Shqetësimi mbi vendosjen e terroristëve takfiristë në rajon
(last modified Sun, 29 Nov 2020 17:55:39 GMT )
Nëntor 29, 2020 18:55 Europe/Tirane
  • Shqetësimi mbi vendosjen e terroristëve takfiristë në rajon

Çështja e transferimit të mijëra militantëve terroristë takfiristë nga Siria në territoret e okupuara të Republikës së Azerbajxhanit ka dyfishuar shqetësimet e qeverive të pavarura të rajonit.

Sergei Naryshkin, shefi i shërbimit inteligjent të jashtëm të Rusisë, ka thënë se nga partnerët e jashtëm kanë marrë informacione të plota në lidhje me transferimin e terroristëve të huaj në Nagorni Karabak dhe veprimet e tyre në këtë rajon. Ai shtoi: “Shërbimi inteligjencës së jashtme të Rusisë ka marrë informacione të sakte dhe të plota nga partnerët e vet në organizata inteligjente të vendeve të Lindjes së Mesme në lidhje me pjesëmarrjen e terroristëve nga Siria në luftën e rajonit Nagorni Karabak. Këto informacione janë të sakta dhe përputhen plotësisht me realitetin që po ndodh në Nagorno Karabak. Këto informacione kemi marrë nga disa vende, nga burime të ndryshme nga partnerët tanë dhe shërbimet inteligjente që bashkëpunojnë me Rusinë në Lindjen e Mesme”. Ndërkohë Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, së fundi ka thënë se një numër i konsiderueshëm i terroristëve të huaj nga Lindja e Mesme janë transferuar në rajonin Nagorno Karabak dhe këta terrorist numërojnë rreth 2000 persona.  Lavrov më parë ka thënë se Rusia kërkon nga faktorët e huaj që të shfrytëzojnë kapacitetet e veta që të ndalojnë transferimin e mercenarëve dhe terroristëve nga vendet e Lindjes së Mesme në rajonin Nagorno Karabak.

Ndërsa zyrtarët azerbajxhanas, përfshirë Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, mohojnë praninë e ndonjë force ushtarake të huaj në konfliktin në Nagorni-Karabak, zyrtarët e qeverisë ruse vazhdojnë të raportojnë transferimin e terroristëve takfiristë në territoret e diskutueshme të Azerbajxhanit dhe Armenisë. Duke folur para gazetarëve në Moskë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova paralajmëroi: "Transferimi i terroristëve nga Azia Perëndimore në rajonin e Nagorni-Karabakut mund të çojë në dominimin e tyre në zonat në Kaukazin e Jugut." Ndërsa Mikhail Bogdanov, përfaqësuesi i presidentit të Rusisë për Lindjen e Mesme dhe Afrikën, ka deklaruar se Rusia gjatë kontakteve të zhvilluara me palën turke, ka kërkuar shpjegime në lidhje me dërgimin e mercenarëve dhe luftëtarëve nga Libia dhe Siria në rajonin Nagorno Karabak. Mikail Bogdanov në një prononcim për gazetarë, ka thënë: “Ne kemi biseduar në lidhje me të gjitha çështjet. Pra, është e natyrshme se kemi biseduar edhe për dërgimin e mercenarëve të huaj në Karabak”. Autoritetet e Armenisë më parë kanë pretenduar se me mijëra terroristë nga Siria janë transferuar në Republikën e Azerbajxhanit nëpërmjet Turqisë për të luftuar në rajonin Nagorno Karabak. Edhe presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike me liderin turk Rexhep Tajip Erdogan ka shprehur “shqetësim serioz” për prezencën e militantëve nga Lindja e Mesme në zonën e konfliktit mes Armenisë e Azerbajxhanit. Presidenti rus i tha Erdoganit se ishte “shumë i shqetësuar për prezencën e militantëve nga rajoni i Lindjes së Mesme në operacionet ushtarake atje”.

Turqia ka nisur një luftë identike në bazë të një konflikti që është shekullor dhe i cili rishfaqet papritmas, në një kohë kur SHBA, një fuqi në rënie totale, po ngushtohet në Gjirin Persik, dhe po shtyhet drejt derës nga Irani dhe aleatët e tij rusë dhe kinezë. Sidoqoftë, kjo luftë Armeni-Azerbajxhan u zhvillua në kufijtë e Iranit veriperëndimor dhe ka qëllimin e qartë të vendosjes së Turqisë dhe, pra, të NATO-s në kufijtë iranianë. Turqia përpiqet të zgjerohet drejt lindjes, përtej detit Kaspik, dhe kjo, me qëllim të lidhjes së burimeve të gazit të Turkmenistanit dhe vendeve të tjera të Azisë Qendrore me transportuesin e gazit të Azerbajxhanit. Është gjithashtu e vërtetë që në këtë logjikë bazat ushtarake të NATO-s duhet të paraqesin një kërcënim territorial ndaj Iranit dhe Rusisë. Rusia ka qenë shumë e ndjeshme në lidhje me praninë e elementëve ekstremistë brenda vendit dhe rreth kufijve të saj dhe gjithmonë ka theksuar nevojën për t'i luftuar seriozisht për shkak të rreziqeve në rritje të sigurisë që paraqiten nga kjo çështje. Prania e këtyre elementëve në Nagorni-Karabak tani ka alarmuar zyrtarë të lartë të Moskës. Drejtori i Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës ruse Sergei Naryshkin tha se Nagorni-Karabak mund të bëhet një fushë nisje për militantët ekstremistë për të hyrë në Rusi. Naryshkin shtoi: Këto konflikte tërheqin mercenarë dhe terroristë nga Azia Perëndimore. Po flasim për qindra apo edhe mijëra ekstremistë që hynë në këtë luftë të re me shpresën për të fituar para.

Në Nagorni-Karabak, boshti SHBA / Izrael / NATO kërkon, ndër të tjera, synime dhe plane anti-Kinë dhe anti-Iran si dhe për të rrethuar Rusinë, dhe nuk do të dorëzohej kaq lehtë. Në të vërtetë këta mijëra terroristë që Erdogan i "riatdhesoi" nga Libia dhe Idlibi për t'i instaluar në Kaukazin e Jugut, pranë Iranit, Rusisë dhe Kinës kanë për mision ndezjen e zjarrit të konfliktit në rajon. Në këtë konflikt shekullor është gjithashtu Rusia e cila është shënjestruar sot, ashtu si Bashkimi Sovjetik kishte qenë në vitet 90. Sidomos nëse kujtojmë se Shtetet e Bashkuara dhe NATO pompuan mijëra terroristë të armatosur të ISIS përmes Turqisë në Azerbajxhan dhe u infiltruan prej andej në të gjitha rajonet e Kaukazit, d.m.th. drejt Uzbekistanit, Turkmenistanit, nga Kirgistani dhe Taxhikistani (afër kufirit kinez), pastaj në veri, në Republikat Federale të Rusisë, të tilla si Republika e Dagestanit, Çeçenisë, Ingushetisë, Republikës së Osetisë së Veriut, Republikës së Kabardinos / Balkaria / dhe Republika e Çerkezëve.

Objektivi është i qartë: krijimi i një fokusi të përhershëm të paqëndrueshmërisë në kufijtë jugorë të Rusisë, dhe ndoshta edhe brenda kufijve të saj jugorë. Kjo është një perspektivë strategjike shumë e rrezikshme, sepse ky kërcënim nënkupton kryqëzimin e kampit të Atlantikut me përpjekjet separatiste në këto republika, siç ndodhi në fillim të viteve 1990. Kjo për Rusinë, e cila shfaqet në Lindjen e Mesme falë aleancës së saj me boshtin e Rezistencës, peshon shumë, shumë rëndë, aq sa për ta copëtuar atë dhe për t'i nënshtruar republikat e saj nën hegjemoninë Amerikano-Evropiane. Në një intervistë të fundit, presidenti sirian denoncoi lojën turke në Karabak, duke sugjeruar që zgjidhja e këtyre përpjekjeve për të rrethuar boshtin lindor, gjithmonë kalon përmes Idlibit në veçanti dhe përmes Sirisë në përgjithësi. Në Nagorni- Karabak Rusia do të duhet të thyejë boshtin SHBA / Izrael / NATO ashtu si në Siri ku valset e saj të hezitimit dhe konsideratat e saj pro-Izraelit u kanë bërë më shumë dëm interesave ruse, sesa boshtit të Rezistencës.

Rusia vazhdon të përballet me kërcënime terroriste nga ekstremistët në republikat e saj të Kaukazit, të cilët herë pas here kanë kryer sulme terroriste në qytete të tilla si Moska dhe Shën Petersburg. Përveç kësaj, një nga qëllimet kryesore të pranisë ushtarake ruse në Siri që nga shtatori i vitit 2015 ka qenë luftimi i grupeve terroriste takfiriste, shumë prej anëtarëve të të cilave janë shtetas të Rusisë ose republikave të Azisë Qendrore dhe Kaukazit dhe Moska me qëllim parandalimin dhe shkatërrimin e tyre filloi operacione ushtarake në shkallë të gjerë në Siri. Edhe Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se Irani nuk do të lejojë praninë e terroristëve në zonat tona kufitare dhe shtoi se kjo çështjeje është e papranueshme dhe kjo u është deklaruar në mënyrë të qartë vendeve fqinjë.  Ruhani theksoi: "Irani nuk lejon që disa faktor me pretekste të caktuara, të sjellin terroristë në zonat kufitare të Iranit, terroristët të cilët i ka luftuar Republika Islamike e Iranit për vite me radhë në Siri".