69 vite krime të regjimit sionist ndaj palestinezëve 1
14 maji i vitit 2017 përkon me 69 vjetorin e krijimit të regjimit fals të izraelit në territoret e pushtuara palestineze. Me këtë rast kemi përgatitur një emision kushtuar mënyrës së formimit dhe krijimit të regjimit sionist, rolit të fuqive të mëdha në krijimin e këtij regjimi, krimet e izraelit ndaj palestinezëve dhe reagimit të organizatave ndërkombëtare ndaj krimeve izraelite. Në edicionin e parë do të flasim mbi mënyrën e formimit të këtij regjimi dhe mbi rolin që ka luajtur perëndimi.
Regjimi fals i Izraelit është krijuar më 14 maj të vitit 1948 në territoret e pushtuara palestineze. Palestinezët këtë ditë e quajnë dita e Nekbatit (fatkeqësisë). Kjo ditë ka marrë këtë emër për shkak se në këtë ditë me qindra mijëra palestinezë janë dëbuar nga toka e tyre mëmë. 14 Maji i vitit 2017 është 69 vjetori i krijimit të Izraelit. Regjimi okupator sionist është krijuar 69 vite më parë me planin e thurur nga fuqitë perëndimorë në mesin e shekullit të 19-të.
Teodor Hartzel është themeluesi i lëvizjes sioniste, lëvizje që mundësojë krijimin e regjimit sionist në vitin 1948. Kongresi i parë i sionistëve u mbajt në vitin 1897 në qytetin Bazel të Zvicrës. Në atë kohë Hartzel jo vetëm që mori përsipër kryesinë e lëvizjes sioniste ai kërkoi krijimin e një vendi hebre në Palestinë. Hartzel fjalimin në kongresin botëror të sionizmit e nisi me fjalët “ Ne duam të hedhim themelet e shtëpisë që një ditë ka qenë streha e kombit hebre”.
Me vdekjen e Hartzelit në vitin 1904, një kimist i quajtur Khajem Vaizman mori kryesinë e lëvizjes sioniste. Ai kishte mbështetjen e gjithanshme të Anglisë, pasi në luftën e parë botërore Vaizman ka bërë hulumtime ushtarake për Anglinë dhe Lord Balfor ish ministër i jashtëm i Anglisë atë e futi në punë tek forcat detare angleze. Themelimi i regjimit sionist mori emrin e Balforit. Ai me një deklaratë të lëshuar më 2 nëntor të vitit 1917, në një formë krijoi kushtet për formimin e Izraelit. Në këtë deklaratë qeveria angleze e cila nuk ishte padrone e territorit palestinez, atë ua fali sionistëve banues në Palestinë dhe në këtë mënyrë hodhi gurët e parë të krijimit të Izraelit.
Anglezët me krijimin e regjimit sionist në territorin e Palestinës, ndiqnin disa objektiva prej të cilave 4 janë më të rëndësishmet. Së pari: Sionizmi krijoi hapësirë që Anglia të influencojë në Lindjen e Mesme. Së dyti: Anglia duke shfrytëzuar sionistët u mundua të krijojë një balancë në konkurrencën e saj me Francën e cila zotëronte Sirinë dhe Libanin. Së treti; Anglia synonte të posedonte burimet e energjisë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Londra duke ndihmuar në formimin e izraelit synonte zotërimin e burimeve të energjisë së rajonit. Së katërti: Izraeli u formua në një rajon i banuar kryesisht nga myslimanët. Influenca në botën islame ishte një tjetër objektiv që ndiqte Anglia me mbështetjen e saj ndaj Izraelit.
Për krijimin e Izraelit, përveç tokës nevojitej edhe popullsia. Në këtë mënyrë emigrantë izraelitë nga e gjithë bota në fund të shekullit të 19-të nisën të blejnë toka në Palestinë dhe nga viti 1920 ky proces u zgjerua së tepërmi. Edhe në këtë çështje Anglia ka luajtur rolin e saj. Në fillimet e vitit 1920 në Gjermani dhe në Evropë u shtuan shumë ndjenjat anti-hebraike dhe anti-izraelite. Anglia për të kontrolluar këto ndjena bëri përpjekje të shuma për emigrimin e hebrenjve dhe largimin e tyre nga Evropa për në Izrael. Si rezultat në vitin 1930 numri i hebrenjve në Palestinë u dyfishua. Në të njëjtën kohë sionistët në territoret e pushtuara krijon një forcë ushtarake të quajtur Hagana. Kjo forcë nga njëra anë përdorej për të shtypur revoltat e arabëve në territoret e pushtuara dhe nga ana tjetër u përdor për të zgjeruar perimetrin e territoreve të pushtuara nga sionistët.
Krijimi i Izraelit kishte nevojë për një dokument dhe akord ndërkombëtar. Në këtë mënyrë Asambleja e Përgjithshme e OKB më 29 nëntor të vitit 1947 nxori rezolutën 181 në të cilin është theksuar ndarja e palestinezë në dy vende atë hebraike dhe atë palestineze. Akordi i arritur mes Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik pas luftës së dytë botërore, luaji rol të madh në nxjerrjen e rezolutës 181 të AP të OKB. Sipas kësaj rezolute 55% e territorit të pushtuar të Palestinës, i përkiste Izraelit. Në atë kohë asnjë vend që fliste gjuhën arabe, nuk ka votuar pro rezolutës në fjalë. Mirëpo sot çështja e mbështetjes së çështjes palestineze, nga qeveritë arabe është kthyer në një çështje sekondare dhe këto vende aktualisht mundohen të zgjerojnë marrëdhëniet e tyre me Izraelin. Vetëm 6 muaj pas nxjerrjes së rezolutës së AP të OKB, më 14 Maj të vitit 1948 komisari i lartë anglez doli nga Palestina dhe pas kësaj Dejvid Ben Gorin zyrtarisht shpalli ekzistencën e Izraelit dhe veten e cilësoi kryeministër të Izraelit.
Pra me fjalë të tjera duhet thënë se në krijimin e Izraelit kanë ndikuar 4 faza që është mbajtja e kongresit botëror sionist në vitin 1897 në Bazel të Zvicrës, nxjerrja e deklaratës së Balforit në nëntor të vitit 1917, rezoluta 181 e AP të OKB më 29 nëntor të vitit 194 dhe largimi i komisarit të lartë anglez nga Anglia dhe përfundimi i sundimit të Anglisë mbi Palestinën. Të gjitha këto faza janë realizuar nën monitorimin, drejtimin dhe mbështetjen e Anglisë gjatë periudhës para luftës së dytë botërore dhe me ndikimin e Amerikës dhe deri diku të Bashkimit Sovjetik pas luftës së dytë botërore.
Në kohën kur Anglia mbështeste krijimin e Izraelit, pas luftës së dytë botërore u shtua dukshëm edhe mbështetja e Amerikës për regjimin sionist. Në këtë mënyrë Amerika u kthye në mbështetësen kryesore të Izraelit në botë. Mbështetja e Amerikës për Izraelin duket qartë pasi për dekada me radhë edhe pse krimet e Izraelit janë shuar dhe janë bërë më të qarta për të gjithë, KS i OKB për 37 vite me radhë nuk ka mundur të nxjerrë ndonjë rezolutë kundër Izraelit për shkak të vetos së përdorur nga Amerika. Rezoluta e parë e nxjerrë nga KS i OKB kundër Izraelit daton në vitin 1979 ndërkohë që rezoluta e fundit është rezoluta 2334 e dhjetorit të vitit 2016 ku Izraeli dënohet për shkak të ndërtimit të kolonive sioniste. Mbështetja e Amerikës për Izraelin është një mbështetje e gjerë e përbërë nga mbështetja financiare, mbështetja diplomatike në asambletë ndërkombëtare, mbështetja mediatike dhe ushtarake. Kjo mbështetje vazhdon për 69 vite me radhë dhe të gjitha qeveritë amerikane si ato demokrate ashtu edhe republikane janë të zotuar për të ruajtur dhe vazhduar mbështetjen e tyre ndaj Izraelit. Kjo është në kohën kur karakteristika kryesore e Izraelit është krimi, që sipas Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë është përkufizuar në pushtimin, luftënxitjen dhe shkeljen e normave dhe dispozitave ndërkombëtare, sidomos vrasja e fëmijëve. Me fjalë të tjera fuqitë perëndimore dhe në veçanti Amerika dhe Anglia me mbështetjen e tyre të gjithanshme dhe pas asnjë kusht për Izraelin në realitet mbështesin krimet dhe shkeljen e ligjeve nga ana e këtij regjimi.