Populli i Jemenit, viktimë e dhunës dhe agresionit
(last modified Sun, 02 Jul 2017 09:05:26 GMT )
Korrik 02, 2017 11:05 Europe/Tirane

Ajo çfarë ndodhi në Jemen gjatë dy viteve të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër këtij vendi i cili është vendi më i varfër arab në rajonin e Azisë Perëndimore, është shembull i qartë i krimeve të luftës si gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit.

Edhe pse Arabia Saudite në fillim të agresionit ushtarak, duke krijua konsensus dhe koalicion, u mundua t'i bindë edhe vendet e tjera që ta përkrahin këtë agresion ushtarak, mirëpo realitetet në frontet e luftës dhe krizës së Jemenit gjatë dy viteve të fundit, dëshmojnë se krijimi i koalicionit të regjimit Al Saud ka dështuar dhe sunduesit të regjimit Al Saud nuk fituan gjë tjetër, përveç një dosje të mbushur me krime lufte, me vrasjen e grave dhe fëmijëve të pafajshëm dhe me shpërnguljen e popullit të shtypur të Jemenit.

Bombardimi i Jemenit nga Arabia Saudite

Ajo çfarë ndodhi në Jemen gjatë dy viteve të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër këtij vendi i cili është vendi më i varfër arab në rajonin e Azisë Perëndimore, është shembull i qartë i krimeve të luftës si gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit. Statistikat rreth numrit të të vrarëve dhe të plagosurve, rreth personave të shpërngulur dhe i të mbeturve pastrehë, si dhe shkatërrimi i objekteve të infrastrukturës dhe gjendja kritike njerëzore, tregojnë se regjimi Al Saud duhet të gjykohet për shkak të kryerjes së krimit të gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit në Jemen.

Krimi kundër njerëzimit është pjesë e një varg veprimesh të cilat në bazë të nenit (7) të konventës së Romës, konsiderohen krime. Në bazë të këtij neni, krimi kundër njerëzimit përbën një varg të veprimeve të cilat kryhen në nivel të gjerë ose në mënyrë të organizuar sipas qëllimeve të një qeverie kundër një shoqërie civile. Vrasja e personave civilë si fëmijëve dhe grave, përbënë veprimet më të rëndësishme të cilat në mënyrë të qartë janë shembuj të krimeve kundër njerëzimit në Jemen.

Vrasja e civilëve në Jemen

Padyshim një prej shenjave më të rëndësishme të gjenocidit ose të krimit kundër njerëzimit që janë përmendur në përkufizimin e këtyre krimeve, është numri i të vrarëve dhe i të plagosurve. Xhimi Mc Goldik, koordinator i çështjeve humanitare të OKB në Jemen, në gusht të vitit 2016, duke thënë se nuk ekzistojnë statistika të sakta rreth numrit të jemenasve të vrarë, pohoi se në kohën kur supozohet se që nga marsi i vitit 2015, në Jemen janë vrarë mbi 6000 mijë jemenas, por statistikat tregojnë se në Jemen janë vrarë mbi 10 mijë persona. Qendra Juridike të Drejtat dhe Zhvillimi me seli në Sana, kryeqytetin e Jemenit, gjithashtu në shkurt të vitit 2017, në një raport të saj të publikuar me titull "Pasojat e 700 ditë luftë", deklaroi se si pasojë e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit gjatë 700 ditëve të kaluara janë vrarë 12041 persona në mesin e tyre 7063 burra, 1870 gra dhe 2568 fëmijë. Në këtë raport thuhet se gjatë 700 ditë të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit janë plagosur mbi 20 mijë persona në mesin e tyre 15687 burra, 1960 gra dhe 2354 fëmijë. Këto statistika në mënyrë të qartë tregojnë këtë se Arabia Saudite në agresionin ushtarak kundër Jemenit ka kryer krimin gjenocid dhe krim kundër njerëzimit.    

Raportet të cilat i kanë publikuar institucionet ndërkombëtare në lidhje me krimet e luftës së Arabisë Saudite kundër Jemenit, tregojnë se Jemeni në aspektin humanitar ndodhet në gjendjen më të keqe të mundshme dhe kjo në vete është shembull tjetër i kryerjes së gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit nga Arabia Saudite në Jemen. Sipas një raporti të UNICEF të publikuar në janar të vitit 2017, pas dështimit të negociatave të Kuvajtit në gusht të vitit 2016, sulmet kundër Jemenit janë shtuar edhe me shumë. Sipas këtij raporti, si pasojë e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër popullit të Jemenit, mbi 18.8 milionë e banorëve të Jemenit do të thotë se 70% e popullatës së këtij vendi, ka nevojë për ndihma humanitare dhe në këtë shifër ndodhen 9.6 milionë fëmijë jemenas. Sipas këtij raporti të UNICEF, 3.3 milionë fëmijë dhe gra shtatzëna po përballen me kequshqyerje, ndërsa 460 mijë fëmijë nën moshën 5 vjeçare janë në gjendje kritike.

Kriza dhe kequshqyerja në Jemen

Para fillimit të agresionit ushtarak në mars të vitit 2015 në Jemen, 8.44 milionë jemenas nuk kishin qasje në përkujdesje shëndetësore, mirëpo pas agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit, kjo shifër ka shkuar në 14.1 milionë që do të thotë 67% të popullsisë së Jemenit. Nga kjo shifër 8.3 milionë janë fëmijë. Para fillimit të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit në mars të vitit 2015, 13.4 milionë jemenas nuk kishin qasje në ujin e pijshëm, mirëpo pas agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kjo shifër është rritur me 44% dhe ka shkuar në 19.3 milionë persona dhe në mesin e tyre janë 10.1 milionë fëmijë. Organizata FAO e OKB në shtator të vitit 2016 ka publikuar një raport në të cilin thuhet se në Jemen 14.1 milionë persona që do të thotë mbi 50% e popullsisë së këtij vendi, po përballen me pasiguri ushqimore, ndërsa pas fillimit të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit këto statistika janë shtuar me 355%. Këto rrethana përbëjnë kriteret e krimit "Zhdukje që përfshinë imponimin me qëllim të një gjendje të veçantë të jetës si privimin e njerëzve nga qasja në ushqim dhe medikamente që programohet me qëllim të shkatërrimit të një pjese të një popullsie". Ky krim në nenin 7 të statusit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale është përkufizuar si krim kundër njerëzimit.

Një prej rregullave themelore dhe bazë të të drejtave njerëzore, edhe në konfliktin e armatosur të brendshëm edhe në konfliktin armiqësor ndërkombëtar, është ky që sulmet ushtarake duhet të kufizohen vetëm në objektivat ushtarake. Në nenin 52 të protokollit të parë shtesë të vitit 1977, objektivat e më poshtme konsiderohen objektiva të ligjshme ushtarake: "Sulmet duhet të kufizohen vetëm kundër objektivave ushtarake. Sa i përket pasurive dhe pronave, objektivat ushtarake kufizohen në pasuri dhe prona të cilat nga aspekti i natyrës dhe shfrytëzimit të tyre luajnë një rol të madh në operacionet ushtarake, prandaj shkatërrimi i tërësishëm ose i pjesshëm, pushtimi ose nxjerrja e tyre nga funksionimi në rrethanat kohore ekzistuese, konsiderohet privilegj ushtarak i caktuar".

Bombardimi i objektivave civile në Jemen

Megjithëkëtë, një çështje e dukshme është kjo që në agresionin ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit është kjo që objektet dhe vendbanimet civile sidomos objektet infrastrukturës shëndetësore dhe arsimore, janë bombarduar nga avionët luftarakë sauditë deri në atë masë saqë rreth 80 % e infrastrukturës urbane të rajoneve të ndryshme të Jemenit është shkatërruar gjatë këtij agresioni ushtarak kundër këtij vendi. Për shembull, avionët luftarakë të Arabisë Saudite shumë herë kanë bombarduar shkollat e rajoneve të ndryshme të Jemenit që rasti më i fundit ishte bombardimi i 10 janarit 2017 i kryer ndaj një shkolle në zonën 9 të Sanas ku u vranë 8 nxënës dhe u plagosen 15 nxënës të tjerë jemenas. Në bazë të raportit të organizatave civile të pavarura, si pasojë e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit, janë shkatërruar 720 shkolla dhe 120 qendra universitare dhe arsimore. Kjo tregon këtë fakt se Arabia Saudite po sulmon objektivat ushtarake dhe civile së bashku.

Gazeta "The Guardian" e Anglisë më 16 shtator 2016, në një raport të saj të përgatitur në bazë të të dhënave të grupit hulumtues të saj, ka shkruar se në çdo të tretin sulm të Arabisë Saudite, një sulm kryhet në zonat civile duke përfshirë shkollat, spitalet, tregjet, xhamitë dhe objektet e tjera të infrastrukturës ekonomike. Që nga marsi i vitit 2015 deri në gusht të vitit 2016, mbi 8600 sulme ajrore janë kryer kundër Jemenit dhe 3577 sulme janë kryer ndaj zonave ushtarake, 3158 sulme janë kryer ndaj zonave dhe objekteve civile dhe 1882 sulme janë kryer në zona të cilat nuk dihet se janë civile apo ushtarake.

Mungesa e kushteve shëndetësore në Jemen

Organizata Botërore e Shëndetësisë, gjithashtu, në shkurt të vitit 2017, në një raport të saj deklaroi se si pasojë e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit kanë dalë nga funksioni 274 qendra shëndetësore të këtij vendi dhe aktualisht vetëm 45% e infrastrukturës shëndetësore të këtij vendi mund të funksionojë. Organizata Botërore e Shëndetësisë kujton se për shkak të mungesës së medikamenteve dhe lëndëve ushqimore, punonjësit e sektorit mjekësor nuk kanë mundësi të ofrojnë shërbime për të gjithë spitalet. Sipas statistikave të Bankës Botërore, Jemeni vetëm në vitin 2015, ka humbur mbi 27% të prodhimit bruto të brendshëm të tij. Gjithashtu Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se lufta ka shkaktuar mbi 20 miliardë dollarë dëm për infrastrukturën e këtij vendi. Këto statistika të shkatërrimit ekonomik si pasojë e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit, janë publikuar në kohën kur Jemeni është një prej vendeve më të varfra në rajonin e Azisë Perëndimore.  

Pastrehimi dhe shpërngulja e cila është shembull i shpërnguljes me forcë dhe shpërnguljes së detyruar të njerëzve nga vendbanimet e tyre, konsiderohet një lloj tjetër i krimit kundër njerëzimit. Në realitet, një prej pasojave të luftës, është shpërngulja e një numri të madh të njerëzve dhe mbetja pastrehë e tyre të cilët mund të ndodhë që brenda vendit të tyre të mbesin të pastrehë ose të shpërngulen në ndonjë vend tjetër. Kjo pasojë ka ndodhur gjithashtu, për popullin e Jemenit për shkak të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite.

Shpërngulja e popullit të Jemenit

Sipas statistikave të UNICEF-it të publikuara në gusht të vitit 2015, vetëm në tre muajt e parë të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit, janë shpërngulur 1.3 milion e njerëzve. UNICEF në janar të vitit 2017, ka deklaruar se të paktën 2.22 milionë njerëz janë të shpërngulur brenda në Jemen që gjysma e tyre janë fëmijë. Agresioni ushtarak i Arabisë Saudite është bërë shkak që numri i të shpërngulurve në Jemen të shtohet me mbi 77%.

Veprimet si vrasja e qëllimtë, krijimi i vuajtjes ose dëmtimi fizik dhe psikologjik në masë të madhe i individëve, veprimet kundër dinjitetit njerëzor si poshtërimi dhe ofendimi i personave, sulmet e qëllimta kundër civilëve, sulmi dhe shkatërrimi i objekteve dhe infrastrukturës civile si spitalet, shkollat, automjetet, objektet fetare, arsimore dhe shëndetësore..., janë shembuj të krimeve të luftës.

Tags