Evropianët thyejnë rekord në keqtrajtimin dhe shtypjen e minoriteteve fetare
(last modified Sun, 25 Jun 2017 08:32:11 GMT )
Qershor 25, 2017 10:32 Europe/Tirane

Keqtrajtimi dhe shtypja e minoriteteve fetare nga ana e qeverive gjatë vitit 2015, është shtuar në masë të madhe në të gjithë botën. Ky shtim sidomos në Evropë, është raportuar më tepër se në rajonet e tjera të botës. Tani po prezantojmë një program special të përgatitur në lidhje me këtë çështjeje.

Studimet e qendrës për hulumtime PU tregojnë se qeveritë e 38 vendeve evropiane në vitin 2015, kanë kryer ose lejuar keqtrajtimin dhe abuzimin e kufizuar ose të gjerë ndaj grupeve të minoriteteve fetare. Ky keqtrajtim dhe abuzim ka ndodhur në rrethana kur në vitin 2015, rreth 1.3 milionë emigrantë kanë kërkuar azil në vendet evropiane. Kjo sasi i kërkesave për azil në Evropë, tregon statistika të papara që nga Lufta e Dytë Botërore. Mbi gjysma e këtyre emigrantëve janë nga vende myslimane si Siria, Afganistani dhe Iraku.

Evropa me rekord më të lartë për shtimin e dhunës kundër grupeve fetare në vitin 2015

Në këtë shqyrtim, me keqtrajtim dhe abuzim shtetëror, janë për qëllim shkeljet e qeverisë kundër një grupi fetar ose kundër një personi për shkak të identitetit fetar. Ky keqtrajtim dhe abuzim mund të përfshijë kërcënimin fizik, ndarjen e qytetarëve nga njëri-tjetri me qëllim të bërjes së më të vështirë të jetës ose kryerjes së ritualeve fetare ose me qëllim të deklarimit të mendimeve negative përpara opinionit publik që bëhet nga ana e qeverisë ose e autoriteteve shtetërore. Përdorimi i forcës dhe detyrimi shtetëror, mund të përfshijë veprime ose politika të cilat shkaktojnë dëmtimin e pasurive personale ose fetare, arrestimin dhe burgosjen, transferimin, agresionin ose vdekjen. Në raportin e PU, keqtrajtimi dhe abuzimi i minoriteteve fetare më tepër ka objektiv myslimanët, ndërsa minoritetet e tjera fetare, sidomos minoriteti hebre, gëzojnë të drejta dhe privilegje të veçanta dhe asnjë qeveri ose funksionarë shtetëror në Evropë nuk guxon të japë deklarata në lidhje me ata. Islamofobia dhe urrejtja ndaj islamit në Evropë përgjatë shumë viteve po zhvillohet në formë shtetërore dhe të organizuar nga qeveritë dhe mediat e Evropës. Emri mysliman, ngjyra e lëkurës dhe veshja sipas traditës së vendeve myslimane, janë të barabartë me diskriminimin, kufizimin dhe privimin. Në këtë mes, femrat myslimane të cilat mundohen ta ruajnë mbulesën e tyre islame, më shumë se të tjerët bëhen objektiv i keqtrajtimit dhe abuzimit dhe veprimeve raciste dhe diskriminuese.

Dhuna kundër myslimanëve në Evropë

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në perëndim zakonisht nuk i japin rëndësi gjendjes së myslimanëve në Evropë, mirëpo nganjëherë sa për të treguar pavarësinë e mendimit të tyre, publikojnë raporte në lidhje me minoritetet myslimane në Evropë. Pesë vite më parë, Organizata Amnisty International në një raport ka deklaruar: "Myslimanët të cilët në Evropë në mënyrë të hapur paraqesin bindjet e tyre, përballen me diskriminime të gjera". Marco Perolini nga Organizata Amnisty International thotë: "Nga njëherë nuk i japin punë femrës myslimane dhe nganjëherë vajzat myslimane ndalohen të shkojnë në shkollë, vetëm e vetëm për shkak se përdorin mbulesën e tyre tradicionale si shaminë. Mund të ndodhë që edhe meshkujt të largohen nga puna ose shkolla për shkak të mjekrës e cila kujton islamin". Marco Perolini thekson në këtë çështje se "autoritetet qeveritare dhe partitë politike gjithashtu në vend që të luftojnë kundër këtyre fanatizmave, nganjëherë për të fituar vota më shumë, i përkrahin ato".

Ky anëtar i Amnisty International gjithashtu ka shtuar: "Përdorimi i elementëve dhe i simboleve fetare dhe që i përkasin kulturës islame, është pjesë e të drejtë për lirinë e shprehjes së bindjes. Kjo është pjesë e të drejtës së lirisë fetare dhe të gjitha fetë në mënyrë të barabartë duhet të gëzojnë këtë të drejtë". Mirëpo për fat të keq myslimanët në Evropë për çdo ditë gjatë praktikimit të mësimeve të tyre, po përballen me kufizime. Vendet që pretendojnë se janë djep i lirisë së shprehjes dhe bindjes dhe në krye të tyre Franca, është prijëse në krijimin e kufizimeve për myslimanët. Pikërisht ishte Franca e cila si vendi i parë evropian, miratoi ligjin për ndalimin e vajzave myslimane të mbuluara në shkolla. Pas saj, edhe vendet e tjera evropiane morën për model Francën dhe ndaluan hyrjen e femrave të mbuluara myslimane në vendet publike. Pastaj i erdhi radha burkes dhe shtetet perëndimore filluan ta ndalojnë përdorimin e Burkes ose sipërmbulesës. Shumë vende evropiane aktualisht kanë ndaluar përdorimin e burkes. Ata për të krijuar kufizime për myslimanët, kanë vendosur objektiv arkitekturën islame. Në Zvicër, partitë e ekstremit të djathtë, kanë ndaluar ndërtimin e minareve dhe kupolave për xhamitë. Aktualisht në disa vende evropiane gjithashtu bëhen edhe përpjekje për ndalimin e përdorimit të gjuhës arabe në shkolla islame dhe në qendra arsimore. Kjo është në kohën kur gjuha arabe është gjuhë e Kur'anit dhe gjuhë e fesë islame.

Raporti i qendrës PU rreth dhunës kundër minoriteteve fetare në Evropë në vitin 2015

Të gjitha kufizimet bëhen në kuadër të një të menduari dhe bindjeje të gabuar dhe ajo është kjo që feja islame është përhapëse e ekstremizmit dhe dhunës. Shtetet perëndimore në bazë të këtij mendimi të gabuar duke krijuar islamofobi, synojnë të arsyetojnë veprimet e tyre islamofobiste dhe të ushtrojnë diskriminim dhe të vendosin kufizime për myslimanët. Ligjet e luftës me terrorizmin në Evropë, gjithashtu janë hartuar në atë mënyrë që objektiv i parë në këtë luftë, janë myslimanët. Me ngjarjen më të vogël terroriste, myslimanët janë të dyshuar dhe menjëherë bëhen objektiv i sulmeve të mediave dhe të aparateve të sigurisë. Organizata Amnisty International në një raport në fund të muajit janar të vitit 2017, duke kritikuar ligjet kundër terrorizmit në Evropë, i ka quajtur ato diskriminuese dhe ka thënë se këto ligje po bëhen për të goditur myslimanët dhe emigrantët në vendet evropiane duke shkaktuar frikë, ndjenjën e të qenurit të huaj dhe urrejtjen tek ata. Xhulia Hal, eksperte e Organizatës Amnisty International në luftën kundër terrorizmit e cila ka përgatitur këtë raport, në lidhje me këtë thotë: "Atë çfarë po e vërejmë aktualisht në Evropë, më shumë se sa çështjen e dialogut dhe debatit, është duke mbjell një pikëpamje që në bazë të saj nëse ju jeni myslimanë, emigrantë ose refugjatë, konsideroheni kërcënim. Përpjekja jonë në raportin e fundit të Organizatës Amnisty International ishte kjo që të themi se masat e marra nga ana qeverive evropiane kanë luajtur rol në krijimin e kësaj pikëpamje".

Islamofobia

Aktualisht duke marrë parasysh faktin se shumica e refugjatëve dhe emigrantëve në Evropë janë nga vendet myslimane, politikat anti-emigracion gjithashtu kanë për qëllim krijimin e kufizimeve për myslimanët. Partitë në Evropë po zhvillojnë gara për krijimin e kufizimeve sa më të mëdha për myslimanët. Partitë prijëse në këtë fushë, janë partitë e ekstremit të djathtë. Partia Fronti Kombëtar i Francës dhe partia islamofobiste "Liria" në Holandë, janë prijëse në këtë fushë. Geert Wilders, lideri i partisë "Liria" në Holandë, ka kërkuar mbylljen e xhamive dhe të shkollave islame në Holandë. Geert Wilders personat të cilët nga pamja e jashtme mund të duken se janë të huaj, i quan "terroristë të rrugëve". Le Pen është homologia e Geert Wilders në Francë, e cila ka kërkuar ndalimin e plotë të përdorimit të mbulesës për femrat myslimane në Francë. Ajo ka protestuar ashpër edhe për përhapjen e ushqimeve hallall të myslimanëve në Francë. Populli i Francës ka mirëpritur në nivel të gjerë produktet të cilat mbajnë etiketën hallall, për arsye se ato konsiderohen më të pastra. Shtimi i prirjeve ndaj partive të ekstremit të djathtë është bërë shkak që partitë e tjera evropiane për të mos humbur pozitën e tyre shoqërore, në harmoni me motot e ekstremit të djathtë, kanë shtuar kufizimet dhe privimet për myslimanët me qëndrim në vendet e tyre pa marrë parasysh se ata a janë qytetarë myslimanë të atyre vendeve apo emigrantë ose refugjatë. Këto kufizime dhe privime në veprime konsiderohen dritë e gjelbër për islamofobistët në Evropë që të kryejnë më shumë veprime diskriminuese dhe raciste ndaj myslimanëve, ndërkohë që këto veprime nuk kanë kurrfarë pasoja juridike dhe penale për ata. Kjo është për arsye se qeveritë evropiane këto veprimeve raciste i konsiderojnë opsion për të ngushtuar sferat e jetës për myslimanët me qëndrim në Evropë!