Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit Persik në vitin që kaloi
Me përfundimin e vitit 1397 të kalendarit iranian (2018-2019) në kuadër të disa programeve speciale, kemi bërë një vështrim kalimthi mbi disa prej zhvillimeve më të rëndësishme në rajonin e Lindjes së Mesme gjatë vitit që kaloi. Në këtë program po hedhim një vështrim mbi zhvillimet më të rëndësishme në organizatën rajonale Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit Persik dhe në Bahrejn gjatë vitit që kaloi.
Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit Persik në vitin që kaloi
Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit Persik në vitin e kaluar mbi të gjitha është përshkuar nga shenja të përçarjeve dhe mosmarrëveshjeve të brendshme duke treguar se kjo është një organizatë në prag të shembjes.
Kulmi i mosmarrëveshjeve të brendshme në Këshillin për Bashkëpunim të Gjirit Persik u shfaqen në samitin e muajit dhjetor të kësaj organizate që u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite. Samiti i krerëve të vendeve anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik për çdo vit organizohet në muajin dhjetor. Në samitin e vitit 2017, që u zhvillua në Kuvajt, krerët e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Omanit nuk kishin marrë pjesë. Samiti i dhjetorit të vitit 2018, gjithashtu u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite në rrethana në të cilat qysh më parë pritej që vetëm emiri i Katarit nuk do të merr pjesë, mirëpo edhe Sulltan Kabusi, mbreti i Omanit, nuk mori pjesë në samitin e Riadit.
Mbreti Selman i Arabisë Saudite në mënyrë zyrtare e kishte ftuar emirin e Katarit që të marrë pjesë në samitin e 9 dhjetorit të vitit 2018 të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik në Riad, mirëpo Sheik Tami, emiri i Katarit, jo vetëm që nuk mori pjesë vet në këtë samit, por nuk e dërgoi as ministrin e punëve të jashtme në samitin e Riadit. Emiri i Katarit e dërgoi Sulltan Al-Marikhi, ministrin këshilltar për çështje të jashtme, për të marrë pjesë në samitin e Riadit në mënyrë që praktikisht Katari të marrë pjesë në një nivel të ulët në këtë samit. Ky veprim i Katarit u bë shkak që praktikisht samiti i Riadit të humbë kredibilitetin e vet.
Samiti i Këshillit për Bashkëpunim i Gjirit Persik u zhvillua në Riad në rrethanat kur para organizimit të tij nuk janë vërejtur kurrfarë shenja për reduktimin e tensioneve mes Katarit dhe tre vendeve arabe, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit së bashku me Egjiptin të cilët që nga qershori i vitit 2017, kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre me Dohan, përveç kësaj mosmarrëveshjet mes Katarit dhe këtyre shteteve janë shtuar edhe më shumë. Khalid bin Ahmed Ale Khalifa, ministri i jashtëm i i Bahrejnit, para samitit të 9 dhjetorit në Riad, në një intervistë me gazetën saudite “Al-Sharkul-Avsat”, ka pohuar se mosmarrëveshjet tona me Katarin janë të thella. Ai gjithashtu ka thënë se Katari ka shkatërruar të gjitha urat për t’u rikthyer në pozitën e tij kryesore të tij në këtë organizatë.
Ndërkohë gazeta katariote “Al-Shark” në një artikull të saj të publikuar me titull “Katari gjithashtu do të mbetet i lirë” duke kujtuar veprimet e këtyre katër shteteve në bllokadën kundër Katarit, ka shkruar: “Edhe transmetimi i një pjese të himnit kombëtar të Katarit dhe ngritja e flamurit të Katarit nuk ka arritur të inkurajojë këtë vend për të marrë pjesë në këtë samit dhe Katari me udhëheqjen e matur dhe popullin e guximshëm, do të vazhdojë qëndresën dhe rezistencën e tij dhe historia kurrë nuk do t’i falë tre vendet që kanë vendosur bllokadë kundër Katarit dhe mbrapa dyerve të mbyllura kanë bërë komplote kundër sovranitetin dhe pavarësisë së Katarit”.

Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit Persik në vitin e kaluar përveçse është përballur me tensioneve të vazhdueshme brenda tij, është përballur edhe me qëndrime të ndryshme të anëtarëve të kësaj organizate rajone në lidhje me çështjet e rajonit. Një prej këtyre mosmarrëveshjeve lidhej me qëndrimet kontradiktore brenda kësaj organizate në lidhje me Republikën Islamike të Iranit të cilat janë shfaqur në mënyrë të hapur edhe në samitin e Riadit.
Mbreti Selman bin Abdulaziz i Arabisë Saudite në samitin e Riadit përsëri ka akuzuar Republikën Islamike të Iranit për ndjekjen të politikës armiqësore ndaj vendeve të rajonit dhe për ndërhyrje në çështje të brendshme të këtyre vendeve. Megjithëkëtë Sabah Al-Ahmad Al-Xhabir Al-Sabah, emiri i Kuvajtit, duke refuzuar pretendimet e mbretit të Arabisë Saudite, ka deklaruar: “Ne jemi të interesuar të kemi marrëdhënie të mira me Republikën Islamike të Iranit në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare”.
Në përgjithësi tensionet në marrëdhëniet e anëtarëve dhe gjithashtu mosmarrëveshjet në qëndrimet e anëtarëve të kësaj organizate janë bërë shkak që praktikisht të mos ketë unifikim të qëndrimeve dhe as unitet në këtë Këshill ndërkohë që një prej kritereve më të rëndësishëm të integrimit institucional, është unifikimi i qëndrimeve. Sabah Al-Ahmad Al-Xhabir Al-Sabah, emiri i Kuvajtit, në samitin e Riadit, ka pohuar se edhe OPEC është bërë një arsye shtesë në këtë drejtim. Katari në dhjetorin e kaluar kishte deklaroi se pas 57 vite do të largohet nga OPEC që të përqendrohet në prodhimin e gazit më shumë se në të kaluarën.
Përballja e Katarit me Arabinë Saudite është vërtetuar edhe pas zhvillimit të samitit të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik në Riad, për arsye se vetëm një javë pas zhvillimit të këtij samiti, Katari organizoi një samit tjetër në të cilin pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht në nivel të lartë. Në samitin e Dohas në vitin 2018, përveç Muhmed Xhavad Zarif, ministrit të punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, morën pjesë edhe personalitete të tilla si Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, Maria Fernanda Spinoza Garsas, kryetarja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, si dhe ministrat e punëve të jashtme të Turqisë, Japonisë, Omanit, si dhe zv/ministri i punëve të jashtme të Britanisë së Madhe për çështje të Lindjes së Mesme dhe Nadia Morad, fituese e çmimit Nobel, morën pjesë në këtë samit të zhvilluar në Doha.
Katari me organizimin e një samiti të tillë përveçse ka ekspozuar forcën diplomatike të tij përball Arabisë Saudite, praktikisht i ka treguar Riadit se pjesëmarrja e Dohas në samitin e krerëve të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik nuk kishte rëndësi të madhe. Njëkohësisht me këtë, deklaratat e Muhamed bin Abdurrahman Ale Thani, ministri i punëve të jashtme të Katarit, duke kritikuar veprimet e Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik, gjatë të cilave ai e përshkroi Këshillin për Bashkëpunim të Gjirit Persik si një organizatë të dështuar dhe kërkoi ridefinimin e strukturës së koalicioneve rajonale. Ai në mënyrë të qartë vuri në dukje këtë çështje se Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit Persik për shkak të krizës mes Dohas dhe shteteve fqinjë të Gjirit Persik është dëmtuar në masë të madhe.

Në mesin e anëtarëve të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik, zhvillimet e brendshme të Arabisë Saudite dhe të Bahrejnit kishin rëndësi shumë më të madhe se sa ato të anëtarëve të tjerë të kësaj organizate dhe në programe të veçanta ka trajtuar zhvillimet e brendshme të Arabisë Saudite në vitin që kaloj dhe në këtë edicion do të trajtohen në mënyrë të veçantë zhvillimet e brendshme të Bahrejnit në vitin e kaluar.
Vitin e kaluar ka vazhduar dosja e zezë e gjendjes së të drejtave të njeriut që shkelen nga regjimi Al Khalifa i Bahrejnit. Në këtë vit, regjimi Al Khalifa ka ekzekutuar 9 qytetar bahrejnas dhe 147 të tjerë ka dënuar me burgim të përjetshëm që në mesin e tyre vërehet edhe emri i Shejkh Ali Selman, sekretari i përgjithshëm i Organizatë Politike Islamike “Al-Vefak”. Ai është në mesin e të dënuarve politik me burgim të përjetshëm. Kjo është në kohën kur regjimi Al Khalifa ka anuluar edhe shtetësinë e Bahrejnit për rreth 300 qytetarë të tjerë të këtij vendi dhe në këtë mënyrë numri i qytetarëve bahrejnas të cilëve u është anuluar nënshtetësia e këtij shteti nga viti 2012 e deri më tani të shkojë në 800 persona. Në mesin e peronave të cilëve u është anuluar shtetësia e Bahrejnit vërehen edhe personalitete të tilla si Shejkh Isa Kasem, lideri shpirtëror i myslimanëve shiitë të Bahrejnit i cili të gjithë vitin e kaluar e ka kaluar nën arrest shtëpiak.
Përveç kësaj, regjimi Al Khalifa në nëntor të vitit 2018, ka organizuar zgjedhje parlamentare dhe zgjedhje për këshilla lokalë të Bahrejnit. Këto zgjedhje janë zhvilluar në rrethana në të cilat partitë më të rëndësishme politike opozitare në Bahrejn, do të thotë subjekti politik opozitar “Al-Vefak”, nuk kanë marrë pjesë në këto zgjedhje dhe më parë janë shpërndarë me nga autoritetet e regjimit Al Khalifa. Në bazë të kësaj, në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2018 partitë opozitare nuk morën pjesë në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2018 dhe një pjesë e madhe e qytetarëve të Bahrejnit kanë bojkotuar këto zgjedhje. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i kanë cilësuar këto zgjedhje si zgjedhje formale të cilat organizohen nga pakica sunduese në pushtet në këtë vend.