Rreziku i ISIS në Afganistan dhe përballja me të
(last modified Mon, 02 Jan 2017 08:54:44 GMT )
Janar 02, 2017 09:54 Europe/Tirane

Aktiviteti i grupit terrorist takfirist është shtrirë edhe në Afganistan. Qeveria e Afganistanit dhe Pakistanit në fillim nuk e kanë cilësuar serioz rrezikun e kërcënimeve të grupit terrorist ISIS mirëpo ky grup ka shtuar aktet e tij terroriste duke kërcënuar seriozisht sigurinë e vendeve në fjalë. Në këtë emision do të njihemi me qëllimet e ISIS në Afganistan dhe me mundësinë e kthimit ISIS në një grup vendas në këtë vend.

Aktivitetet e grupit terrorist ISIS, nisën me kulmin e valës së zgjimit islamik në vitin 2013 në rajonin e Lindjes së Mesme. Janë të shumtë ata që mendojnë se ISIS është një degë e ndarë nga rrjeti terrorist Al Kaida dhe për këtë mendojnë se ISIS si një degë e ndarë nga Al Kaida ka për qëllim realizimin e qëllimeve të caktuara të shërbimeve agjenturore perëndimore në Siri dhe pastaj në Irak. Shumë analistë shprehen se futja e grupit terrorist ISIS në Afganistan është fundi i fazës së zgjerimit të ISIS i cili me të tilla veprime mundohet të formojë të ashtuquajturin Kalifati i Madh. Grupi terrorist ISIS, ekzistencën e tij zyrtare në Afganistan e shpalli rreth 2 vjet më parë. ISIS nga futja në Afganistan kërkon të krijojë një bazë të re të cilën ta përdorë për të strehuar anëtarët e tij në rast se pëson disfatë dhe dështon në Siri dhe në Irak. Nga ana tjetër shumë analistë mendojnë se futja e ISIS në Afganistan ka për qëllim zbatimin e një politike të mirë llogaritur nga ana e Amerikës për përqendrimin e grupeve terroriste në Afganistan dhe transferimin e tyre në qendër të Azisë dhe në Kaukaz.

Grupi terrorist ISIS sa i përket teorive të krijimit të kalifatit mundohet ta prezantojë veten si një grup të pavarur me qëllime të caktuara që synon të zë një vend në mesin e sunive. Grupi terrorist ISIS duke u mbështetur në disa transmetime islame përpiqet të krijojë një pjesë të kalifatit islamik në Afganistan duke e justifikuar atë nga aspekti i sheriatit. Për këtë arsye ISIS duke shpallur një pjesë të kalifatit të vet në Afganistan, ka nisur ta ndjekë seriozisht këtë objektiv. Grupi terrorist ISIS për të realizuar qëllimet e tij në Afganistan dhe për të tërhequr pas vetes të rinjtë e këtij vendi, veten e ka prezantuar si një grup me aspirata të larta që ka mundësi logjistike ushtarake dhe burime financiare. Edhe pse thuhet se në mesin e anëtarëve të ISIS në Afganistan ka edhe shtetas arabë, mirëpo në radhët e këtij grupi numërohen shtetas afganë, pakistanez, uzbek, çeçen, taxhik dhe ujgurët e Kinës.

Arsyet e shfaqjes së ISIS në Afganistan dhe e shtrirjes së aktivitetit të këtij grupi në këtë vend, lidhen me zhvillimet e brendshme, rajonale dhe ato ndërkombëtare. Në sektorin vendas ekspertët e këshillit të marrëdhëniet me jashtë të Rusisë thonë se faktorë si papunësia, varfëria, problemet familjare dhe gjendja psikologjike i kanë dhënë shpresa grupit terrorist ISIS se mund të thithë pas vetes shtetasit afganë. Afganistani është pothuajse i vetmi vend në botë ku qeveria dhe populli nuk kanë formë unike por vendi vazhdon të drejtohet në formën fisnore dhe me anë të fuqive lokale. Edhe pse Afganistani ka parlament dhe qeveri qendrore, mirëpo qeveria e Kabulit nuk ka fuqinë e duhur për të ushtruar pushtetin në të gjithë vendin. Përveç kësaj, Afganistani përballet me probleme serioze sociale, politike dhe ekonomike dhe kjo heq çdo mundësi për krijimin e një kombi të bashkuar dhe unik. Prania e miliona afganëve si emigrantë në vendet e tjera gjithashtu ka krijuar kushtet për anëtarësimin e tyre në grupet radikale dhe terroriste.

Korrupsioni i gjerë në organet administrative dhe shtetërore në Afganistan, si dhe pamundësia e shtetit në zgjidhjen e problemeve të popullit, ka shtuar pakënaqësinë e popullit afgan dhe kjo u ka dhënë pretekst grupeve terroriste dhe të dhunshme që të thithin në radhët e tyre shtetas afgan. Zyra për luftën kundër krimit dhe lëndëve narkotike në OKB kohët e fundit ka deklaruar se afganët për të zgjidhur çështjet e tyre në vit paguajnë 3.9 miliard dollarë ryshfete. Kryetari i partisë Fuqia Kombëtare në Afganistan, thotë se mungesa e ligjit, administrata jo efikase, mungesa e mbështetjes për ligjet ekzistuese dhe korrupsioni janë faktorët kryesorë të rritjes së nivelit të pakënaqësisë së popullit afgan kundrejt qeverisë dhe kjo ka krijuar fusha të përshtatshme për shtrirjen e aktivitetit të grupeve terroriste, të dhunshme dhe kontrabandistëve në Afganistan. Në sektorin e brendshëm ndarja në disa grupe dhe degë të grupit Taleban, gjithashtu ka inkurajuar në shfaqjen e grupit terrorist ISIS i cili mundohet të bashkojë mbas vetes talebanët e ndarë. Mosmarrëveshjet dhe degëzimi i grupit Taleban ka nisur 2 vjet më parë me vrasjen e Mulla Omar dhe Mulla Akhtar Mansur dy prek krerëve të këtij grupi. Pas vdekjes së tyre Mulla Rasul shpalli degën e re të grupit Taleban dhe gjatë kohës kur në krye të këtij grupi qëndronte Mulla Akhtar Mansur, ata disa herë janë konfrontuar me armë zjarri mes tyre. Edhe pse pas vdekjes së Mulla Akhtar Mansur në krye grupit Taleban u zgjodh Mulla Habibullah, mirëpo ky i fundit nuk arriti të bashkojë grupin Taleban. Degëzimi i grupit Taleban dhe dhënia e shumave të mëdha parash krerëve të këtij grupi dhe anëtarëve të tij nga ana e ISIS, është bërë shkak që shumë prej anëtarëve të Taleban të anëtarësohen në radhët e ISIS.

Grupi Taleban ka refuzuar të lidhë besën me ISIS, mirëpo nga ana tjetër ISIS duke shfrytëzuar ndihmat dhe burimet e tij financiare që mbështeten nga Amerika dhe Arabia Saudite dhe nga pasuria e grabitur në Irak dhe në Siri, po paguan shumë të mëdha për grupin Taleban me qëllim që të këtë grup ta bashkojë në radhët e veta. ISIS forcat që kanë luftuar për vite me radhë i ka kthyer në forca speciale. Mbjellja e hashashit dhe e lëndëve të tjera narkotike, si dhe minierat e pasura në Afganistan, kanë inkurajuar grupit terrorist ISIS që të shtrijë praninë e tij në Afganistan. Përveç kësaj ISIS po pëson disfata të rënda në Irak dhe në Siri dhe burimet e të ardhurave të tij nga shitja e naftës në vende si Turqia, janë ulur dukshëm. Për këtë ISIS po mundohet të gjejë burime të reja dhe të sigurta në Afganistan. Përveç kësaj Afganistani është vendi më i madh në botë prodhues i drogës dhe këtë ISIS synon ta shfrytëzojë për të garantuar burimet e tij financiare. Zyra federale e Rusisë për luftën kundër lëndëve narkotike njofton se buxheti vjetor i Afganistan është 13 miliard dollarë ndërkohë që sasia e lëndëve narkotike të prodhuara në këtë vend arrin vlerën e 150 miliard dollarëve. Sipas statistikave të kësaj zyre, vitet e fundit tokat që janë përdorur për mbjelljen e lëndëve narkotike është shtuar me 60% dhe pjesa më e madhe e tyre përdoret për prodhimin e opiumit. Kjo zyrë thotë se Afganistani prodhon 80% të opiumit në botë që përdoret për nxjerrjen e heroinës. Aktiviteti i mbjelljes së drogës në Afganistan, është kthyer në burimin kryesor të plotësimit të nevojave financiare të grupeve terroriste dhe të dhunshme. Edhe pse Amerika në vitin 2001, sulmoi Afganistanin me pretekstin e luftës kundër terrorizmit, ajo asnjëherë nuk ka marrë masa për të bllokuar burimet financiare të grupeve terroriste. Si rezultat grupet terroriste kanë vazhduar aktivitetin e tyre në Afganistan dhe këtij vendi i është shtuar tashmë edhe grupi terrorist takfirist ISIS. Grupi terrorist ISIS duke shfrytëzuar eksperiencën e tij të shfrytëzimit të burimeve naftore në Siri dhe në Irak synon të shfrytëzojë edhe burimet financiare nga mbjellja e lëndëve narkotike në Afganistan.

Për këtë arsye ISIS në plan të parë të aktiviteteve të tij në Afganistan është përqendruar në provincën Helmand, vend ku mbillet sasia më e madhe e drogës. Përpjekja e grupit Taleban për të kontrolluar provincën Helmand ka shkaktuar konflikt të drejtpërdrejtë të armatosur me ISIS. Nga ana tjetër ministria e minierave dhe burimeve minerare në Afganistan thotë se vlera e mineraleve në këtë vend kap shumë e 3 trilion dollarëve dhe për këtë arsye ISIS konsiderohet rrezik serioz për industrinë e re të minierave të këtij vendi. Grupi terrorist ISIS për të zgjeruar dhe stabilizuar praninë e tij në Afganistan, po përdorën metodat e tmerrit dhe frikës duke ushtruar dhunë ndaj popullit dhe sidomos ndaj fëmijëve dhe grave. Për këtë arsye Mulavi Habibullah, një prej zyrtarëve afganë, pasi ka dënuar vrasjen e fëmijëve dhe njerëzve të pafajshëm në provincën Nangarhar nga ana e grupit terrorist ISIS, nga i gjithë populli afgan dhe sidomos nga klerikët fetarë ka kërkuar që të forcojnë unitetin kombëtar në luftën kundër armiqve të fesë dhe populli afgan. Ai e cilësoi tepër të rëndësishëm rolin e klerikëve fetarë në luftën dhe përballjen me ISIS dhe prej tyre kërkoi të përdorin median dhe xhamitë që të informojnë popullin mbi rreziqet e grupeve terroriste dhe të dhunshme, grupe që në emër të islamit në Afganistan dhe në rajone të tjera kryejnë akte çnjerëzore dhe jo islame. Megjithatë nga aspekti lokal, lidhur me praninë e ISIS parashtrohen dy ide. Disa janë të mendimit se shfaqja e ISIS në Afganistan është mjet për të ngjallur panik dhe frikë pasi ISIS nuk gjen bastion të përshtatshëm në Afganistan, ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se aktiviteti i grupit terrorist ISIS është rrezik serioz jo vetëm për Afganistanin por për të gjithë rajonin. 

 

Tags