Arin al-Asud paralajmëron: Izraeli të na presë
(last modified Fri, 24 Feb 2023 07:33:48 GMT )
Shkurt 24, 2023 08:33 Europe/Tirane
  • Arin al-Asud paralajmëron: Izraeli të na presë

Grupi i rezistencës “Arin al-Asud” i Palestinës, duke theksuar fillimin e rezistencës në Bregun Perëndimor, paralajmëroi regjimin sionist që të presë një përgjigje për krimet e tij.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, grupi palestinez i rezistencës "Arin al-Asud" të enjten në mbrëmje lëshoi ​​një deklaratë dhe theksoi se kushdo që mendon se puna e këtij grupi ka përfunduar sheh ëndrra me sy hapur.  Agjencia e lajmeve Shahab, duke cituar këtë grup, raportoi se regjimi sionist ka martirizuar njëmbëdhjetë palestinezë dhe për këtë arsye, komanda e Arin al-Asud synon t'u përcjellë të gjithëve këtë mesazh se "treni i rezistencës në Bregun Perëndimor ka filluar të lëvizë dhe ne i themi Izraelit se nuk do të arrini të kuptoni fenomenin e Arin al-Asud”. Në këtë deklaratë thuhet: Arin Al-Asud u kërkon të gjithë njerëzve të Bregut Perëndimor dhe Kodsit të pushtuar dhe të gjithë Palestinës që të dalin në rrugë për të treguar besnikërinë e tyre ndaj martirëve të Palestinës dhe që e gjithë bota të dëgjojë se fëmijët e Palestinës dhe rezistencës janë plotësisht të përgatitur për çdo luftë dhe për të dhënë një përgjigje të shpejtë. Në fund të deklaratës së Arin Al-Asud thuhet:  Ne në asnjë rrethanë nuk do të heqim dorë nga kauza jonë dhe prej këtu i themi armikut sionist se e atë presin ditë dhe netë të vështira; Sepse ne do ta godasim armikun nga një vend që ai nuk e mendon kurrë.  Ndërkohë, disa orë pasi grupi Arin al-Asud paralajmëroi regjimin sionist, Juaf Gallant, ministri i luftës i kabinetit ekstremist të regjimit sionist, kërcënoi kombin palestinez se do të vazhdojë të vrasë palestinezët. Gallant, i cili foli për politikën e ushtrisë okupuese për t'u marrë me ata që ai i quajti "palestinezë të armatosur", shtoi:  Ushtria izraelite dhe forcat e sigurisë do të merren me këta njerëz të armatosur dhe vartësit e tyre me masat më të ashpra. Megjithatë, një numër i madh palestinezësh në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor, duke përfshirë Ramallah, Hebron dhe Nablus, si dhe në Kodsin e pushtuar dhe Rripin e Gazës, iu përgjigjën thirrjes së grupit të rezistencës "Arin al-Asud" dhe dolën në rrugë ku protestuan kundër krimeve të regjimit pushtues në Nablus, që çoi në martirizimin e 11 palestinezëve. Pas krimit në Nablus, grupet palestineze në një deklaratë të përbashkët, ndërsa shpallën zi publike, bënë thirrje për demonstrata në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Grupet palestineze gjithashtu kanë bërë thirrje për rritje të sulmeve kundër sionistëve dhe rritje të tensionit dhe konfliktit. Ata një ditë më parë thanë se veprimet e pushtuesve nuk do të mbeten pa përgjigje. 11 persona ranë dëshmorë dhe 102 të tjerë u plagosën gjatë sulmit të forcave të regjimit sionist në lagjen e vjetër të Nablusit, ku pesë prej tyre janë ende në gjendje të rëndë.