Përvjetori i 7-të  revolucionit popullor në Bahrejn
(last modified Fri, 23 Feb 2018 10:26:27 GMT )
Shkurt 23, 2018 11:26 Europe/Tirane

14 shkurti 2018, perkujton fillimin e revolucionit popullor të Bahrejnit.

U mbushën shtatë vjet nga fillimi i revolucionit të popullit të Bahrejnit, i ashtuquajtur "Revolucioni i Perlës", një revolucion në të cilin populli i këtij vendi ka qëndruar i palëkundur përkundër politikës shtypëse të regjimit sundues Al-Khalifa. Bahrejasit nisën protestën e tyre paqësore më 14 shkurt 2011, në të njëjtën kohë me kryengritjet arabe në Azinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut. Kryengritja në Bahrejn ka prezantuar qartë pafajësinë e popullit të tij dhe dhunën ekstreme të regjimit Al Khalifa. Ky regjim totalitar ka dëshmuar në shtatë vitet e fundit se nuk është i angazhuar asnjë ligji dhe norme ndërkombëtare dhe se nuk pranon më pak se sa mbrojtjen e monarkisë në dritën e mbështetjes perëndimore dhe të qëndrimeve dyfytyrëshe të institucioneve ndërkombëtare aktive në çështjet e të drejtave të njeriut. Bahrejni, si vendi më i vogël në Azinë Perëndimore, ka numrin më të lartë të të burgosurve politikë dhe është raportuar se gjatë shtatë viteve të revolucionit të Bahrejnit, më shumë se 11.000 njerëz u arrestuan. Përveç kësaj, sulmet ndaj dijetarëve të Bahrejnit tregon se "Revolucioni i Perlës" vazhdon me vendosmëri rrugën e tij. Tubimi i popullit të Bahrejnit rreth shtëpisë së Sheikh Isa Kasemi, një klerik revolucionar në zonën Al-Deraz të Manamas që nga qershori 2016 tregon se sulmet ndaj klerikëve përbëjnë vijën e kuqe të popullit bahrejnas, dhe kalimi i kësaj vije do të përballet me një përgjigje vendimtare nga populli i Bahrejnit. Pas vendimit të gjykatës së Bahrejnit për dënimin e Shejkh Isa Kasem me një vit burg dhe me konfiskimin e pasurive të tij, protestat qytetare janë shtuar në masë të madhe në këtë Bahrejn dhe forcat e regjimit Al Khalifa kanë sulmuar sistematikisht rajonin Al-Deraz ku ndodhet shtëpia e Shejkh Isa Kasem. Deri tani në këto sulme  janë vrarë dhe plagosur qindra persona.

Veprimet dhe politika e pamatur e regjimit Al Khalifa kundër Shejkh Isa Kasem është bërë me dritën jeshile të Amerikës dhe Anglisë dhe me skenarin e sunduesve sauditë. Regjimi Al Khalifa i mbështetur dhe mbrojtur nga Arabia Saudite dhe nga Amerika, synon të dëbojë dhe internojë klerikun e madh të shiitëve të Bahrejnit, d.m.th. sheik Isa Kasem. Në rast se regjimi Al Khalifa realizon këtë qëllim, atëherë kjo do të dyfishojë irritimin e popullit bahrejnas. Kohë më parë, një prej ndërmjetësuesve të qeverisë së Bahrejnit i ka parashtruar një kërkesë kryeministrit të Irakut Hejdar Ebadi, ku kërkohet që Iraku të pranojë internimin e Sheik Isa Kasem në qytetin Naxhaf të Irakut. Kjo është një taktikë e vjetër e regjimit Al Khalifa që u heq shtetësinë dhe i internon opozitarët bahrejnas. Që prej fillimit të revolucionit të 14 Shkurtit 2011 e deri tani, regjimi Al Khalifa u ka hequr nënshtetësinë 400 qytetarëve bahrejnas. Qëllimi i këtij veprimi si dhe arrestimi dhe burgosja e aktivistëve të të drejtave të njeriut në Bahrejn është frikësimi i popullit bahrejnas dhe intensifikimi i politikave represive të regjimit të dinastisë Al Khalifa, i cili ka injoruar kërkesat e drejta dhe legjitime të popullit bahrejnas. Instituti për të drejtat dhe demokracinë në Bahrejn, Qendra e të drejtave të njeriut në Bahrejn dhe Qendra europiane për te drejtat e njeriut dhe demokracinë, i kanë kërkuar regjimit Al Khalifa të lirojë të gjithë të burgosurit politikë si dhe rikthimin e të gjithë bahrejnasve të cilëve u është hequr nënshtetësia e Bahrejnit, por të tilla kërkesa kanë rënë në veshin e shurdhër të regjimit Al Khalifa. Sundimtarët e Bahrejnit, qoftë para ndarjes nga Irani dhe shpalljes së pavarësisë në vitin 1971, qoftë pas saj, kanë shtypur të gjitha lëvizjet drejtësidashëse shiite dhe kanë burgosur internuar dhe vrarë liderët e shiitëve. Në kryengritjet e shiitëve sidomos në vitet 90 ku ata kërkonin demokraci dhe heqjen e diskriminimit, dhjetëra persona u vranë dhe u plagosën dhe qindra të tjerë u burgosën.

Populli i Bahrejnit kërkon reforma politike, liri, vendosjen e drejtësisë dhe zhdukjen e diskriminimit, si dhe vendosjen e një sistemi të zgjedhur demokratik në këtë vend, mirëpo regjimi Al Khalifa me ndihmën e disa vendeve arabe të rajonit si Arabia Saudite, po vazhdon shtypjen e qytetarëve bahrejnas. Qytetarët e Bahrejnit janë duke luftuar për të drejtat e tyre legjitime kundër regjimit Al Khalifa dhe në këtë rrugë ata kanë dhënë shumë viktima dhe dëshirojnë ta caktojnë fatin e tyre vet, prandaj myslimanët dhe liridashësit e botës duhet ta mbështesin popullin bahrejnas. Natyrisht dinastia Al Khalifa nuk do të mund të sundonte me forcë mbi shumicën shiite pa përkrahjen e Anglisë dhe të SHBA. Qeveria amerikane për të kontrolluar burimet e mëdha të naftës në botë dhe sidomos në gjirin Persik, ka nevojë për Bahrejnin dhe për praninë direkte ushtarake në këtë vend. Në këtë kuadër asnjë regjim në rajon nuk mund tu shërbejë amerikanëve për të patur një prani të përhershme ushtarake në gjirin Persik si familja Al Khalifa në Bahrejn, ku është e vendosur Flota e 5-të e Marinës së SHBA. Sigurisht Amerika, Arabia Saudite dhe regjimet e tjera monarkiste në gjirin Persik kanë edhe shqetësime të tjera në lidhje me ndryshimin e sistemit monarkist në Bahrejn. Të gjitha vendet arabe në jug të Gjirit Persik, kanë sisteme monarkiste dhe jo demokratike pothuajse të ngjashme. Mund të thuhet se populli në këto vende nuk luan asnjë rol në administrimin e vendit dhe në menaxhimin e miliarda dollarëve që vijnë nga eksporti i naftës. Shumica e regjimeve monarkiste në gjirin Persik kanë mbetur që nga epoka e kolonizatorëve evropianë dhe sidomos e Anglisë. Qeveritë evropiane dhe Amerika duke përkrahur monarkët e Gjirit Persik, megjithë ekzistencën e sistemeve jo demokratike, gjatë dekadave të fundit kanë mundur të garantojnë interesat e paligjshme të tyre në rajonin strategjik të gjirit Persik dhe të LM.

Sot këmbëngulja dhe presionet e pushtetarëve sauditë, për shtypjen e kryengritjes së popullit të Bahrejnit janë më të mëdha edhe nga vetë përpjekjet e regjimit të Bahrejnit. Kjo për faktin se familja Al Saud regjimin e Bahrejnit e konsideron si frontin e parë përballë valës së kryengritjeve popullore. Familja Al Saud në Arabinë Saudite dhe dinastitë e tjera në Gjirin Persik, po përpiqen që duke premtuar për reforma politike dhe ekonomike, të pengojnë protestat në vendet e tyre. Në epokën e informacionit me kërcënime dhe premtime boshe nuk mund të shtypet e drejta e popullit për të patur një pushtet popullor. Përvoja e viteve të fundit tregon se çdo regjim që ka përdorur forcën për shtypjen e protestave popullore është lëkundur dhe pushtetarët diktatorë janë detyruar të largohen nga vendi i tyre. Me anë të dhunës dhe premtimeve mashtruese nuk mund të ndalet vala e lëvizjeve popullore për liri dhe pavarësi në vendet islamike. Censura mediatike e zhvillimeve në Bahrejn dhe neglizhenca e Amerikës dhe e vendeve perëndimore ndaj kërkesave të popullit të Bahrejnit, vetëm sa do të demaskojë edhe më shumë këto vende që pretendojnë se janë flamurtarë të lirisë dhe demokracisë.

 

 

Tags