69 vite krime të regjimit sionist ndaj palestinezëve 3
14 maji i vitit 2017 përkon me 69 vjetorin e krijimit të regjimit fals të izraelit në territoret e pushtuara palestineze. Me këtë rast kemi përgatitur një emision kushtuar mënyrës së formimit dhe krijimit të regjimit sionist, rolit të fuqive të mëdha në krijimin e këtij regjimi, krimet e Izraelit ndaj palestinezëve dhe reagimit të organizatave ndërkombëtare ndaj krimeve izraelite.
Në këtë edicion do të flasim mbi ndërtimin e kolonive sioniste dhe vazhdimin e procesit të pushtimit të Palestinës.
Kolonitë, thelbi i krijimi të Izraelit
Baza e krijimi të regjimit sionist, është e përbërë nga 2 pjesë: Pushtimi i tokave dhe emigrimi i hebrenjve në tokat e pushtuara. Në realitet Izraeli për të shpallur ekzistencën e tij kishte nevojë për tokë. Që nga koha e kongresit të parë botëror të sionizmit në vitin 1897, u parashtrua çështja e blerjes së tokës dhe e emigrimit të hebrenjve në tokat e blera. Pasoja e këtij procesi ishte dëbimi i detyruar i banorëve arabë nga tokat e pushtuara. Pra, themelimi i Izraelit në hapin e parë nisi me blerjen e tokës. Blerja e tokës e bëri të nevojshme emigrimin e hebrenjve sidomos nga Evropa në drejtim të tokave të pushtuara dhe për pasojë dëbimin e detyruar të arabëve.
Ndryshimi i metodave të kolonizimit, nga blerja në pushtim kriminal
Blerja e tokave u bë vetëm në vitet e para pasi me kalimin e kohës kjo formë u kthye në blerje të detyrueshme të tokave të palestinezëve dhe më pas pushtimin dhe konfiskimin e tokave të tyre, si dhe zgjerimi i territorit me anë të luftës. Rezultati i këtij procesi ishte dëbimi i detyruar, internimi, transferimi i detyruar apo evakuimi i shoqërisë arabe nga tokat e pushtuara. Ky proces është quajtur jahudizim. Në të njëjtën kohë një metodë e përdorur për të konfiskuar tokat e palestinezëve ishte se në rast se palestinezët rezistonin dhe kundërshtonin transferimin e detyruar, ndaj tyre duhej përdorur dhuna, forca ose lufta dhe palestinezët duhej të vriteshin, plagoseshin ose evakuoheshin. Si pasojë e kësaj politike më shumë se 5 milion palestinezë janë dëbuar nga tokat e tyre. Kjo politikë, ndryshoi shtrirjen demografike të territoreve të pushtuara, gjë e cila ishte një prej qëllimeve kryesore të regjimit sionist. Një tjetër pikë e rëndësishme është se për Izraelin, nuk ekziston asnjë kufi i caktuar për zgjerimin e territoreve të tij. Një tjetër metodë e përdorur nga Izraeli për të zgjeruar tokat dhe territoret ishte ndërtimi i kolonive sioniste. Kolonitë e banuara nga hebrenjtë janë zgjeruar në territoret palestineze duke i detyruar banorët arabë që të largohen nga tokat e tyre. Regjimi sionist ka ngritur shumë koloni në lindje të Bejtul Mukadesit dhe me këtë metodë është munduar të detyrojë palestinezët që të heqin dorë nga Bejtul Mukadesi. Me fjalë të tjerë Izraeli ndoqi planin e Kodsit të Madh që sipas këtij plani ishte parashikuar bashkimi i Kolonive të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan më qytetin Kods dhe transferimi i 1 milion hebrenjve për në Kodsin Lindor. Procesi i pushtimit të territoreve palestineze nga ana e Izraelit është ndjekur me aq seriozitet saqë kohët e fundit është përfolur shumë për transferimin e kryeqytetit izraelit nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades, plan ky i mbështetur nga Amerika dhe nga disa vende evropiane. Në skicën e mëposhtme është formuluar procesi i themelimit dhe i mbetjes së regjimit sionist:
Blerja e tokave - shkaktoi emigrimin e hebrenjve - dhe në fund dëbimin e arabëve
Rëndësia e ndërtimit të kolonive; Krijimi i një identiteti kombëtar izraelit
Ndërtimi i kolonive sionist është aq i rëndësishëm për Izraelin saqë edhe pse ky proces është kthyer në mjet presioni botëror ndaj Izraelit, mirëpo Izraeli nuk heq dorë prej tij. Ndërtimi i kolonive izraelite në territoret e pushtuara, ishte një prej faktorëve kryesorë të mosmarrëveshjeve të lindura mes Izraelit dhe qeverisë amerikane gjatë presidencës së Obamës. Megjithë këto mosmarrëveshje, Izraeli nuk u tregua i gatshëm që t’i japë fund procesit të ndërtimit të kolonive sionist. Edhe mbështetësit perëndimorë të Izraelit janë të mendimit se ndërtimi i kolonive është pengesa kryesore e vendosjes së paqes mes arabëve dhe Izraelit. Shkaku që Izraeli shpërfill presionet botërore, shkak që rezultoi edhe me nxjerrjen e një rezolute në KS të OKB kundër tij dhe vazhdon ndërtimin e kolonive sioniste, është se procesi i ndërtimit të këtyre kolonive është i nevojshëm për jaudizimin dhe për eliminimin e arabëve nga territoret e pushtuara. Me anë të këtij procesi do të ndryshohet struktura kulturore dhe fetare e tokave të pushtuara dhe do të krijohet identiteti kombëtar izraelit mbi tokat e pushtuara. Në skicën e mëposhtme jepet cikli i krijimit të identitetit kombëtar izraelit nëpërmjet mekanizmit të ndërtimit të kolonive sioniste:
Zgjerimi i territoreve – jahudizimi - dëbimi i arabëve ndryshimi i strukturës etnike dhe fetare - krijimi i identitetit kombëtar izraelit.
Rëndësia e kolonizimit: Shpëtim nga mungesa e strategjisë
Një prej pikave më të rëndësishme që ndjek Izraeli me anë të ndërtimit të kolonive sioniste, është se nga njëra anë ky regjim ka ekzistencë të huaj në rajon dhe nga ana tjetër ky regjim vuan nga kufizimet territoriale dhe nga rrethimi i tij nga vendet arabe që sjell mungesë strategjie në rajon. Mungesa e strategjisë së thellë është një prej faktorëve më të rëndësishëm të pasigurisë me të cilin përballet Izraeli. Për këtë arsye ndërtimi i kolonive nga aspekti i siguri ka rëndësi të madhe për Izraelin pasi ul ndikimet negative të mungesë së strategjisë. Në përcaktimin e zonave ku do të ndërtohen kolonive sionist, merren parasysh burimet e ujit, mundësia për aktivitete bujqësore, mundësitë e garantimit të ushqimit, mundësitë për krijimin e zonave industriale de mundësitë për krijimin e vendeve të punës me qëllim nxitjen e hebrenjve që të emigrojnë në territoret e pushtuara.
Ndërtimi i kolonive, krim i pamohueshëm
Zgjerimi i territoreve, ashtu sic ka rëndësi të madhe nga aspekti gjeopolitik dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare, nga aspekti i konventave për të drejtat ndërkombëtare konsiderohet krim. Padyshim se ndërtimi i kolonive izraelite në territoret e pushtuara është një krim i pamohueshëm. Ndërtimi i kolonive izraelite jo vetëm që barazohet me pushtimin, por është edhe një veprim që shkel haptazi konventat e ndryshme ndërkombëtare. Kolonizimi apo ndërtimi i kolonive, bëhet shkak për dëbimin e detyruar të popullatës arabe nga territoret e pushtuara dhe me fjalë të tjera zhdukjen e popullatës apo shoqërisë arabe. Në nenin 1 të kapitullit 49 të konventës së katërt të Gjenevës të vitit 1949, transferimi i detyruar i një shoqërie apo popullate nga zonat e pushtuara për në një vend tjetër, pa marrë parasysh qëllimin, është veprim i ndaluar. Kjo është në kohën kur ndërtimi i kolonie jo vetëm që dëbon palestinezët nga territoret e tyre, por është bërë shkak për evakuimin e 5 milion palestinezëve brenda dhe jashtë territoreve të pushtuara. Në nenin 7 dhe 8 të statusit të GJND i njohur me emrin statusi i Romës i vitit 1998, transferimi apo dëbimi i detyruar i banorëve nga tokat e tyre është krim kundër njerëzimit dhe krim lufte. Pushtuesi jo vetëm që ndalohet të dëbojë apo transferojë banorët e tokave të pushtuara, por ai ndalohet që edhe banorët e tij t’i transferojë në tokat e pushtuara. Neni 49 i konventës së katërt të Gjenevës, lidhur me këtë thotë: Qeveria pushtuese nuk mund të transferojë një pjesë të vendit të vet tek territoret e pushtuara. Kjo është në kohën kur Izraeli në territoret e pushtuara palestineze ka ndryshuar strukturën e demografisë dhe strukturat arabe i ka kthyer në struktura hebraike. Dëbimi, evakuimi dhe mbetja pa strehë, është i vetmi rezultat i ndërtimit të kolonive izraelite në territoret e pushtuara. Mirëpo ndërtimi i këtyre kolonive ka edhe ndikime të tjera siç janë prishja e strukturës kulturore, etnike dhe fetare të territoreve të pushtuara, pengimi i fëmijëve palestinezë nga e drejta për arsimim, jeta në kushte evakuimi, shfaqja e sëmundjeve dhe mungesa e ushqimeve, mungesa e të ardhurave, vështirësitë ekonomike, e shumë e shumë pasoja të tjera, të cilat Izraeli ua ka krijuar palestinezëve. Deri më sot AP dhe KS i OKB kanë nxjerrë disa rezoluta kundër Izraelit siç janë rezolutat 446,450,465,478 dhe 2334 tek të cilat dënohet ndërtimi i kolonive izraelite dhe kërkohet ndërprerja e procesit të ndërtimit të këtyre kolonive. Mirëpo Izraeli jo vetëm që nuk u ka kushtuar vëmendje këtyre rezolutave, por ai me shpejtësi dhe seriozitet akoma më të lartë ka vazhduar procesin e ndërtimit dhe zgjerimit të kolonive sioniste.