Haxhi mjet armiqësie i Arabisë Saudite kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/radio/uncategorised-i25114-haxhi_mjet_armiqësie_i_arabisë_saudite_kundër_iranit
Në vitin 1999, marrëdhëniet mes Iranit dhe Arabisë Saudite, u futën në një fazë të re pas vizitës në Iran të Sulltan Bin Abdul’aziz ish ministër i mbrojtjes i Arabisë Saudite. Ai gjatë kësaj vizite, diskutoi me funksionarët e Republikës Islamike të Iranit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 18, 2016 08:23 Europe/Tirane

Në vitin 1999, marrëdhëniet mes Iranit dhe Arabisë Saudite, u futën në një fazë të re pas vizitës në Iran të Sulltan Bin Abdul’aziz ish ministër i mbrojtjes i Arabisë Saudite. Ai gjatë kësaj vizite, diskutoi me funksionarët e Republikës Islamike të Iranit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

Abdul’aziz në atë kohë u takua me liderin suprem të revolucionit islamik dhe kjo u transmetua gjerësisht në mediat dhe shtypin e rajonit. Në këtë takim lideri suprem i revolucionit islamik, foli mbi përkushtimin propagandues të armiqve të islamit të cilët përpiqen që të pengojnë bashkëpunimin e vendeve islamike. Ai me këtë rast theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Iranit dhe Arabisë Saudite sidomos në krijimin e miqësisë dhe solidaritetit mes qeverive islamike dhe tha: Irani Islamik gjithmonë kërkon unitet dhe bashkëpunim mes qeverive të myslimanëve dhe vende të veçanta si Irani dhe Arabia Saudite me anë të bashkëpunimit me njëri-tjetrin të zbatojnë sa më mirë përgjegjësinë e madhe të tyre që kanë kundrejt dy kombeve dhe të botës islame.

Sot Arabia Saudite e konsideron Iranin rival serioz dhe armik të tij në rajon dhe ndjen se është duke humbur rivalitetin e rajonit përballë Iranit. Arabia Saudite me këtë imagjinatë të krijuar prej vetë asaj, është duke bërë përpjekje për tu çliruar nga kjo gjendje. Qarqet analitike në Amerikë dhe mediat perëndimore së bashku me lobet sioniste përpiqen ta paraqesin Iranin si kërcënim për rajonin dhe fqinjët e tij arabe. Në kuadër të polemikave të sajuara nga perëndimit kundër programit bërthamor të Iranit dhe duke pasur parasysh gjoja shqetësimet e Izraelit dhe perëndimit, Arabia Saudite këtë moment e shfrytëzoi për të goditur Iranin dhe pretendoi se Irani vë në rrezik rajonin. Në këtë mes lind pyetja se kush janë ata persona që kanë krijuar këto tensione në marrëdhëniet mes Iranit dhe Arabisë Saudite?

Amerika disa vite më parë, parashtroi planin e Lindjes së Mesme të Madhe. Ajo me anë të këtij plani synonte realizimin e ndryshimeve të caktuara me qëllim kontrollimin e plotë të rajonit. Ky plan u prezantua qartazi në vitin 2003, me atë që Amerika e ka quajtur zbatimin e  reformave themelore politike dhe ekonomike në rajon. Në atë kohë u theksua se neglizhenca e perëndimit ndaj mungesës së demokracisë në Lindjen e Mesme, ka shkaktuar rritjen e kërcënimeve ndaj sigurisë së vendeve të botës dhe sidomos ato të vendeve perëndimore. Zhvillimet që pasuan ngjarjen e 11 shtatorit, sidomos sulmi i Amerikës ndaj Afganistanit, Irakut dhe rrëzimi i talebanëve dhe regjimit Bath si dhe nisja e valës së zgjimit të popujve arabë, ishin ngjarje të cilat shumë shpejt krijuan mundësitë për një ndërhyrje të re të Amerikës në rajon. Në këtë ndërhyrje të re, një prej shtyllave kyçe të varur tek Amerika dhe e anuar tek regjimi sionist ishte Arabia Saudite e cila mundohej të ngrinte pozitën e saj në rajon. Situata ndryshoi me zhvillimet politike në Bahrejn, Jemen dhe Siri. Në këto kushte Arabia Saudite u mundua të ndërhynte direkt me qëllim që situata të ndryshonte në interes të saj. Gjatë këtyre viteve, mbretëria e Arabia Saudite deri diku ka dalë e shëndoshë nga zhvillimet në rajonin e Lindjes së Mesme. Megjithatë rrëzimi i diktatorëve të rajonit, ka shqetësuar tejmase Arabinë Saudite. Ngjarjet që çuan në rrëzimin e  Sadamit që ishte një prej kundërshtarëve të fuqishëm të Iranit, krijuan një sfidë serioze për Arabinë Saudite në rivalitetet e rajonit. Luftërat 33 dhe 22 ditore, 8 ditore dhe 51 ditore të viteve 2006, 2008, 2012 dhe 2014, ishin të tjera zhvillime që çuan në uljen e pozitës dhe rolit të Arabisë Saudite në rajon. Nga ana tjetër këto zhvillime ngritën lart pozitën e Iranit si një vend me rol të pavarur në zhvillimet rajonale. Regjimi Arabia Saudite për të qenë i shqetësuar ka shumë arsye. Një prej këtyre arsyeve është frika nga zgjerimi i valës së zgjimit islamik në rajon të cilën perëndimi e quan Pranvera Arabe. Kjo valë duke pasur parasysh kushtet e rajonit, ka tronditur shumë themelet e regjimit monarkist në Arabinë Saudite. Për këtë arsye funksionarët e Arabisë Saudite, të nxituar hodhën hapa në një strategji të gabuar dhe në luftën ekonomike morën masa që çuan në uljen e jashtëzakonshme të çmimit të naftës në tregjet botërore. Këto veprime u ndërmorën në kohën kur Arabia Saudite vuan nga deficiti buxhetor dhe pikërisht kjo nxiti akoma më shumë pakënaqësitë politike në Arabinë Saudite. Ky ndikim nuk ishte parashikuar nga funksionarët e Riadit. Arabia Saudite në fushën e krizave të rajonit, është implikuar thellë në Jemen, Siri dhe në Bahrejn ku ka ndezur zjarrin e luftës.

Disa ekspertë thonë se mbreti Selman i Arabisë Saudite, është aq i dobët dhe i skaduar saqë ai nuk ka mundësi të administrojë dhe kontrollojë elementët radikalë të ardhur në pushtet në Arabinë Saudite. Pasojat e ekzekutimit të sheik Nemer, idetë ekstremiste të përhapura në brendësi të pushtetit të familjes saudite, tragjedia e dhimbshme e Minasë ku humbën jetën mijëra haxhinj për shkak të pakujdesisë së autoriteteve saudite, tregojnë për faktin se Arabia Saudite është afër një gremine të rrezikshme. Sigurisht që lojtari kryesor në këtë skenë djali i tij d.m.th. ministri i mbrojtjes princi Muhamed Bin Selman.  Mbreti Selman me urdhrat e tij të ekzekutimeve me vdekje, i ka dhënë goditje të rëndë pozitës së tij të tronditur si një politikat i dobët dhe i padenjë. Gazeta Financial Times, në një artikull të saj shkruan se sauditët i prej një errësirë shqetësuese. Arabia Saudite në renditjen e bërë nga organizata jo qeveritare Freedom House, e cila merret me liritë civile dhe të drejtat politike, renditet e fundit në listë. Shumë organizata aktive në të drejtat e njeriut, në vitin 215 kanë raportuar se Arabia Saudite vazhdon të japë dënojë me vdekje ose me burgim të përjetshëm opozitarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut. Përveç kësaj ata theksojnë në shtimin e diskriminimit ndaj femrave dhe pakicave fetare në Arabinë Saudite. Revista Toronto shtyp i Kanadasë në një artikull të saj shkruan: Regjimi i Arabisë Saudite me ekzekutimin e sheik Nemer tregoi vetëm pikat e dobëta të tij dhe ky veprim është tregues i dobësisë së Arabisë Saudite dhe jo i fuqisë së saj. Kohë më parë u publikua një raport se kompania Qorvis MSL Group merr fonde nga Arabia Saudite për të kryer propagandë në interes të sauditëve në rajon. Kjo kompani çdo muaj merr nga Arabia Saudite 240 mijë dollarë me qëllim që përmirësojë imazhin dhe pozitën e Arabisë Saudite dhe të forcojë pozitën e Arabisë Saudite gjoja në luftën kundër terrorizmit dhe vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme. Arabia Saudite çdo vit shpenzon miliona dollarë për kompanitë aktive në opinionin publik amerikan me qëllim që këto kompani të përmirësojnë imazhin e Arabisë Saudite. Të tilla shpenzime tregojnë se autoritetet saudite, kanë gabuar në mbulimin e programeve të tyre të gabuara. Ata duke ndërprerë marrëdhëniet e tyre me Iranin, ushtrojnë presione edhe ndaj vendeve të tjera që të ndjekin rrugën e Arabisë Saudite. Të gjitha këto veprime, Riadi i bën për të arritur një pozitë më superiore dhe për të izoluar Iranin. Kjo gjendje mund të shfrytëzohet nga hartuesit e këtij plani, mirëpo Arabia Saudite është duke copëtuar botën islame. Politikat e Riadit janë të mbushura me kontradikta dhe jashtë realiteteve në Bashkësinë Ndërkombëtare. Për këtë me padyshim sauditët do të jenë humbësit e lojës politike. Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, kohë më parë i dërgoi një letër Ban Ki Moon sekretarit të përgjithshëm të OKB. Në këtë letër shefi i diplomacisë Iraniane kritikoi sjelljet tensionuese të Arabisë Saudite kundër Iranit dhe tha: Mesa duket “disa” në Arabinë Saudite mundohen ta fusin të gjithë rajonin në krizë. Zarif theksoi se Irani nuk është aspak i interesuar për shtimin e tensioneve dhe shpreson se Arabia Saudite do të ndjekë një rrugë të logjikshme. Zarif theksoi se sauditët mund të zgjedhin vazhdimin e mbështetjes për terroristët radikalë dhe të mbjelljes së urrejtjes dhe përçarjes, mirëpo në vend të kësaj ata mund të zgjedhin edhe rrugën e vullnetit të mirë dhe të luajnë rol konstruktiv në sigurinë e rajonit.