Haxhi mjet armiqësie i Arabisë Saudite kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/radio/uncategorised-i25111-haxhi_mjet_armiqësie_i_arabisë_saudite_kundër_iranit
Një prej rezultateve të marrëveshjes bërthamore të Iranit, ishte polemika e krijuar prej Arabisë Saudite me qëllim prishjen e imazhit të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 18, 2016 08:23 Europe/Tirane

Një prej rezultateve të marrëveshjes bërthamore të Iranit, ishte polemika e krijuar prej Arabisë Saudite me qëllim prishjen e imazhit të Iranit.

Arabia Saudite ka inkurajuar jashtë mase tensionet ndërsektare në rajon dhe përpiqet që marrëveshjen bërthamore ta praqes si faktor shqetësues dhe të tmerrshëm për Arabinë Saudite dhe vendet e tjera të rajonit. Faktet tregojnë se pikëpamjet e saudite mbi marrëveshjen bërthamore, janë bërë shkak për përkeqësimin e gjendjes së tyre, sepse zbatimi i marrëveshjes i dha fund izolimit të Iranit dhe njëkohësisht i dha fund aspiratave hegjemoniste të Arabisë Saudite për tu kthyer në një fuqi sunduese në rajon.

Arabia Saudite që në fillim ishte një prej kundërshtarëve të fuqishëm të zgjidhjes së çështjes bërthamore të Iranit me anë të negociatave me grupin 5+1. Ajo ishte e frikësuar nga animi i balancës së fuqisë në rajon në anë të Iranit. Ky qëndrim i Arabisë saudite është vënë re qartë në bashkëngjitjen e opinionit të këtij vendi me ato të vendeve perëndimore. Çështja e marrëveshjes bërthamore e cila përfundoi rreth një viti më parë, u përcaktua njëkohësisht me ndryshimin e mbretit të Arabisë Saudite në fillimet e vitit 2015. Me ardhjen në pushtet të mbretit Selman Abdul’aziz i cili zëvendësoi mbretin e mëparshëm Abdullah i cili ndiqte politika të ashpra por të kujdesshme kundrejt Iranit, në marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe Iranit u hap një faqe e re. Instituti Brookings, në një artikull kushtuar marrëveshjes bërthamore dhe se çfarë nënkupton ajo për Arabinë Saudite dhe tensionet në rajon, shkruan: Mbreti Abdullah mundohej t’i largohej përballjes me Iranin. Ai ka ndjekur politikën e mos tensionimit të marrëdhënieve me Iranit në vitin 1980 dhe zgjodhi një shiit nga Arabia Saudite në postin e ambasadorit saudit në Teheran. Mirëpo nga ana tjetër ai është munduar që Amerikën ta vendosë kundër Iranit. Sigurisht që ky qëndrim i Arabisë Saudite ka krijuar plot vuajtje për amerikanët dhe sidomos për ish sekretarin e mbrojtjes Gates. Amerika në realitet atë që priste Arabia Saudite nga përdorimi i ushtarëve amerikanë e ka quajtur mercenarë të Arabisë Saudite. Një prej faktorëve që tregon armiqësinë e Arabisë Saudite me Iranin, është kërkesa që mbreti i Arabisë Saudite i ka bërë Amerikës për të sulmuar Iranin.  Sipas dokumenteve të publikuara nga sajti Wikileaks, mbreti Abdullah në vitin 2008 i ka kërkuar Amerikës të sulmojë Iranin. Në këtë kërkesë e cila i është dorëzuar njërës prej ambasadave amerikane, mbreti i Arabisë Saudite ka këshilluar Amerikën duke thënë: Prije kokën e gjarprit. Deklaratat e pabaza dhe të palogjikshme të funksionarëve sauditë, tashmë ndiqen nga brezi i ri i familjes mbretërore. Siç vë në dukje Behram Kasemi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Adel Xhubair ministër i jashtëm i Arabisë Saudite i cili këto ditë ka një punë të vështirë, atë të pastrimit të shenjave të implikimit të krerëve funksionarëve dhe organizatave zyrtare të vendit të tij në operacionet e ndryshme terroriste të dekadave të fundit, kujton se me anë të polemikave mund të devijojë opinionin publik të botës nga skandalet e pafundme të vendit të tij që është babai i Al Kaidës dhe i ISIS.

Ambiciet e mbretit të ri të Arabisë Saudite në skenarin e Jemenit të nisur prej fillimit të vitit të kaluar, është një tjetër aventurë e Arabisë Saudite pas dështimit të projektit për nxitjen e luftës së drejtpërdrejtë të Amerikës kundër Iranit. Kësaj here Arabia Saudite mundohet të nxisë vendet e tjera arabe të Gjirit Persik kundër Iranit duke thënë se marrëveshja bërthamore do të forcojë pozitën e Iranit në rajon. Mbreti i ri i Arabisë Saudite dhe princat e tij të rinj, si Muhamed Bin Selman ministër i mbrojtjes, shumë shpejtë krijuan një koalicion për të ndërhyrë ushtarakisht në Jemen dhe në këtë mënyrë nisën luftën kundër Jemenit. Agresioni i egër i Arabisë Saudite kundër Jemenit, që është ndërhyrja e paprecedentë në histori të një vendi tek një vend tjetër, solli një katastrofë humane dhe gjakderdhje të pashoq në Jemen. Amerika dhe Anglia të cilët ishin të interesuar të shuanin zërin protestues të Arabisë Saudite ndaj marrëveshjes bërthamore, kanë mbështetur luftën e Arabisë Saudite kundër Jemenit.

Arabia Saudite edhe në arenën e brendshme ka shtuar masat shtypëse ndaj opozitarëve dhe kundërshtarëve. Sheik Nemer Al Nemer, ishte një prej klerikëve të njohur në Arabinë Saudite i cili u dënua me vdekje nën akuzën e mbështetjes së terrorizmit. Ky veprim ngjalli protesta të shumta në vendet islamike të rajonit. Në Iran gjithashtu një grup njerëzish në shenjë proteste ndaj këtij veprimi, sulmuan ambasadën e Arabisë Saudite. Ngjarjet e ndodhura në Teheran dhe Mashhad në asnjë mënyrë nuk janë vlerësuar nga autoritete iraniane. Funksionarët e Republikës Islamike të Iranit, menjëherë dënuan të tilla veprime dhe autorët përgjegjës janë dënuar nga sistemi gjyqësor i Iranit. Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, lidhur me këtë ngjarje ka thënë: Irani e ndjen përgjegjësi të tij ruajtjen e diplomatëve të të gjitha vendeve dhe ndaj atyre që kanë sulmuar ambasadën e Arabisë Saudite dhe kanë shkelur ligjin, do të merren masa serioze. Mirëpo çështja qëndron se Arabia Saudite për të ngritur pozitën e saj në rajon dhe në perëndim, përdor çfarëdolloj mjeti dhe mundësie. Pas kësaj ngjarjeje Arabia Saudite ndërpreu marrëdhëniet e saj diplomatike me Iranin. Riadi inkurajoi edhe aleatët e tij që të ndërpresin marrëdhëniet me Iranin dhe me sabotimet e tij të vazhdueshme, pengoi pelegrinët iranianë që të marrin pjesë në ceremoninë e Haxhit. Funksionarët e Arabisë Saudite menjëherë nxituan që të ndërprisnin lidhjet me Iranin dhe në të njëjtën kohën në shkallë rajonale dhe ndërkombëtare, me anë të provave të sajuara mundohen të mbulojnë atë që kanë krijuar vetë dhe fajin t’ia vendosin Iranit. Me anë të këtyre polemikave, sauditët mundohen të krijojnë mundësi për veten e tyre me qëllim që të heqin nga supet përgjegjësinë për vdekjen e mijëra pelegrinëve në tragjedinë e Minasë, përgjegjësinë për vdekjen e civilëve gjatë bombardimeve të egra kundër Jemenit dhe përgjegjësinë për mbështetjen e grupeve terroriste në Siri. Edhe në vitin 1987, marrëdhëniet mes Iranit dhe Arabisë Saudite u tensionuan pas vdekjes së 402 pelegrinëve gjatë ceremonisë së Haxhit, prej të cilëve 275 ishin iranianë. Edhe në atë kohë marrëdhëniet përfunduan me ndërprerjen e lidhjeve diplomatike mes dy vendeve. Polemikat dhe deklarata negative të qeverisë saudite kundër marrëveshjes bërthamore, kanë nisur që me nisjen e bisedimeve dhe kanë vazhduar edhe pas arritjes së marrëveshjes. Të tilla deklarata kanë qenë të njëjta me ato të regjimit sionist. Dokumentet dhe faktet tregojnë se Arabia Saudite i ka kërkuar Uashington të mbajë qëndrim të rreptë ndaj Iranit për shkak të marrëveshjes bërthamore dhe gjithashtu i është kërkuar që të përdorë edhe forcën ushtarake. Sipas shumë ekspertëve dhe analistëve politikë, krerët e rinj të Riadit të cilët kanë nisur luftën kundër Jemenit, duke përdorur grupe si ISIS dhe Al Kaida, mundohen të përçajnë myslimanët dhe të përshkallëzojnë tensione dhe luftë ndërsektare në rajon.  Propozimi i Arabisë Saudite drejtuar Rusisë rreth presidentit Bashar Asad, është një tjetër skandal i Riadit që po transmetohet në rrjetet informative. Lidhur me këtë propozim kanali Rusia Today shkruan: Adel Xhubair ministër i jashtëm i Arabisë Saudite, gjatë vizitës në Bruksel ka dhënë një intervistë për gazetën amerikane Politico, ku ka thënë se vendi i tij është i gatshëm që t’i japë Rusisë një pjesë në Lindjen e Mesme në rast se Moska heq dorë nga mbështetja për Bashar Asad dhe në këtë mënyrë Rusia të bëhet akoma më e fortë se sa në kohën e Bashkimit Sovjetik. Adel Xhubair ka shtuar; Arabia Saudite është e gatshme të bashkëpunojë me Rusinë si një prej prodhuesve më të mëdhenj të naftës në botë. Adel Xhubair me të tilla deklarata ka parashikuar rrëzimin e Bashar Asad dhe duke iu drejtuar rusëve ka thënë: Pranoni këtë propozim, përpara se të bëhet vonë. Të tilla deklarata të papërgjegjshme dhe ndërhyrëse, tregojnë se sa kontradiktore dhe jashtë balancës ndërkombëtare, është politika që ndjek Riadi. Propaganda e gjerë e Riadit kundër Republikës Islamike të Iranit, ka shkuar deri aty saqë Turki Fejsal ish shefi i shërbimit inteligjent të Arabisë Saudite, mori pjesë në takimin e fundit të grupit terrorist Monafekin në Paris ku qartazi u shpreh dhe kërkoi ndryshimin e sistemit në Iran.