Shkaqet e shfaqjes së ndasive dhe tensioneve etnike në Afganistan
Një prej faktorëve prej të cilave Afganistani gjithmonë ka vuajtur dhe që ka bllokuar formimin e një qeverie të fuqishme në këtë vend është çështja e përkatësisë etnike dhe përpjekjet e çdo etnie për të ruajtur epërsinë e saj mbi fiset e tjera në Afganistan.
Në Afganistan, ka mbi pesëdhjetë etni, nga të cilët katër etnitë kryesore janë pashtunët, taxhikët, uzbekët dhe hazarasit. Pashtunët prej kohësh, duke pretenduar se kanë shumicën e popullsisë afgane, gjithmonë kanë tentuar të kenë në dorë pushtetin politik, ushtarak dhe madje atë ekonomik të vendit. Për këtë arsye, tre grupe e tjera etnike uzbeke, taxhike dhe Hazara besojnë se janë të shtypur dhe për këtë në Afganistan është formuar një parti politike me emrin "shtypja etnike". Edhe pse, të gjitha grupet etnike dhe racat në Afganistan janë të bashkuar nën flamurin dhe zonën gjeografike të vendit dhe jetojnë duke bërë qëndresë kundër të huajve dhe okupimit të vendit, por me kohën e ndarjes politike dhe ushtarake të vendit, pjesëtarët e fisit Pashtun të Afganistanit e konsiderojnë veten superior ndaj të tjerëve dhe kanë kërkuar të ruajnë autoritetin e tyre.
Saifuddin Sihoun, profesor i Universitetit të Kabulit, thotë: "Tendencat politike në Afganistan kurrë nuk kanë qenë rrënjosur fort në kriterin e racionalitetit dhe meritokracisë dhe gjithnjë janë bërë përpjekje në përdorim e mjeteve të ndryshme për të vazhduar supremacinë etnike ndaj të tjerëve".
Në periudhën aktuale, pas formimit të Qeverisë së Unitetit Kombëtar në Afganistan në vitin 2014, u krijua një mundësi historike për të gjitha grupet dhe partitë politike, ato etnike dhe fetare në Afganistan për të punuar së bashku si pjesëtarë të një komuniteti për zgjidhjen problemeve të Afganistanit. Kjo çështje ka krijuar shpresa tek populli afgan që konfliktet dhe tensionet etnike në vend, të zëvendësohen me një kapitull të ri uniteti për të ndërtuar Afganistanin dhe për të pasur një vend të zhvilluar dhe të begatë. Por gjatë vitit të kaluar, qeveria e unitetit kombëtar e Muhamed Ashraf Ganit, president i Afganistanit, u përça dhe u nda në disa pjesë. Shkëndija e parë e kësaj përçarjeje erdhi nga përplasjet midis forcave të armatosura të opozitës në Afganistanin verior dhe zonave të sigurisë së uzbekëve, duke përfshirë rajonin Faryab. Gjenerali Abdul Rashid Dostum, nënpresidenti i parë dhe ish kreu i Lëvizjes Islamike të Afganistanit (ANP), për të luftuar me opozitën e armatosur, e cila përfshin Talebanët dhe grupin terrorist ISIS, me mijëra trupa, disa herë i është drejtuat veriut të Afganistanit për të shtypur opozitën, por gjithmonë ai ka kritikuar mungesën e bashkëpunimit të zyrtarëve lokalë dhe komandantëve ushtarakë. Akuzat e ngritura nga Ahmed Ishci kundër ish kreut të lëvizjes Islamike të Afganistanit, i cili ka akuzuar Dostumin për përdhunime, presione gjyqësore dhe shtetërore, e detyruan ish gjeneralin Dostumi që të largohet në drejtim të Turqinë duke ia besuar partinë e vet djalit të tij. Kjo sjellje politike dhe gjyqësore ndaj Dostumit ishte pikënisje e një faze të re të ndasive etnike në qeverinë e Ashraf Ganit. Hamajun Hamajun, deputet i parlamentit afgan thotë: Muhamed Ashraf Gani, president i Afganistanit është njeriu me kompetenca më të ulta në administrimin e vendit dhe shtetit dhe ai nuk mund të bashkëpunojë është me zëvendësin e tij.
Presidenti i Afganistanit që konsiderohet nga radhët e etnisë Pashtu, duke i nxitur Ata Muhamed Nur, përgjegjës i provincës Balkh në Afganistan, krijoi përçarje mes taxhikëve dhe shoqërisë islame. Ai ka akuzuar Abdullah Abdullahun kryetarin e këshillit ekzekutiv të qeverisë afgane, për paaftësi në zbatimin e marrëveshjeve politike me Ashraf Ganin. Thuhet se Ashraf Gani ka pasur kontakte dhe bisedime të fshehta me Ata Muhamed Nur me qëllim që të sabotojë punën e Abdullah Abdullah në këshillin drejtues të shoqërisë islame. Hapi tjetër i Ashraf Ganit ishte nënshkrimi i akordit të paqes me partinë islamike të Golbedin Hekmatjarit Pashtun. Edhe pse në procesin e paqes të Afganistanit, të gjitha etnitë, fiset dhe grupet politike dhe fetare të këtij vendi kanë mbështetur këtë akord apo marrëveshje, megjithatë partitë opozitare e akuzojnë Ashraf Ganin se ka forcuar pozitëne pashtunëve në strukturën politike. Presidenti i Afganistanit akuzohet nga grupet e tjera se postet ministrore në qeveri ua ka dhënë pjesëtarëve të partisë Islamike dhe ka krijuar monopol në këtë fushë.
Këto parti besojnë se veprimtaria fisnore e Ashraf Ganit dhe përpjekejt e tij për të dobësuar pozitën e një etnie në arenën politike kundrejt një etnie tjetër, do të kthejë afgansitanin në periudhën e destabilitetit, përçarjeve dhe konflikteve etnike dhe për pasojë do të dobësojë strukturën ushtarake dhe të sigurisë duke e bërë vendin akoma më të dobët përballë sulmeve terroriste dhe dhunës.
Ekspertja afgane Zahra thotë: Mosbashkëpunimi i balancuar i fiseve në çështjet e administrim shtetëror dhe politik të vendit, si dhe sistemi komunikues jo efikas, janë ndër faktorët dëmtues të integritetit në Afganistan. Edhe pse talebanët veten e tyre e kanë renditur përballë qeverisë së Afganistanit, mirëpo është etnia pashtu ajo që mundohet të kontrollojë dhe mbizotërojë të gjithë Afganistanin. Shtrirja e luftës në zonat veriore dhe përpjekja për të sunduar rajonin Fariab, që është zona tradicionale e partisë islamike të Dostumit, është pjesë e kësaj përpjekjeje. Përveç kësaj sipas Dostumit, vrasja e fundit në Mizavalang të provincës Sarpol, u bë pas dobësimit të pozitës së partisë Lëvizja Kombëtare islamike në zonat veriore të vendit dhe terroristët duke shfrytëzuar boshllëkun e fuqisë shtetërore, kryen këtë krim. Baza ushtarake e sigurisë së hezarianëve, konsiderohet bazë e forcave uzbeke dhe e të lëvizjes kombëtare islamike. Për momentin janë të shumtë ata që besojnë se Ashraf Gani po ndjek politikën e pashtunizmit në Afganistan dhe kjo ka ngjallur përçarje dhe ndasi të reja në strukturën shtetërore të këtij vendi. Nga ana tjetër populli afgan pret ardhjen në pushtet të teknokratëve të rinj për të krijuar një qeveri të bashkuar duke marrë mësim nga krizat e kaluara dhe ajo çka ka ndodhur mes fiseve të ndryshme etnike në Afganistan dhe në këtë mënyrë të forcojnë unitetin kombëtar. Në këto kushte çdo përpjekje e ndonjë etnie në Afganistan për të ruajtur supremacinë apo për të marrë në dorë kontrollin e vendit, do të jetë shtysë për konflikte dhe tensione të reja ndëretnike dhe do të ndikojë negativisht në procesin poltiik dhe social të vendit si dhe strukturën ushtarake dhe të sigurisë së Afganistanit.
Shumë analistë në Afganistan, pamundësinë e forcave të rendit dhe të ushtrisë afgane në garantimin e sigurisë në vend e konsiderojnë efekt i ndasive dhe mosmarrëveshjeve të brendshme, gjë e cila u ka dhënë mundësi terroristëve të depërtojnë dhe vënë në rrezik qendrat e ndjeshme siç është spitali ushtarak i Kabulit. Përveç kësaj prirjet etnike të autoriteteve të Afganistanit, ndikojnë edhe arenën ndërkombëtare dhe rajonale duke lënë pasoja të parikuperueshme. Kjo për shkak se një veprimtari e tillë heq besimin e rajonit dhe të arenës ndërkombëtare në bashkëpunimin me qeverinë e Afganistanit për zgjidhjen e problemeve të këtij vendi dhe kjo do të rezultojë me uljen e besimit të investitorëve të huaj, investime që janë të nevojshme për zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe sociale në Afganistan.