Turqia përballet me një katastrofë të re mjedisore
(last modified Thu, 17 Jun 2021 18:44:30 GMT )
Qershor 17, 2021 20:44 Europe/Tirane
  • Turqia përballet me një katastrofë të re mjedisore

Sigurimi dhe mbrojtja e mjedisit konsiderohet të jetë një nga pjesët më të rëndësishme të ekonomisë së çdo vendi.

Në fakt, nga mjedisi i çdo vendi, ne mund të kuptojmë shëndetin dhe efikasitetin e ekonomisë së atij vendi. Nëse ekonomia e një vendi plotëson standardet ndërkombëtare, ajo pa dyshim duhet të ketë një mjedis më të shëndetshëm. Duke pasur parasysh rolin dhe rëndësinë e mjedisit në ekonominë e botës, duhet thënë se: Një përmbledhje e situatës mjedisore të secilit vend mund të përcaktojë pozicionin e vërtetë të atij vendi në rajon dhe botë.

Turqia është një nga vendet në rajon që po përpiqet të zërë vendin e një fuqie rajonale dhe globale, ndërsa tregon pavarësinë e saj kundrejt kërkesave të qeverive të tilla si Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, si dhe Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO. Vendi ka një prani të madhe ushtarake në pjesë të ndryshme të botës në mënyrë që të tregojë forcën ushtarake dhe aftësinë e tij luftarake. Sidoqoftë, katastrofa mjedisore në detin e Marmarasë, mund të përkeqësojë problemet e qeverisë turke me një pjesë të popullit turk. Në veçanti, katastrofa mjedisore "mucilagje" në detin e Marmarasë dhe zgjerimi i saj në rritje, më shumë se çdo gjë tjetër, do të shkaktojë probleme për të gjithë ata që jetesën e tyre e fitojnë përmes detit.

Për shembull, kompanitë e turizmit në Stamboll, peshkatarët dhe kompanitë e peshkimit, kompanitë e transportit dhe turizmit dhe aktivitete të tjera të ngjashme në Stamboll të Turqisë, do të përballen me probleme të mëdha. Për këtë arsye, duhet thënë se fenomeni mjedisor " mucilagje " në Detin e Marmara, i cili po përhapet edhe në detin e Zi dhe detin Egje, ka tërhequr vëmendjen e udhëheqësve të partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim, veçanërisht Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Fenomeni i mucilagje quhet llumi i detit që duket se për të është përkufizimi më i mirë. Mucilagje krijon një shkumë të madhe dhe të dendur në nivelin e detit, me masa të trasha e të gjera disa mijëra metra, që mbulojnë pjesë të mëdha të detit të Marmaras dhe janë të dukshme jo vetëm nga bregu, por edhe nga qielli.

Fenomeni mucilagje i detit Marmara është aq shqetësues saqë parlamenti turk ka ngritur një komision të posaçëm për të studiuar këtë çështje dhe mënyrat për t'u marrë me këtë katastrofë mjedisore. "Deti mbaroi" shkruan gazet Karar dhe "Marmara si një moçal" shkruan gazeta Melliat, të cilat në raportet e tyre kanë shprehur shqetësimin e thellë të ekspertëve. Ekspertët besojnë se përkundër faktit se fenomeni i shkumës dhe mucilagje është vërejtur në Detin e Marmara edhe në të kaluarën, por këtë herë, vëllimi dhe shtrirja e këtij fenomeni është i ndryshëm nga vitet e mëparshme dhe vazhdimi i kësaj situate mund të vrasë miliona peshq dhe kafshë nënujore, duke rrezikuar detin. Në këtë drejtim, përveç mediave të brendshme turke, edhe disa media ruse, amerikane dhe evropiane kanë reaguar për problemin e madh të mucilagje në detin e Marmara. Gazeta Amerikane "Washington Post" me titullin "Marmara po vdes" ka përmendur këtë ngjarje të hidhur mjedisore.

Shumë ekspertë shëndetësorë turq i kanë sugjeruar Ankarasë që qeveria të ndalojë sa më shpejt që të jetë e mundur notit në të gjitha zonat bregdetare të Detit të Marmaras dhe disa pjesë të tjera të Detit të Zi. Për shkak se prekja e lëkurës së trupit të njeriut me shkumën dhe fenomenin mucilagje, është shumë e rrezikshme dhe mund të shkaktojë dëmtime të trupit dhe të shkaktojë plagë të rënda dhe të rrezikshme në lëkurë. Duhet thënë se ky është fenomeni më i madh i mucilagje në botë dhe katastrofa më e madhe mjedisore, e cila fillon në brigjet e Detit të Marmara dhe përfundon shtrirjen duke kërcënuar edhe detin e Zi, detin Egje dhe bregdetet më gjerë.

Ekspertët dhe profesorët ekonomikë dhe mjedisorë në universitetet turke më parë kanë paralajmëruar qeverinë e Ankarasë në lidhje me katastrofën mjedisore. Për shkak se situata është shumë e keqe, Ankaraja është detyruar ta deklarojë Detin e Marmaras si një zonë të mbrojtur dhe të nisë një fushatë të madhe në këtë çështje. Shkencëtarët besojnë se arsyeja kryesore për formimin e shtresave të trasha dhe të gjera të mucilagjave në detin e Marmara, është për shkak të veprimtarisë së shumimit dhe përhapjes së "fitoplanktoneve". Kur materiali i nevojshëm për të riprodhuar dhe rritur planktonin tejkalon nivelin e lejuar, formohet një shtresë shkume, e cila është e shëmtuar dhe me erë të keqe dhe është veçanërisht e rrezikshme për peshkatarët. Në këtë drejtim, profesor Mustafa Sari, një shkencëtar turk dhe ekspert i vjetër i mjedisit, thotë: Ne shqyrtojmë tre arsye kryesore të formimit të shtresave të trasha, të gjera të mucilagjave ose shkumës. Këta faktorë përfshijnë rritjen e paparë të nxehtësisë së nivelit të detit, amullinë dhe trazimin e ujit të detit dhe bollëkun e të ashtuquajturave bimë ushqyese detare."

Dr. Baran Bozavoglu, një ekspert i vjetër për hulumtimin e ndryshimit të klimës, në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik, tha: "Ne kemi një problem serioz. Problemi është se qeveria nuk i dëgjon ekspertët, shkencëtarët dhe institucionet civile dhe përpiqet të bëjë gjithçka vetë. Autoritetet duhet të braktisin këtë politikë të gabuar”. Eksperti kryesor mjedisor në Turqi gjithashtu për zgjidhjen e problemit propozoi dy mundësi: " Së pari, me pompa të mëdha dhe anije të mëdha, e gjithë shkuma ekzistuese dhe e rrëshqitshme duhet të hiqet nga sipërfaqja e ujit dhe duhet të tregohet kujdes që kjo shkumë të mos hidhet në një det të largët apo në shkretëtira, por duhet bërë përpjekje që të rafinohet. Së dyti, duhet të bëhet një hetim serioz dhe rigoroz mbi mbetjet industriale që hidhen në Marmara."  Deklaratat e ekspertëve turq tregojnë se prania e shkumës është shumë e rrezikshme për ekosistemet detare, shtazore dhe madje edhe njerëzore dhe lidhja me këtë problem mjedisor mund të shkaktojë dëme të pariparueshme edhe në ambient dhe sistemin e mjediseve jo-ujore.

Pas shpërfilljes së autoriteteve të Ankarasë për çështjen e mjedisit, mungesa e impianteve të trajtimit adekuat, shkarkimi i drejtpërdrejtë i mbetjeve industriale dhe shtëpiake, derdhja e ujërave të zeza në det dhe ndryshimi i kushteve klimatike dhe mjedisore të detit Marmara, janë bërë shkak që aktivistët e mjedisit dhe palët e interesuara në Turqi, si ato publike ashtu edhe private, të mobilizojnë të gjitha burimet e veta për të trajtuar këtë katastrofë. Megjithatë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në Pallatin Presidencial foli me një grup shkencëtarësh për të zgjidhur krizën mjedisore në Detin e Marmara. Pas takimit, Erdogan medias i tha: Në disa pika të detit Marmara, janë marrë mostra nga uji i detit dhe fundet e tij dhe shkencëtarët po analizojnë nëse derdhja e mbetjeve industriale dhe komunale në detin e Marmara ka luajtur apo jo një rol përshpejtues në fenomenin e krijimit të shkumës dhe të këtij problemi mjedisor?

Në një përmbledhje të përgjithshme të situatës aktuale dhe katastrofave mjedisorë në Turqi, duhet thënë se Turqia, si një vend i rëndësishëm turistik me një gjeografi të bazuar në det në rajonin e Detit të Zi, Marmara, Egje dhe Mesdhe, është shumë i varur nga deti dhe territori detar. Nëse në terma afatshkurtër, problemi mjedisor i detit të Marmaras nuk do të zgjidhet dhe shkuma e Detit të Marmarasë  do të shtrihet në Detin Egje dhe Detin e Zi, është e qartë se kjo ngjarje e hidhur do të ketë shumë pasoja negative për ekonominë dhe pozicionin e Turqisë në rajon.

 

Tags