Jemeni në 5-vjetorin e zjarrit dhe gjakut (2)
(last modified Mon, 29 Apr 2019 08:52:56 GMT )
Prill 29, 2019 10:52 Europe/Tirane
  • Jemeni në 5-vjetorin e zjarrit dhe gjakut (2)

Lufta e koalicionit saudite kundër Jemenit që filloi më 26 mars 2015, hyri në vitin e tij të pestë më 26 mars 2019. Ajo që ndodhi gjatë katër viteve të luftës së koalicionit saudit kundër Jemenit, vendit më të varfër arab, është një krim lufte. Në dy programe, do të shqyrtojmë disa nga krimet e koalicionit saudit kundër Jemenit gjatë katër viteve të kaluara. Në këtë program, do të flasim mbi krimet e gjenocidit saudit kundër Jemenit gjatë katër viteve të fundit.

Lufta e koalicionit saudit kundër Jemenit, nuk ka sjellë vetëm vrasjen, plagosjen, evakuimin, urinë dhe sëmundjet për popullin jemenas por ka lënë edhe pasoja të tjera siç është shkatërrimi i strukturës së jetës dhe shkatërrimi i infrastrukturës së qyteteve në Jemen. Sipas organizatave ndërkombëtare më shumë se 600 mijë jemenas në 4 vitet e kaluara kanë humbur vendet e tyre të punës. Shumica e popullit jemenas është i angazhuar në bujqësi, sektor ky gjithashtu i shkatërruar nga lufta. Me qindra mijëra familje kanë mbetur pa kryefamiljar ose kanë humbur njërin prej anëtarëve të familjes, jeta e tyre është futur në krizë shpirtërore dhe psikologjike dhe problemet për ata s’kanë të mbaruar. Kjo gjendje pritet të ndikojë për një kohë edhe më të gjatë tek shoqëria jemenase. Sa i përket infrastrukturës më shumë se 1800 shkolla në zona të ndryshme të vendit janë shkatërruar dhe më shumë se 2 milion fëmijë jemenas janë privuar nga e drejta për arsimim. Qendra për çështjet juridike dhe zhvillimin thotë se në 4 vitet e kaluara për shkak të bombardimeve të koalicionit saudit janë shkatërruar 15 aeroporte, 2,661 ura, 1,824 organe shtetërore, 193 stacione dhe gjeneratorë të energjisë elektrike, 434 rrjete shpërndarjeje, 341 qendra mjekësore dhe spitale, 945 xhami dhe 424,654 shtëpi banimi. Për shkak të agresionit saudit më shumë se gjysma e qendra mjekësore ose janë mbyllur ose shërbejnë me kohë të kufizuar. Në 18% e rajoneve të Jemenit nuk gjendet as edhe një mjek sepse shumica e tyre për shkak të luftës janë larguar nga Jemeni ose për shkak të frikës nga vdekja nuk paraqiten dhe nuk shkojnë tek qendrat mjekësore. Krimet e Arabisë Saudite kundër Jemenit janë përsëritur edhe më 26 mars që ishte përvjetori i nisjes së agresionit kundër këtij vendi. Vetëm më datë 26 mars në sulmet ajrore saudite janë vrarë 8 persona, plagosu 7 të tjerë dhe janë dëmtuar 11 shtëpi banimi dhe një spital. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite më 26 mars 2019, bombarduan një spital në qytetin Saade, duke lënë të vrarë të paktën 8 persona, mes tyre 5 fëmijë, një prej të cilëve ishte i moshës 8 vjeç, 2 të moshës 10 vjeç, 1 i moshës 12 vjeç dhe një i moshës 14 vjeç. Në këtë sulm gjithashtu u plagosën edhe 8 persona të tjerë. Lise Grande koordinatore e OKB për çështje humanitare në Jemen, pasi dënoi sulmet ndaj spitaleve dhe qendrave mjekësore nga koalicionit saudit në Jemen, kërkoi parandalimin e të tilla sulmeve, mirëpo në nivel botëror nuk ekziston një vullnet serioz për të parandaluar krimet e koalicionit saudit kundër Jemenit.

Image Caption

Organet vendimmarrëse ndërkombëtare si KS i OKB, në përvjetorin e nisjes së agresionit kundër Jemenit, me gjithë krimet e Arabisë Saudite kundër civilëve jemenas, kanë qëndruar inaktivë dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të ndërprerë luftën dhe nuk kanë mbështetur popullin jemenas. Mirëpo organe të pavarura ndërkombëtare aktive në çështjen e të drejtave të njeriut, duke publikuar raporte të ndryshme kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik botëror tek krimet e koalicionit të Arabisë Saudite kundër popullit jemenas.

Në gusht të vitit 2018, avionët luftarakë të Arabisë Saudite sulmuan një autobus që transportonte disa nxënës në provincën Saade duke lënë të vrarë 50 persona dhe plagosur 79 të tjerë. Shumica e të vrarëve ishin nxënës të moshës nën 13 vjeç të cilët në kohën e bombardimit ishin duke shkuar për një kurs mësimor në qytetin Dhahian. Ky krim çnjerëzor u bë shkak për nxjerrjen e raporteve të ndryshme nga organet ndërkombëtare lidhur me veprimtarinë e koalicionit saudit në Jemen. Instituti “ Shpëtoni Fëmijët” luftën e Arabisë Saudite kundër Jemenit e ka quajtur luftë kundër fëmijëve. Organizata Amnesty International përgjatë vitit të kaluar ka nxjerrë disa raporte mbi krimet e koalicionit saudit në Jemen dhe me këtë rast ka kërkuar që të vendoset embargo armatimesh ndaj vendeve përbërëse të këtij koalicioni. Organizata Human Rights Watch gjithashtu në shumë raporte ka bërë publike krimet e Arabisë Saudite dhe të EBA në Jemen.

Video e kanalit France 24 mbi sulmin direkt të Arabisë Saudite kundër autobusit që transportonte fëmijë në Jemen

Një nga evenimentet e hidhura në krizën e Jemenit është se pretenduesit mbrojtës të  të drejtave të njeriut kanë mbështetur drejtpërdrejt luftën ose kanë mbështetur krimet e kryera ndaj këtij vendi nëpërmjet pasivitetit të tyre ndaj këtyre krimeve. Në 3 maj 2018, gazeta New York Times raportoi mbi praninë e fshehtë të forcave speciale të njohura si Greenpeace në Gadishullin Arabik me Jemenin, me qëllim që të ndihmonin forcat saudite. "Një grup i trupave të Greenpeace janë transferuar në kufirin saudit me Jemenin për të ndihmuar në gjetjen dhe shkatërrimin e raketave të grupit Houthi në Jemen", thekson raporti. Gazeta, duke iu referuar takimit të Senatorëve të Shteteve të Bashkuara me Pentagonin, përmendi një deklaratë që konfirmonte ndihmën e vazhdueshme të perëndimit ndaj koalicionit saudit kundër Jemenit. Kjo gazetë duke cituar Joseph Votel, kreun e Komandës Qendrore thotë: "Është e lejueshme t'i ndihmojmë sauditët që të mbrojmë kufijtë e tyre. Ne e bëjmë këtë duke ndarë informacione dhe përmes mbështetjes logjistike, si dhe duke i këshilluar ata. "

Image Caption

Ndërkohë, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve në mars 2019 shprehimisht e pranuan mbështetjen e Amerikës ndaj koalicionit saudit në luftën kundër Jemenit. Në mars 2019, Senati i SHBA miratoi një rezolutë që kërkonte tërheqjen e mbështetjes ushtarake të Amerikës ndaj  Aleancës Saudite në Luftën e Jemenit, me 54 vota pro dhe me 46 vota kundër. Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve, e cila ka 435 vende, ka miratuar gjithashtu një rezolutë që kërkon përfundimin e mbështetjes për koalicionin saudit me 248 vota pro, por Presidenti i SHBA Donald Trump vuri veton kundër rezolutës për të vazhduar mbështetjen e Uashingtonit për koalicionin saudit në luftën kundër Jemenit.

Vende të tjera perëndimore, megjithëse në politikën e tyre janë deklaruar për të dënuar krimet e koalicionit saudit kundër Jemenit dhe kanë deklaruar se do të ndalen eksportet e armëve për Arabinë Saudite, por në praktikë, ata nuk kanë ndërmarrë asnjë një veprim të veçantë për t'i dhënë fund luftës në Jemen dhe krimeve të Arabisë Saudite Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe kundër shtetit më të varfër arab, duke provuar edhe një herë faktin se mbrojtësit gjoja të të drejtave të njeriut kanë si perspektivë kryesore interesat e tyre dhe jo mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Presionet minimale të vendosura nga vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara në muajt e fundit ndaj Arabinë Saudite, nuk janë si rezultat i krimeve të regjimit Al-Saudit dhe aleatëve të tij kundër Jemenit, por për shkak të një krimi të kryer nga princi i kurorës i Arabisë Saudite Muhamed bin Selman kundër Jamal Khashoggi, gazetar kritik saudit i cili u vra në konsullatën saudite në Stamboll. Me vazhdimin e krimeve të koalicionit saudit kundër Jemenit dhe futjen e kësaj lufte në vitin e pestë, i cili ende nuk ka shenja të qarta për përfundim, ministri i jashtëm Muhamed Xhavad Zarif në një mesazh të tij ka thënë:" Arabia Saudite dhe aleatët e saj në prill 2015 refuzuan planin e paqes të Iranit për Jemenin, duke pretenduar se do ta fitonin luftën brenda tre javësh. Në prag të përvjetorit të pestë të kësaj lufte të turpshme, unë do t'ju kujtoja se nuk është ende tepër vonë për të ndaluar makthin që kjo luftë ka bërë. " Megjithatë, edhe pse lufta ndaj Jemenit kushton 200 milionë dollarë në ditë për Arabinë Saudite dhe megjithëse ky vend është përballur me një deficit të madh të buxhetit, ende nuk shihet ndonjë perspektivë e qartë se Al Saud dhe aleatët e tij do të ndërmarrin hapa për t'i dhënë fund krimeve në Jemen. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende arabe interesat e tyre i shohin në vazhdimësinë e kësaj lufte dhe mos përfundimin e saj.

Tags