Injoranca moderne, fenomen që duhet njohur
(last modified Sun, 09 Jul 2017 08:21:32 GMT )
Korrik 09, 2017 10:21 Europe/Tirane

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetollah Khamenei, duke ju drejtuar poetëve iranianë dhe disa poetëve të vendeve të tjera islamike, kërkoi nga ata që në veprimtaritë e tyre letrare dhe kulturore të trajtojnë çështje të rëndësishme dhe njëkohësisht të çuditshme të botës së sotme.

Lideri suprem i revolucionit islamik në një takim me poetë, shkrimtarë, profesorë dhe intelektualë të rinj nga vende si India, Afganistani dhe Turqia, foli mbi përdorimin e demaskimit për disa çështje të habitshme të botës dhe tha: “Demaskoni vallen e shpatave të injorancës moderne përkrah injorancës fisnore”. Në vazhdim të fjalës së tij, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit theksoi: “Profeti i nderuar (s.a.v.s), iu drejtua njërit prej shkrimtarëve poetë të tij dhe tha që të demaskojë shirkët. Sot ekzistojnë çështje si vallja e shpatave e injorancës moderne përkrah injorancës fisnore apo vendosja e qeverisë së Arabisë Saudite në komisionin e OKB për të drejtat e njeriut, çështje këto që duhen demaskuar.” Ajetollah Khamenei, gjithashtu kërkoi që të përshkruhen ngjarjet në Siri dhe të mbrojtësve të mauzoleut dhe shumë çështje të rëndësishme të Irakut dhe tha se populli amerikan nuk e disa se cili ishte qëllimi i Amerikës në Irak dhe se çfarë pësuan atje, mirëpo duhet parashtruar çështja se si Iraku i Sadamit u kthye në Irakun e Martir Hakimit. Lideri suprem i revolucionit islamik tha se shumë nga poezitë dhe shkrimet e bëra përpara revolucionit kanë qenë me përmbajtje jo informuese dhe jo zgjuese për popullin dhe shtoi: Në letërsinë e asaj kohe shumica e atyre që pretendonin se ishin shkrimtarë dhe mendimtarë nuk kanë bërë asnjë përpjekje për progresin e Iranit apo për përshkrimin e realitetit. Ajetollah Khamenei, fitoren e revolucionit islamik e cilësoi nisje të një periudhe të re në poezi dhe letërsi, ku të rinjtë u inkuadruan për të shkruar poezi për realizimin e qëllimeve të vendit dhe shtoi: “Perimetri i këtyre poetëve zgjerohet nga dita në ditë dhe sot fatmirësisht poezitë dhe shkrimet që përputhen me qëllimet fetare dhe revolucionare janë duke u shtuar gjithnjë e më shumë.”

Në fakt mund të thuhet se injoranca është një fenomen që përsëritet dhe ka një infrastrukturë mendore të njëjtë. Injoranca nënkupton hyrjen në sferat ku nuk ka shenja të logjikës dhe racionalizmit dhe ku mbretërojnë fundamentalizmat, bestytnitë dhe sjelljet ekstreme. Për fat të keq, në botën e sotme po hasim me raste të shumta të injorancës që demonstrohen nëpërmjet regjimeve diktatoriale dhe pangopësisë së njerëzimit. Kjo rrymë destruktive është zgjeruar në brendësinë e shoqërive perëndimore dhe në idetë raciste të perëndimit duke u shndërruar në model për të rinjtë në vendet që ndodhen nën ndikimin e perëndimit. Idetë si Neonazizmi dhe ekstremi i djathtë në Europë janë fenomene që frymëzohen nga brendësia e kulturës politike perëndimore dhe pasojat e tyre duken qartë në problemet e mprehta sociale, morale, ekonomike dhe politike me të cilat po përballen sot vendet perëndimore. Në dy letrat drejtuar të rinjve të vendeve perëndimore, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetollah Khamenei, thekson se grupet terroriste si Al Kaida, ISIS, Fronti al-Nusra, Boko Haram, Al Shabab dhe dhjetëra grupe të tjera të rrezikshme që përkrahen nga SHBA, Arabia Saudite, Izraeli dhe nga disa aleatë të tyre, janë produkte të injorancës moderne.

Gjatë viteve të fundit, të cilat mund ti quajmë si vite të errëta të ringjalljes së injorancës, vende të tilla si Arabia Saudite që kultivon injorancën fisnore dhe që është një nga hallkat kryesore të përkrahjes së terroristëve takfiristë-sionistë të ISIS-it, anëtarësohen në Këshillin e OKB për të drejtat e njeriut dhe ato vende që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut si SHBA, megjithëse e dinë mirë se regjimi i Riadit nuk ka lidhje me demokracinë dhe të drejtat e njeriut, votojnë në favor të anëtarësimit të Arabisë Saudite në këtë këshill.

 

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetollah Khamenei, thekson se epshi dhe pangopësia ishin faktorët kryesorë të injorancës para epokës së Islamit, ndërsa injoranca moderne bazohet sërish në këta dy faktorë. Analizimi i injorancës moderne si një fenomen i ri dhe aktual, padyshim ka nevojë për analizimin e mendimeve të mbetura nga e kaluara. Regis Blachere, orientalist i njohur francez dhe autor i librit “Historia e letërsisë arabe”, në lidhje me këtë thotë se kuptimi i injorancës nuk është padituria, sepse fenomeni i injorancës përfshin edhe dhunën, diktaturën, totalitarizmin, arrogancën etj. Por pyetja që shtrohet është se si është e mundur që të krijohet kjo injorancë moderne në epokën e globalizimit? Injoranca nuk nënkupton vetëm padituri prandaj është e rëndësishme njohja e ideve dhe mendimeve injorante dhe ndikimi i tyre në nxitjen e krizave botërore. Sic thekson Ajetollah Khamenei, :”Kuptimi i gjerë i injorancës është sundimi i forcës së epshit dhe pangopësisë së njeriut në hapësirën e jetës”. Në këto kushte, shoqëritë njerëzore arrijnë në një gjendje ku virtytet dhe vlerat morale e shpirtërore zbehen ndjeshëm dhe nën kuadrin e modernizmit forcohet injoranca e cila nxit probleme të shumta sociale, ekonomike dhe madje politike.

Në rrugën e ringjalljes së injorancës gjatë shekulli të kaluar e sidomos gjatë dy dekadave të fundit, janë zbehur shumë vlera morale dhe humane, madje disa prej tyre janë zhdukur fare. Nexhran Azam, ekspert sociolog, në lidhje me këtë thotë: “Sjelljet brutale në shoqërinë amerikane dhe perëndimore janë një lloj shprehje e pakënaqësisë ndaj marrëdhënieve sociale, sepse në perëndim sundon denigrimi social, pabarazitë sociale dhe ekonomike të cilat janë në kundërshtim me thelbin e demokracisë, tirania dhe padrejtësitë i kanë irrituar popujt, ndërsa kriza dhe mungesa e spiritualitetit është masive në perëndim”. Në këto kushte, terrorizmi si kërcënimi më i madh botëror gërshetohet me injorancën botërore dhe situata rëndohet edhe më shumë kur poseduesit e pushtetit i përdorin këto fenomene për arritjen e qëllimeve të tyre politike, hegjemoniste dhe ekspansioniste.

 

 

 

 

 

 

Tags