Maqedoni: Zbatimi i marrëveshjes Përzhino
https://parstoday.ir/sq/radio/uncategorised-i1732-maqedoni_zbatimi_i_marrëveshjes_përzhino
Para shpërbërjes së Parlamentit dhe jo më vonë se deri më 20 shkurt, Bashkimi Evropian dhe SHBA-të së bashku do të vlerësojnë zbatimin e obligimeve të Përzhinos, si dhe a ka kushte të favorshme për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme më 24 prill, siç është parashikuar në Marrëveshjen e Përzhinos.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 01, 2016 05:46 Europe/Tirane

Para shpërbërjes së Parlamentit dhe jo më vonë se deri më 20 shkurt, Bashkimi Evropian dhe SHBA-të së bashku do të vlerësojnë zbatimin e obligimeve të Përzhinos, si dhe a ka kushte të favorshme për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme më 24 prill, siç është parashikuar në Marrëveshjen e Përzhinos.

Kështu deklaruan dite me pare ambasadori amerikan në Shkup, dhe ai i BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav pas një takimi me kryeministrin teknik, Emil Dimitriev. Në një deklaratë të përbashkët të të dy ambasadorëve, BE dhe SHBA-të kërkojnë pastrim të përgjithshëm të Listës zgjedhore, ndërsa punë të pavarur të KSHZ-së. ...