdo ditë e luftës i kushton regjimit pushtues sionist rreth një miliard shekel, dhe këtu përfshihen kostot direkte të luftës, duke përfshirë pagesën e pagave të ushtarëve, në mënyrë që çdo ushtarë i rekrutuar ka marrë 1000 shekel në ditë, ndërsa këto shpenzime janë përveç kostove të fluturimit të avionëve luftarakë dhe karburantit të tyre dhe sigurimit të ushqimit dhe pajisjeve ushtarake përfshijnë edhe një pjesë tjetër të këtyre shumave.

Disa burime i thanë këtij kanali televiziv sionist se ndihma amerikane për regjimin pushtues sionist ishte rreth 9 miliardë dollarë, e cila u shpenzua për blerjen e armëve dhe pajisjeve luftarake. Banka Qendrore e regjimit pushtues sionist njoftoi gjithashtu se kostot dhe shpenzimet e shkaktuara në ekonominë e këtij regjimi për shkak të mungesës së fuqisë punëtore do të arrijnë 3.2 miliardë shekelë në javë. Kjo organizatë sioniste shtoi se këto kosto janë për shkak të mbylljes së shumë shkollave në pjesë të ndryshme të territoreve të pushtuara dhe shpërnguljes së rreth 144 mijë punëtorëve nga zonat pranë kufijve të Rripit të Gazës dhe Libanit, si dhe thirrjes së forcave rezervë për shërbim ushtarak.

Informacioni i publikuar nga departamenti i shërbimeve të punësimit të regjimit pushtues sionist tregon një rritje të lartë të numrit të të papunëve në tetor, në të njëjtën kohë me fillimin e luftës kundër Rripit të Gazës. Sipas raportit mujor të këtij departamenti, i cili u botua nga gazeta ekonomike dhe hebraike "Globes", 70 mijë persona janë identifikuar si të papunë dhe kjo shumë është rritur me 460% krahasuar me një muaj më parë, kështu që në muajin shtator janë regjistruar vetëm 12.500. Në këto rrethana, 42,400 punëtorë izraelitë janë në pushim të pacaktuar pa pagesë, që do të thotë se 60.3 për qind e tyre janë të regjistruar të rinj.

Përveç kësaj, regjimi pushtues sionist ka thirrur 360,000 ushtarë nga 400,000 forca rezervë për luftë, gjë që kërkon një kosto të madhe për dislokimin dhe organizimin e kësaj sasie forcash. Nga ana tjetër, tërheqja e kësaj sasie të fuqisë punëtore nga fabrikat dhe qendrat profesionale e arsimore i shkakton të tjera goditje të tërthorta ekonomisë së këtij regjimi. Rreth 8% e fuqisë punëtore është thirrur për shërbim urgjent ushtarak dhe kjo çështje ka bërë që Izraeli të përballet me mungesë të fuqisë punëtore. Sipas raportimeve të disponueshme, porti i Haifës gjithashtu është pothuajse i mbyllur dhe aty nuk hyn asnjë anije e huaj.

Gjithashtu, regjimi sionist ka evakuuar rreth 250,000 kolonë sionistë nga kolonitë në pjesën veriore në kufirin e Libanit dhe i ka zhvendosur ata në pjesën jugore, gjegjësisht në Eilat. Regjimi pushtues sionist gjithashtu ka evakuuar 55 koloni sioniste nga në fqinjësi me Rripin e Gazës që kanë rreth 50,000 banorë. Prandaj, të paktën 300 mijë njerëz brenda regjimit pushtues sionist janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre në zona të tjera, gjë që i ka kushtuar regjimit sionist miliarda dollarë. Në të njëjtën kohë, ikja nga vendbanimi ka prishur edhe bizneset normale. Shumë dyqane, qendra mjekësore, shkolla, shërbime transporti u mbyllën në zonat që janë në rrezen e raketave të Hamasit.

Gjithashtu, kompania e konsulencës financiare “Leader Capital Markets”, selia e së cilës ndodhet në Tel Aviv, ka vlerësuar se kostoja totale e kësaj lufte për vitet 2023-2024 do të jetë e barabartë me 48 miliardë dollarë. Sipas kësaj kompanie, Izraeli ndoshta do të duhet të paguajë dy të tretat e kostos totale dhe SHBA-ja do të kontribuojë me pjesën tjetër.

Një çështje tjetër është se lufta kundër Rripit të Gazës bëri që fluksi i investimeve të huaja si dhe investimeve të brendshme në territoret e pushtuara palestineze të ndalet, sepse investimet kërkojnë stabilitet dhe siguri, dy faktorë që regjimi pushtues sionist i humbi si pasojë e luftës.

Rritja e emigrimit të kundërt me operacionin Stuhia Al-Aksa dhe zgjatjen e luftës së Rripit të Gazës

Filozofia e themelimit të regjimit sionist shprehet me fjalët e themeluesve të tij të hershëm, tërheqjen e hebrenjve nga e gjithë bota në tokat e pushtuara të Palestinës. Ben Gorion, kryeministri i parë i regjimit sionist, foli për nevojën që hebrenjtë e botës të emigrojnë në territoret e pushtuara të Palestinës dhe ka thënë: “Imigrimi në Palestinë është gjaku që siguron mbijetesën e Izraelit dhe garanton sigurinë dhe të ardhmen e tij”. Ai përmendi gjithashtu arsyet e sigurisë për emigracionin e hebrenjve dhe theksoi: "Ne i kemi uzurpuar e pushtuar territoret, por pa vendosjen e hebrenjve, ato nuk do të kenë ndonjë vlerë reale. Vendosja e tyre në ato territore... është pushtimi i vërtetë”.

Në fakt, çështja e popullsisë konsiderohet gjithmonë jetike dhe themelore për sionistët në mbarë botën. Kjo është për arsye se pa popullsinë, regjimi sionist është i pakuptimtë. Për të arritur këtë synim, sionistët janë përpjekur të realizojnë qëllimet e tyre strategjike në vitet e kaluara duke emigruar në territoret e pushtuara të Palestinës me premtimin e përmirësimit të kushteve ekonomike dhe të jetesës dhe arritjes së një jete ideale. Me gjithë këto masa, vitet e fundit statistikat e emigrimit drejt territoreve të pushtuara jo vetëm që kanë rënë në mënyrë dramatike; por përkundrazi, me rritjen e emigrimit të kundërt, ky regjim po përballet me një kërcënim ekzistencial.

Instituti kërkimor ERI në Tel Aviv botoi një studim dy muaj më parë në të cilin ka shkruar se besimi i të rinjve hebrenj ndaj regjimit sionist dhe institucioneve të tij, është ulur në mënyrë drastike. Sipas raportit të këtij instituti, ndërkohë që 66% e të rinjve të moshës 18 deri në 44 vjeç në vitin 2022 kanë deklaruar “nuk do të largohen nga Izraeli edhe sikur do të kenë një mundësi të tillë”, kjo përqindje ka arritur në 46% në vitin 2023 dhe 54% e këtyre të rinjve kanë deklaruar se ata do të donin të testonin mundësinë e emigrimit praktikisht. Nga fillimi i vitit 2023, procesi i emigrimit nga vendet perëndimore drejt territoreve të pushtuara ishte ulur ndjeshëm. Gjithashtu, sipas të dhënave të ministrisë së emigracionit të regjimit sionist, në vitin 2022, statistikat e emigracionit nga shumica e vendeve perëndimore janë ulur me 30% në krahasim me vitin 2021.

Ka disa arsye për emigrimin e kundërt të kolonëve sionist nga Palestina e pushtuar. Ndjenja e pasigurisë dhe shqetësimet e sigurisë të shkaktuara nga sulmet me raketa nga ana e grupeve të rezistencës palestineze dhe kushtet kaotike ekonomike si rritja e taksave, papunësia dhe varfëria, ekzistenca e dallimeve klasore dhe diskriminimi i dukshëm; janë arsyet kryesore për emigrimin e kundërt nga territoret e pushtuara të Palestinës. Ndërkohë, kriza e sigurisë është një nga faktorët kryesorë në rritjen e emigrimit të kundërt nga territoret e pushtuara të Palestinës. Siguria është kushti i parë i jetës dhe emigracionit. Në fakt, rritja e pasigurisë ka qenë një nga shqetësimet kryesore të izraelitëve, veçanërisht vitet e fundit. Emigrantët që duhej të gëzonin një jetë të mirë dhe të begatshme duke emigruar në territoret e pushtuara të Palestinës, tani po përballen me një boshllëk në nevojën e parë njerëzore, që është siguria, dhe politikat luftarake të Tel Avivit kanë bërë që emigrantët të përballen gjithnjë e më shumë me dëshpërim, zhgënjim dhe mungesë shprese dhe gjithnjë e më shumë po mendojnë për të shkuar në vende të tjera.

Pas fillimit të valës së re të luftimeve në Rripin e Gazës, disa shtetas të vendeve të tjera që jetonin në territoret e pushtuara të Palestinës, gjatë ditëve të fundit u larguan menjëherë nga territoret e pushtuara dhe shkuan drejt vendeve të tyre. Yair Lapid, lideri i opozitës dhe ish-kryeministri i regjimit sionist, tha së fundmi se “Izraeli nuk është një vend i sigurt". Neral Aviv Kochavi, i cili ishte shefi i shtabit të ushtrisë së regjimit izraelit deri më pak se një vit më parë dhe ka shumë të dhëna të rëndësishme ushtarake dhe inteligjente, në lidhje me ndikimin e luftës mbi procesin e emigrimit të njerëzve nga territoret e pushtuara të Palestinës, deklaroi: "Njerëzit mund të vendosin që nuk duan të jetojnë më me këtë sëmundje kronike [pasigurinë]. Ata do të ikin nga vendi, do të ikin nga vendi! Ose nuk pranojnë më të shkojnë në Galile në veri ose në rajonet jugore të Izraelit. Ata do të thonë se nuk duan të jetojnë më me këtë sëmundje kronike dhe nuk duan të qëndrojnë në këtë të ashtuquajtur tokë hyjnore”.