69 vite krime të regjimit sionist ndaj palestinezëve 2
14 maji i vitit 2017 përkon me 69 vjetorin e krijimit të regjimit fals të Izraelit në territoret e pushtuara të Palestinës. Në edicionin e kaluar në përgjithësi folëm për mënyrën e krijimit të këtij regjimi dhe për rolin e perëndimit. Në këtë pjesë do të flasim për një nga krimet më të rëndësishme të Izraelit që është spastrimi etnik i Palestinës.
Spastrimi etnik është një prej krimeve më të rëndësishme që ka kryer Izraeli. Ky krim ka nisur edhe përpara 14 Majit të vitit 1948. Spastrimi etnik që ka bërë regjimi sionist ndaj palestinezëve është kryer me vrasje, dëbim të detyruar, internim dhe evakuim. Sipas konventave të ndryshme ndërkombëtare, mes tyre statusi i gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, gjenocidi konsiderohet krim kundër njerëzimit dhe krime lufte. Në nenin 6 të statusit të GJND, vrasja është pjesë e gjenocidit mirëpo në nenin 7 vrasja masive apo zhdukja konsiderohet krime kundër njerëzimit. Në nenin 88 të po këtij statusi, vrasja masive konsiderohet krim lufte. Ajo çka kryen Izraeli është vrasje masive pasi një prej taktikave strategjike të Izraelit është ndryshimi i demografisë në territoret e pushtuara palestineze. Për ndryshimin e demografisë në interes të sionistëve, Izraeli vret palestinezët. Edhe pse nuk ka një statistikë të saktë mbi numrin e palestinezëve të vrarë që nga viti 1948 e deri tani, mirëpo krimet ndaj kësaj popullsie kanë nisur edhe përpara ditës së Nekbatit. Krimi në Dir Jasin, është një krim të cilin Izraeli e kreu një muaj përpara ditës së Nekbatit në vitin 1948. Dir Jasin është emri i një fshati të vogël që në vitin 1948 përbëhej nga 700 persona. Në atë vit tre grupe të armatosura izraelite të quajtur Argun, Ashtran dhe Hagana më 9 prill të vitit 1948 sulmuan këtë fshat dhe vranë 250-350 palestinezë mes tyre shumë gra dhe fëmijë. Një muaj pas ditës së Nekbatit d.m.th. në qershor të vitit 1948 forcat izraelite sulmuan fshatrat palestineze Alad dhe Ramale dhe martirizuan 176 palestinezë. Vrasja e palestinezëve nga Izraeli nuk përfundoi asnjëherë pasi edhe pas kësaj dite janë kryer vrasje të tmerrshme mes të cilave mund të përmendim krimin në Khan Junes në nëntor të vitit 1956. Më 3 nëntor të atij viti, 500 palestinezë dhe më 12 nëntor 300 palestinezë u vranë masivisht nga forcat izraelite. Përveç kësaj vrasja e palestinezëve ka vazhduar edhe gjatë intifadës së Gurit, Al Aksa dhe të Kodsit. Në këto tre intifada janë vrarë rreth 6300 palestinezë. Luftërat e ndryshme të Izraelit kundër palestinezëve kanë marrë jetën e mijëra palestinezëve dhe në luftën e vitit 2014 vetëm në rripin e Gazës janë martirizuar mbi 2200 palestinezë. Këto vrasje janë shembull i qartë i gjenocidit dhe spastrimit etnik, krim kundër njerëzimit dhe krim kundër luftës, krime të kryera me vrasjen masive dhe zhdukjen e një kombi. Regjimi i Izraelit spastrimin etnik të palestinezëve në territoret e pushtuara, e kryen edhe me anë të dëbimit dhe internimit të detyruar. Evakuimi i popullatës palestineze përveçse është kryer me anë të frikës së krijuar në Palestinë, por edhe me anë të sulmeve dhe luftërave që Izraeli i nis posaçërisht për të detyruar palestinezët që të largohen nga tokat e tyre. Në nenin 7 të statusit të GJND, dëbimi apo evakuimi i detyruar një popullsie, konsiderohet krim kundër njerëzimit. Në nenin 7 të këtij statusi, internimi apo transferimi i jashtëligjshëm i njerëzve është i barabartë me krimet e luftës. Në të njëjtën kohë në nenet 6,7 dhe 8, jepen raste të gjenocidit, spastrimit etnik, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës të cilat Izraeli haptazi i ka kryer kundër palestinezëve. Në nenin 6 thuhet: Përballja e një grupi njerëzish me kushte të papërshtatshme për jetesë të cilat dëmtojnë rëndë gjendjen e tyre fizike, është e barabartë me gjenocidin. Izraeli këtë e ka bërë gjatë 10 viteve të fundit në rripin e Gazës, duke e rrethuar plotësisht këtë rajon dhe duke vështirësuar tejmase jetën e banorëve të Gazës për shkak të bllokadës së hekurt. Në nenin 7 thuhet: Imponimi i kushteve të caktuara në jetën e njerëzve me qëllim që ata të pengohen nga ushqimet dhe medikamentet, me objektivin që këta njerëz të zhduken, është e barabartë me zhdukjen e një shoqërie, gjë e cila kohët e fundit po ashtu është vënë re qartazi në Gaza. Më shumë se 1.5 milion banorë të gazës kanë mungesë të theksuar ushqimesh dhe mallrash të tjera si ujë, medikamente dhe ushqime për shkak të bllokadës që ka vënë Izraeli. Ky veprim i Izraeli konsiderohet krim kundër njerëzimit në Gaza. Në nenin 7 thuhet se dëbimi i detyruar apo transferimi i detyruar i njerëzve nga rajoni apo zona ku ata jetojnë në formë legjitime, gjithashtu konsiderohet krim kundër njerëzimit. Në nenin 8 gjithashtu thuhet se internimi apo dëbimi i jashtëligjshëm është krim lufte. Rezultati i ndërtimit të kolonive sioniste dhe i shkatërrimit të shtëpive të palestinezëve nga ana e izraelit, është dëbim apo internim i detyruar dhe i jashtëligjshëm i palestinezëve nga tokat e tre dhe kjo konsiderohet krim kundër njerëzimit dhe krim lufte që Izraeli kryen ndaj palestinezëve. Në të njëjtën kohë në nenin 8 thuhet se drejtimi enkas i sulmeve kundër civilëve, pjesëmarrja direkte në konflikte kundër civilëve, sulmimi i civilëve enkas për qëllime të caktuara, sulm i përgjithshëm dhe enkas për të shkaktuar dëme tek civilët apo dëme të përgjithshme, apo kryerja e sulmeve për të dëmtuar ambientin, sulmet ndaj qyteteve, fshatrave, zonave të banuara, ndërtesave pa mbrojtjes dhe ndërtesave që nuk kanë përdorim ushtarak, veprimet e një qeverie pushtuese në formë direkte apo indirekte për të dëbuar popullatën civile nga territoret e pushtuara, apo internimin e njerëzve brenda dhe jashtë tokave të pushtuara, sulmet ndaj spitaleve dhe zonave ku përqendrohen të sëmurët apo të plagosurit, përdorimi i helmeve dhe armëve kimike, përdorimi i gazrave helmues, apo i gazrave të tjerë, që të gjitha janë krime lufte. Që të gjitha këto janë metoda të përdorura nga Izraeli kundër popullit palestinez. Të tilla krime jo vetëm që kanë lënë të vrarë e të plagosur me dhjetëra mijëra palestinezë por janë bërë shkak për dëbimin dhe evakuimin e 5 milion palestinezëve, të shpërndarë në të gjithë botën. Evakuimi gjithashtu konsiderohet një prej taktikave të spastrimit etnik, të cilin po e bën Izraeli kundër palestinezëve. Atentati dhe vrasja është një tjetër metodë që përdor Izraeli si spastrim etnik kundër palestinezëve. Në kohën kur terrori dhe vrasja zakonisht kryhen nga organizata dhe grupe jo qeveritare, mirëpo terrori që kryen Izraeli kundër palestinezëve është i barabartë me terrorizmin qeveritar sepse shërbimi informativ izraelit Mosad zyrtarisht kryen terrore të shumta. Khalil Alvazir, Fat’ha Shakaki, Mahmud Mabhuh, Ahmed Jasin, Abdul’aziz Rantisi, Ahmed Xhaberi, Said Siam, Selah Shahade, Jahja Ajash, Muhamed Barhum janë disa nga personalitetet palestineze të cilët janë vrarë nga agjentë të Mosadit dhe forcat e tjera të Izraelit. Mund të thuhet se sulmi dhe terrori janë taktika të vjetra që ndjek Izraeli për të kryer spastrim etnik kundër palestinezëve.