Arbaini sipas pikëpamjes së Ajetullah Khamenei
Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: "Rëndësia e Arbainit qëndron në faktin se në këtë ditë me maturinë hyjnore të Ehli Bejtit të Profetit s.a.v.s., kujtimi i kryengritjes së Imam Husejnit u bë i pavdekshëm dhe u krijua ky veprim i përvjetshëm.
Pasardhësit e dëshmorëve nëse nuk do të ruajnë dhe mbrojnë veprat e dëshmorëve të Qerbals në ngjarje të ndryshme sidomos në përvjetorin e kësaj ngjarje, padyshim se gjeneratat e ardhshme nuk do të përfitojnë nga rezultati i martirizimit".
Dita e dyzetë pas martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) nuk u përkufizua vetëm në një ditë për zimbajtjen e Husejnit (a.s.) dhe të shokëve të tij besnikë, por Arbaini u bë një stuhi në të cilën martirizimi dhe profecia thirri me zë të lartë nëpërmjet robërve të Qerbelas dhe u dha guximin njerëzve për të mbrojtur të vërtetën dhe të drejtën duke ngjallur përsëri atmosferën e Ashuras dhe vlerën e rezistencës përballë dhunës dhe padrejtësisë.

Ajetullah Khamenei, Arbainin e konsideron vazhdimësi të kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.) kundër padrejtësisë dhe pohon se mësimi i madh i kësaj ngjarje është mbajtja gjallë e kujtesës së martirizimit përballë propagandave të armikut. Ai thotë: " "Rëndësia e Arbainit qëndron në faktin se në këtë ditë me maturinë hyjnore të Ehli Bejtit të Profetit s.a.v.s., kujtimi i kryengritjes së Imam Husejnit u bë i pavdekshëm dhe u krijua ky veprim i përvjetshëm. Nëse pasardhësit e dëshmorëve nuk do të ruajnë dhe mbrojnë veprat e dëshmorëve të Qerbals në ngjarje të ndryshme sidomos në përvjetorin e kësaj ngjarje, padyshim se gjeneratat e ardhshme nuk do të përfitojnë nga rezultati i martirizimit... Nëse Hazreti Zejnebe (s.a.) dhe Imam Saxhad (a.s.) gjatë periudhës së robërimit nga Qerbelaja e deri në Damask dhe pastaj gjatë kthimit në Medine dhe gjatë gjithë jetës së tyre, nuk do të kishin zbuluar për njerëzit padrejtësinë, dhunën dhe krimet e pushtetit Emevit dhe nuk do të kishin shpjeguar të vërtetën e Ashuras dhe qëllimin e Husejn bin Ali (a.s.), tragjedia e Ashuras nuk do të kishte mbet e gjallë dhe aktive deri më sot. Imam Sadik (a.s.) për çfarë arsye ka thënë se nëse çdo njeri krijon dy vargje poezi rreth tragjedisë së Ashuras dhe me ato vargje i bënë njerëzit të vajtojnë, Zoti i madhëruar do ta bëjë të obliguar parajsën për atë? Për arsye se i gjithë aparati propagandues ishte mobilizuar për ta mbajtur të izoluar çështjen e Ashuras dhe çështjen e Ehli Bejtit (a.s.). Në atë kohë, ashtu sikur sot, fuqitë e mëdha dhe tiranët, shfrytëzonin në maksimum propagandën gënjeshtare dhe djallëzore kundër të vërtetës. Në një atmosferë të tillë, a ka qenë e mundur që ngjarja e Ashuras që ndodhi në këto përmasa kaq të mëdha në një shkretëtirë në një qoshe të botës islame, të mbetet me këtë gjallëri dhe dinamizëm? Padyshim se pa ato përpjekje, do të ishte zhdukur dhe harruar. Mësimi që na jep Arbaini është ky që duhet mbajtur gjallë kujtimi i të vërtetës dhe martirizimit përballë stuhisë së propagandës armiqësore".
Arbaiani u shndërrua në një ditë për ta kujtuar tragjedinë e Ashuras dhe për ta mbajtur gjallë martirizimin dhe luftën kundër dhunës. Tubimi i vogël i familjes së Imam Husejnit (a.s.) dhe disa pjesëtarëve të fisit Beni Hashim, thuajse ishte një besëlidhje me të vërtetën dhe vlerat e larta njerëzore. Mirëpo personi i parë i cili me dashuri arriti pranë varrit të Imam Husejnit (a.s.), ishte Xhabir bin Abdullah Ansari.
Ajetullah Khamenei në lidhje me personalitetin e Xhabir bin Abdullah dhe tregimin e dashurisë së tij ndaj Imam Husejnit (a.s.) thotë: "Xhabir bin Abdullah ishte një prej luftëtarëve të viteve të para të Islamit. Ai ishte pjesëmarrës në luftën e Bedrit, do të thotë para lindjes së Imam Husejnit (a.s.), ka qenë në shërbim të Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Ai ka qenë dëshmitar okular i lindjes, rritjes dhe zhvillimit të Husejn bin Ali (a.s.). Xhabir bin Abdullah padyshim se kishte pa shumë herë që Profeti s.a.v.s. e përqafonte Hsejnin, i puthte atij të dy sytë dhe fytyrën ose me dorën e tij e ushqente atë. Xhabir Abdullah padyshim se ka dëgjuar nga Profeti s.a.v.s. i cili ka thënë se Hasani dhe Husejni janë zotëri të parajsës. Më vonë pas vdekjes së Profetit s.a.v.s., Xhabir bin Abdullah e kuptoi më mirë pozitën dhe vlerën e Imam Husejnit (a.s.) gjatë kohës kur ishte në Medine dhe gjithashtu në Kufe. Pastaj Xhabir bin Abdullah kur dëgjoi se kanë martirizuar Imam Husejnin, të dashurin e Profetit s.a.v.s. me buzë të etura, u nis nga Medina dhe në Kufe atij iu bashkua edhe Atije. Më vonë Atije rrëfen se në ditën e Arbainit Xhabir bin Adburllah arriti pranë lumit Eufrat. Aty u pastrua dhe veshi rroba të bardha dhe të pastra dhe u nis me hapa të ngadaltë drejt varrit të Imam Husejnit (a.s.). Ai kur arriti pranë varrit, tre herë me zë të lartë tha: "Allahu Akbar, Allahu Akbar, Allahu Akbar". Do të thotë ai kur shikoi se bishat e egra kanë martirizuar dritën e syve të Profetit s.a.v.s. (Imam Husejnin a.s.), i madhëroi dhe e lartësoi Zotin. Pastaj Atije vazhdon: "Në ditën e Arbainit Xhabir bin Abdullah nga vajtimi dhe pikëllimi i madh e humbi vetëdijen dhe ra mbi varrin e Imam Husejnit (a.s.)". Nuk e dimë se çfarë i ndodhi atij, por në këtë transmetim thuhet se kur Xhabir bin Abdullahut i erdhi vetëdija, filloi të flasë me Imam Husejnin (a.s.)".

Dashamirësit e Ehli Bejtit (a.s.) përgjatë shumë viteve shkojnë në Qerbela dhe vizitojnë varrin e Imam Husejnit (a.s.) në ditën e Arbainit. Dita e Arbainit ka hapur rrugën për udhëtimin e zemrave në këtë vend të Velajatit të cilat sikur flutura në rrugë të ndryshme nga vendet e afërta dhe të largëta, shkojnë në Qerbela dhe ashtu si Xhabir bin Abdullah, nuk kanë arsye tjetër, përveç dashurisë ndaj Ehli Bejtit (a.s.).
Ajetullah Khamenei në lidhje me këtë dashuri ndaj Ehli Bejit thotë: "Një fenomen i paparë dhe i pashembullt është shfaqur gjatë këtyre viteve të fundit dhe ai është marshi në këmbë i vizitorëve nga qyteti Naxhaf deri në Qerbela dhe disa nga qytete më të largëta udhëtojnë në këmbë deri në Qerbela. Kjo lëvizje është lëvizje e dashurisë dhe e besimit, ne që nga larg e shikojmë këtë lëvizje, ua kemi zili atyre vizitorëve të cilëve u është dhënë mundësia të marrin pjesë në këtë marsh".
Lideri i Revolucionit Islamik të Iranit beson se këta njerëz të cilët po ecin në këmbë gjithë këtë rrugë të gjatë me dashuri dhe besim, po bëjnë një veprim të drejtë dhe të madh sepse po e gjallërojnë një moto të madhe. Kjo është për arsye se në këtë marsh është edhe besimi dhe bindja me zemër, edhe motivi dhe dashuria.
Ajetullah Khamenei vlerëson se të menduarit e shkollës së Ehli Bejtit dhe shiite është një përbërje nga arsyeja dhe emocioni dhe një përbërje nga besimi dhe dashuria. Ai beson se ky faktor nuk ekziston tek shkollat e tjera islame dhe ndihet mungesa për këtë.
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit mendon se vetëm familja e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. është

element i dalluar, i shkëlqyer dhe i ndritshëm dhe qiellor, prandaj njerëzit kanë dashuri ndaj pjesëtarëve të kësaj familje dhe flasin me ata, i dërgojnë selame atyre dhe me lejen e Zotit, do të dëgjojnë edhe përgjigje prej tyre. Ata u kanë dhënë një rast të madh ndjekësve të shkollës së Ehli Bejtit (a.s.), sepse vizita e vendeve të shenjta të imamëve ma'sum është plotë me koncepte të larta me të cilët ndjekësit e shkollës së Ehli Bejtit e plotësojnë vakumin e dashurisë.
Ajetullah Khamenei në vazhdim ka thënë se një tjetër karakteristikë e rëndësishme e tubimit të besimtarëve në ditën e Arbainit është uniteti mes myslimanëve dhe shtoi: "Nëse ne do të jemi sëbashku do të thotë popujt myslimanë t'i lënë anash mosmarrëveshjet sekondare mes shkollave të ndryshme dhe të bashkojnë zemrat e tyre dhe të largojnë dyshimet ndaj njëri-tjetrit, të mos ofendojnë njëri-tjetrin, atëherë mund të vërejmë se çfarë ndodhë në botë dhe çfarë madhërie do të krijohet për myslimanët. Në këtë mënyrë do të vërehet rezultati më i mirë i unitetit".

Në kohën kur një grup gjakpirës të larguar nga karakteri njerëzor, plaçkitin emrin e Islamit dhe në emër të fesë përhapin urrejtjen, tmerrin dhe çdo gjë që nuk është njerëzore duke turpëruar të gjithë myslimanët dhe Islamin, publikohet lajmi në botë se 20 milionë besimtarë të fesë islame duke përfshirë shiitë dhe sunitë dhe ndjekësit e shkollave të tjera, me dashuri dhe sinqeritet janë tubuar në Qerbela për të marrë pjesë në ceremoninë e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.). Padyshim se në rrethana të tilla ky lajm trondit botën! Një pyetje krijohet në mendjen e jomyslimanëve se kush është ky Husejni i cili të gjithë njerëzit i ka tubuar rreth vetës dhe pse nuk është thënë asgjë në lidhje me ceremonitë e tilla islame për ne dhe vetëm islami vehabist dhe selefist është prezantuar në mediet perëndimore?! Aktualisht kjo ngjarje e madhe ndoshta e pashembullt në të gjithë botën dhe në gjatë gjithë historisë, i tërheq zemrat drejt të vërtetës dhe krijon shumë pyetje në lidhje me personalitetin e Imam Huseinit (a.s.). Ajetullah Khamenei për këtë arsye beson se Arbaini në Qerbela ishte një fillim, një fillim për ta njohur të vërtetën.