Mosuli, thertorja e ISIS për njerëzimin
Sot krimet e terroristëve të ISIS në vendet islamike dhe në veçanti në Irak dhe në Siri, thyen zemrën e çdo njeriu. Këto krime për nga egërsia e tyre janë të veçanta dhe mund të thuhet se edhe në shekullin e kaluar nuk janë regjistruar të tilla krime. Në këtë emision do të njihemi me disa nga krimet e terroristëve në qytetin Mosul. Në pjesën e parë do njihemi me shkatërrimin e vendeve kulturore, antike dhe ambientin nga ana e grupit terrorist ISIS.
Sot krimet e terroristëve të ISIS në vendet islamike dhe në veçanti në Irak dhe në Siri, thyen zemrën e çdo njeriu. Këto krime për nga egërsia e tyre janë të veçanta dhe mund të thuhet se edhe në shekullin e kaluar nuk janë regjistruar të tilla krime. Terroristë e ISIS në qytetin Mosul qendër e provincës Ninva në veri të Irakut kanë kryer krime të shumta në fushën kulturore, humane dhe ambientale. Mosuli është një qytet që ndodhet në pjesën perëndimore të lumit Tigër. Disa historianë këtë qytet e kanë emëruar Al Fayah ( parajsa) dhe Al Khadhra ( gjelbërimi) ndërsa disa të tjerë e kanë emëruar perla e veriut. Një prej gjeologëve të njohur të shekullit të 19-të i quajtur Al-Mokadas, në përshkrimin e tij për qytetin Mosul thotë: Mosuli është metropoli i rajonit. Është një qytet i madh dhe me ndërtesa të bukura, ambient të pastër dhe ujë të shëndetshëm. Mirëpo Mosuli sot, është krejt ndryshe nga Mosuli i përshkruar nga Al Mokadasi. Terroristët e ISIS duke komentuar gabimisht dhe duke tjetërsuar kuptimet islame dhe duke u bazuar tek Vahabizmi, këtë qytet e kanë kthyer në katastrofë dhe tashmë Mosuli jo vetëm që nuk është perla e veriut apo parajsa e njerëzve, por është kthyer në një thertore për njerëzit.
Terroristët e ISIS në një prej krimeve të tyre të habitshme, kanë sulmuar veprat antike, identitetin kulturor dhe fetar të Mosulit. Mosuli përmban shumë vepra antike dhe historike të rëndësishme si varret e disa profetëve, varret e personaliteteve të njohura dhe shumë vende me vlera të larta kulturore. Të gjitha këto janë shkatërruar nga ISIS, grup i cili me mendimet e tij të devijuara ka bindjen se të tilla vepra përbëjnë shirk ( mëkat) dhe duhen shkatërruar. Terroristët e ISIS për të shkatërruar veprat antike dhe fetare të Mosulit kanë përdorur mjete të ndryshme se varre, trepan, buldozerë, bomba dhe lëndë të tjera shpërthyese.
تخریب موزه شهر موصل توسط داعش
تخریب شهر تاریخی نمرود توسط داعش
Xhamitë e Mosulit janë pjesë e identitetit fetar dhe kombëtar të Mosulit. Disa prej tyre janë ndërtuar në shekullin 8 p.e.s. mirëpo terroristët e ISIS me tu futur në qytetin Mosul nisën shkatërrimin e këtyre xhamive duke i prishur ata me buldozerë. Abu Bekr Kenan drejtor i qendrës së vakëfeve sunite në provincën Ninva në fund të dhjetorit 2016 ka deklaruar se ISIS ka shkatërruar 37 xhami në qytetin Mosul dhe rrethinat përreth tij, disa prej të cilave ishin objekte të mbrojtura antike dhe historike. Ai ka thënë se grupi terrorist ISIS pretendon se shkaku i shkatërrimit të këtyre xhamive është se këto xhami janë ndërguar mbi varre dhe vendin e prehjes së kufomave të njerëzve. Përveç kësaj terroristët e ISIS në qytetin Mosul kanë sulmuar edhe varret e Junesit, Shejthit, Xherxhis dhe Danielit 4 profetët e Zotit. Ata nuk kanë kursyer as këto varre dhe varrin e profetit Xherxhis e kanë shkatërruar duke e minuar me bomba. Ndërtesa e varrit të profetit Junes është ndërtuar për herë të parë në vitin 138 Hixhri Kameri d.m.th. 1300 vite më parë.
Terroristët e ISIS nuk kanë kursyer as veprat shkencore dhe kulturore të qytetit Mosul. Ata kanë sulmuar bibliotekën e madhe dhe antike të Mosulit, kanë thyer drynat e kësaj biblioteke dhe kanë grabitu më shumë se 2 mijë libra dhe kanë djegur me qindra libra të tjerë shkencorë dhe kulturorë. Këto libra janë djegur përpara syve të studentëve. Elementë të ISIS kanë shkatërruar edhe veprat antike të muzeut të Mosulit dhe kanë grabitur sendet me vlerë si flori dhe argjend. ISIS nuk ka kursyes as statujat përreth Mosulit. Agjencia Reuters e lajmeve shkatërrimin e këtyre statujave nga ISIS e ka quajtur shkatërrimi i veprave me vlerë të pallogaritshme të cilat u përkasin civilizimin asirian dhe Babilonisw. Terroristët e ISIS duke përdorur buldozerë dhe bomba, kanë shkatërruar statujat, muret dhe kalatë e qytetit Mosul dhe thesaret antike të Irakut i kanë groposur me tokën. Për të justifikuar këto veprime, ISIS ka pretenduar se ka për qëllim eliminimin e idhujve. Irina Bokova, drejtoreshë e UNESCO-s shkatërrimin e veprave antike dhe historike të qytetit Mosul e ka quajtur krim lufte the nga autoritet politike dhe fetare të rajonit ka kërkuar që të marrin masat për të parandaluar egërsitë e reja dhe shkatërrimin e trashëgimisë kulturore. Terroristët e ISIS kanë shkatërruar edhe qyteti Hetra që është i vetmi qytet i mbetur nga periudha Ashkanide dhe është një monument historik i regjistruar dhe mbrojtur nga UNESCO. Terroristët e ISIS duke përdorur buldozerë kanë shkatërruar edhe zonën antike 2300 vjeçare në jug të Mosulit. Këtë veprim, Ban Ki Moon ish sekretari i përgjithshëm i OKB, e ka quajtur krim lufte. Grupi terrorist ISIS edhe tempullin antik Nabu në qytetin Mosul e ka shkatërruar duke përdorur lëndë shpërthyese dhe buldozerë. Ky varr i përket periudhës së Babilonisë, ose thënë ndryshe 10 mijë vjet p.e.s. Nabu në besimin e njerëzve të Babilonisë ishte zoti i inteligjencës, mendimit dhe shkrimit. Në emër të tij në atë periudhë janë ndërtuar disa tempuj.
نابودی شهر هترا توسط داعش
تخریب معبد نابو توسط داعش
معبد نابو
Duhet thënë se shkatërrimi i objekteve dhe veprave antike dhe historike të qytetit Mosul nga ana e ISIS, janë të njëjta me veprimet e mesjetës. Mirëpo këto veprime janë vetëm një pjesë e krimeve të ISIS kundër identitetit historik dhe kulturor të qytetit Mosul, pasi mediat kanë publikuar pamje të shumta filmike dhe me foto të krimeve të ngjashme të kryera nga ISIS. Shumë vepra antike dhe me vlerë, anëtarët e ISIS ua kanë shitur tregtarëve të sendeve me vlerë dhe relikave. Me fjalë të tjera shitja e sendeve me vlerë dhe relikave, është një prej metodave të ISIS për të nxjerrë të ardhura financiare në qytetin Mosul. Ajo çka ISIS po kryen kundër identitet historik dhe fetar të qytetit Mosul, është krim kundër trashëgimisë së përbashkët të njerëzimit.