Mosuli, thertorja e ISIS për njerëzimin
(last modified Thu, 26 Jan 2017 07:58:55 GMT )
Janar 26, 2017 08:58 Europe/Tirane

Në tre emisionet e kaluara folëm mbi krimet e ISIS dhe shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, fetare dhe historike të qytetit Mosul si dhe shkatërrimin e ambientit të këtij qyteti që është qendër e provincës Ninva në Irak.

Përveç kësaj kemi përmendur shumë krime që grupi terrorist ka kryer ndaj njerëzve dhe dinjitetit njerëzor si dhe përpjekjet e ISIS për të shkatërruar bashkëjetesën paqësore mes pakicave etnike dhe fetare të qytetit Mosul. Në pjesën e fundit të këtij emisioni do të flasim për krimet e drejtpërdrejta të ISIS ndaj qytetarëve dhe banorëve të qytetit Mosul.

Krimet direkte të ISIS ndaj qytetarëve të Mosulit, nuk kufizohen vetëm me pakicën izedi, pasi shumë banorë të Mosulit janë vrarë në mënyrë barbare nga ISIS. Mosuli përpara pushtimit nga ISIS në korrik të vitit 2014 ka pasur 2 milion banorë mirëpo vetëm në dy ditët e para të pushtimit të tij nga ISIS, u larguan 500 mijë banorë. Në kohën kur nisi operacioni për çlirimin e Mosulit në tetor të vitit 2016 me urdhër të kryeministrit Hejdar Ebadi, nga 2 milion që ka pasur ky qytet kishin mbetur nën 1 milion banorë gjë që tregon se mbi 51% e banorëve të Mosulit janë larguar nga qyteti. Largimi masiv i banorëve të qytetit Mosul ka ardhur për shkak të vrasjeve, terroreve dhe krimeve barabare që ISIS ka kryer ndaj civilëve në Mosul. Pamjet mbi krimet që ISIS ka kryer ndaj qytetarëve në Mosul tmerron çdokënd që i sheh ato në televizor, jo më njerëzit e thjeshtë në Mosul që i kanë përjetuar këto ngjarje nga afër.

Ikja e banorëve të Mosulit pas rrethimit të qytetit nga ISIS

Mbi  numrin e banorëve të vrarë në Mosul nga ISIS nuk ka statistika të sakta, mirëpo më i rëndësishëm sesa numri është mënyra se si janë vrarë civilët nga ISIS. Edhe pse ISIS ka përdorur teknologjinë e re të komunikacionit për të shpërndarë metodat e tij kriminale, banorët e Mosulit kanë qenë të privuar nga përdorimi i komunikimit publik. Terroristët e ISIS në muajt e parë të futjes së tyre në Mosul, kanë ndërprerë linjat e telefonit dhe kanë shkatërruar stacionet e celularëve dhe internetit. Kjo shkaktoi shqetësime të mëdha për familjarët në Mosul të cilët vazhdimisht kanë qenë në ankth për gjendjen e fëmijëve dhe të të afërmve të tyre. Përveç kësaj banorët e Mosulit për tu larguar nga qyteti duhej të linin peng diçka. Ata ishin të detyruar të linin peng një prej anëtarëve të familjes, pronën dhe pasurinë e tyre. Terroristët e ISIS, banorët e qytetit Mosul ashtu si banorët e qyteteve të tjera të Irakut i kanë përdorur si mburojë njerëzore në luftimet me ushtrinë dhe forcat popullore të Irakut. Pikërisht kjo ka penguar avancimin e  forcave irakiane dhe të forcave popullore në luftën e tyre kundër terrorizmit. Kjo situatë tregon qartë faktin se banorët e Mosulit janë kthyer në persona të burgosur në këtë qytet. Nga ana tjetër terroristët e ISIS kanë detyruar banorët e Mosulit që të sillen ashtu siç ka preferuar grupi terrorist ISIS. P.sh. femrat janë detyruar të vishen nga koka deri tek këmbët ndërsa burrat janë detyruar të zgjasin flokët dhe mjekrën. Çdo femër që nuk vishej ashtu siç ishte caktuar nga ISIS, ajo dhe vartësi i saj torturoheshin në forma të ndryshme.

Sipas burimeve informative, ISIS që nga koha e pushtimit të Mosulit e deri tani ka varur 837 femra.

Femrat, në krahasim me fëmijët dhe burrat kanë pësuar më shumë dëmtime nga krimet e ISIS. Femrat kanë vënë re skena të rrëmbimit të fëmijëve të tyre, prerjen e kokave të fëmijëve të tyre dhe të të tjerëve, rrëmbimin e vajzave, dhunën seksuale dhe martesën e detyruar të vajzave me anëtarët e ISIS. Disa burime informative si agjencia ruse Sputnik thonë se pjesëtarët e ISIS për të marrë sa më shumë para, martoheshin me vajza që nuk kishin kaluar moshën e pjekurisë dhe bënin fëmijë me to pasi për çdo martesë merrnin 37 dollarë dhe për çdo fëmijë 12 dollarë shpërblim. Terroristët e ISIS, gratë dhe femrat ua shisnin tregtarëve si skllave seksi dhe kjo konsiderohej burim të ardhurash për terroristët. Përveç keqtrajtimeve të tjera, femrat e Mosulit për gjithë jetën e tyre do të kujtojnë pasojat e përdhunimit. Krimet që ISIS ka kryer kundër femrave në Mosul nuk janë vetëm rastet e përmendura më sipër pasi në kohën e nisjes së operacionit për çlirimin e Mosulit u është rrezikuar jeta, 8 mijë femrave shtatzënë.

Femrat e shpërngulura të Mosulit

Arrestimi dhe burgosja e qytetarëve, është një tjetër metodë kriminale e përdorur nga ISIS në Mosul. Ata persona që nuk zbatonin urdhrat e ISIS, arrestoheshin dhe torturoheshin. Në burgjet e ISIS, njerëzit keqtrajtoheshin dhe torturoheshin në forma të ndryshme. Sipas pohimeve të disa anëtarëve të larguar nga ISIS, në burgjet e këtij grupi terrorist të burgosurit duhej të qëlloheshin me kamxhik për çdo ditë dhe pa asnjë shkak. Torturimi i të burgosurve nga ISIS quhej xhihadi në burgje. Torturimi i banorëve të Mosulit nuk është bërë vetëm nëpër burgje, pasi ISIS për të përhapur tmerr dhe frikë në mesin e njerëzve, të arrestuarit dhe të burgosurit i torturonin në publik dhe në disa raste ndaj tyre përdornin metodën e torturimi mit me shok elektrik. Disa prej banorëve të Mosulit, ISIS i ka torturuar edhe duke i kryqëzuar në formë barbare.

Vrasja masive e njerëzve nga ISIS në Mosul

Varja dhe goditja e me gurë është një tjetër formë kriminale e përdorur nga ISIS kundër banorëve të Mosulit. Vrasja e njerëzve me këto forma kryesisht janë bërë në publik me qëllim që të tjerët të merrnin mësim dhe të mos e çonin ndërmend që të refuzonin urdhrat e ISIS. Terroristët e ISIS, ata banorë që për mendimin e tyre kishin bërë gabime, i kanë vrarë barbarisht. Prerja e kokës, prerja e gjymtyrëve, nxjerrja e zemrës, zierja e pjesëve të trupit, djegia për së gjalli, varrosja për së gjalli, goditja me gurë, vrasja me armë në formë barabare, goditja e me plumba në kohën kur njerëzit ishin të lidhur dhe djegia e tyre nëpër kafaze, janë disa nga format kriminale dhe të egra të ISIS kundër banorëve të Mosulit. Vrasja e njerëzve me të tilla metoda janë aq të tmerrshme saqë përlot çdo njeri që i sheh këto pamje në internet apo në televizor.

Një tjetër krim i ISIS ndaj banorëve të Mosulit është vrasja masive. Me dhjetëra varre masive janë zbuluar në zona të ndryshme të Irakut. Një prej këtyre vrasjeve është bërë në bazën ajrore Spaiker. Grupi terrorist ISIS në kohën e pushtimit të qytetit Tikrit në provincën Selahudin në vitin 2014, sulmoi bazën Spaiker dhe vrau 1700 studentë të akademisë ushtarake.

Vrasja masive e studentëve në bazën ajrore Spaiker nga ISIS

Fëmijët e Mosulit gjithashtu janë viktima të krimeve të ISIS. Gazeta angleze Guardian në një raport të saj të bazuar në raportin e UNICEF të vitit 2016, raport që u publikua me rastin e 2-vjetorit të pushtimit të Irakut nga ISIS deklaroi se 3.6 milion fëmijë në Irak rrezikohen nga vdekja dhe dhuna seksuale. Pra me fjalë të tjerë 1 në çdo 5 fëmijë në Irak, rrezikohet nga pasojat e dhunës, përdhunimit, abuzimit seksual që ushtrojnë grupet e armatosura dhe terroriste. Në raportin e Korrikut 2016 të UNICEF thuhet se që nga viti 2014 në Irak kanë humbur jetën 838 fëmijë dhe janë plagosur 794 të tjerë. Përveç kësaj në ato rajone irakiane të pushtuara nga ISIS, rreth 1496 fëmijë janë rrëmbyer në rrugë ose në shtëpitë e tyre ku pjesa më e madhe e fëmijëve të rrëmbyer raportohet në Mosul. Pra nga viti 2014 e deri tani çdo muaj në Irak janë rrëmbyer 50 fëmijë ku shumë prej tyre janë përdorur nga grupet e armatosura. Komisariati i lartë për të drejtat e njeriut në OKB 1 vit pas pushtimit të Irakut nga ISIS ka raportuar se ISIS ka ngritur 4 baza ushtarake për trajnimin e fëmijëve në Mosul.

Rrëmbimi dhe trajnimi i fëmijëve nga terroristët e ISIS

Me nisjen e operacionit për çlirimin e Mosulit në tetor të vitit 2016, terroristët e ISIS kanë kryer krime të tjera siç është mbyllja e sistemit të ujit të pijshëm për banorët e Mosulit. Terroristët e ISIS për të penguar avancimin e ushtrisë dhe forcave popullore të Irakut, ka mbyllur ujin e pijshëm për banorët e qytetit. Ky veprim është aq i tmerrshëm saqë edhe OKB ka paralajmëruar mbi mundësinë e një katastrofe njerëzore në Mosul për shkak të mungesës së ujit. Një tjetër pikë e këtij programi është se mediat perëndimore kanë bërë përpjekje të shumta që krimet e tmerrshme të ISIS kundër njerëzve në rajone të ndryshme të Irakut, t’i lidhin me Islamin dhe mësimet islame. Mirëpo kjo është një padrejtësi e madhe që i bëhet fesë islame që është feja e miqësisë, paqes, respektit dhe ruajtjes së nderit të njeriut. Asnjë prej krimeve të kryera nga ISIS nuk bazohen në fenë islame dhe këto krime ngjasojnë shumë me krimet e regjimit sionist.

 

Tags