Terrorizmi kërcënim botëror
https://parstoday.ir/sq/radio/west_asia-i26086-terrorizmi_kërcënim_botëror
Vendet perëndimore pretendojnë se janë të shqetësuar nga përhapja e terrorizmit. Shumë njerëz të pafajshëm janë bërë viktima të lojës së perëndimit i cili në prapaskenë mbështet terrorizmin dhe ndjek politika të dyfishta.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 29, 2016 06:30 Europe/Tirane

Vendet perëndimore pretendojnë se janë të shqetësuar nga përhapja e terrorizmit. Shumë njerëz të pafajshëm janë bërë viktima të lojës së perëndimit i cili në prapaskenë mbështet terrorizmin dhe ndjek politika të dyfishta.

Perëndimorët mundohen të pengojnë publikimin e së vërtetës mbi arsyet e përhapjes së terrorizmit dhe radikalizmit. Lind pyetja se si është e mundur që terrorizmi është kthyer në një rrezik botëror? Cilët janë ato vende që kanë rënë viktimë e terrorizmit të trajnuar nga perëndimi dhe cilat janë qëllimet e fshehta të politikave të dyanshme të perëndimit rreth terrorizmit?

Terrorizmi nuk është një fenomen i ri. Disa hulumtues thonë se historia e terrorizmit nis disa shekuj më parë. Nëse analizojmë rrënjët e fjalës terrorizëm vihet re se kjo fjalë ka ekzistuar në gjuhën latine dhe më pas është përhapur tek gjuhët e tjera të botës. Shumë ekspertë thonë se problemi qëndron në përkufizimin e terrorizmit dhe ndarjen e tij. Ky problem ekziston tek shumë hulumtues dhe analistë të apasionuar në politikat ndërkombëtare. Gjatë periudhës romake, ishte tepër e vështirë të bëhej dallimi mes krimeve politike dhe terrorizmit. Me kalimin e kohës bota terrorizmin e kuptoi si një fenomen dhe mjet të cilin feudalët e përdornin për të zaptuar toka dhe shtrirë territorin e tyre dhe për zgjeruar sundimin e tyre tek ata persona që ndodheshin në këtë territor. Në fillim të shekullit të 17-të dhe pas përfundimit të periudhës së mesjetës, përfundoi edhe epoka e feudalizmit dhe nisi periudha e sundimit të vendeve evropiane në ujërat botërore. Numri i anijeve që udhëtonin nga lindja në perëndim u shtua shumë dhe njëkohësisht nisi edhe pirateria detare e cila u quajt një formë e terrorizmit. Kjo situatë vazhdoi deri në shekullin e 20-të. Aktet terroriste në histori janë të formave të ndryshme dhe varen sipas palëve dhe kushteve të kohës. Me gjithë përdorimin e gjerë të fjalës terrorizëm, akoma nuk ka një përkufizim të caktuar të kuptimit të terrorizmit, si në nivel botëror ashtu edhe në nivel shkencor.

Terrorizmi sido që të jetë është kërcënim për shëndetin e shoqërisë njerëzore dhe kërcënim për sigurinë e të gjithë popujve. Ky fenomen në aktualisht është qartësuar akoma më shumë. Në fillim pas përfundimit të luftës së parë botërore dhe më pas u përhap pas përfundimit të luftës së dytë botërore. Në distancën kohore nga viti 1920 deri në vitin 1930, Evropa ka përjetuar ngjarje të dhunshme. Vrasja e Aleksandërit mbretit të Jugosllavisë, e detyroi Bashkësinë Ndërkombëtare që të ngre një komitet për të hetuar çështjen e terrorizmit. Gjatë vitit 1930 në Evropë u organizuan 6 konferenca nga zyra për përpilimin e sistemit juridik BUCL. Nga këto 3 konferenca u përqendruan në çështjen e terrorizmit. Më 10 dhjetor të vitit 1934,  këshilli i Kombeve të Bashkuara, me shumicë votash miratoi një rezolutë në të cilën thuhet se të gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë për të parandaluar veprimet me karakter terrorizmi. Më pas kjo rezolutë mori formën e një konvente e quajtur " Traktati i ndalimit dhe i ndëshkimit të terrorizmit. Ky traktat u përpilua dhe u miratua më 16 nëntor të vitit 1937.

Traktati në fjalë terrorizmin e ka përshkruar në formë të përgjithshme. Sipas marrëveshjes së Gjenevës në vitin 1937, kuptimi i terrorizmit është përkufizuar në veprime të një personi kundër një vendi apo një shteti. Kjo marrëveshje ka caktuar disa krime të cila konsiderohen akte terrorizmi. Në kapitullin e parë të marrëveshjes thuhet: Terrorizmi është një sjellje kriminale ndaj një shteti, e shoqëruar me dhunë, tmerr dhe frikë tek persona të caktuar, një grup njerëzish apo në shoqëri. Përpjekjet për të qartësuar përkufizimin e terrorizmit, u lanë mënjanë për shkak të nisjes së luftës së dytë botërore. Pas krijimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, çështja e terrorizmit edhe një herë u trajtua tek konventa ndërkombëtare e të drejtave të njeriut. Kjo konventë nxori një deklaratë mbi të drejtat dhe përgjegjësitë e qeverive. Në këtë mënyrë nga viti 1947 e deri në vitin 1955 u bënë përpjekje në përcaktimin e terrorizmit, rezultati i të cilave ishte miratimi i rezolutës 1186 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB kushtuar agresionit dhe terrorizmit. Megjithatë terrorizmi u përhap përsëri dhe mori përmasa të reja. Zhvillimet e botërore u ndikuan nga lufta e ftohtë dhe influenca e fuqive të mëdha. Pikërisht këto zhvillimet e futën OKB në një situatë tjetër dhe e detyroi atë të lë mënjanë zbulimin e akteve terroriste.

Pas periudhës së luftës së ftohtë, Bashkësia Ndërkombëtare u angazhua më ngjarje të reja dhe në një situatë si kjo OKB përsëri nuk luajti rol efikas në zbulimin dhe prezantimin e akteve terroriste. Mirë veprimet që u ndërmorën në pjesën perëndimore të Azisë dhe shpërbërja e territorit të Palestinës nga ana e sionistëve, botën e përballi me një periudhë të re të terrorit ndaj palestinezëve dhe evakuimit të mijëra palestinezëve, si dhe me terrorizmin e kryer për të realizuar qëllimet e padrejta të kolonizatorëve dhe pushtuesve. Në këtë kohë konventat dhe rezolutat e OKB kundër terrorizmit, nuk kanë mundur të zbulojnë dhe përcaktojnë format e ndryshme të terrorizmit. Gjatë kësaj periudhe të historisë, grupet sioniste janë mundur të përhapin terror dhe ushtrojnë dhunë ndaj palestinezëve dhe grupe të tilla si Ashtron dhe Hagana kanë kryer krime duke vrarë masivisht shumë njerëz. Ndër krimet dhe vrasjet e kryera nga këto grupe mund të përmendim vrasjen e njohur " Dir Jasin". Pas formimit të regjimit sionist terrorizmit vazhdojë të përdorej si mjet në shërbim të qëllimeve të Izraelit. Sionistët për realizimin e qëllimeve të tyre kanë përdorur dhunën, terrorin, terrorizmin, vrasjet dhe sulmet e armatosura dhe në këtë mënyrë rezolutat anti-terrorizëm dhe konventat e përpiluara për zbulimin e  terrorizmit, nuk kanë mundur të dënojnë format e ndryshme të terrorizmit.

Pas kësaj Asambleja e Përgjithshme e OKB, nisi të analizojë disa rezoluta kushtuar çështjes së terrorizmit. Pas këtyre viteve, Asambleja e Përgjithshme në përkufizimin e terrorizmit, në vend që të përqendrohej tek kornizat e mëparshme u përqendrua tek format aktuale. I vetmi vendim i rëndësishëm në këtë fushë, ishte rezoluta e nxjerrë në fund të viteve 90-të dhe pikërisht rezoluta e miratuar nga AP e OKB më 11 shtator të vitit 1995. Në këtë rezolutë flitet mbi rolin e KS të OKB në luftën kundër terrorizmit në rast se kërcënohet siguria dhe paqja ndërkombëtare. Deri në vitin 1999, Këshilli i Sigurimit terrorizmin e ka dënuar vetëm në disa raste të caktuara.  Në këtë vit për herë të parë KS i OKB nxori një rezolutë ku jepen këshilla mbi çështjen e terrorizmit. Mirëpo ngjarja e 11 shtatorit 2001, për Amerikën krijoi një rast të volitshëm që me anë të luftës kundër terrorizmit të marrë leje nga KS i OKB për të kryer akte që i quajti parandaluese. Një prej këtyre akteve ishte sulmi i shpejtë i Amerikës ndaj Afganistanit dhe pushtimi i këtij vendi. Nuk kaloi shumë dhe politikat e dyanshme të terrorizmit rreth grupeve terroriste u bënë akoma më të qarta. Me shfaqjen e terrorizmit të Al Kaidës dhe ISIS, perëndimi tregoi se nuk ka vullnet serioz për të luftuar terrorizmin. Në realitet, sjellja e dyanshme e perëndimit me çështjen e terrorizmit u bë shkak për përhapjen e këtij fenomeni, terrorit dhe vrasjes së njerëzve nëpër botë. Amerika me mashtrimet e saj, në vend që të luftonte terrorizmin, e ka mbështetur atë. Duhet të thënë se sfida kryesore e rajonit dhe botës, është përballja me terrorizmin dhe radikalizmin e mbështetur nga Amerika dhe aleatët e saj rajonalë. Kjo sfidë mund të bëhet shkak për një bashkëpunim të të gjitha vendeve për tu përballur me kërcënimet e përbashkëta. Sot krizat botërore kanë arritur në atë fazë ku nuk ka fitues dhe humbës. Është  e qartë se siguria është një çështje botërore dhe ajo përfshin sigurinë bërthamore luftën kundër terrorizmit, luftën kundër radikalizmit dhe sigurinë ekonomike të botës. Në këtë mes lufta kundër radikalizmit duhet të jetë e gjithanshme dhe veprimet ushtarake janë vetëm një pjesë e kësaj lufte. Për tu përballur dhe për të luftuar kërcënimet e përbashkëta, terrorizmin dhe radikalizmin, është e nevojshme që pikëpamjet dhe këndvështrimet të ndryshojnë dhe të jenë më afër realitetit.