Karta Qiellore: Kuranin nga pikëpamja kuranore 3
(last modified Sun, 25 Jun 2017 08:25:31 GMT )
Qershor 25, 2017 10:25 Europe/Tirane
  • Karta Qiellore: Kuranin nga pikëpamja kuranore 3

Në këtë emision do të njihemi me kuptimin e Kuranit nga pikëpamja e njerëzve të ndryshëm.

 

Suretu El Bejjine

 

Të nderuar dëgjues në emisionin e kaluar folëm për disa çështje lidhur me Kuranin dhe thamë se çdo tematikë ka komentime të shumë për shkak të numrit të madh të komentuesve. Në këtë emision do të flasim për pozitën e lartë të Kuranit. Qëllimi i kësaj pozite është që t’iu tregojmë se jo vetëm që Kurani nuk është shkruar dhe nuk është bërë nga Profeti i Islamit, por kjo as nuk mund të imagjinohet. Kurani duke iu përgjigjur pretendimeve të një grupi i cili gjoja besonte në Zot, por insistonte në mendimet dhe idetë e veta thotë:

2. I dërguari prej All-llahut, që lexon fletë të pastra, 

3. Në të cilat ka vetëm dispozita të drejta.  (Suretu El Bejjine)

Ashtu siç shihet qartë Zoti i Madhërishëm në këto ajete paraqet dy karakteristika të Kuranit që janë: Një pastërtia, e cila tregon pozitën hyjnore dhe të shenjtë të Kuranit në të cilin nuk vihen re asnjë prej mangësive dhe tjetërsimeve të bëra në librat e mëparshëm. Së dyti, shkrimet dhe kuptimet e larta të Kuranit kanë qëndrueshmëri dhe në asnjë mënyrë nuk mund të dobësohen. Në këtë mënyrë, Kurani duke iu përgjigjur atyre të cilët Kuranin e kanë krahasuar me librat e tjerë thotë:

11. Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla. 

12. Kush do merr mësim nga kjo (nga Kur’ani). 

13. Është këshillë në flet të çmueshme. 

14. Me vlerë të lartë e të ruajtur. 

15. Në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes All-llahut e njerëzve). 

16. Të nderuar e të ruajtur. 

17. Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai!  (Suretu 'Abese)

 

Në këto ajete gjithashtu jepen dy karakteristika tërëndësishme që janë: 1- Pozita e lartë e Kuranit pranë Zotit, gjë e cila tregon se Kurani nuk ka burim tokësor por burim qiellor dhe hyjnor. 2- Kurani është zbritur nëpërmjet engjëjve të mirë dhe se njerëzit nuk kishin asnjë ndikim në përpilimin e tij.

Për të treguar madhështinë e pozitës së Kuranit në disa ajete të tjera të Kuranit thuhet:

2. Pasha librin (Kur’anin) sqarues! 

3. S’ka dyshim se Ne e bëmë atë Kur’an arabisht, në mënyrë që ju ta kuptoni. 

4. Dhe se në librin amzë (Lehvimahfudh) te Ne, gëzon famë të lartë dhe është plot urtësi.  (SuretuEzZuhruf).

Në këto ajete vihen re disa pikë të veçanta të cilat tregojnë pozitën e lartë dhe të pashoq të Kuranit. Së pari është se Zoti betohet në Kuran. Me padyshim betimi hyjnor është 100% i qëllim dhe ka një mesazh dhe Zoti i madhërishëm sa herë që dëshiron t’i japë rëndësi një çështjeje apo teme, bën betim nga ana e Tij. Së dyti një prej karakteristikave të përmendura nga Zoti rreth Kuranit është ndriçimi dhe Kurani është rreze e këtij ndriçimi i cili ka qartësuar të mirën nga e keqja, çfarë duhet dhe nuk duhet bërë, të bukurën nga e shëmtuara, të drejtën nga e padrejta. Kurani ka qartësuar çdo gjë dhe nuk ka lënë asnjëçështje pa ndriçuar në rrugën e njeriut. Së treti Zoti thotë se: Ne për Kuranin kemi zgjedhur gjuhën arabe për të treguar se Profeti qëështë zgjedhur nga mesi i arabëve nuk ka asnjë ndikim në zgjedhjen e gjuhës së Kuranit dhe nëse do të kishte gjuhë tjetër më të plotë, më të qartë dhe më shoqërore, Zoti me padyshim do të zgjidhte atë gjuhë si gjuhë të Kuranit. Një tjetër karakteristikë e këtij ajeti rreth kuranit është se Zoti thotë se Kurani është mbi të gjithë librat. Shumë analistë dhe komentes besojnë se Kurani për ne është akoma i panjohur dhe njerëzit e thjeshtë nuk mund ta kuptojnë thellësisht atë, pasi Kurani ndodhet në një pozitë të lartë për kuptimin e të cilit Zoti ka përcaktuar faza të ndryshme.

Libri që gjenden pranë nesh  ka 2 karakteristika të veçanta: 1- Pozita e lartë e tij dhe 2- është plot urtësi, d.m.th. të gjitha ajetet e tij janë plot urtësi. Zoti i Madhërishëm për të treguar edhe një herë pozitën e lartë të Kuranit, betohet në pozitën e yjeve të cilët kanë sekrete të pafundme dhe thekson se nëse do të njihnit sekretin e krijimit, atëherë me padyshim do të kuptonit madhështinë e këtij betimi. Zoti në Kuran ka thënë:

75. Betohem në shuarjen (perëndimin) e yjeve. 

76. E ai është betim imadh, sikur ta dini!

77. Se me të vërtetë ai është Kur’an i famshëm. 

78. Është në një libër të ruajtur. 

79. Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaiket). 

80. Është i zbritur prej Zotit të botëve.  (SuretuEl Vakia)

 

Këto ajete me padyshim tregojnë faktin se Kurani është një libër i pashoq dhe me burim 100% hyjnor, me shumë të vërteta dhe kuptime të cilat arrijnë t’i perceptojnë vetëm njerëzit e pastër dhe të larë nga çdo lloj mëkati apo papastërtie. Shumë analistë janë të mendimit se me këto ajete Zoti i Madhërishëm u drejtohet të parëve dhe në veçanti Ehli Bejtit për të cilët thotë:

33. Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, faleni namazin , jepeni zeqatin dhe respektonie All-llahun dhe të dërguarin e Tij. All-llahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (se Pejgamberit) të largojë ndytësinë e mëkateve dhe t’ju pastrojë deri në skaj.  (SuretuElAhzab)

Në fund të ajetit thuhet se rruga për të zbuluar të vërtetën dhe të fshehtat e Kuranit, është Profeti dhe familja e pastër e tij, pasi ata me vullnetin hyjnor janë të pastër dhe larg çdo gabimi dhe mëkati. Duhet thënë se disa komentues si Laimes Ala Al’Mathuran, shprehen se pa pasur pamje të rregullt nuk mund të prekësh ajetet e Kuranit. Pra edhe pastërtia shpirtërore, edhe pastërtia fizike është e nevojshme për të perceptuar kuptimet e larta të Kuranit, pasi Kurani është një libër i shenjtë dhe vetëm të pastërtit mund të arrijnë të kuptojnë realitetin e lartë të këtij libri hyjnor.

 

Tags