Referendumi i Kurdistanit, jashtë dispozitave ndërkombëtare
https://parstoday.ir/sq/radio/west_asia-i62199-referendumi_i_kurdistanit_jashtë_dispozitave_ndërkombëtare
Organizimi i referendumit separatist të 25 shtatorit në rajonin e Kurdistanit të Irakut, vetëm për ambiciet e Masud Barzanit, ka shtuar tensionet mes qeverisë qendrore të Irakut dhe krerëve të rajonit të Kurdistanit të këtij vendi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 06, 2017 10:57 Europe/Tirane

Organizimi i referendumit separatist të 25 shtatorit në rajonin e Kurdistanit të Irakut, vetëm për ambiciet e Masud Barzanit, ka shtuar tensionet mes qeverisë qendrore të Irakut dhe krerëve të rajonit të Kurdistanit të këtij vendi.

Një prej faktorëve të rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve politike dhe sociale në Irak, është roli i faktorit fetar dhe i klerikëve fetarë të këtij vendi. Në periudhën e regjimit Bath të Sadam Huseinit në Irak, faktori fetar në këtë vend pësoi dëme të shumta, por megjithatë ky faktor ka arritur të ruajë pozitën dhe rolin e tij. Ajetollah Sistani është një prej klerikëve të mëdhenj të myslimanëve shiitë të Irakut, i cili vitet e fundit ka luajtur një rol të madh në ruajtjen e unitetit dhe bashkimit të shoqërisë irakiane. Në momente të vështira të Irakut gjatë viteve të fundit, faktori fetar dhe sidomos Ajetollah Sistani ka luajtur rol të madh në ruajtjen e unitetit në shoqëri. Ai nxori dekretin historik për xhihad kundër ISIS dhe pas organizimit të referendumit në rajonin e Kurdistanit ka theksuar ruajtën e unitetit dhe bashkimit të Irakut. Për zgjidhjen e çështjes së referendumit, Ajetollah Sistani ka propozuar një plan kombëtar për bisedime dhe negociata. Propozimi i Ajetollah Sistanit, është mirëpritur si nga qeveria qendrore e Irakut ashtu edhe nga rajoni i Kurdistanit.

Pozita e veçantë gjeografike e rajonit të Kurdistanit dhe afërsia e tij kufitare me Iranin, Turqinë dhe Sirisë, ka bërë që referendumi i organizuar në këtë rajon përveç qeverisë qendrore të kundërshtohet edhe nga vende si Turqia, Siria dhe Irani. Ky kundërshtim e bllokoi rajonin e Kurdistanit që të ketë lidhje me botën jashtë. Për të pasur këtë lidhje, rajoni i Kurdistanit u përqendrua në lidhjet e tij me rajonet Dirak dhe Gamilshu në veri të Sirisë. Mirëpo duke qenë se këto zona po përjetojnë një situatë të trazuar dhe të pasigurt, kryerja e shkëmbimeve tregtare është pothuajse e pamundur. Megjithatë për zbatimin e aspiratës për ndarje, Erbili ka nevojë që të krijojë një kanal lidhës me botën jashtë.

Plani për ndarjen e Kurdistanit nga Iraku, u parashtrua në kohën kur Iraku ka pësuar me miliarda dollarë dëme për shkak të sulmit të grupit terrorist takfirist ISIS, sulm që përveç dëmeve materiale ka lënë me mijëra njerëz të vdekur dhe me miliona të tjerë të shpërngulur. Pra me fjalë të tjera dobësia e qeverisë qendrore të Irakut dhe pasiguria në këtë vend, krijoi kushtet që Masud Barzani të parashtrojë idenë e organizimit të referendumit për ndarjen e Kurdistanit nga Iraku. Ndasitë etnike, fetare, racore dhe kombëtare, gjithmonë kanë qenë sfida për qeverinë dhe shtetin irakian përgjatë gjithë historisë. Këto sfida deri diku janë zgjidhur me rolin e madh të faktorit fetar i cili gjithmonë ka theksuar në ruajtjen e unitetit dhe solidaritetit kombëtar në vend. Në mijëvjeçarin e dytë, lufta e parë dhe e dytë botërore u bënë shkak për ndarjen e vendeve të mëdha dhe përcaktimin e kufijve të Turqisë, Irakut dhe Sirisë. Këto luftëra mund të quhen ndryshe edhe luftërat e ndryshimit të kufijve. Në ato vite u mundësua pavarësia e Pakistanit nga India në vitin 1947 dhe më vonë pavarësia e Bangladeshit.

Duhet theksuar se partitë kurde të Irakut për ndarjen e rajonit të Kurdistanit kanë qëndrime dhe parametra të ndryshëm. Krerët e fiseve të ndryshme kurde, gjatë perandorisë osmane, në zona të ndryshme të Irakut të sotëm kanë pasur kompetenca dhe të drejta sipas emirateve të tyre. Mirëpo pas luftës së parë dhe pas zgjerimit të influencës së Anglisë në Irak, u bënë përpjekje të shumta që kurdët të vihen nën sovranitetin e Anglisë duke formuar një qeveri lokale të kryesuar nga sheik Mahmud Barzanxhi. Pas pushtetit të Barzanxhi, përpjekjet për ndarjen e këtij rajoni vazhduan akoma. Megjithatë përpjekjet e kurdëve për ndarje, asnjëherë nuk janë mbështetur nga vendet e tjera të botës dhe më vonë gjatë regjimit Bath ata janë shtypur.

Në periudhën e luftës së Sadamit kundër Kuvajtit në vitin 1990 dhe pas vendosjes së hapësirë së ndalim-fluturimit, kurdët dhe shiitët përfituan një pozitë më të mirë dhe dy partitë kryesore kurde d.m.th. partia Demokratike e kryesuar nga Masud Barzani dhe Unioni Kombëtar i kryesuar nga Xhelal Talebani, në formë të kufizuar morën në dorë drejtimin ekzekutiv të rajonit të Kurdistanit të Irakut. Kompetencat e këtij rajoni, pas rrëzimit të regjimit Bath në vitin 2003, morën formën e kompetencave federale dhe në bazë të këtyre të drejtave dhe kompetencave në rajonin e Kurdistanit u formua parlamenti lokal, u përcaktua posti i presidentit, u përcaktuan 4 poste në qeverinë qendrore të Irakut, u përcaktuan vendet në parlamentin irakian dhe u ra dakord që 17% të të ardhurave të Irakut të shkonin për rajonin e Kurdistanit. Me gjithë këto kompetenca, krerët e rajonit të Kurdistanit asnjëherë nuk janë shprehur të kënaqur dhe gjithmonë kanë theksuar se kompetencat dhe të drejtat e këtij rajoni nuk duhen përcaktuar në kuadër të strukturës federale por si kompetenca të një qeverie të pavarur. Përveç kësaj ata gjithmonë kanë theksuar për ndarjen e këtij rajoni nga Iraku. Procesi i realizimit të dëshirës për ndarje nga Iraku, u intensifikua edhe më shumë pas sulmit të gjerë të ISIS kundër Irakut. Gjatë kësaj kohe rajoni i Kurdistanit nisi shitjen e jashtëligjshme të naftës duke shfrytëzuar territorin e Turqisë si korridor për akses në tregun botëror. Masud Barzani duke e prezantuar veten se kreun e lëvizjes nacionaliste kurde, me gjithë kundërshtimet e brendshme dhe të jashtme, organizoi referendumin jo vetëm në rajonin e Kurdistanit por edhe në zonat për të cilat ky rajon është në kontest me qeverinë qendrore të Irakut. Barzani ka deklaruar se pas organizimit të referendumit, në një afat prej 1 ose 2 vjetësh pasi të kenë përfunduar bisedimet dhe negociatat me qeverinë qendrore të Irakut, do të formojë qeverinë e pavarur të rajonit të Kurdistanit. Insistimi i Masud Barzanit, tregon se partia Demokratike e Kurdistanit ashtu si në të kaluarën ka ecur në kuadër të planeve të fuqive të mëdha për ndarjen e Irakut dhe është futur në një skenar të ri të rrezikshëm. Historia ka treguar se kjo parti ka pasur lidhje me qeveritë e huaja. Një pjesë e këtyre lidhjeve janë bërë publike në librin “ Partia Demokratike e Kurdistanit të Iranit’. Përpjekjet e Masud Barzanit dhe të disa partive të tjera të rajonit të Kurdistanit të Irakut për formimin e qeverisë së pavarur kurde dhe ndarjen e rajonit nga Iraku, konsiderohen zhvillimet më të rëndësishme politike në vendet përreth Republikës Islamike të Iranit. Këto zhvillime kanë ndikuar jo vetëm në arenën e brendshme politike të Irakut por edhe tek lidhjet e këtij vendi me vendet e tjera të rajonit. Edhe pse organizimi i referendumit të Kurdistanit, është kundërshtuar dhe refuzuar nga qeveria qendrore e Irakut dhe nga vendet fqinje, por megjithatë në të ardhmen ai do të ketë ndikim sidomos në parashikimet për ndryshimet dhe zhvillimet sociale në Irak dhe në parashikimet mbi rolin politik të kurdëve në këtë vend. Referendumi separatist i Kurdistanit të Irakut edhe pse është kundërshtuar fuqishëm në këtë vend, krerët e këtij rajoni përkundër kornizave kushtetuese të Irakut, referendumin e organizuan jo vetëm në Kurdistan por edhe në rajone të kontestuar si provinca Kirkuk. Përkundër asaj që pritej nga krerët e Kurdistanit të Irakut, krerët e Amerikës, Rusisë dhe të vendeve të tjera të fuqishme evropiane, referendumi nuk u mirëpritur dhe u refuzua. Megjithatë organizimi i referendumit, edhe pse u kundërshtuar brenda dhe jashtë Irakut, për këtë vend krijoi kushte të reja dhe të veçanta. Referendumi i Kurdistanit është kundërshtuar fuqishëm edhe nga dy vende fqinje d.m.th. Irani dhe Turqia gjë e cila e ka vështirësuar tejmase dhe e ka bërë pothuajse të pamundur realizimin e planit për ndarje. Duke qenë se Iraku ndodhet në kushte të veçanta dhe pothuajse të gjitha etnitë kanë armë, ruajtja e qetësisë dhe evitimi i konflikteve të armatosura, është një prej prioriteteve kryesore të qeverisë irakiane. Deri tani Iraku ka vepruar në formë të suksesshme në këtë fushë, mirëpo në rajone të kontestuar si provinca Kirkuk ekziston mundësia e tensioneve dhe e konflikteve të armatosura. Në kontrollimin e gjendjes, faktori fetar dhe klerikët fetarë mund të luajnë një rol konstruktiv dhe efikas. Në këtë mes roli i Ajetollah Sistanit është i mirëpritur si nga qeveria qendrore e Irakut ashtu edhe nga kryesia e rajonit të Kurdistanit, pasi ai mund të ketë ndikim në ndërmjetësimin e palëve. Ministria e jashtme e Irakut me anë të një deklarate u ka kërkuar Iranit dhe Turqisë që për çështjet kufitare të bisedojnë dhe negociojnë vetëm me qeverinë qendrore të Irakut. Kërkesa e ministrisë së jashtme u parashtrua në kohën kur më parë, qeveria qendrore e Irakut e mbështetur nga Irani dhe Turqia mbylli hapësirën ajrore të Kurdistanit dhe e rrethoi këtë vend. Nga toka gjithashtu në pikat kufitare të Iranit dhe Turqisë me rajonin e Kurdistanit janë vendosur masa të rrepta kontrolli. Si rezultat niveli i importit të mallrave në rajonin e Kurdistanit nga pikat kufitare të Iranit dhe Turqisë u ul ndjeshëm. Rrethimi gjeografik i rajonit të Kurdistanit, ndikoi shumë në gjendjen ekonomike të këtij rajoni. Kurdistani si burim kryesor për të ardhurat e tij ka naftën. Ky rajon në ditë eksporton 350 mijë fuçi naftë. Mirëpo mbyllja e kufijve nënkupton ndalimin e shitjes së naftës dhe si rezultat shfaqjen e problemeve ekonomike.

Megjithëse, referendumi u kundërshtua nga vetë Iraku, vendet e rajonit dhe vendet e tjera të botës, ai u organizua më 25 shtator 2017, vetëm për të realizuar ambiciet personale apo të ndonjë partie të veçantë. Ky veprim i autoriteteve të Kurdistanit, është shkelje e kushtetutës së Irakut dhe e normave dhe dispozitave ndërkombëtare. Për shkak se organizimi i referendumit përbën shkelje të kushtetutës, qeveria qendrore e Irakut nuk e ka pranuar atë dhe përveç kësaj asnjë vend apo palë ndërkombëtare mes tyre OKB dhe KS i kësaj organizate, nuk ka pranuar rezultatin e referendumit të Kurdistanit.

Në kuadrin e normave dhe dispozitave ndërkombëtare, nuk është përcaktuar asnjë e drejtë për ndarje të njëanshme dhe nuk konfirmohet asnjë veprim i njëanshëm për ndarje. Kuadri ligjor ndërkombëtar thekson se në këtë fushë duhet arritur akord me qeverinë qendrore. Ndoshta çdo shoqëri apo etni mund të shpallë pavarësinë në formë të njëanshme, por në fund të fundit kjo ndarje duhet të njihet zyrtarisht nga të tjerët dhe në lanë nga vendet fqinje dhe më pas nga Bashkësia Ndërkombëtare. Mirëpo ndarja e rajonit të Kurdistanit jo vetëm në shkallë rajonale por edhe në nivel ndërkombëtar nuk është pranuar dhe është kundërshtuar fuqishëm. Kuadri ligjor i konventës për të drejtat e etnive të OKB , në nenin 4-8 të saj, qartazi shprehet se “ Çdo veprim i njëanshëm i një etnie të një vendi kundër shtetit, pavarësisë dhe sovranitetit të atij vendi, është veprim i papranueshëm”. Përveç kësaj në marrëdhëniet ndërkombëtare, theksimi në prirjet nacionaliste etnike, bie ndesh me deklaratën e të drejtave të njeriut dhe kartën e OKB.